Jeyusit i kërkojnë një shenjtë
1 U afruen farisejtë e saducejtë dhe, tue e vue në sprovë, i kërkuen t'u shfaqte një shenjë nga qielli. 2 Por ai iu përgjigj: «Kur bjen mbramja, ju thoni: “do të khjellët, se qielli asht i kuq”. 3 E, në ag: “Sot, stuhi, se qielli asht skuqë e nxi”. Ju që e njihni qiellin nga pamja, po shenjat e kohës nuk mundeni me i dallue? 4 Breznia e ligë dhe e pabesë lyp një shenjë, por nuk do t'i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës». Atëherë i la e u largue.
Tharmi i farisejve dhe saducejve
5 Kur shkuen në bregun tjetër, nxanësit kishin harrue me marrë bukë. 6 Jezusi u tha: «Ruhuni e mbrohuni nga tharmi i farisejve e i saducenjve». 7 Por ata i thonin me vete: «Nuk morëm bukë». 8 Tue e ditë këtë, Jezusi u tha: «Pse thoni me vete, o besimpaktë, se nuk keni bukë? 9 A s'kuptoni e s'ju kujtohen pesë bukët e pesëmijë vetëve e sa shporta morët? 10 Po shtatë bukët e katërmijë vetëve e sa shporta morët? 11 Si nuk e kuptoni se nuk po ju flisja për bukën? Mbrohuni, pra, prej tharmit të farisejve e saducejve». 12 Atëherë e morën vesh se nuk u kishte thanë me u ruejt prej tharmit të bukës, por prej mësimit të farisejve e saducejve.
Pjetri thotë se Jezusi asht Mesia
13 Kur Jezusi shkoi në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxanësit e vet: «Kush thonë njerëzit se asht Biri i njeriut?». 14 Ata i thanë: «Disa thonë Gjon Pagëzuesi, të tjerë Elia e të tjerë Jeremia, ose një nga profetët». 15 Ai u tha: «Po ju, kush thoni se jam?». 16 Iu përgjigj Simon Pjetri: «Ti je Krishti, Biri i Hyut të gjallë». 17 Jezusi ia ktheu: «Lum ti, Simon, biri i Jonës, se jo mishi e gjaku ta zbuluen, por Ati im që asht në qiej! 18 Dhe unë po të them se ti je Pjetër, mbi këtë shkamb do të ndërtoj kishën time e dyert e ferrit nuk do ta mposhtin. 19 Ty kam me t'i dhanë çelësat e mbretnisë së qiejve. Çkado të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiej e çkado të zgjidhësh në tokë, do të jetë e zgjidhun në qiej». 20 Atëherë i urdhnoi nxanësit mos me i thanë kujt se ai ishte Krishti.
Paralajmërimi i parë i Pashkës
21 Prej asaj here, Jezusi filloi me ua shtjellue nxanësve se i duhej me shkue në Jerusalem e me pësue shumë prej pleqve, kryepriftënve e shkrestarëve, se do ta vritej e të tretën ditë do të ngjallej. 22 Pjetri e mori veç e filloi tue e qortue: «Mëshirë për ty, o Zot! Mos të raftë kjo gja!». 23 Por Jezusi iu kthye pjetrit e i tha: «Shko mbas meje, Satan! Ti po më bahesh bjerrje, se nuk përbluen punët e Hyut, por të njerëzve». 24 Atëherë Jezusi u tha nxanësve: «Nëse dikush dëshiron me ardhë mbas meje, të mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 25 Se, ai që dëshiron me shpëtue jetën e vet, do ta humbë dhe, ai që e humb jetën e vet për mue, do ta gjejë. 26 Çka i volit njeriut me fitue kret botën, tue vue në lojë jetën e vet? Ose, çka ka me dhanë njeriu në këmbim të jetës së vet? 27 Biri i njeriut ka me ardhë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e tij, e atëherë do t'i japë secilit simbas veprave të veta. 28 Vërtet po ju them se ka disa, prej atyne që janë këtu, të cilët nuk do ta shijojnë vdekjen pa e pa Birin e njeriut tue ardhë në mbretninë e vet».
1 E u avitne atii Fariseit, e Saduceit tui tnue: e lutne atè me ju diftue atyne nnoi mrekuλ prei cièλet.
2 E ai tui pergièg, tha atyne: Si t’ bâhet mràmia ju thoni: Kaa me ken kthiλt, psè cièλa âsct e kucc.
3 E n’ nàdie: Sot fortùn, psè cièλa kaa gni t’ kucc t’ këcc.
4 Ju praa dini me gnofft fàcien e cièλs: e scêgnet e motit nuk mùnneni me diit? Ginii e kë̀ccie e kurvare lyp gni mrekuλ: e nuk kaa me pass tièter mrekuλ, vec se atè t’ Jones profetës. E lân atà, e sckoi.
5 E discèpuit e tii tui sckue per me dall pertè lekiènin, harruene me marr buk.
6 E tha Jeԑu atyne: Kciỳrni, e rùjuni prei majes brumit t’ Fariseivet, e t’ Saduceivet.
7 E atà mennoiscin me vetveti, tui than: Psè nuk kena marr bukt.
8 E Jeԑu tui diit, tha: Scka po kuitoni me vetveti t’ pak fees, psè nuk keni bukt?
9 Alaa s’ merrni‐vesc, e nuk u bie nner menn per pes bukt n’ pes mii nièrԑ, e saa scporta keni mledhun?
10 As per sctat bukt nner kater mii nièrԑ, e saa scporta keni mledhun?
11 Psè nuk merrni‐vesc, ci nuk thacc juve per buk: Rùjuni prei majes brumit t’ Fariseivet, e Saduceivet?
12 Athèr muurne‐vesc, ci nuk u kiscte than meu ruitun prei majes brumit t’ bukvet, por prei dotrinet t’ Fariseivet e Saduceivet.
13 E Jeԑu erdh n’ ân t’ Cesarees Filipit: e pvete discèpuit e vet, tui than: Scka thon nièrԑt, se âsct i Biri i nièrit?
14 E atà pergièɣne: Dissaa thon Gniòni Paghԑues, e dissaa Eliu, e dissaa Jeremia, nnogneni prei profetësc.
15 Tha Jeԑu atyne: E ju scka thoni se jam une?
16 Tui pergièg Simòn Piètri, tha: Ti jee Kriscti, i biri Ԑotit giàλ.
17 E Jeԑu tui pergièg, tha atii: I lumi ti, Simòn Bar‐Jona: psè misci, e giàku nuk diftoi tyy, por Baba jem, ci âsct n’ cièλt.
18 E une po t’ tham tyy, se ti jee Pièter, e permì ket guur kam me godìtt kiscen teme, e dyyrt e ferrit sckan me muit me i cinnrue assai.
19 E kam me t’ dhan tyy cilzat e reɣniis cièλvet: e gith scka t’ keesc lidhun permì tok, kaa me ken lidhun edhè n’ cièλt: e gith scka t’ keesc ԑghidhun permì tok, kaa me ken ԑghidh edhè n’ cièλt.
20 Athèr urdhnoi discèpuivet vet ci mos t’ thoiscin kerkui se ai iscte Jeԑu Kriscti.
21 Prei athèr fiλoi Jeԑu me kalzue discèpuivet vet, se i dùhei atii me sckue n’ Jeruԑalèm, e sciùm me hièk prei plecvet, e t’ Sckribvet, e t’ parvet e mesctarvet, e meu myt, e t’ treten dit meu gnaλ.
22 E Piètri tui marr atè pos, fiλoi me e ciortue, tui than: Kiòft largh prei tejet, o Ԑot: kur scka me t’ u bââ tyy kiò.
23 Ai u ktheu prei Piètrit, e i tha: Largou prei mejet, satanàss, ti m’ jee sckanuλ: psè sckee dien e Tenԑòt, por atè t’ nièrԑvet.
24 Athèr Jeԑu tha discèpuivet vet: Kusc do me ardh mas mejet, t’ muhòn vetvethen, e t’ merr krygen e vet, e t’ m’ ndièk mue.
25 Psè kusc do me scelbue scpirtin e vet, kaa me e bièrr atè: e kusc ta bièrr scpirtin e vet per hater tem, kaa me e gièt.
26 Psè scka i viien nièrit, me fitue gith dyrgnâân, na hupet massannei scpirtin e vet? O cfar t’ nnerrueme kaa me dhan nièri n’ venn t’ scpirtit vet?
27 Psè i Biri i nièrit kaa me ardh n’ lumnii t’ Babs vet me êgnit e vet: e athèr kaa me dhan gith‐kui sikursè t’ keet veprue.
28 Per t’ vertèt po ju tham, jan dissaa prei kssisc, ci jan ktù, t’ zilt nuk kan me dek, para se t’ sciòffin t’ Birin i nièrit me hîî n’ reɣnii t’ vet.