Mbretnia u takon të vegjëlve
1 Në atë kohë, nxanësit iu afruen Jezusit dhe e pyetën: «Kush, pra, asht ma i madhi në mbretninë e qiejve?». 2 Thirri pranë një fëmijë, e vuni më kambë, në mesin e tyne, 3 e tha: «Vërtet po ju them, nëse nuk ktheheni e baheni si fëmijët, nuk hyni në mbretninë e qiejve. 4 Kush bahet i vogël si ky fëmijë, ai asht ma i madhi në mbretninë e qiejve. 5 Nëse dikush e pranon një fëmijë të tillë në emnin tim, më pranon mue».
Sprova
6 «Kushdo që e çon në bjerrje njënin prej këtyne të vegjëlve, që besojnë në mue, do t'i volitte me iu varë rreth qafe mokra, që e rrotullot gomari, e me u mbytë në det të gjanë. 7 Mjerë bota për bjerrjet. Nevojitet të vijnë bjerrjet, megjithatë, vaj për njeriun prej të cilit vijnë bjerrjet. 8 Nëse dora jote ose kamba jote të bajnë me u bjerrë, këpute flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy në jetë i cunguem ose i çalë, se me pasë dy duer e dy kambë e me u hedhë në zjarrin e përhershëm. 9 Dhe, nëse syni yt të ban me u bjerrë, nxirre e flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy me një sy në jetë, se me pasë të dy sytë e me u hedhë në Gehenën e zjarrtë».
Delja e humbun
10-11 «Ruej se përçmoni njënin prej këtyne të vegjëlve. Unë po ju them se engjëjt e tyne në qiej kundrojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim, që është në qiej. 12 Si ju duket? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe një prej tyne degdiset, a nuk do t'i lajë të nantëdhjetë e nanta nëpër male e do të shkojë me kërkue të degdisunën? 13 Dhe, nëse ndodh që e gjen, vërtet po ju them se gëzohet ma shumë për të, se për të nantëdhjetë e nantat që nuk ishin degdisë. 14 Njësoj, nuk asht dëshirë e atit tuej, që asht në qiell, që të humbasë njëni prej këtyne të vegjëve».
Gabimet në kishë
15 «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje, vetëm ndërmjet teje dhe atij. Nëse të ndigjon, e fitove vëllain tand. 16 Por, nëse nuk të dëgjon, merr me vete një ose dy të tjerë, që çdo fjalë të zajë vend në gojën e dy ose tre dëshmitarëve . 17 Po të mos i ndigjojë ata, thueja kishës. Nëse nuk ndigjon as kishën, ai duhet të jetë për ty pagani dhe tagrambledhësi. 18 Vërtet po ju them: çkado të lidhni mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiell dhe çkado të zgjidhni mbi tokë, do të jetë e zgjidhun në qiell. 19 Prap po ju them se, nëse dy prtej jush bashkëzanojnë mbi tokë për çdo veprim që lipset, do t'u jepet prej Atit tim, që asht në qiell. 20 Se, ku dy a tre janë të mbledhun në emnin tim, aty jam unë, mes tyne».
Për faljen
21 Atëherë u afrue Pjetri e i tha: «Zot, sa herë mund të mëkatojë vëllai im e unë ta fal? Deri në shtatë herë?» 22 Jezusi i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë her shtatë. 23 Prandaj, mbretnia e qiejve i ngjan një mbreti, që deshi me ndreqë llogaritë me shkërbëtorët e vet. 24 Kur filloi me i ndreqë, i sollën një që i kishte detyrim njëmijë talenta. 25 Por, tue qenë se nuk i kishte me ia dhanë, zotnia e urdhnoi me shitë greun, fëmijtë e gjithçka kishte, për me ia kthye. 26 Mirëpo shërbëtori ra përmbys para tij, tue thanë: "Ki durim me mue e kam me të kthye gjithçka". 27 Zotnisë iu dhimbt ai shërbëtor. E liroi dhe ia fali detyrimin. 28 Por, ai shërbëtor, tue dalë, gjeti një bashkëshërbëtor të vetin, i cili i detyrohej njqind denarë dhe e kapi tue e furë e tue i thanë: "Më kthe çka më detyrohesh!". 29 Bashkëshërbëtori i tij u rrëzue e iu lut: "Ki durim me mue e kam me t'i kthye". 30 Por ai nuk deshi. Shkoi dhe e futi në burg derisa të kthenta çka kishte detyrim. 31 Shokët e tij shërbëtorë, tue pa këto ndodhi, u trishtuen fort dhe shkuen e i treguen zotnisë gjithçka ndodhi. 32 Atëherë zotnia e tij e thirri e i tha: "Shërbëtor i lig! Unë ta fala kret atë detyrim, se m'u lute. 33 A nuk duhej ta mëshiroje edhe ti shokun tand shërbëtor, siç u mëshirove edhe vetë?". 34 Zotnia i zemëruem, ua dorëzoi torturuesve, derisa të mos kthente tanë detyrimin. 35 Njësoj do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, nëse, prej zemrave tueja, nuk e falni secili vëllanë e vet».
1 Nd’ atë orë erthnë nxënësitë te Jisuj, e i thanë: “Vallë cili është më i math ndë mbëretërit të qiejevet?”
2 Edhe Jisuj thirri përanë vetëhesë ti një çun të vogëlë, edhe e qëndroj atë ndë mest t’atyre, e tha:
3 “Me të vërtetë po u them juve, ndë mos u këthefshi, e të bëneni posi çunat’ e vegjëlë, nukë do të hyni ndë mbëretërit të qiejevet.
4 Kush të ungjnjë pra vetëhen’ e ti posi kyj çun’ i vogëlë, kyj është më i math ndë mbëretërit të qiejevet;
5 Edhe kush të presë një të tillë çun të vogëlë mb’ emërit tim, më ka priturë mua.
6 Po kush të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë që më mbesonjënë, është mirë për atë t’i varetë një gur mulliri mbi qafët t’ati, edhe të kredhetë ndë funt të detit.
7 Mier bota nga skandhalitë; sepse është nevojë të vinjënë skadhalitë; po mier ay njeri, prej të cilit vien skandhalia.
8 Edhe ndë të skandhalistë dora jote a këmba jote, preji, edhe hidhi prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët i çalë a dorac, se të kesh dy duar a dy këmbë, e të hidheç ndë ziarr të pasosurë.
9 Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxire atë, e hidhe prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët me një sy vetëmë, se të kesh dy sy, e të hidheç ndë gjehenë të ziarrit.
10 Shikoni, mos bëni për asgjë një nga këta të vegjëlitë; sepse po u them juve, se ëngjëjt’ e atyre ndë qiejet shohënë gjithënjë faqen’ e tim Eti që është ndë qiejet.
11 Sepse i Bir’ i njeriut erdhi të shpëtonjë të humburinë.
12 Ç’u duketë juve? Ndë pastë ndonjë njeri një qint dhën, edhe t’i humbasë një nga ato, a nukë lë të nëntë-dhiet’e nëntatë, e vete ndëpër malet të kërkonjë të humburënë?
13 Edhe ndë qoftë se e gjen, me të vërtetë po u them juve, se gëzonetë më tepërë për atë se për të nëntë-dhiet’e nëntat, që s’kanë humburë.
14 Kështu nuk’ ësht’ e dashurë përpara Atit tuaj që është ndë qiejet, të humbasë një nga këta të vegjëlitë.
15 Edhe ndë bëftë faj yt vëlla, shko edhe qërtoje ndë mes teje edhe ati vetëmë; ndë të dëgjoftë, e fitove tët vëlla;
16 Po ndë mos të dëgjoftë, merr me vetëhe edhe një a dy vetë , që të “qëndronjë çdo fialë ndë gojë dy a tre martirëve”.
17 Edhe ndë mos u dëgjoftë atyre, thuaja këtë qishësë; edhe ndë mos i dëgjoftë edhe qishësë, atëhere ay le të jetë posi gjëntari edhe kumerqari.
18 Me të vërtetë u them juve: Ç’të lithni mbi dhet, do të jenë lidhurë ndë qiellt; edhe ç’të sgjithni mbi dhet, do të jenë sgjidhurë ndë qiellt.
19 Përsëri po u them juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë nga ju me një fialë, për çdo fare gjëje që të lypnjënë, do t’u bënet’ atyre nga im Atë që është ndë qiejet.
20 Sepse ku të jenë dy a tre vetë mbëledhurë mb’ emërit tim, atie jam edhe unë ndë mest t’atyre.”
21 Atëhere i erdhi përanë Pietri, e tha: “Zot, ndë më fëjeftë im vëlla, sa herë do t’ia fal ati? Gjer mbë shtatë herë?”
22 Jisuj i thot’ati: “Nukë të them, gjer mbë shtatë herë, po gjer mbë shtatë-dhietë herë nga shtatë herë .
23 Përandaj mbëretëri’e qiejevet gjau me një njeri mbëret, që deshi të bënjë llogari me shërbëtorët e ti.
24 Edhe kur zuri të bënjë llogari, i prunë një detuar që i kishte detyrë dhietë mijë tallanta.
25 Edhe ay passi nukë kishte t’i lanjë, i zoti urdhëroj të shitet’ ay, edhe gruaja e ati, edhe të bijtë, edhe gjithë se ç’kishte, edhe të lahetë detyra .
26 Po shërbëtori i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: Zot, bënu zemërë-gjerë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha.
27 Edhe të zot si niu dhëmp ay shërbëtori, e lëshoj, edhe ia la detyrënë.
28 Po ay shërbëtori si dolli, gjeti një nga shërbëtorëtë shokët’ e ti që i kishte detyrë ati një qint dinarë; edhe si e zuri, e mbyste, tuke thënë: “Lamë ç’detyrë më ke.”
29 Atëhere pra shërbëtori shok i ti i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: “Bënu zemërë-gjërë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha.”
30 Edhe ay nukë donte, po shkoj edhe e vuri ndë burk, gjersa t’i lante detyrënë.
31 Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati, kur panë se ç’u bë, u helmuanë fort; edhe erthnë e i dëftyenë të zot gjithë sa u bënë.
32 Atëhere i zoti e thirri përanë, e i tha: “Shërbëtor i lik, gjith’ atë detyrë ta lashë tyj, sepse m’u lute.
33 Nukë duhej edhe ti ta përdëllenje shërbëtorinë shokunë tënt, sikundër të përdëlleva edhe unë tyj?”
34 Edhe i zoti u zemërua, edhe e dha ndër duart t’atyre që mundonjënë, gjersa të lanjë gjithë detyrënë që i kishte ati.
35 Kështu edhe im Atë qiellori do t’ua bënjë juve, ndë mos ua falçi me gjithë zëmërat tuaja gjithë-secili të vëllat ti fajet’e atyre.