1 Edhe mbë të pesë-mbë-dhietinë vit të qyvernisë Tiverit Qesarit, kur ishte Pillat Pontiu qyvernitar i Judhesë, edhe Irodhi katrurdhëratës i Galilesë, e Filippi, i vëllai katrurdhëratës i Iturësë edhe vëndit Trahonitisë,
2 Edhe Lysania ndë dit të kryepriftëret Anësë e Kajafësë, erdhi fjal’ e Perëndisë mbë Joannë, të birin’ e Zaharisë. ndë shkretërirët.
3 Edhe erdhi ndë gjithë vëndinë rrotullë Jordhanit, tuke leçiturë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet;
4 Sikundrë është shkruarë ndë vivllët të fialëvet të profitit Isai, që thotë: ”Zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të drejta rrugat’e ati.
5 Çdo shpellë do të mbushetë, edhe çdo mal e kodrë do të ungjetë, edhe të shtrëmburatë do të bënenë të drejta, edhe udhët’ e ashpëra do të bënenë të buta;
6 Edhe çdo mish do të shohë shpëtimin’ e Perëndisë”.
7 U thoshte pra gjëndëjesë që shkoninë jashtë të pagëzoneshinë prej ati: “Këlysh’ nepërkash, kush u dëfteu juve të ikëni prej zemërimit që ka për t’ ardhurë?
8 Bëni pra pemë të vëjyera për pendiminë, edhe mos ziri të thoni me vetëhe, se: Kemi Atë Avraaminë; sepse po u them juve, se Perëndia munt t’i ngjalljë djem Avraamit prej këtyre gurëve.
9 Edhe tashti gjëndetë edhe sëpata ndë rrëzët të druvet; çdo dru pra që nukë bën pemë të mirë, pritetë edhe hidhetë ndë ziarr.”
10 Edhe gjëndëja e pyesninë, tuke thënë: “Ç’do të bëjmë pra?”
11 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Kush të ketë dy palë rrobe le t’i apë ati që s’ka; edhe kush të ketë të ngrëna, le të bëjë kështu.”
12 Erdhë edhe kurmerqarë që të pagëzoneshinë, edhe i thanë: “Mësonjës, ç’do të bëjmë?”
13 Edhe ay u tha atyre: “Mos merrni gjë më tepërë, veç asaj që ësht’ urdhëruarë mbë ju.”
14 Edhe e pyesnin’ edhe luftëtarëtë, tuke thënë: “Edhe na ç’do të bëjmë?” Edhe u tha atyre: “Mos bëni dëm, as mos kallëzoni keq për njeri; edhe le t’u jenë mjaft pagatë tuaja.”
15 Edhe llauzi passi ishte tuke priturë edhe të gjithë mendoneshinë ndë zemërat të tyre për Joannë, vallë mos ësht’ ay Krishti,
16 Joanni u përgjeq të gjithëve, tuke thënë: “Un’ u pagëzonj juve me ujë; po vien më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti t’i sgjith rrypn’ e shollavet; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr;
17 I cili mban lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurëtë ndë grunar të ti, edhe do të diegë kashtënë ndë ziarr të pashuarë.”
18 Edhe tuke mësuarë i epte zën’ e mirë llauzit për shumë të tiera punë .
19 Edhe Irodhi katrurdhëratësi, passi qërtonej prej ati për Irodhiadhënë, gruan’ e [Filippit] të vëllat, edhe për gjith’ ato të këqia që pat bërë Irodhi,
20 Shtoj edhe këtë përmbi të gjitha, edhe mbylli Joannë ndë burgut.
21 Edhe gjithë llauzi passi u pagëzua, edhe Jisuj kur ishte tuke pagëzuar’ e tuke falurë,
22 U hap qielli, edhe Frym’ e Shënjtëruarë sbriti mbi atë me një farë trupi posi pëllump, edhe erdhi një zë nga qielli, tuke thënë: “Ti je biri im i dashuri, tyj të pëlqeva.”
23 Edhe ay Jisuj zuri të jetë afro tri-dhietë vieç, që ishte (si e kujtoninë bota ) i bir’ i Josifit, i Iliut,
24 I Matthatit, i Leviut, i Melhiut,
25 I Annajt, i Josifit, i Mattathiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut,
26 I Naggajt, i Maathit, i Matathiut, i Semejt, i Josifit, i Judhësë,
27 I Ioannajt, i Risajt, i Zororvavelit, i Sallathiilit, i Niriut,
28 I Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit,
29 I Elmodhamit, i Irit, i Josiut, i Eliezeret, i Jorejmit, i Matthatit,
30 I Leviut, i Simeonit, i Judhesë, i Josifit,
31 I Jonanit, i Eliaqejmit, i Meleajt, i Majnanit, i Mattathajt,
32 I Nathanit, i Dhavidhit, i Jesseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit,
33 I Amminadhavit, i Aramit, i Esromit,
34 I Faresit, i Judhesë, i Jakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharajt,
35 I Nahorit, i Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallajt,
36 I Kajnanit, i Arraksadhit, i Simit, i Noesë,
37 I Llamehut, i Mathusallësë, i Enohut, i Iaredhit, i Malelejlit,
38 I Kajnanit, i Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perëndisë.