1 Edhe kur u afruanë ndë Jerusalim, edhe erthnë ndë Vithfagji ndaj malit ullinjvet, atëhere Jisuj dërgoj dy nxënësë, tuke u thënë atyre:
2 “Shkoni mb’ atë fshat që është përkundruell juve; edhe përnjëherë do të gjeni një gomare lidhurë, edhe një pulisht bashkë me atë; sgjidhini e m’i bini.
3 Edhe ndë u thëntë gjë juve ndonjë njeri , i thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe përnjëherë do t’i dërgonjë ata.”
4 Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga profiti, që thotë:
5 “Thoni së bijësë Sionësë: Ja mbëreti yt tek po të vien i butë, edhe hipurë mbi gomare, edhe mbi pulisht bir shtëse.”
6 Edhe nxënësitë si vanë, edhe bënë sikundrë i urdhëroj ata Jisuj, prunë gomaren. edhe pulishtinë;
7 Edhe vunë mbi ata rrobet’ e tyre edhe e hipnë atë sipër atyre.
8 Edhe më e shum’ e gjëndëjesë shtruanë rrobet’ e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë.
9 Edhe gjëndëja që shkoninë përpara edhe ata që i vininë prapa bërtitninë, tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit; i bekuar’ësht’ay që vien mb’emërit Zotit; Hosanna mbë të lartatë.”
10 Edhe ay kur hyri ndë Jerusalim, u tunt gjithë qyteti tuke thënë: Cili është kyj?
11 Edhe gjëndëja thoshinë: Kyj është Jisuj, profiti, që është nga Nazareti i Galilesë.
12 Edhe Jisuj hyri ndë hieroret të Perëndisë, edhe nxori jashtë gjith’ ata që shisnin’ e blininë ndë hieroret, edhe përmbysi truvezat’e truvezarëvet, edhe fronet’ e aryre që shisninë pëllumbatë.
13 Edhe u thot’ atyre: “Është shkruarë “Shtëpia ime do të qjuhetë shtëpi lutëje”; edhe ju e bët’ atë “shpellë viedhësish”.
14 Edhe i erthnë përanë të verbur’ e çala ndë hieroret; edhe i shëroj ata.
15 Po kryepriftërit’ edhe shkronjësitë kur panë çudiratë që bëri, edhe çunatë tuke bërtiturë ndë hieroret, e tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit”, u zemëruanë, edhe i than’ ati:
16 “Dëgjon se ç’thonë këta?” Edhe Jisuj u thot’ atyre: “Po; kurrë s’keni kënduarë: “Se nga goj’e foshnjavet edhe nga goj’ e atyre që pinë sisë bëre gati lavdim?”
17 Edhe si i la ata, dolli jashtë qytetit ndë Vithani, edhe shkoj natën’ atie.
18 Edhe ndë mëngjes kur u këthye ndë qytet, i erdhi uri.
19 Edhe kur pa një dru fiku mb’ udhë, erdhi mb’ atë, po nukë gjeti gjë mb’ atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: “Mos u bëftë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe druj’ e fikut përnjëherë u tha.
20 Edhe nxënësitë kur panë, u çuditnë, e thanë: “Qysh u tha druj’ e fikut përnjëherë!”
21 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mëndëje, jo vetëmë këtë të drusë fikut keni për të bërë, po edhe këti mali ndë i thënçi: Ngreu edhe bierë ndë det, do të bënetë.
22 Edhe gjithë sa të lypni ndë lutjet, tuke pasurë besë, do t’i merrni.”
23 Edhe kur erdhi ndë hieroret, i erthnë përan’ ati, atie ku mësonte, kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit, e thoshinë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?”
24 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Do t’u pyes edhe unë juve një fialë, që ndë ma thënçi, edhe unë do t’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
25 Pagëzimi Joannit nga ishte? Nga qielli, a nga njerëzitë?” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: “Ndë thënçim: Nga qielli, do të na thotë: Përse nuk’i mbesuatë pra?
26 Edhe ndë thënçim: Nga njerëzitë, kemi frikë prej gjëndëjesë; sepse të gjithë e kanë Joanninë për profit.”
27 Edhe iu përgjeqnë Jisujt, e i thanë: “Nuk e dimë.” Edhe ay u tha atyre: “As unë s’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
28 Edhe qysh u duketë juve? Një njeri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari e i tha: Bir, shko sot e puno ndë vështë tim.
29 Edhe ay u përgjeq e tha: Nukë dua; po pastaj u pendua, edhe vate.
30 Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu; edhe ay u përgjeq e tha: Unë vete Zot; edhe nukë vate.
31 Cili nga këta të dy bëri dashurimin’ e t’et?” I thonë: “I pari.” Jisuj u thot’ atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se kumerqarët’ edhe kurvatë venë më përpara se ju ndë mbëretërit të Perëndisë.
32 Sepse Joanni erdhi te ju ndë udhë drejtërie, edhe nuk’ i mbesuatë; po kumerqarët’ e kurvat’ i mbesuanë; edhe ju si patë, nuk’ u penduatë pastaj, që t’i besoni.
33 Dëgjoni një tiatërë paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj mb’ atë një tirë, edhe ndërtoj një pirk; edhe e dha atë ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huajë.
34 Edhe kur u afërua koh’ e pemëvet, dërgoj shërbëtorët’ e ti te bujqitë, që të marrënë pemët’ e ati.
35 Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njërin’ e rrahnë, e tietrin’ e vranë, e tietrinë e vranë me gurë.
36 Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, më tepërë se të parëtë, po ashtu ua bënë edhe atyre.
37 Edhe pastaj dërgoj të birrë tek ata, tuke thënë se: “Tim birit do t’i kenë turp.”
38 Po bujqitë kur panë të birinë, thanë njëri tiatrit: “Kyj është trashëgimtari; ejani ta vrasëmë, edhe të mbajëmë trashëgimin’ e ati.”
39 Edhe si e zunë, e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë.
40 Kur të vinjë pra i zoti vështit, ç’do t’u bënjë atyre bujqve?
41 I thonë: “Keq e më keq do t’i prishnjë, edhe vështinë do t’ua apë të tierë bujqve, të cilëtë do t’ia apënë pemëtë ndë kohë t’atyre.”
42 Jisuj u thot’ atyre: “Kurrë s’keni kënduarë ndë shkronjat: “Atë gur që s’e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi; nga Zoti u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tanë?”
43 Përandaj po u them juve, se mbëretëri’ e Perëndisë do të merretë nga ju, edhe do të epetë mbë një komp që bën pemët’e asaj.
44 Edhe ay që të bierë mbi këtë gur, do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do ta dërrmonjë.
45 Edhe kryepriftërit’ edhe Farisejtë kur dëgjuanë paravoliat’ e ati, e kupëtuanë, se thotë për ata.
46 Edhe kërkoninë ta zënë, po patnë frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë si profit.
Krie XXI.
1 E kûr u‐kjáse tin Džerusalêm, e érθe tin Betfâdže rrê z maljit e Ulínje vet: aχíera Džesúi de rgói di δišípulje ,
2 Tue θẽ n atire: Étse ni te katundi, tše ju rrî pe rpara, e mbiátu gjẽ ni nje gaiδure ljiδur, e nje pulâr me té : po tše e sgjíδe šit, sílne je mua:
3 E nde ndonjé ju θe fte gjê , θúani se Zoti kâ be zônje pe r ta: e mbiátu i de rgón.
4 Gjiθ ke jó kje, se te be χej e θẽ na e profétit, tše θot:
5 Θúani se bilje s Sióne s: Ši rregji it te vién i but, e kaljúar mbi nje gaiδure, e nje pulâr bîr gaiδúrie ne n barre š.
6 E vatur δišípuljit bẽ̂ n si i porsiti Džesúi.
7 E súaltin gaiδuren, e pularin: e vûn mbi atá te véšurat e tire, e u‐ulje sipe r atire.
8 E mê te šûme t gjinde štrúan te véšurat e tire te uδa: e te tiére príse je n dega ka árvuret, e i štroje n te uδa:
9 Gjínde te prana tše veje n pe rpara, e atá tše veje n prapa, θe rrísie n, tue θẽ n: Osanna te birit Daviδit: bekúar i árδuri nd’ é me rit Tinzoti: osanna nde mê te ljartat.
10 E si χiri aí Džerusalêm, u‐tund gjiθ χora, tue θẽ n: Kuš ê kî?
11 E gjinde t θoje n: Kî ê Džesúi profeti ka Nádzaret i Galilês.
12 E χiri Džesúi te kjiša e Tinzoti, e ndzúar jašte gjiθ atá tše šísie n e biéje n te kjiša; e štruše ljarti tríesat e atire tše nde rroje n turrés, e θronet e atire tše šísie n pe lumbat:
13 E θot atire: U‐škrua: Špia ime kâ te θe rritet špî parkaljésmie: e ju e bê t nje grut latrunše .
14 E ju‐kjáse tin te verbe r, e šankatra te kjiša: e i še rói.
15 E pâr krerat e príftravet, e Skribrat me rákuljit tše aí be ri, e kriature t tše θe rrísie n te kjiša, e tše θoje n: Osanna te birit Daviδit: u‐lastimistin,
16 E θân atîje : Gjegje n tše θôn kta? E Džesúi θot atire: E χ. Nẽ ng δiavastit ndonje χêr: Se ka grika e diálje ravet eδé atíreve tše pîn sis pate bẽ n láuda?
17 E ljẽ n atá, dúal jašt χore s, e vate Betanî: e atié škoi nate n.
18 Menatet pra priérur te χora, ndíeti û.
19 E pâr nje fik mbi uδe n, vate mbi até : e nẽ ng gjet tek aí mosse fiéta vete m, e θa atîje : Mos u‐ljefte mê ka ti frut pe r gjiθmôn: e fiku u‐θâ mbiátu.
20 E pâr δišípuljit, u‐mērostin, tue θẽ n: Si u‐θâ gjiθnje χêr fiku?
21 E pe rgjegjur Džesúi, θa atire: Pe r ve rtét ju θom, se nde pâšit bes, e mos mbéte ši te rre jírtur, bẽ ni jo vete m kté te fikut, po eδé nde i θe fši ktîje malji, Mirr, e štiru te déiti, kâ te jêt.
22 E gjiθ ató šurbise tše ljipšit nde te parkaljésurit tue passur bes, i kini.
23 E si erθ aí nde kjiše , ju‐kjastin atîje tše me soneje krerat e príftravet, e piékje t’ e gjíndies, tue θẽ n: Me tše putîr bẽ n kto šurbise? E kuš te δa ke t putîr?
24 E pe rgjegjur Džesúi, θa atire: Ju píenje eδé ú nje fiâlje : tše nde ju me θe fšit, eδé ú ju θom me tše putîr bẽ nje kto šurbise.
25 Pakzimi i Janjit kâ iš? ka kjíela, o ka njére zit? E atá fóljie n nde pe r ta, tue θẽ n:
26 Nde θe fšim, ka kjíela, aí na θot: Pe rtsé nẽ ng i páte tit bes? Nde pra θe fšim, ka njére zit, i trẽ́ mbemi gjíndies: pse gjiθ kiše n Janjin si profét.
27 E atá pe rgjegjur Džesúit, θân: Nẽ ng e dimi. E aí θa atire: Ú mẽ ngu ju θom me tše putîr bẽ nje kto šurbise.
28 Pra tše ju duket juve? Nje njerî kiš di bilje , e tue kjasur te parit, i θa: Bîr, ets sot, šurbé te vrešta ime.
29 E aí pe rgjegjur, θa: Nẽ ng dua. E pe stana, metanosur, vate.
30 E tue kjasur te jetri, θa eδé aštú. E aí pe rgjegjur, θa: Ú vete, Zot, e nẽ ng vate.
31 Tsilji nde te di be ri ve ljeme n e te jatit? Θôn atîje : I pari. Θot atire Džesúi: Pe r ve rtét ju θom, se gabe ljotrat e grât turpe rúame vên pe rpara juše te rregje ría e Tinzoti.
32 Pse erθ pe r ju Janji te uδa e dréite s, e ẽ ng e páte tit bes. Gabe ljotrat prana e grât e ljiga e pate n bes: e ju tue pâr nẽ ng nde rrúat pe stana trû, sa te kíšie t bes.
33 Gjégje ni njate r pe rralez: Iš nje njerî kreišpije, tše kiš vẽ n nje vrešt, e rreθ asâje vû nje garθe , e skavarti tek ajó nje tîn, e stisi nje tûrre , e ja δa atire tše šurbeje n te δeu, e vate largu atêje .
34 Kûr prana u‐kjas moti frútevet, de rgói šerbe tore t e tîje te atá tše šurbeje n te petku, se te mbjíδe je n frutet e tîje .
35 E atá tše šurbéje n te petku, mârr šerbe tore t, ke rráχe tin, ke vrân, ke e parramartin me gûr.
36 Papâ de rgói te tiêr šerbe tôr mê šûm se te pare t, e bẽ̂ n atire eδé aštú.
37 Pe stana pra de rgói tek atá te birin e tîje , tue θẽ n: Birit tim i kjéle nje n ndêr.
38 E atá tše šurbeje n te petku, pâr te birin, θân nde r ta: Kî e št rreδa, ngani, e vrasmi, e mbânje mi na petkun tše i nget atîje .
39 E mârr até e štûn jašt vréšte se , e e vrân.
40 Andái kûr te vĩnje i zoti vréšte se, tše i bẽ n atire tše šurbeje n te δeu?
41 Θôn atîje : Te ljíkje te ljik bẽ n e vdese n: e vrešte n e jep te tiérve, tše ti jape n frutet nde mote te tire.
42 Θot atire Džesúi: Nẽ ng δiavastit ndonje χêr te te Škrúamet: Gurin, tše štûn me njân atá tše stíse je n, kî u‐bê pe r krie gonéie. Ka Inzót u‐bê kî, e e št me rakul te sît tane ?
43 Pre kte ju θom, se vién e mârr juve rregje ría e Tinzoti, e i jipet gjíndies tše vién e bẽ n frutet e sâje .
44 E aí tše bie mbi ke t gûr, tšakmiset: e até mbi ke bie, e bẽ n pié χ.
45 E po tše gjékje tin krerat e príftravet, e Fariserat pe rrálezit e tîje , njoχtin se aí θot pe r ta.
46 E si ke rkoje n te ze je n, u‐trẽ́ mbe tin gjínde vet: pse e kiše n si profét.