Prejardhja e Jezu Krishtit
1 Libri i prejardhjes së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2 Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda me vëllaznit e vet. 3 Judës i lindi Faresi dhe Zarai, prej Tamarës. Faresit i lindi Esromi, Esromit i lindi Arami.
4 Aramit i lindi Aminnadabi, Aminnadabit i lidi Naasoni, Naasonit i lindi Samoni. 5 Salmonit i liondi Boesi, prej Rahabës. Boesit i lindi Jobedi, prej Rutës. Iobedit i lindi Jeseu. 6 Jeseut i lindi mbreti Davit.
Davidit i lindi Salomoni, prej grues së Uriut.
7 Salmonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abijai, Abijait i lindi Asafi. 8 Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia.
9 Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Ahazi, Ahazit i lindi Ezekia.
10 Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia. 11 Josisë i lindi Jehonia me vëllazën, gjatë shpërnguljes në Babiloni.
12 Mbas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salamieli. Salamielit i lindi Zorobabeli.
13 Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindiu Azori. 14 Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi. 15 Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, Matanit i lindi Jakobi. 16 Jakobit i lindi Jezefi, burri i Marisë, prej të cilës u lind Jezusi, i quejtuni Krisht.
17 Të gjitha breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë katërmbëdhjetë brezni. Nga Davidi deri tek shpërngulja në Babiloni, katërmbëdhjetë brezni. Nga shpërngulja në Babiloni deri tek Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Të lindunit e Jezu Krishtit
18 Të lindunit e Jezu Krishtit qe kështu: nana e tij, Maria, që ishte e fejueme me Jozefin, u gjet shtatzanë prej Shpirtit të Shenjtë para se ata të bashkoheshin 19 Por, Jozefi, burri i saj, tue qenë i drejtë e tue mos dashtë me e poshtnue, mori vendimin me e nda tinëz. 20 Kur po shkoqitte këto, ja që iu duk në andërr një engjëll i Zotit, tue i thanë: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta pranosh Marinë, gruen tande! Çka asht përftue në të asht prej Shpirtit të Shenjtë. 21 Ajo do të lindë një bir e ti do t'i venja emnin Jezus, se ai do ta shpëtojë popullin e tij prej mëkateve të veta». 22 Tanë kjo ndodhi që të kryhej çka ishte thanë prej Zotit me anë të profetit, që kumton:
23 «Ja, vasha mbesë shtatzanë,
do të lindë një bir
dhe emnin do t'ia vënë Emanuel,
që e përkthyeme do me thanë "Hyu me ne"».
24 Kur Jozefit i doli gjumi, veproi si i kishte urdhnue engjëlli i Zotit dhe e pranoi gruen e vet. 25 Atë nuk e preku, deri kur lindi birin. Atij ia vuni emnin Jezus.