1 Edhe kur u afruanë ndë Jerusalim, edhe erthnë ndë Vithfagji ndaj malit ullinjvet, atëhere Jisuj dërgoj dy nxënësë, tuke u thënë atyre:
2 “Shkoni mb’ atë fshat që është përkundruell juve; edhe përnjëherë do të gjeni një gomare lidhurë, edhe një pulisht bashkë me atë; sgjidhini e m’i bini.
3 Edhe ndë u thëntë gjë juve ndonjë njeri , i thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe përnjëherë do t’i dërgonjë ata.”
4 Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga profiti, që thotë:
5 “Thoni së bijësë Sionësë: Ja mbëreti yt tek po të vien i butë, edhe hipurë mbi gomare, edhe mbi pulisht bir shtëse.”
6 Edhe nxënësitë si vanë, edhe bënë sikundrë i urdhëroj ata Jisuj, prunë gomaren. edhe pulishtinë;
7 Edhe vunë mbi ata rrobet’ e tyre edhe e hipnë atë sipër atyre.
8 Edhe më e shum’ e gjëndëjesë shtruanë rrobet’ e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë.
9 Edhe gjëndëja që shkoninë përpara edhe ata që i vininë prapa bërtitninë, tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit; i bekuar’ësht’ay që vien mb’emërit Zotit; Hosanna mbë të lartatë.”
10 Edhe ay kur hyri ndë Jerusalim, u tunt gjithë qyteti tuke thënë: Cili është kyj?
11 Edhe gjëndëja thoshinë: Kyj është Jisuj, profiti, që është nga Nazareti i Galilesë.
12 Edhe Jisuj hyri ndë hieroret të Perëndisë, edhe nxori jashtë gjith’ ata që shisnin’ e blininë ndë hieroret, edhe përmbysi truvezat’e truvezarëvet, edhe fronet’ e aryre që shisninë pëllumbatë.
13 Edhe u thot’ atyre: “Është shkruarë “Shtëpia ime do të qjuhetë shtëpi lutëje”; edhe ju e bët’ atë “shpellë viedhësish”.
14 Edhe i erthnë përanë të verbur’ e çala ndë hieroret; edhe i shëroj ata.
15 Po kryepriftërit’ edhe shkronjësitë kur panë çudiratë që bëri, edhe çunatë tuke bërtiturë ndë hieroret, e tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit”, u zemëruanë, edhe i than’ ati:
16 “Dëgjon se ç’thonë këta?” Edhe Jisuj u thot’ atyre: “Po; kurrë s’keni kënduarë: “Se nga goj’e foshnjavet edhe nga goj’ e atyre që pinë sisë bëre gati lavdim?”
17 Edhe si i la ata, dolli jashtë qytetit ndë Vithani, edhe shkoj natën’ atie.
18 Edhe ndë mëngjes kur u këthye ndë qytet, i erdhi uri.
19 Edhe kur pa një dru fiku mb’ udhë, erdhi mb’ atë, po nukë gjeti gjë mb’ atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: “Mos u bëftë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe druj’ e fikut përnjëherë u tha.
20 Edhe nxënësitë kur panë, u çuditnë, e thanë: “Qysh u tha druj’ e fikut përnjëherë!”
21 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mëndëje, jo vetëmë këtë të drusë fikut keni për të bërë, po edhe këti mali ndë i thënçi: Ngreu edhe bierë ndë det, do të bënetë.
22 Edhe gjithë sa të lypni ndë lutjet, tuke pasurë besë, do t’i merrni.”
23 Edhe kur erdhi ndë hieroret, i erthnë përan’ ati, atie ku mësonte, kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit, e thoshinë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?”
24 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Do t’u pyes edhe unë juve një fialë, që ndë ma thënçi, edhe unë do t’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
25 Pagëzimi Joannit nga ishte? Nga qielli, a nga njerëzitë?” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: “Ndë thënçim: Nga qielli, do të na thotë: Përse nuk’i mbesuatë pra?
26 Edhe ndë thënçim: Nga njerëzitë, kemi frikë prej gjëndëjesë; sepse të gjithë e kanë Joanninë për profit.”
27 Edhe iu përgjeqnë Jisujt, e i thanë: “Nuk e dimë.” Edhe ay u tha atyre: “As unë s’u them juve me çfarë pushteti bënj këto.
28 Edhe qysh u duketë juve? Një njeri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari e i tha: Bir, shko sot e puno ndë vështë tim.
29 Edhe ay u përgjeq e tha: Nukë dua; po pastaj u pendua, edhe vate.
30 Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu; edhe ay u përgjeq e tha: Unë vete Zot; edhe nukë vate.
31 Cili nga këta të dy bëri dashurimin’ e t’et?” I thonë: “I pari.” Jisuj u thot’ atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se kumerqarët’ edhe kurvatë venë më përpara se ju ndë mbëretërit të Perëndisë.
32 Sepse Joanni erdhi te ju ndë udhë drejtërie, edhe nuk’ i mbesuatë; po kumerqarët’ e kurvat’ i mbesuanë; edhe ju si patë, nuk’ u penduatë pastaj, që t’i besoni.
33 Dëgjoni një tiatërë paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj mb’ atë një tirë, edhe ndërtoj një pirk; edhe e dha atë ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huajë.
34 Edhe kur u afërua koh’ e pemëvet, dërgoj shërbëtorët’ e ti te bujqitë, që të marrënë pemët’ e ati.
35 Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njërin’ e rrahnë, e tietrin’ e vranë, e tietrinë e vranë me gurë.
36 Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, më tepërë se të parëtë, po ashtu ua bënë edhe atyre.
37 Edhe pastaj dërgoj të birrë tek ata, tuke thënë se: “Tim birit do t’i kenë turp.”
38 Po bujqitë kur panë të birinë, thanë njëri tiatrit: “Kyj është trashëgimtari; ejani ta vrasëmë, edhe të mbajëmë trashëgimin’ e ati.”
39 Edhe si e zunë, e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë.
40 Kur të vinjë pra i zoti vështit, ç’do t’u bënjë atyre bujqve?
41 I thonë: “Keq e më keq do t’i prishnjë, edhe vështinë do t’ua apë të tierë bujqve, të cilëtë do t’ia apënë pemëtë ndë kohë t’atyre.”
42 Jisuj u thot’ atyre: “Kurrë s’keni kënduarë ndë shkronjat: “Atë gur që s’e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi; nga Zoti u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tanë?”
43 Përandaj po u them juve, se mbëretëri’ e Perëndisë do të merretë nga ju, edhe do të epetë mbë një komp që bën pemët’e asaj.
44 Edhe ay që të bierë mbi këtë gur, do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do ta dërrmonjë.
45 Edhe kryepriftërit’ edhe Farisejtë kur dëgjuanë paravoliat’ e ati, e kupëtuanë, se thotë për ata.
46 Edhe kërkoninë ta zënë, po patnë frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë si profit.
Krie XXI.
1 E kur u‐kjas𝑒n nd𝑒 Dz̆erusalém, e arrûn nd𝑒 Bétfadz̆𝑒 afr𝑒 málit’ e Uγínj𝑒vet: aχiérna Dz̆esúi d𝑒rgói dî dis̆ípuj𝑒,
2 E θa atire: Jéts𝑒ni te χorits̆élia p𝑒rpara jûs̆𝑒, e njize kat𝑒 gjeni nj𝑒 γaiδure líδur𝑒, e bas̆k𝑒 me té nj𝑒 pulistr𝑒: e si t’ e sglíδ𝑒ni, m’ i bini mua:
3 E n𝑒 ndonjerî ju θ𝑒ft𝑒 gjagjê , t’ i θoni se Zoti i kâ b𝑒zonj𝑒: e m𝑒 nj𝑒 vrap𝑒 do t’ i d𝑒rgonj𝑒.
4 Gjiθ𝑒 k𝑒tó klen𝑒, sât𝑒 sosej e θ𝑒na e profétit𝑒, ts̆𝑒 θot𝑒:
5 T’ i θoni s𝑒 bij𝑒s e Sión𝑒s: Ši rregji jit𝑒 t𝑒 vjen i but𝑒, kālúar𝑒 mbi nj𝑒 γaiδure, e nj𝑒 pulistr𝑒 bîr γaiδúrie ts̆𝑒 vete n𝑒n𝑒 bárr𝑒s𝑒.
6 E t𝑒 váturit dis̆ípuj𝑒t𝑒 bûn si i urδurói Dz̆esúi.
7 E prûn γaiδuren, eδé pulistrin: e vûn𝑒 mbi atá pétkat’ e tire, e e uj𝑒n atjé sipr𝑒.
8 E ajó lusm𝑒 gjinde s̆tróij𝑒n pétkat’ e tire te rruga: e tjer𝑒 prísi𝑒n deg𝑒 ka líset𝑒, e i s̆tróij𝑒n te rruga:
9 E njérzit𝑒, ts̆𝑒 goδ𝑒 goδ𝑒 jítsi𝑒n p𝑒rpara, e atá ts̆𝑒 véij𝑒n prapa, θrísi𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Osanna t𝑒 bírit𝑒 Dáviδit𝑒: bekúar aí, ts̆𝑒 vjen n’ emb𝑒r Tinzoti: osanna nd𝑒 mê t𝑒 lártat𝑒.
10 E t𝑒 χîturit aí nd𝑒 Dz̆erusalém, u‐smol𝑒 gjiθ𝑒 χora, tue θ𝑒n𝑒: Kus̆ ê kî?
11 E gjíndet𝑒 θós̆i𝑒n: Kî ê Dz̆esúi profeti ka Nádzaret e Galilês.
12 E χiri Dz̆esúi te klis̆a e Per𝑒ndîs, e s̆tû jas̆t𝑒 gjiθ atá ts̆𝑒 s̆ísi𝑒n e blîj𝑒n te klis̆a; e prori sipr’ e p𝑒rpos̆𝑒 tríezat𝑒 e atíreve ts̆𝑒 nd𝑒rróij𝑒n χaroma, e θrónet’ e atire ts̆𝑒 s̆ísi𝑒n paγúmb𝑒t𝑒:
13 E θot atire: U‐s̆krua: Špia ime ka θrítet𝑒 s̆pî parkalesíe: e jû e kini bûr𝑒 s̆pel𝑒 vjeδusár𝑒s̆𝑒.
14 E u‐kjas𝑒n tek’ aí t𝑒 verb𝑒r, e t𝑒 s̆klepur te klis̆a: e i s̆𝑒rói.
15 Po si t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e Skríbrat𝑒 pân famásm𝑒t𝑒 ts̆𝑒 buri, e djélm𝑒t𝑒 ts̆𝑒 θrísij𝑒n te klis̆a, e θós̆i𝑒n: Osanna t𝑒 bírit𝑒 Dáviδit𝑒: u‐t𝑒rbúan,
16 E θan atîγj𝑒: E gjegje ts̆𝑒 θon atá? E Dz̆esúi θot atire: Ê χj. Ng𝑒 sglóδ𝑒t𝑒 kûrr𝑒: Se ka goja e f𝑒míj𝑒s𝑒 eδé atire ts̆𝑒 marrj𝑒n sis𝑒 pate bûr𝑒 l𝑒vdim𝑒?
17 E t𝑒 l𝑒n𝑒t atá, doγi jas̆ta χor𝑒s, e vate nd𝑒 Betanî: e u‐ngris atjé.
18 Menatnet prâ kur𝑒 prirej te χora, ndíej𝑒ti ûr.
19 E t𝑒 pârit nj𝑒 k𝑒mb𝑒 fiku mbi δromin, vate mb’ até : e ng𝑒 gjeti tek’ aí jatr𝑒 se flet𝑒 vet𝑒m, e i θa atîγj𝑒: Le t𝑒 mos léχet𝑒 mê pem𝑒 ka‐k𝑒 ti p𝑒r gjiθmôn: E fiku u‐θâ gjiθnjibas̆ku.
20 E si e pân dis̆ípuj𝑒t𝑒, u‐θavmas𝑒n, e θós̆i𝑒n: Si u‐θâ gjiθnjibas̆k𝑒 fiku?
21 E Dz̆esúi u‐p𝑒rgjekj𝑒, e θa atire: Me ftet𝑒 ju θom𝑒, se n𝑒 páts̆it𝑒 bess𝑒, e mos skudzófs̆it𝑒, kat𝑒 buni jo vét𝑒m𝑒 k𝑒té t𝑒 fíkut𝑒, po eδé n𝑒 i θé fs̆it𝑒 ktîγj𝑒 mali, Mirr𝑒, e s̆tiéu te déiti, kat𝑒 jêt𝑒.
22 E gjiθ ató s̆𝑒rbise ts̆𝑒 t𝑒 lipni me bess𝑒 te parkalesía, kat’ i kini.
23 E t𝑒 járδurit aí nd𝑒 klis̆𝑒, si is̆ e mpsoγj𝑒, i u‐kjas𝑒n t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e plékj𝑒t’ e gjindes, tue θ𝑒n𝑒: Me ts̆𝑒 θelim𝑒 bun𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise? E kus̆ t’ e δa kt𝑒 porosî?
24 E t𝑒 p𝑒rgjégjurit Dz̆esúi, θa atire: Kam𝑒 t𝑒 ju píenj𝑒 eδé ú nj𝑒 fjal𝑒: ts̆𝑒 n𝑒 jû m’ e θé fs̆it𝑒, eδé ú kat𝑒 ju θom𝑒 me ts̆il𝑒n porosî bunj𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise.
25 Pagzimi i Dz̆uánit𝑒 kaa viγj𝑒? ka kjíeγia, ô ka njérzit𝑒? E atá flísi𝑒n nd𝑒r ta, e θós̆i𝑒n:
26 Nai θé fs̆im𝑒, ka kjíeγia, kat𝑒 na θêt𝑒: P𝑒rts̆é ng𝑒 e pát𝑒t𝑒 bess𝑒? N𝑒 prâ θé fs̆im𝑒, ka njérzit𝑒, i tré mbemi gjíndes𝑒: se gjiθ𝑒 kís̆i𝑒n Dz̆uánin si profet𝑒.
27 E si u‐p𝑒rgjegj𝑒n, i θan𝑒 Dz̆esúit𝑒: Ng𝑒 e dîm𝑒. E aí θa atire: Miδé ú ng𝑒 ju θom𝑒 me ts̆il𝑒n porosî bunj𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise.
28 Ts̆𝑒 ju dúket𝑒 prân juve? Nj𝑒 njerî kis̆ dî djelm𝑒, e u‐kjas𝑒 t𝑒 párit𝑒, e i θa: Ti, djali im𝑒, jets’ e s̆𝑒rbé sot𝑒 te vres̆ta ime.
29 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e θa: Ng𝑒 dua. E prân𝑒, nd𝑒rrúar𝑒 vulem𝑒, u‐nis e vate.
30 T𝑒 kjásurit prâ te ját𝑒ri, i θa as̆tú viδé. E kî u‐p𝑒rgjekj𝑒: Jam’ e vete, zot: e ng𝑒 u‐tunt𝑒 p𝑒r t𝑒 vátur𝑒.
31 Ts̆ili te t𝑒 dî buri vulem𝑒n e t𝑒 játit𝑒? I θon atîγj𝑒: I pari. Θot atire Dz̆esúi: Me ftet𝑒 ju e θom𝑒, se gabilót𝑒t𝑒 e kúrvat𝑒 ven𝑒 p𝑒rpara jûs̆𝑒 te mbret𝑒ría e Per𝑒ndîs𝑒.
32 Se jerδi p𝑒r jû Dz̆uáni nd𝑒 δrom𝑒 lígjie t𝑒 dréj𝑒t𝑒s, e ng𝑒 e pát𝑒t𝑒 bess𝑒. Po gabilót𝑒t𝑒, e kúrvat’ e pat𝑒n bess𝑒: eδé jû ts̆𝑒 pât𝑒 ng𝑒 nd𝑒rrúat𝑒 prân vulem𝑒, sât’ e kís̆𝑒t𝑒 bess𝑒.
33 Mírr𝑒ni ves̆ njetr𝑒 parábuχ𝑒: Is̆ nj𝑒 njerî nikokjir𝑒, ts̆𝑒 kis̆ vunn𝑒 nj𝑒 vres̆t𝑒, e rreθ asâγj𝑒 i vû garδin, e g𝑒rvis̆ti tek’ ajó linóin, e stisi turr𝑒n, e ia δa pun𝑒tórvet e δéut𝑒, e vate andiδéras̆𝑒.
34 E kur u‐kjas𝑒 kj𝑒rói i pém𝑒vet, d𝑒rgói kopíj𝑒t’ e tîγj𝑒 te pun𝑒tór𝑒t’ e δéut𝑒, sât𝑒 mírrij𝑒n pém𝑒t’ e tîγj𝑒.
35 Eδé pun𝑒tór𝑒t’ e δéut𝑒, si rr𝑒mbí𝑒n kopij𝑒t’ e tîγj𝑒, k𝑒 rraχ𝑒n, k𝑒 vrân, e k𝑒 múarn𝑒 me gur𝑒.
36 Pameta d𝑒rgói tjer𝑒 kopij𝑒 mê s̆um𝑒 se t𝑒 pár𝑒t𝑒, e i bûn as̆tú viδé.
37 E t𝑒 sprasmin i d𝑒rgói t𝑒 birin e tîγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Tim𝑒 bírit𝑒 kat’ i kên𝑒 drê.
38 E pun𝑒tór𝑒t’ e δéut𝑒, si pân t𝑒 bírin𝑒, θan𝑒 vetmevet𝑒m: Kî is̆t aí ts̆𝑒 pret vres̆t𝑒n p𝑒r paj𝑒, éjani, e vrás𝑒j𝑒m𝑒, e kat𝑒 mbánj𝑒m𝑒 na petkun e tîγj𝑒.
39 E si e múarn’ e s̆tûn𝑒 jas̆ta vrés̆t𝑒s𝑒, e e koγokjis𝑒n.
40 Andái kur𝑒 t𝑒 vinj𝑒 i zoti i vrés̆t𝑒s𝑒, ts̆𝑒 kat’ i bunj𝑒 atire pun𝑒torve t𝑒 δéut𝑒?
41 I θon atîγj𝑒: Kat𝑒 m𝑒nd’ e sósj𝑒n𝑒 kekj𝑒 atá t𝑒 kekj𝑒: e vres̆t𝑒n kat’ e jáp𝑒nj𝑒 tjer𝑒 pun𝑒torve, ts̆𝑒 do t’ i jáp𝑒j𝑒n𝑒 pém𝑒t𝑒 m𝑒 kj𝑒ró t𝑒 tire.
42 Θot atire Dz̆esúi: Ng𝑒 sglóδ𝑒t𝑒 kûrr𝑒 te t𝑒 s̆krúamet𝑒: Gurin, ts̆𝑒 s̆tûn𝑒 m𝑒 njan𝑒 atá ts̆𝑒 stísi𝑒n, kî u‐bû p𝑒r krie angónie? Ka Inzót u‐bû k𝑒jó, e is̆t e famasme te sît𝑒 tan𝑒?
43 Prandái ju θom𝑒, se kat𝑒 ndzíret𝑒 juve mbretría e Per𝑒ndîs, e ka jípet𝑒 gjindes ts̆𝑒 t𝑒 bunj𝑒 pém𝑒t’ e sâγj𝑒.
44 E aí ts̆𝑒 bie mbi kt𝑒 gûr, ka ts̆áχet𝑒: e até mbi k𝑒 t𝑒 biér𝑒, kat’ e blúanj𝑒.
45 E t𝑒 gjégjurit parábuγat’ e tîγj𝑒 t𝑒 pár𝑒t’ e príftravet, e Farisénj𝑒t𝑒, γojas𝑒n se θos̆𝑒 p𝑒r atá.
46 E si k𝑒rkóij𝑒n t’ e zé ij𝑒n, u‐tré mb𝑒n gjíndevet: se e kis̆𝑒n si profet𝑒.