Tejtrajtësimi i Jezusit
1 Mbas gjashtë ditësh, Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin, vëllain e tij, dhe i naltoi në një mal të naltë, më vete. 2 U tejtrajtësue para tyne dhe fytyra i vezulloi si dielli, ndërsa petkat iu banë të shndritshme si drita. 3 E, ja, u dukën Moisiu dhe Elia, tue kuvende me të. 4 Pjetri, atëherë, iu kthye e i tha Jezusit: «Zot, asht bukur për ne me qenë këtu. Po të dëshirosh, do të baj këtu tri tëbana, një për ty, një për Moisiun e një për Elinë». 5 Ndërsa ende po fliste, ja, një re e përndritshme u bani hije. Dhe, ja, një za nga reja, që thonte: «Ky asht biri im i dashtun, me të cilin jam i kënaqun. Ndigjojeni!». 6 Kur ndigjuen, nxanësit ranë me fytyrë përmbys e u trembën fort. 7 Jezusi u afrue, i preku e tha: «Çohuni e mos u tutni». 8 Kur ngritën sytë, nuk panë askënd, pos Jezusit vetëm.
9 Tue zbritë prej malit, Jezusi i rdhnoi e u tha: «Mos i thoni askujt çka patë, deri kur Biri i njeriut të ngjallet prej të vdekunve». 10 Ncxanësit e pyetën: «Pse shkrestarët thonë se ma parë duhet me ardhë Elia?». 11 Ai u përgjigj: «Njëmend, Elia vjen e gjithçka do të përtërihet. 12 Por, po ju them se Elia erdhi tashma e nuk e dalluen, por banë me të çka deshën. Njësoj edhe Biri i njeriut do të pësojë prej tyne». 13 Atëherë nxanësit e morën vesh se u foli për Gjon Pagëzuesin.
Shërimi i një djali orëlig
14 Kur iu afruen turmës, iu avit një njeri, tue u ra në gjunjë para tij, 15 e tha: «Zot, përdëlleje tim bir, ze asht me hanë e vuen randshëm. Rrëzohet shpeshherë në zjarr e shpeshherë në ujë. 16 E solla te nxanësit e tu, por nuk mundën me e shërue». 17 Jezusi u përgjigj: «O brezni pa besim dhe e dredhueme! Deri kur do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Ma sillni këtu!» 18 Jezusi e kërcënoi e djalli prej tij. Fëmia u shërue menjëherë.
19 Atëherë nxanësit iu afruen Jezusit e i thanë më vete: «Pse ne nuk mundëm me e nxjerrë?». 20-21 Ai u tha: «Prej besimit tuej të paktë. Veçse, vërtet po ju them, po të kishit besim sa një kokrrizë sinapi, do t'i thonit këtij mali: "Shtyeju prej këndej, andej!". E do të shtyhej. Asgja nuk do të jetë e pamundun për ju.»
Paralajmërimi i pashkëve
22 Kur u mblodhën në Galile, Jezusi u tha: «Biri i jeriut ka me u dorëzue në duert e njerëzve. 23 Do ta vrasin dhe, ditën e tretë, ka me u ngjallë». Nxanësit u pikëlluen fort.
Tagri i trmpullit
24 Ku mbërritën në Kafarnaum, iu afruen Pjetrit mbledhësit e dy dhrahmive e i thanë: «A nuk i paguen mësuesi juej dy dhrahmitë?». 25 U tha: «Po». Kur erdhën në shtëpi, Jezusi i foli i pari: «Si të duket, Simon? Mbretnit e dheut, prej kujt e marrin tagrin, apo tatimin? Prej bijve të tyne, apo prej të tjerëve?» 26 Ai tha: «Prej të tjerëve». Jezusi ia ktheu: «Prandaj, bijtë janë të lirë. 27 Që ata të mos birren, shko te deti, hidh grepin dhe peshkun e parë, që të dalë, merre. Do t'i çelësh gojën e do të gjesh një staderë. Atë merr! E jepua, në ved të meje e të teje».
Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1 E pas gjashtë ditet, muarr Iisui Petronë edhe Iakovonë, edhe Ioannë vëllan’ e tij, e i hipi ata ndë një mal të lartë veçë mbënjanë.
2 E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita.
3 E na e u duk nd’ata Moisiu edhe Ilia, e kuvëndoijnë bashkë me të.
4 E Petrua u përgjegj, e i tha Iisuit: Zot, mirë është të rrimë navet këtu; ndë do, të bëjëmë këtu tre tënda, një për ti, e një për Mosinë, e një për Ilianë.
5 E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.
6 E si e digjuanë mathitejtë ranë përmbis mbi faqe të ture, e u frikuanë shumë.
7 E Iisui erdhi pranë, e i zuri ata, e u tha: Ngreuni, mos u frikoni.
8 E kur ngrijtinë sit’ e ture, s’panë ndonjë tjatër përveçme Iisunë vetëmë.
9 E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut.
10 E e pietn’ atë mathitit e tij, e i thanë: Pse grammatejtë thonë dha, se Ilia do të vijë përpara?
11 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature, se Ilia vjen përpara, e do të vërë gjithë botënë ndë taks.
12 Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata.
13 Ahiere kupëtuanë mathitejtë se për Ioannë vaptistinë ju thosh ature.
14 E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj.
15 E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë.
16 E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë.
17 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: O soj i pabesë edhe i shtrëmbërë, ngjera kur të jem me juvet? Ngjera kur të u duroj juvet? Bimani atë këtu.
18 E e qërtoi atë Iisui, e dolli nga ai i paudhi, e u shërua atë sahat djali.
19 Ahiere erdhë mathititë nde Iisui vetëmë mbënjanë, e i thanë: Pse navet nukë mundm ta krejëmë atë?
20 Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë.
21 Po kij soj i djajet nukë del ndrishe, përveçme me të falturë, edhe me t’agjëruarë.
22 E si vijnë ata rrotull ndë Galileë, u tha ature Iisui: Do të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet.
23 E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë.
24 E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë?
25 U thotë: Paguan. E kur hiri ndë shtëpi, i tha atij më përpara Iisui: Si të duketë, Simon? Mbretërit’ e dheut nga cilëtë marënë të dhënatë a haraçnë? Nga bijt’ e ture, a nga të huajtë?
26 E i thot’ atij Petrua: Nga të huajtë. I thot’ atit Iisui: nd’është kështu, të bijtë jan’ elefthero.
27 Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij.