1 Nd’ atë kohë Irodhi katrurdhërsi dëgjoj zërin’e Jisujt,
2 Edhe u tha shërbëtorëvet të ti: “Kyj është Joann Pagëzori; ay është ngjallurë nga të vdekuritë, edhe përandaj punonenë çudia nga ay.”
3 Sepse Irodhi zuri Joanninë, edhe e lidhi, edhe e vuri ndë burk, për Irodhiadhënë gruan’e Filippit të vëllat;
4 Sepse Joanni i thoshte ati, se “Nuk’ ësht’e udhësë ta kesh ti atë”.
5 Edhe donte ta vriste atë, po kishte frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë për profit.
6 Edhe kur bënej të festuarët’ e ditësë të lindurit Irodhit, e bija e Irodhiadhësë karxeu ndë mest, edhe i pëlqeu Irodhit.
7 Përandaj iu zotua asaj me be t’i apë ç’të lypte.
8 Edhe ajo, si u mësua prej s’ëmësë, thotë: “Epmë kryet’e Joann Pagëzorit këtu mbë këtë talure”.
9 Edhe mbëretit i erdhi keq; po për betë që bëri , edhe për ata që ishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me atë, urdhëroj t’i epetë.
10 Edhe dërgoj e i preu kryetë Joannit ndë burgut.
11 Edhe kryet’ e ati u pru mbë një talure, e iu dha vashësë; edhe ajo ia pruri s’ëmësë.
12 Edhe erthnë nxënësit’e ati, e ngritnë trupinë, edhe e kallnë ndë varr; pastaj erthnë e i dhanë zë Jisujt.
13 Edhe Jisuj, kur dëgjoj, iku andej me lundrë mbë një vënt të shkretë veçanë; edhe gjëndëja kur dëgjuanë i vanë prapa këmbë nga qytetetë.
14 Edhe [Jisuj] kur dolli, pa shumë gjëndëje, edhe iu dhëmp për ata, edhe shëroj të sëmurët’ e atyre.
15 Edhe si u ngrys, i erthnë përanë nxënësit’ e ati, e i thanë, se “Vëndi ësht’ i shkretë, edhe koha ndashti ka shkuarë; lësho gjëndëjenë, që të venë ndëpër krye-fshatërat të blenjën të ngrëna për vetëhen’e tyre”.
16 Po Jisuj u tha atyre: “Nukë kanë nevojë të venë; epuni ju atyre të hanë”.
17 Edhe ata i thon’ati: “Nukë kemi këtu veç pesë bukë edhe dy pishq”.
18 Edhe ay tha: “Bimini mua ato këtu”.
19 Edhe urdhëroj gjëndëjenë të rrijnë përmbi barërat, edhe mori pesë bukët’ e dy pishqetë, edhe ngriti sytë përpietë ndë qiell e bekoj; edhe passi i theu, u dha bukëtë nxënësëvet, edhe nxënësitë gjëndëjesë.
20 Edhe hëngrrë të gjithë e u nginjënë; edhe ngritnë tepëricën’e copavet, dy-mbë-dhietë kosha plot.
21 Edhe ata që hëngrrë ishinë sindonja pesë mijë burra, veç gravet e çunavet.
22 Edhe përnjëherë [Jisuj] shtrëngoj nxënësit’e ti të hynjënë ndë lundrët, edhe të shkonjënë përtej më përpara se ay, gjersa të lëshonjë gjëndëjenë.
23 Edhe si lëshoj gjëndëjenë, hipi ndë malt veçanë që të faletë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie.
24 Edhe lundra ishte ndashti ndë mest të detit, tuke përpjekurë nga valëtë; sepse era ishte kundrë.
25 Edhe mbë të katërtënë ruajtien’ e natësë Jisuj vate tek ata, tuke ecurë përmbi det.
26 Edhe nxënësitë kur e panë tuke ecurë përmbi det, u trëmpnë e thanë, se “Është hije”; edhe nga frika bërtitnë.
27 Po Jisuj përnjëherë u foli atyre, tuke thënë: “Kini zëmërë, unë jam, mos u frikësoni”.
28 Edhe Pietri u përgjeq e tha: “Zot, ndë je ti, urdhëro-më të vinj te ti mbi ujërat”.
29 Edhe ay tha: “Eja”. Edhe Pietri sbriti nga lundra, e eci mbi ujërat, që të vinjë te Jisuj.
30 Po kur pa erënë të fortë, u frikësua; edhe si zuri të kridhetë, bërtiti, tuke thënë: “Zot, shtëpo-më”.
31 Edhe Jisuj përnjëherë ngjati dorënë, edhe i tha: “O besë-pak, përse qe me dy mëndëje?”
32 Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoj era.
33 Edhe ata që ishinë ndë lundrët erthnë e iu falnë ati, tuke thënë: “Me të vërtetë je bir Perëndie”.
34 Edhe si shkuanë përtej erthnë ndë dhet Gjennisaret. Edhe njerëzit’ e ati vëndi, kur e njohnë, dërguanë ndëpër gjith’ ato anë edhe i prunë ati gjith’ ata që kishinë keq.
35 Edhe i luteshin’ ati të prekënë cepin’ e rrobës’ati vetëmë; edhe sa vetë e preknë, u shëruanë.
Krie XIV.
1 Tek’ aí kj𝑒ró gjegji Eroδi tetrarka emrin e Dz̆esúit𝑒:
2 E θa kopíj𝑒vet tîγj𝑒: Kî is̆t𝑒 Dz̆uán Batista: ají u‐ngre ka t𝑒 vdékurit𝑒, e prandái fukjît𝑒 s̆𝑒rbenj𝑒n tek’ aí.
3 Se Eroδi zuri Dz̆uánin, e e liδi: eδé e vû te fulakjía p𝑒r paj𝑒 t’ Eroδiáδ𝑒s t𝑒 s̆okjes t𝑒 vγáit𝑒 tîγj𝑒.
4 Se Dz̆uáni θa atîγj𝑒: Ti ng𝑒 m𝑒nd𝑒 kês̆ até .
5 E si dêγj𝑒 t’ e vrisj𝑒, u‐tr𝑒mp𝑒 gjíndes𝑒: se e kis̆𝑒n si profet𝑒.
6 Prân kur u‐bû dita ts̆𝑒 leu Eroδi kardzéu e bija e Eroδiáδ𝑒s atjé n𝑒mest𝑒, e i p𝑒lkjéu Eróδit𝑒.
7 Prandái i taksi asâγj𝑒 me bê t’ i jipj𝑒 até ts̆𝑒 t𝑒 lipj𝑒.
8 E ajó, ts̆𝑒 kle kuj𝑒túar𝑒 mê para ka e j𝑒ma, i θa: Jíp𝑒m𝑒 ktu mbi nj𝑒 tajur𝑒 kríet e Dz̆uánit𝑒 Batíst𝑒s𝑒.
9 E u‐χelmúa rregji: mbigjiθ𝑒 paj𝑒 t𝑒 bêvet, e paj𝑒 t’ atire, ts̆𝑒 ndóδes̆in bas̆k𝑒, urδurói t’ i jipej.
10 E d𝑒rgói t’ i prísij𝑒n kríet Dz̆uánit𝑒 te fulakjía.
11 E u‐prû kríet e tîγj𝑒 mbi nj𝑒 tajur𝑒, e u‐δa váiz𝑒s, e kjô i a kjeγi s𝑒 j𝑒m𝑒s.
12 E si prâ u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, múarn𝑒 kurmin e tîγj𝑒, e e varzúan: e kur𝑒 jerδ𝑒n i a rr𝑒fíeitin Dz̆esúit𝑒.
13 E Dz̆esúi t𝑒 gjégjurit ts̆𝑒 e gjegji, atéi u‐mbjoθ𝑒 nd𝑒 vark𝑒, te nj𝑒 vent𝑒 i vet𝑒m m𝑒njan𝑒: e si e gjegj𝑒n gjíndet𝑒, van𝑒 pas atîγj𝑒 m𝑒 k𝑒mb𝑒 ka χór𝑒t𝑒.
14 E t𝑒 dal𝑒t paa disâ gjinde, e i u‐duk𝑒n kekj𝑒, e s̆𝑒rói t𝑒 s𝑒múr𝑒t’ atire.
15 E mbré manet i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγi𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Vendi is̆t i vet𝑒m, e χera eδé s̆koi: lê gjíndet𝑒, t𝑒 ven𝑒 te χór𝑒t𝑒, sât𝑒 blên𝑒 t𝑒 ngr𝑒n𝑒t p𝑒r ta.
16 E Dz̆esúi θa atire: Ng𝑒 kan𝑒 ku t𝑒 ven𝑒: jípnia jû t𝑒 χân𝑒.
17 E atá θan𝑒 atîγj𝑒: Ktu ng𝑒 kemi jatr𝑒 se pess𝑒 buk𝑒, e dî pis̆kj𝑒.
18 E ají θa: Bjerni ktu mua atá.
19 E posa ts̆𝑒 urδurói gjíndevet t𝑒 újes̆in mbi barin, t𝑒 marr𝑒t pess𝑒 búk𝑒t𝑒, e dî pís̆kjit𝑒, si ngré iti sît𝑒 te kjíeγia bû bekimin: e si ts̆áiti búk𝑒t𝑒, i a δa dis̆ípuj𝑒vet, e dis̆ípuj𝑒t𝑒 gjíndevet.
20 E χ𝑒ngr𝑒n γjiθ𝑒, e u‐tsit𝑒n. E tsópas̆it ts̆𝑒 u‐vjet𝑒n ndzúarn𝑒 dimb𝑒δiét𝑒 kufine t𝑒 plot𝑒.
21 E atá ts̆𝑒 χáij𝑒n is̆𝑒n pess𝑒 mij𝑒 burra, vets̆𝑒 grât𝑒, e f𝑒míj𝑒t𝑒.
22 E njize Dz̆esúi s̆tîti dis̆ípuj𝑒t𝑒 t𝑒 χîj𝑒n nd𝑒 vark𝑒, e t𝑒 s̆kóij𝑒n p𝑒rpara atîγj𝑒 mbatan𝑒, njera t𝑒 lis̆oγj𝑒 gjíndet𝑒.
23 E posa ts̆𝑒 lis̆ói gjíndet𝑒, u‐ngjip𝑒 te mali t𝑒 parkalesj𝑒 vet𝑒m e vet𝑒m. E mbr𝑒manet ndoδej atjé i fíγ𝑒mi.
24 E varka ndoδej n𝑒mess𝑒 t𝑒 déitit𝑒 varésur𝑒 ka suvál𝑒t𝑒: se era is̆ armike.
25 E tek’ e kát𝑒rta vidz̆íγie e nát𝑒s𝑒, vate tek’ atá tue jétsur𝑒 mbi déitin.
26 E si pân até ts̆𝑒 jitsj𝑒 mbi déitin, u‐smeks𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Se is̆t𝑒 fantasm𝑒. E p𝑒r drên𝑒 lurît𝑒n.
27 E njize Dz̆esúi foli atire, tue θ𝑒n𝑒: Buni z𝑒mr𝑒: ú jam𝑒, mos tré mbiχj𝑒.
28 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Piétri i θa: Zot, n𝑒 jê ti, urδurom𝑒 t𝑒 vinj𝑒 t𝑒k𝑒 ti mbi uj𝑒t.
29 E aí θa: Eja. E si u‐sdrip𝑒 ka varka Piétri jetsi mbi uj𝑒t t𝑒 vê γj𝑒 p𝑒r Dz̆esúin.
30 E si s̆íχ𝑒j𝑒 er𝑒n e fort𝑒, u‐tr𝑒mp𝑒: e si zû t𝑒 χumpj𝑒 te déiti, θriti tue θ𝑒n𝑒: Zot, lefterós𝑒m𝑒.
31 E njize Dz̆esúi t𝑒 ndéiturit dor𝑒n, e rr𝑒mbéu: e θa atîγj𝑒: Njerî me pak𝑒 bess𝑒, p𝑒rts̆é skudzove?
32 E si atá ngjípes̆in te karava, papsi era.
33 E atá te karava, van𝑒, e e proskjinis𝑒n, tue θ𝑒n𝑒: Me ftet𝑒 jê Bîr i Per𝑒ndîs𝑒.
34 E s̆kúarit mbatan𝑒, van𝑒 te χora e Dz̆ennésaret.
35 E si e njoχ𝑒n búrrat’ e atîγj𝑒 vendi, d𝑒rgúan te gjiθ ató an𝑒, e i prûn p𝑒rpara gjiθ atá ts̆𝑒 is̆𝑒n kekj𝑒:
36 E i lútes̆in atîγi𝑒 t’ i ngísi𝑒n po θek𝑒n e s𝑒 vés̆ur𝑒s𝑒 tîγj𝑒. E sâ e ngân, akjé u‐s̆𝑒rúan.