Sprova e Jezusit
1 Në atë kohë Jezusi u ngjit në shkretinë me shtysën e Shpirtit të Shenjtë, me u tundue pre djallit. 2 Agjënoi katërdhjetë ditë e katërdhjetë net e mandej u unjtue. 3 Atëherë iu afrue sprovuesi e i tha: «Nëse je Bir i Hyut, urdhno që këta gurë të bahen bukë». 4 Por Jezusi u përgjigj e tha: «Asht e shkrueme:
Je vetëm prej bukës jeton njeriu,
por prej çdo fjale
që del përmes gojës së Hyut ».
5 Atëherë djalli e mori në qytetin e shenjtë dhe e vuni mbi kulmin e tempullit. 6 Mandej i tha: «Nëse je Bir i Hyut, hidhu poshtë. Asht e shkrueme:
Do të urdhnojë për ty engjëjt e vet
e do të të mbartin ne duer, ,
që kamba jote të mos hasë në gur ».
7 Jezusi i tha: «Ash e shkrueme:
Mos e sprovo Zotin, Hyun tand! ».
8 Rishtas djalli e mori në një mal të naltë dhe i shfaqi të gjitha mbretnitë e botës me lavdinë e tyne. 9 E i tha: «Të gjitha këto do të t'i jap, nëse më adhuron me përkulje» 10 Atëherë Jezusi i tha: «Hiqu, Satan! Ash e shkrueme:
Zotin, Hyun tand adhuro
e vetëm atij shërbeji ».
11 Atëherë djalli e la dhe, ja, iu afruen engjëjt dhe i shërbenin.
Lajmi i mirë
12 Mbasi ndigjoi se Gjoni ishte dorzue, u mënjanue në Galile. 13 E la Nazaretin e u vendue në Kafarnum, pranë detit, në krahinën e Zabulonit e të Neftalimit, 14 që të plotësohej çka ishte thanë me anë të Isaisë profet:
15 Tokë e Zabuonit e tokë e Naftalimit,
udhës së detit matanë Jordanit
Galilea e kombeve,
16 populli që rrinte në errësinë
kundroi një dritë të madhe,
atyne që dirgjeshin
në vendin e hijen e vdekjes
u doli drita.
17 Qysh atëherë Jezusi nisi me predikue. Po thotë: «Pendohuni, se u afrue mbretnia e qiejve».
Thirrja e nxanëseve të parë
18 Tue shëtitë pranë detit të Galilesë, vrejti dy vëllazën, Simonin e quejtun Pjetër dhe Andrenë, vëllanë e tij, tue hjedhë rrjetat në det. Ishin peshkatarë. 19 U tha: «Ejani mbas meje e unë do t'ju baj peshkatarë njerëzish». 20 Ata i lanë fill rrjetat dhe e ndoqën. 21 Mbasi shkoi tej, vërejti dy vëllazën të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në lundër, me Zebedeun, atin e tyne, tue arnue rrjetat e veta, dhe i thirri. 22 Ata e lanë fill lundrën dhe atin e tyne dhe e ndoqën.
Takimi me turmat
23 Ai endej nëpër mbarë Galilenë, tue mësue nëpër sinagogat e tyne, tue kumtue ungjillin e mbretnisë e tue shërue çdo sëmundje e çdo ligësim në popull. 24 Atëherë i doli zani në mbarë Sirinë dhe i sollën të gjithë të lënguemit me sëmundje e mundime të ndryshme, të djallosunit, epileptikët e të paralizuemit dhe ai i shëronte. 25 Mbas tij shkonin turma të shumta prej Galilesë e Dekapojës, prej Jerusalemit e Judesë dhe prej matanë Jordanit.