1 Kur Jezusi kreu së porosituni dymëdhjetë nxanësit e vet, u nis prej andej, për me mësue e me dhanë kumtin në qytetet e tyne.
Dërgata e Gjon Pagëzuesit
2 Kur Gjoni ndigjoi në burg për veprat e Krishtit, çoi fjalë me anë të nxanësve të vet 3 dhe e pyeti: «A je ti ai që vjen, apo të presim një tjetër?». 4 Jezusi u përgjigj e u tha: «Shkoni e njoftoni Gjonin për çka shihni e ndigjoni. 5 Të verbtët shohin rishtas dhe të çalët ecin. Të gërbulunit pastrohen e shurdhët ndigjojnë. Të vdekunit ngjallen e të skamunit po marrin ungjillin. 6 E lum ai që nuk pengohet prej meje».
7 Kur shkuen ata, Jezusi nisi me u folë turmave për Gjonin: «Çka dolët me kundrue në shkretinë. Një kallam të lëkundun nga era? 8 Por, çka dolët me pa? Një njeri të veshun me petka të buta? Ja, ata që mbajnë petka të buta janë në pallatet e mbretënve. 9 Porse, çka shkuet me pa? Një profet? Po, po ju them, edhe ma shumë se një profet. 10 Ky asht ai për të cilin qe shkrue:
Ja, unë po dërgoj
ljamësin tim para teje
me përgatitë udhën tande para teje .
11 Vërtet po ju them: nuk u lund nga të lindunit prej grave dikush ma i madh se Gjon Pagëzuesi. Por, ma i vogli në mbretninë e qiejve asht ma i madh se ai. 12 Qysh prej ditëve të Gjon Pagëzuesit deri tani, mbretnia e qiejve dhunohet dhe dhunuesit e marrin. 13 Të gjithë profetët e ligji deri te Gjoni profetizuen. 14 Dhe, nëse doni me e pranue, ai asht Elia që do të vijë. 15 Kush ka veshë, të ndigjojë.
16 Me çka ta përngjasoj këtë brezni? Asht e ngjashme me fëmijët që rrinë ulun nëpër sheshe, që u bëzajn të tjerëve 17 tue thanë:
"I ramë fyellit për ju e nuk vallëzuet,
vajtuem e nuk mbajtët zi".
18 Erdhi Gjoni, pa hangër e pa pi, e thonë: "Ka djallin". 19 Erdhi Biri i njeriut, tue hangër e tue pi, e thonë: "Ja një njeri llupës e pijanec vene, mik i tagrambledhësve e mëkatnorëve". Por urtisë i japin të drejtë veprat e veta».
Mjerimi i qyteteve
20 Atëherë nisi me qortue qytetet në të cilat ndodhën shumica e mrekullive të tij, ngaqë nuk u penduen: 21 «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Se po të kishin ndodhë në Tir e Sidonë mrekullutë që ndodhën ndër ju, kaherë do të kishin ba pendesë me thes e me hi. 22 Megjithatë, po jua them, Tiri e sidona do ta kenë ma kollaj se ju në ditën e gjyqit.
23 E ti, Kafarnaum,
mos do të naltohesh deri në qiell?
Në skëterrë do të rrokullisesh.
Se, po të kishin ndodhë në Sodomë mrekullitë që ndodhën në ty, do të ishte mbetë deri më sot. 24 Megjithatë, po ju them se toka e Sodomës do ta ketë ma kollaj se ti në ditën e gjyqit».
Mbretnia u takon të thjeshtve
25 Në atë kohë Jezusi vijoi e tha: «Të lëvdoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua mshehe këto të ditunve e të mençunve dhe ua zbulove të thjeshëtve. 26 Po, o Atë, se kështu u krye çka asht e pëlqyeshme për ty. 27 Gjithçka mu dorëzue mue prej Atit tim e askush nuk e njeh birin përveç Atit. As Atin nuk e njeh kush, përveç Birit dhe atij që Biri dëshiron me ia zbulue.
28 Ejani te unë të gjithë ju të kapitun e të randuem, e unë do t'ju çlodh. 29 Merrni përsipër zgjedhën time e mësoni prej meje, se jam i prujtë e me zemër të përulun dhe do të gjeni pushim për shpirtënt tuej. 30 Se zgjedha ime asht e kollajtë e barra ime e lehtë».
1 Edhe Jisuj kur mbaroj tuke porositurë të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, iku andej, që të mësonjë e të leçisë ndëpër qytetet t’atyre.
2 Edhe Joanni kur dëgjoj punërat’e Krishtit ndë burgut, dërgoj dy nga nxënësit’ e ti, e i tha ati:
3 Ti je ay që ka për t’ardhurë, apo presmë’ tiatërë?
4 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Shkoni e epni zë Joannit për ato që dëgjoni e shihni.
5 Të verburë shohënë, e çala ecënjënë; të krromosurë qëronenë, edhe shurdha dëgjonjënë; të vdekurë ngjallenë, e të vobegjëve u rrëfenet’ ungjilli.
6 Edhe i lumur’ ësht’ay që të mos skandhalisetë mbë mua.”
7 Edhe këta te po shkoninë, Jisuj zuri t’i thotë gjëndëjesë për Joanninë: “Ç’dualltë të vini re ndë shkretëtirët? Kallam që tundetë nga era?
8 Po ç’dualltë të shihni? Njeri veshurë me rrobe të buta? Ja ata që kanë veshurë rrobe të buta, te janë ndëpër shtëpiat të mbëretëret.
9 Po ç’dualltë të shihni? Profit? Me të vërtetë po u them juve, edhe më tepërë se profit,
10 Sepse kyj ësht’ ay që është shkruarë për atë: “Ja unë të dërgonj ëngjëllinë tim përpara
faqesë sate, ay do të ndreqë udhënë tënde përpara teje”.
11 Me të vërtetë po u them juve, se : Ndë mest atyreve që kanë lindurë prej grash nuk’ është ngriturë më i math se Joann pagëzori, po më i vogëli ndë mbëretërit të qiejevet është më i math se ay.
12 Edhe që nga dit’ e Ioann pagëzorit gjer ndashti, mbëretëri’ e qiejevet nxitonetë, edhe ata që nxitonjën’ e rrëmbenjën’ atë.
13 Sepse gjithë profitërit’ edhe nomi profitërve gjer mbë ditë të Joannit.
14 Edhe ndë doni ta prisni këtë fialë , ay ësht’ Ilia, që kishte për t’ardhurë.
15 Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë.
16 Po me se ta përgjanj këtë bres? I gjan çunavet vegjëlë që rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërresënë shokëvet tyre, e thonë:
17 U ram fyellit, edhe nukë kërxyetë; u bëm vajë, edhe nuk qjatë.
18 Sepse erdhi Joanni që as qante, as pinte; edhe thonë, se : Ka diallinë.
19 Erdhi i bir i njeriut tuke ngrën’ e tuke pirë, e thonë: Ja njeri hamës e verë-pirës, miku i kumerqarëvet e i fajtorëvet. Edhe dolli e drejtë dituria nga bijt’ e saj.”
20 Atëherë zuri të qërtonjë ato qytetetë, mbë të cilat’ u bënë çudit’ e shuma t’ati, sepse nuk’ u penduanë.
21 “Mieri ti, mieri ti Horazin, mieri ti Vithsajdhan, sepse çuditë që janë bërë ndër ju, nd’ ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kurë do të ishinë penduarë ndë thes’ e ndë hi.
22 Veç po u them juve, se ndë Tyrë e ndë Sidhonë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju.
23 Edhe ti Kapernaum, që je ngriturë lart gjer mbë qiellt, do të sbreç gjer ndë hadhë, sepse këto çudi që janë bërë te ti, ndë bëneshinë ndë Sodhomë, kishinë për të mbeturë gjer mbë ditë të sotme.
24 Veç po u them juve, se mbë dhe të Sodhomëvet më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë tyj.”
25 Nd’ atë kohë Jisuj u përgjeq e tha: “Të lavduronj tyj, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se ua fshehe këto punë të diturëvet e të mënçimëvet, edhe ua sbulove ato foshnjevet.
26 Po, o Atë, sepse kështu u pëlqye përpara teje.
27 Të gjitha m’u dhanë n’dorë nga im-atë, edhe asndonjë nuk’ e njeh birinë, veç Ati, edhe as Atën’ e njeh njeri, veç biri, edhe ay, të cilit të dojë i biri t’ia sbulonjë.
28 Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur’ e të ngarkuarë, edhe unë do t’u prënj juve.
29 Ngrini sgjedhënë time mbë qafët tuaj, edhe nxëni prej meje, se jam i butë, edhe i ungjëtë ndë zemërët; edhe do të gjeni të prejturë ndë shpirtërat tuaj.
30 Sepse sgjedha ime ësht’ e mirë, edhe barra ime ësht ’ e lehtë.