Mbërritja e të urtëve
1 Mbasi Jezusi u lind në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod, ja, disa magjistarë nga lindja mbërritën në Jerusalem 2 e pyetën: «Ku asht mbreti i lindun i judejve. Pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm me e adhurue». 3 Kur mbreti herod mori vesh, u tremb ai e mbarë Jerusalemi me të. 4 Bashkoi të gjithë kryepriftënt dhe shkruesit e popullit, që të hetohej prej tyne ku duhej të lindte Krishti. 5 Ata i thanë: «Në Betlehem të Judesë. Kështu shkruen profeti:
6 E ti, Betlehem, truell i Judesë,
s'je kurrsesi ma i vogli ndër prijësit e Judës,
se prej teje do të dalë një prijës,
që do ta kullosë popullin tim, Izraelin».
7 Atëherë Herodi, tinëz, thirri magjistarët e mori vesh prej tyne me hollësi kohën kur ishte dukë ylli. 8 I nisi në Betlehem e u tha: «Shkoni e hetoni imtësisht për foshnjen. Sapo ta gjeni, më njoftoni, që të vij edhe unë me e adhurue». 9 Kur ndëgjuen mbretin, shkuen. Dhe, ja, ylli që kishin pa në lindje po u printe, derisa erdhi e u ndal sipër vendit ku ishte foshnja. 10 Kur panë yllin, u banë krejt shend e verë. 11 Hynë në shtëpi dhe panë foshnjen me Marinë, nanën e tij. Atëherë u përkulën dhe e adhuruen. Hapen thesaret dhe i parashtruen dhurata: ar, kem e mirrë. 12 Të joftuem në andërr mos me u kthye te Herodi, u larguen drejt vendit të tyne nëpër një tjetër rrugë.
Arratisja në Egjipt
13 Mbasi u nisën, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e tij, shko në Egjipt e rri atje der kur të them unë. Herodi asht tue e kërkue foshnjen për me e vra». 14 Ai u çue, mori foshnjen me të amën që me natë dhe u largue për në Egjipt. 15 Ndejti atje deri ku i erdhi fundi Herodit, që të plotësohej çka qe thanë prej Zotit me anë të Profetit: Prej Egjiptit e thirra tim bir.
Therja e foshnjeve
16 Kur Herodi e kuptoi se magjistarët ishin tallë me të, u tërbue së tepri dhe nisi një dërgatë me vra të gjitha foshnjet dy vjeç e poshtë, në Betlehem e në të gjitha rrethinat e tij, në përkim me kohën që e dinte hollësisht prej magjistarëve. 17 Atëherë u plotësue çka qe thanë prej Jeremisë profet:
18 Një za u ndie në Ramah,
vaj e gjamë e madhe.
Rakela vajton fëmijët e vet
e nuk don me u ngushëllue,
se nuk janë ma.
Kthimi nga Egjipti
19 Kur Herodit i erdhi fundi, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit, në Egjipt, 20 e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e saj dhe shko në Izrael. Ata që kërkonin t'ia merrnin shpirtin foshnjes kanë dekë». 21 Ai u çue, mori foshnjen me të amën dhe hyni në dheun e Izraelit. 22 Kur ndëgjoi se Arkelau mbretnonte në Jude në vend të atit të vet Herodit, pati drojë me shkue atje. Atëherë u njoftue në andërr me shkue në krahinën e Galilesë. 23 Shkoi e banoi në qytetin e quejtun Nazaret, që të plotësohej çka qe thanë prej profetëve: «Do të thirret nazareas».
1 Jeԑu praa tui ken leemun n’ Betlem t’ Judës tui sunnue Eròd kraili, cè Magit prei s’ dàllunit mriine n’ Jeruԑalèm,
2 Tui than: Ku âsct ai ci kaa leem kraili i Cfutvet? psè kena paa hyλin e tii n’ t’ dàllunit, e kena ardh me adhrue atè.
3 E tui nnie Erodi krail, u turbuλue, e gith Jeruԑalemi me tè.
4 E tui mledhun t’ gith t’ part t’ mesctarvet, e Sckribvet e pòpuλit, pvete prei atynve se ku Kriscti kiscte per t’ leemun.
5 E atà thane atii: N’ Betlèm t’ Judës: psè ksctù âsct sckruem per profeten:
6 E ti Betlèm toka e Judës, nuk jee mââ e voghla nner t’ part t’ Judës: psè prei tejet kaa me dall priisi, ci kaa me urdhnue Iԑraèlin pòpuλin tem.
7 Athèr Erodi, tinԑìsct thirri Magit, hoλìsct haλakati prei assìsc kohen e hyλit, ci u duk atyne:
8 E tui ciue atà n’ Betlèm, tha: Sckoni, e pvetni fie per fie per ket fmii: e kuur t’ a keni gièt, m’ bâni me diit, aboλà ci edhè une t’ vii me adhrue atè.
9 T’ zilt si e giègiene krailin sckuene. E cè hyλi, ci paane n’ t’ dàllunit priite perpara atyne, deri saa mriine permì venn, ku rriite fmia.
10 E tui paa hyλin u gheԑùhëne me gni gaԑmèn fort t’ madh.
11 E tui hîî n’ sctpii, giètne fmiin me Mriin nânen e tii, e tui u sctrue per tok adhruene atè: e tui cil haԑnat e vet i fàllene atii dhuntiit, aar, këm, e mirr.
12 E tui pass marr gevapin n’ ânnerr mos meu kthye tu Erodi, per tièter rugh u kthyene n’ dhee t’ vet.
13 T’ zilt massì keen sckuem, cè êgnλi i Tenԑòt u duk n’ ânnerr Josefit, tui than: Cioju, e merr fmiin, e nânen e tii, e ik n’ Misiir, e rri atiè deri saa une t’ bâi me diit. Psè Erodi kaa me kerkue fmiin per me e myt.
14 E ai tui u ciue prei giùmit muur fmiin, e nânen e tii nâtëne, e iku n’ Misiir.
15 E u nnall atiè deri m’ dek t’ Erodit: aboλà ci t’ mùscei scka iscte thanun prei Tenԑòt per profeten, ci thot: Prei Misirit thirra tem biir.
16 Athèr Erodi tui paa se t’ iscte ken masctrue prei Màgivet, fort u idhnue, e cioi me myt t’ gith fmiit, ci iscin n’ Betlèm, e n’ t’ gith kufît t’ atii prei dyy viètsc e te posct, sikundersè kohës ci t’ kiscte pass pvetun prei Màgivet.
17 Athèr u musc scka âsct thanun prei Jeremies profetës, ci thot:
18 Gni ԑââ âsct nnie n’ Raam, vai e ulurìm sciùm: Rakeli tui kiaa fmiit e vet, e s’ desct meu gheԑue, psè atà mââ s’ jan.
19 Dekun Erodi, cè êgnλi i Tenԑòt u duk n’ ânnerr Josefit n’ Misiir,
20 Tui than: Cioju, e merr fmiin, e nânen e tii, e scko n’ dhee t’ Iԑraèlit: psè jan dekun atà, ci kerkoiscin jeten e fmiis.
21 E ai ciuem prei giùmit, muur fmiin, e nânen e tii, e erdh n’ dhee t’ Iԑraèlit.
22 E tui nnie ci Arkelau sunnote n’ Cfutnii n’ venn t’ Erodit babs vet, drescti atiè me voit: e tui marr gevapin n’ ânnerr, sckoi n’ ânet t’ Galilees.
23 Ku mriimun nneiti n’ scehèr ci thohet Nazarèt: aboλà ci t’ mùscei scka âsct thanun prei profètsc: Psè ai kaa meu ken thirrun Nazareni.