1 Kur Jezusi kreu së porosituni dymëdhjetë nxanësit e vet, u nis prej andej, për me mësue e me dhanë kumtin në qytetet e tyne.
Dërgata e Gjon Pagëzuesit
2 Kur Gjoni ndigjoi në burg për veprat e Krishtit, çoi fjalë me anë të nxanësve të vet 3 dhe e pyeti: «A je ti ai që vjen, apo të presim një tjetër?». 4 Jezusi u përgjigj e u tha: «Shkoni e njoftoni Gjonin për çka shihni e ndigjoni. 5 Të verbtët shohin rishtas dhe të çalët ecin. Të gërbulunit pastrohen e shurdhët ndigjojnë. Të vdekunit ngjallen e të skamunit po marrin ungjillin. 6 E lum ai që nuk pengohet prej meje».
7 Kur shkuen ata, Jezusi nisi me u folë turmave për Gjonin: «Çka dolët me kundrue në shkretinë. Një kallam të lëkundun nga era? 8 Por, çka dolët me pa? Një njeri të veshun me petka të buta? Ja, ata që mbajnë petka të buta janë në pallatet e mbretënve. 9 Porse, çka shkuet me pa? Një profet? Po, po ju them, edhe ma shumë se një profet. 10 Ky asht ai për të cilin qe shkrue:
Ja, unë po dërgoj
ljamësin tim para teje
me përgatitë udhën tande para teje .
11 Vërtet po ju them: nuk u lund nga të lindunit prej grave dikush ma i madh se Gjon Pagëzuesi. Por, ma i vogli në mbretninë e qiejve asht ma i madh se ai. 12 Qysh prej ditëve të Gjon Pagëzuesit deri tani, mbretnia e qiejve dhunohet dhe dhunuesit e marrin. 13 Të gjithë profetët e ligji deri te Gjoni profetizuen. 14 Dhe, nëse doni me e pranue, ai asht Elia që do të vijë. 15 Kush ka veshë, të ndigjojë.
16 Me çka ta përngjasoj këtë brezni? Asht e ngjashme me fëmijët që rrinë ulun nëpër sheshe, që u bëzajn të tjerëve 17 tue thanë:
"I ramë fyellit për ju e nuk vallëzuet,
vajtuem e nuk mbajtët zi".
18 Erdhi Gjoni, pa hangër e pa pi, e thonë: "Ka djallin". 19 Erdhi Biri i njeriut, tue hangër e tue pi, e thonë: "Ja një njeri llupës e pijanec vene, mik i tagrambledhësve e mëkatnorëve". Por urtisë i japin të drejtë veprat e veta».
Mjerimi i qyteteve
20 Atëherë nisi me qortue qytetet në të cilat ndodhën shumica e mrekullive të tij, ngaqë nuk u penduen: 21 «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Se po të kishin ndodhë në Tir e Sidonë mrekullutë që ndodhën ndër ju, kaherë do të kishin ba pendesë me thes e me hi. 22 Megjithatë, po jua them, Tiri e sidona do ta kenë ma kollaj se ju në ditën e gjyqit.
23 E ti, Kafarnaum,
mos do të naltohesh deri në qiell?
Në skëterrë do të rrokullisesh.
Se, po të kishin ndodhë në Sodomë mrekullitë që ndodhën në ty, do të ishte mbetë deri më sot. 24 Megjithatë, po ju them se toka e Sodomës do ta ketë ma kollaj se ti në ditën e gjyqit».
Mbretnia u takon të thjeshtve
25 Në atë kohë Jezusi vijoi e tha: «Të lëvdoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua mshehe këto të ditunve e të mençunve dhe ua zbulove të thjeshëtve. 26 Po, o Atë, se kështu u krye çka asht e pëlqyeshme për ty. 27 Gjithçka mu dorëzue mue prej Atit tim e askush nuk e njeh birin përveç Atit. As Atin nuk e njeh kush, përveç Birit dhe atij që Biri dëshiron me ia zbulue.
28 Ejani te unë të gjithë ju të kapitun e të randuem, e unë do t'ju çlodh. 29 Merrni përsipër zgjedhën time e mësoni prej meje, se jam i prujtë e me zemër të përulun dhe do të gjeni pushim për shpirtënt tuej. 30 Se zgjedha ime asht e kollajtë e barra ime e lehtë».
1 E u bââ, massì maroi Jeԑu ktò msime, tui urdhnue dymdhètt discèpuivet vet, u niss prei knei me msue, e me predikue n’ scehere t’ atyne.
2 E Gniòni si pat nnie n’ hapsane veprat Krisctit, tui ciue dyy prei discèpuisc vet,
3 Tha atii: A jee ti, ci kee per t’ ardh, ja do t’ pressim gni tièter?
4 E tui pergièg Jeԑu tha atyne: Sckoni, e kalzoni Gniònit scka keni nnie, e scka keni paa.
5 T’ verbet sciòhin, t’ sckièpunit ezzin, t’ gherbùλunit dliiren, t’ sciùrdhet nniin, t’ dèkunit gnaλen, t’ vòbegëve predikohet ugniλi:
6 E i lumi ai, ci mos t’ jeet sckannaλizue n’ mue.
7 E tui sckue atà, fiλoi Jeԑu me than haλkut per Gniònin: Scka keni dall me paa n’ sckretii? gni kaλàm luitun prei eeret?
8 E scka keni dall me paa? gni nièri i vèsciun bukurìsct? Cè ci atà, ci vescen bukurìsct, rriin n’ saraje t’ kràilavet.
9 E scka keni dall me paa? gni profèt? Edhè po ju tham, edhè mââ se profèt.
10 Psè ky âsct ai, per t’ zilin âsct sckrue: Cè une po cioi êgnλin tem perpara fàcies sate, i zili kaa me bââ gadi udhen tânne perpara teje.
11 Per t’ vertèt po ju tham, nner t’ leemit e graave nuk erdh kusc mââ i madh se Gniòni Paghԑues: por ai ci âsct mââ i voghel n’ reɣnii e cièλvet, âsct mââ i madh se ai.
12 E prei dittësc e Gniònit Paghԑues deri tasc, reɣnia e cièλvet fitohet me ԑoor, e atà ci napin ԑoor veti e grabissin.
13 Psè t’ gith profetet, e lìgia kan profetizuem deri m’ Gniònin:
14 E n’ doni me marr‐vesct, ai âsct Eliu, ci kaa per t’ ardhun.
15 Kusc kaa vesc me nnie, t’ nniin.
16 E kui kam per t’ ja perghiââ ktè ginii? Âsct barabàr me dièlm ci rriin n’ rugh, t’ zilt tui bertìt sckiòkvet vet
17 Thon: Na i kena raa cialghiivet, e ju nuk keni kazzye: kena knue kongh t’ vait, e sckeni kiaa.
18 E erdh Gniòni tui mos hângher, e tui mos pii, e thon: Âsct diemnuem.
19 Âsct ardh i Biri i nièrit tui hângher, e tui pii, e thon: Cè gni nièri gryks, e fort pianèzz, mik i publikànevet e i mkatnorvet. E dia u bââ e dreit prei t’ biivet vet.
20 Athèr fiλoi me ciortue sceheret, n’ t’ zilat jan bââ sciùm mrekuλii prei sì, psè nuk kiscin bââ peennèss.
21 Vai haλi per tyy, o Korozain, vai haλi per tyy, o Betsaide: se psè, n’ Tir, e Sidòn iscin ken bââ ktò mrekuλii, ci jan bââ tu ju, ciỳsc motit kiscin bââ peennèss n’ hîî e n’ sigìr.
22 Per ktè po ju tham juve: Tirit, e Sidonit kaa me ken mââ paa sctrenguem n’ dit t’ giỳgit, se juve.
23 E ti, Kafàrnaum, a do t’ ciöesc deri m’ cièλ? ti kee me ken ullun deri n’ ferr: se psè, n’ Sòdoma t’ iscin ken bââ mrekuλii, ci jan bââ m’ tyy, Sòdoma beλdà iscte met deri sot.
24 Mirfiλit po ju tham, psè dheut Sodomitvet kaa me ken n’ dit giỳgit mââ paa sctrenguem, se tyy.
25 N’ at ԑamàn tui respondue Jeԑu tha: Une po t’ fallen nneers tyy, o Bab, Ԑoti i cièλs, e i dheut, psè kee fsceh ktò t’ diiscmvet e t’ urtvet, e kee diftue atò t’ vòghlevet.
26 Asctù âsct, o Bab: psè ksctù ti kee beghnìss.
27 T’ gith‐kasct jan dhanun mue prei Babs tem. E as‐kusc gneff Birin, vec Ati: e Baben kusc gnoffti, vec i Biri, e kui t’ döte i Biri me ja diftue.
28 Eni t’ gith t’ une, ju ci munnohi, e jeni rânnùe, e une kam me ju praitun.
29 Merrni permì ju ԑghièdhen temԑ, e msoni prei mejet, se psè jam i but e i pervûitun me ԑemer: e keni me gièt puscimin e scpìrtnave tuja.
30 Psè amel âsct ԑghièdha jeme, e leet baarra eme.