Vdekja e Gjon Pagëzuesit
1 Në atë kohë Herod Tetrarku ndigjoi për bujën e Jezusit. 2 Ai u tha thërbëtorëve të vet: «Ky asht Gjon Pagëzuesi. Ai u ngrit prej të vdekunve, prandaj fuqitë veprojnë në të». 3 Se Herodi e kishte kapë Gjonin, e kishte lidhë dhe e kishte shtie në burg, prej Herodiadës, grues së Filipit, vëllait të vet. 4 Gjoni i thonte: «Nuk të lejohet me e marrë atë». 5 Ndonëse dëshironte me e vra, i frigohej turmës, se e mbanin si profet. 6 Kur erdhi ditëlindja e Herodit, bija e Herodiadës vallëzoi mes të tanëve e i pëlqeu Herodit, 7 prandaj, me be, premtoi haptas me i dhanë çkado t'i lypte. 8 E ngucun nga e ama, ajo tha: «Më jep këtu, në pjatë, kryet e Gjon Pagëzuesit». 9 Mbreti u pezmatue. Për shkak të besë e të bujtësve, urdhnoi me ia dhanë 10 e nisi dikënd me ia pre kryet Gjonit në burg. 11 Ia sollën kryet në një pjatë e ia dhanë vajzës, e cila e solli te e ama. 12 Atëherë nxanësit e tij erdhën, morën kufomën, e varrosën dhe shkuen me njoftue Jezusin.
Bukët në shkretinë
13 Kur ndigjoi Jezusi, u largue prej andej me lundër, më vete, në një vend të shkretë. Turmat, mbasi ndigjuen, iu vunë mbrapa nëpër tokë, prej qytetit. 14 Si zbriti, pa një turmë të madhe e iu dhimbtën dhe i shëroi të ligunit e tyne. 15 Kur ra mbramja, nxanësit iu hullën e i thanë: «Vendi asht i shkretë e tash kaloi koha. Zgjidhi turmat, që të shkojnë nëpër katunde me ble ushiqm për vete». 16 Por Jezusi u tha: «Nuk kanë nevojë me ikë. Jepuni ju me hangër». 17 Ata i thanë: «Nuk kemi këtu, veçse pesë bukë e dy peshq». 18 Ai u tha: «M-i sillni mue këtu». 19 Dhe, mbasi i urdhnoi turmat me u shtrue mbi bar, mori pesë bukët e dy peshqit, i solli sytë drejt qiellit, tha bekimin, i theu, ua dha bukët nxanësve e nxanësit turmave. 20 Të gjithë hangrën e u nginë dhe bartën çka teproi prej bukëve të thyeme: dymbëdhjetë shporta plot. 21 Ata që hangrën ishin rreth pesëmijë vetë, përveç grave e fëmijëve.
Jezusi ecën mbi ujë
22 Menjëherë i detyroi nxanësit me hy në lundër e me i parapri matanë, derisa ai të zgjidhte turmat. 23 Kur i zgjidhi turmat, u ngjit në mal, vetëm, me u lutë. Kur ra nata, ndenjti vetëm, aty. 24 Lundra ishte tashma shumë stade nga toka, nën goditjen e dallgëve, se e kishte erën kundër. 25 Në rendin e katërt të rojes së natës, ai erdhi tek ata, tue ecë mbi det. 26 Nxanësit, kur e panë tue ecë mbi det, u trumhasën e thanë: «Asht shajni!». E vikatën nga frika. 27 Por Jezusi u foli menjëherë e u tha: «Guixim! Unë jam. Mos u trembni!». 28 Pjetri, atëherë, i tha: «Zot, nëse ti je, me urdhno me ardhë tek ti përmbi ujna». 29 Ai i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga lundra, eci mbi ujna dhe shkoi te Jezusi. 30 Por, tue pa erën e fortë, u tut dhe, si nisi me u zhytë, vikati e tha: «Zot, më shpëto!». 31 Jezusi shtriu dorën menjëherë, e rroku e tha: «Besimpakët! Pse u mëdyshe?». 32 Kur hipën në lundër, u fashit era. 33 Ata që ishin në lundër ranë përmbys e i thanë: «Njëmend ti je bir i Hyut».
Shërimi në Gjenesaret
34 Kur kaluen në bregun tjetër, dolën në tokë në Gjenesaret. 35 Tue qenë se njerëzit e atij vendi e njohën, çuen fjalë në mbarë atë rrethinë dhe i sollën tanë ata që kishin lëngata. 36 Atëherë i luteshin vetëm me i prekë kindin e zhgunit dhe, ata që e preknin, shëroheshin krejt.
1 N’ at ԑamàn nniu Erodi tetrarka nââmin e Jeԑu:
2 E tha pascialiive t’ vet: Ky âsct Gniòni Paghԑues, ci u gnaλ prei s’ dèkunit, e per asctù bâhen me ktè mrekuλiit.
3 Psè Erodi zûû Gniònin, e lidhi atè: e sctini n’ hapsane per sebèt Erodiadës t’ sciòccies t’ vλaut vet.
4 Psè Gniòni thote atii: Âsct jassàk per tyy me mmait atè.
5 E tui dasct Erodi me myt atè, drescti pòpuλin: psè mmaiscin atè sikùr profèt.
6 E n’ dit t’ leemit e Erodit kazzei e bia e Erodiadës n’ miedìss, e ju beghnìss Erodit.
7 Per ktè me bee premtoi assai me i dhan scka do ci t’ kiscte lyp prei sì.
8 E ajò msueme prei nânës vet: M’ nep mue ktù, tha, n’ leghèn kryet e Gniònit‐Paghԑues.
9 E u trisctue kraili: por per sebèt t’ bees, e t’ atyne, ci basck rriiscin n’ gost, urdhnoi me i dhanun.
10 E cioi e preu Gniònin n’ hapsane.
11 E u pruu kryet e tii n’ leghèn, e ju dha vàiԑes, e kiò ja cioi nânës vet.
12 E sckuene discèpuit e tii, e muurne korpin e tii, e vorruene atè: e tui ardh kalzuene Jeԑu.
13 E si nniu Jeԑu, sckoi prei ndyi n’ bark, me gni venn t’ sckret e t’ daamun: e si nniu haλku, e muur atè mrapa kâm prei sceherësc.
14 E tui dall paa sciùm haλk, e pat dhimtun per tà, e scnosci t’ smutit e tyne.
15 E saa u bââ mràmia, u avitne tu ai discèpuit e vet, tui than: Venni âsct i sckret, e sahati sckoi: lsciöe haλkun, aboλà ci t’ sckoin n’ katune per me blee scka me hângher.
16 E Jeԑu tha atyne: Nuk kan nevòj me sckue: ju epni atyne me hângher.
17 Atà pergièɣne atii: Nuk kena ktù vec pes bukt, e dyy pesck.
18 E ai tha atyne: M’ bini mue ktù.
19 E si urdhnoi haλkut meu ullun permì baar, muur pes bukt, e dyy pesckt, tui ciue syyt n’ cièλ i beekoi, e i theu, e i dha discèpuivet bukt, e discèpuit haλkut.
20 E t’ gith hângrene, e u nghîîne. E mlodhne dymdhètt scporta plott me t’ zopvat.
21 E nùmeri i atyne ci hângrene, kiè pes mii burra, pos graavet, e fmiivet.
22 E me gni her Jeԑu sctrengoi discèpuit me hîî n’ bark, e me sckue me pritt atè pertè bregut, deri ta kiscte lsciue haλkun.
23 E lsciuem haλkun, hypi ai i vetun n’ mal per me than uràt. E bââmun mràmia ai iscte i vetun atỳ.
24 E barka iscte n’ miedìss deetit rràhune prei taλaԑvet: psè iscte eera kunra.
25 E n’ t’ kàterten kohe t’ nâts, sckoi tu atà tui ezz permì deet.
26 E discèpuit si paane atè tui ezz permì deet, u turbuλuene, tui than: Kiò âsct gni hie. E prei frighet bertitne.
27 E me gni her foli Jeԑu atyne, tui than: Keni uԑdaj: une jam, mos droni.
28 E Pièter tui pergièg tha: Ԑot, n’ kiòfsc ti, m’ urdhnò mue me ardh tu ti permì uinat.
29 E ai tha: Eja. E Pièter tui ԑdryp prei barket, èzzete permì ui ci per me voit tu Jeԑu.
30 E tui paa gni t’ foort eer, u tutt: e tui fiλùe me sciarrue, bertitti tui than: Ԑot, m’ psctò.
31 E Jeԑu me gni her tui sctrii doren, kapi atè: e tha atii: O i pak fees, psè u bâne sciỳb?
32 E massì hîîni n’ bark, puscioi eera.
33 E atà ci iscin n’ bark, u affruene, e adhruene atè, tui than: Per t’ vertèt ti jee i Biri i Tenԑòt.
34 E si sckaperzyene lekiènin, sckuene n’ dhee t’ Genèsares.
35 E si e gnofftne atè nièrԑt e atii venn, ciuene n’ per gith at vilajèt, e pruune perpara atii t’ gith t’ ligt:
36 E lutscin atè me dhan iԑen barè me perkìt sckunniλin e petkut tii. E t’ gith atà ci e prekne, u scnoscne.