Profeci për shkatërrimin e tempullit
1 Kur Jezusi doli nga tempulli e po largohej, u afruen nxanësit e i treguen ngrehinat e tempullit. 2 Ai u tha: «I shihni të gjitha këto? Vërtet po ju them: nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Fillimi i fundit
3 Kur rinte ulun në Malin e Ullijve, iu afruen nxanësit e i thanë, më vete: «Na thuej, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja e pranisë sate dhe e sosjes së botës?». 4 Jezusi u tha: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush, 5 se shumë do të vijnë në emnin tim tue thanë: "Unë jam Krishti" e do të mashtrojnë shumë vetë. 6 Keni me ndigjue luftna e tinguj luftnash. Ruej se tronditeni. Duhet të ndodhë, por nuk asht ende fundi. 7 Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie dhe do të të ketë zi buke e tërmete vende-vende, 8 por këto do të jenë fillimi mundimeve. 9 Do t'ju fusin në trishtim, do t'ju vrasin e do të jeni të urryem prej të gjitha kombeve për shkak të emnit tim. 10 Atëherë shumë vetë do të birren, do të dorëzojnë e do të urrejnë njeni-tjetrin. 11 Do të ngrihen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë vetë. 12 Për shkak të shtimit të mbrapshtisë, do të firojë dashnia e shumëve. 13 Por, kush duron deri në fund, ai do të shpëtohet. 14 Ky ungjill i mbretnisë do të kumtohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet. E, atëherë, do të jetë fundi».
Shkretimi i madh
15 «Kur të shihni pështjellimin e shkretimit, që qe thanë prej Danielit profet, tue ndejtë në vendin e shenjtë - kush lexon, ta kuptojë - 16 atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet. 17 Kush të jetë mbi pullaz, të mos zbresë me marrë gja nga shtëpia e vet! 18 Kush të jetë në arë, të mos kthehet me marrë zhgunin! 19 Mjerë shtatzanat lehonat në ato ditë! 20 Lutuni të mos ndodhë në dimën apo të shtunën arratia juej. 21 Atëherë do të ndodhë një pikëllim aq i madh, sa nuk asht pa nga fillimi i botës e deri tani dhe nuk do të ndodhë ma. 22 Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte kush. Por, për hir të të zgjedhunve, ato ditë do të shkurtohen.
23 Atëherë, nëse dikush ju thotë: "Ja, këtu, Krishti!", ose: "Këtu!", mos besoni. 24 Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja të mëdha e mrekulli, saqë, po të jetë e mundun, do të mashtrojnë edhe të zgjedhunit. 25 Ja, unë ju paralajmërova. 26 Nëse ju thonë: "Ja, asht në shkretinë!", mos dilni. "Ja, asht në dhomën e mshehtë!", mos besoni. 27 Porsi vetima, që del prej lindjes e vezullon deri në perëndim, e tillë do të jetë prania e Birit të njeriut. 28 Ku ka kufomë, aty mblidhen orrlat».
Ardhja e Birit të njeriut
29 «Menjeherë mbas pikëllimit të atyne ditëve,
dielli do të erret
e hana nuk do të lëshojë rreze.
Yjet do të rrëzohen nga qielli
e fuqitë qiellore do të tranden.
30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut e atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës e do të shohin Birin e njeriut, tue ardhë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. 31 Do t'i dërgojë engjëjt e tij me bori të madhe e do t'i mblëedhin të zgjedhunit e tij nga të katër ernat, prej një skaji të qiellit në tjetrin».
Shëmbëlltyra e fikut
32 «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Kur i njomet dega e qet gjethe, e dini se po afrohet vera. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto, dijeni se asht afër, te dera. 34 Vërtet po ju them se nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha këto. 35 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e mshehtë
36 «Për atë ditë e atë orë, askush përveç Atit nuk ka dijeni, as engjëjt e qiejve, as Biri. 37 Porsi koha e Noehut, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 38 Sikurse gjatë atyne ditëve, përpara përmbytjes, hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyni në arkë, 39 e nuk dinin gja, derisa ia behu përmbytja e i shoi, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 40 Atëherë, dy vetë do të jenë në arë. Njen do të merret dhe tjetri do të lihet. 41 Dy veta do të bluejnë në mulli. Njena do të merret e tjetra do të lihet. 42 Prandaj, rrini zgjuet, se nuk e dini në cilën ditë vjen Zoti juej. 43 Merreni vesh këtë: Po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilin rend vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuet e nuk do të linte t'i thyhej shtëpia. 44 Prandaj edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në orën që nuk e mendoni».
Shërbëtori besnik dhe ai i mbrapshtë
45 «Cili, pra, asht ai shërbëtor besnik e i urtë, të cilin i zoti e ka caktue në krye të shërbëtorëve të tjerë, me u dhanë ushqimin në kohën e duhun? 46 Lum ai shërbëtor të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu 47 Vërtet po ju them se do ta caktojë mbi krejt plangun e vet. 48 Por, nëse shërbëtori i lig thotë në yemrën e vet: "Zotnia im vonohet" 49 e fillon me rrahë shërbëtorët e tjerë dhe han e pin me të dehunit, 50 i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret, në orën që ai nuk e din, 51 do ta dënojë ashpër dhe do t'i japë për hise me ndejtë me dyfytyrëshat. Aty do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhambësh».
1 E Jeԑu duul prei kiscet, sckote. E u affruene discèpuit e tii, per me i kalzue atii japiit e kiscs.
2 E ai tui pergièg tha atyne: A po sciffni ju t’ gith ktò? Per t’ vertèt po tham juve, ci nuk kaa me mmet ktù guur permì guur, paa me ken ciàrtun.
3 E tui ken ai ullun permì mal t’ Uλisctës, u affruene atii discèpuit tinԑìsct, tui than: Na thui, kuur kan ktò per t’ u bââ? e zili âsct scêgni t’ àrdhunit tyt, e t’ maruemit scèkuλit?
4 E tui pergièg Jeԑu, tha atyne: Kciỳrni ci mos tu masctroin kusc.
5 Psè sciùm kan me ardh n’ emn tem, tui than: Une jam Kriscti: e sciùm vet kan me masctruem.
6 Psè keni per t’ nnie luft, e fiàl luftasc. Ruhi mos t’ turbuλohi. Psè nevoja âsct ktò meu bââ, por ktù nuk âsct marimi.
7 Psè kaa meu ciue popuλ kunra pòpuλit, e reɣnii kunra reɣniis, e kan me ken mortaja, e ûgna, e tremèkt m’ gni e m’ tièter piess.
8 E t’ githat ktò jan fiλimi t’ dhìmtunavet.
9 Athèr kan meu dhanun juve sciùm travajet, e kan me myt ju: e keni me ken n’ mnii t’ gith ginnvet per sebèt emnit tem.
10 E athèr sciùm kan me marr sckanuλ, e gneni kaa me tradhtue tiètrin, e kan me pass inaat gneni me tiètrin.
11 E kan me dallun sciùm profetet t’ rrêêscme, e kan me masctrue sciùm vet.
12 E psè fort teproi e kë̀ccia, dasctnia kaa meu ftoft n’ sciùm vet.
13 E kusc kaa me cinnrue deri n’ t’ maruemit, cikỳ kaa me ken scelbuem.
14 E kaa meu predikue ky Ugniλi i reɣniis n’ per gith dyrgnâja, per descmii gith ginnvet: e athèr kaa me ardh t’ maruemit.
15 Kuur praa t’ keni me paa mniin e sckretiis, ci âsct than prei Danièlit profetës, vûûeme n’ venn scêit: kusc lezòn, t’ marr‐vesct.
16 Athèr atà ci jan n’ Cfutnii, t’ ikin n’ mal:
17 E kusc t’ ginnet permì tavàn, mos t’ ԑdrypin me marr nnoi senn prei sctpies vet:
18 E kusc kaa me ken n’ ar, mos t’ kthen me marr petkun e vet.
19 E medèt per graat e nkarkueme, e ci kan fmiit n’ gii n’ atò ditt.
20 E thoni uràt aboλà ci mos t’ jett ika jui n’ dimen, o n’ dit t’ sctunës.
21 Psè kaa me ken athèr gaԑèp i madh, ci nuk kiè prei t’ fiλuemit e dyrgnââs deri m’ dit sodit, as kaa me ken kur.
22 E mos t’ iscin sckurtue atò ditt, as gni nièri sckiscte scelbue: por per sebèt t’ ԑghièdhunevet kan meu sckurtuem atò ditt.
23 Athèr n’ ju thasct kusc juve: Cè ktù, o cè atiè âsct Kriscti: mos bessoni.
24 Psè kan me dallun Krisctet rrêêscme, e profetet rrêêscme, e kan me bââ mrekuλii t’ mdhaa, e ciùda, cekàcc ci me sctiim n’ gabìm (me ken memciỳm) edhè t’ ԑghièdhunit.
25 Cè ci une ju thasc juve perpara.
26 N’ ju thaccin praa juve: Cè âsct n’ sckretii, mos delni: cè âsct n’ funn t’ sctpiis, mos bessoni.
27 Psè sikùr vetima ci dell prei s’ leemit, e scihet deri n’ t’ prenimit: ksctù kaa me ken edhè t’ àrdhunit e t’ Birit i nièrit.
28 Ku do ci t’ jeet korpi, atỳ kaa meu mledhun edhè sokola.
29 E me gni her mas gaԑepit e atyne dittve diλi kaa meu terrue, e hâna sckaa me dhan driten e vet, e hyit kan me raa prei cièλet, e virtytet e cièλvet kan meu turbuλue:
30 E athèr kaa meu duk n’ cièλ scêgni t’ Birit i nièrit: e athèr kaa me kiaa t’ gith fisset e dheut: e kan me paa t’ Birin i nièrit tui ԑdryp permì rêêt e cièλs me pusctèd, e me madhnii t’ mdhaa.
31 E kaa me ciue êgnit e vet me burii, e me ԑââ t’ madh: e kan me mledh t’ ԑghièdhunit e tii prei kater eernasc, prei gni sckâit t’ cièλvet nneri m’ tiètrin.
32 E prei lissit fikut msònie ket scemλtỳr: kuur t’ jeet ghemi i tii ignòm e gièdht jan t’ dallun, ju dini, se vera âsct afer:
33 Cisctù edhè ju kuur t’ i sciffni t’ gith ktò kafsc, ta dini se ai âsct nghiaat ders.
34 Per t’ vertet po ju tham, se nuk kaa me sckue kiò ginii, paa me ken musc t’ gith ktò kafsc.
35 Cièλa e dheu kan me sckue, por fiàlt e mia nuk kan me sckue.
36 E saa per at dit e per at sahàt as‐kusc s’ di, as êgnit e cièλvet, vec Baba vetum.
37 E sikùr kiè n’ vakt t’ Noeut, ksctù kaa me ken edhè t’ àrdhunit t’ Birit nièrit.
38 E sikursè iscin n’ ditt perpara diλuvit ci nièrԑt rriiscin tui hângher e tui pii, tui martue, e tui dhanun graat bùrravet deri m’ at dit, ci hîîni Noeu n’ ark,
39 E nuk desctne me diit deri ci erdh diλuvi, e myti t’ githet: ksctù kaa me ken edhè t’ àrdhunit t’ Birit nièrit.
40 Athèr se dyy vet kan meu gièt n’ ar: gneni kaa meu marrun, e gneni kaa meu lânun.
41 Dyy graa tui blue n’ mulii: gnena kaa meu marr, e gnena kaa meu lânun.
42 Praa rrini ciuem, psè nuk dini m’ cfar sahàt kaa per t’ ardhun Ԑoti jui.
43 Ta dini praa, se me diit i ԑoti i sctpiis m’ cfar sahàt kaa per t’ ardhun haiduti, sakt kiscte me nnei ciuem, e nuk kiscte me lân me biruem sctpiin e vet.
44 Per ktè edhè ju t’ rrini gadi: psè i Biri i nièrit kaa me ardh n’ at or ci se mennoni.
45 E kùsc âsct ai yԑmeciaar besnìk, e i urt, ci ԑotnia i vet vûûni permì sctpii t’ e vet, per me dhanun atynvet hâjen n’ vakt?
46 I lum ai yԑmeciaar, ci kuur t’ vièn ԑotnia e vet, ta gièn ksctù tui bââ.
47 Per t’ vertèt po tham juve, se kaa me vûû atè permì t’ gith giââ e vet.
48 E ai yԑmeciàri i këcc n’ thasct n’ ԑemer t’ vet: Ԑotnia jem po vanòn me ardh;
49 E n’ fiλòft me rrah ysmeciàrt sciòkt e vet, e me hângher e me pii me t’ dêêjunit:
50 Kaa me ardh ԑotnia i ktii yԑmeciàri, n’ dit ci ai s’ pret, e n’ sahàt, ci ai s’ di:
51 E kaa me daa atè, e kaa me dhan atii gni venn nner t’ ipòkritit. Atỳ kaa me ken vai, e t’ kerssitun t’ dhâmvet.