Lëmosha
1 «Kujdes! Mos e kryeni drejtësinë tuej faqe njerëzve, me qëllim që ata t'ju vërejnë. Përndryshe nuk do të keni shpërblim prej Atit tuej që asht në qiej. 2 Prandaj, kur të japësh lëmoshë, mos i fryj borisë para vetes, sikurse bajnë dyfytyrëshat nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të lëvdohen prej njerëzve. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 3 Por ti, kur të japësh lëmoshë, mos ta dijë e majta çka ban e djathta, 4 që lëmosha jote të të metet në mshehtësi. E Ati yt, që shikon në mshehtësi, ka me ta kthye».
Lutja
5 «Kur të luteni, mos u bani si dyfytyrështat, të cilëve ua ka anda me u lutë më kambë nëpër sinagoga e nëpër udhëkryqet e shesheve, me dukë para njerëzve. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 6 Por ti, kur të lutesh, hyn në dhomën tande të mshehtë e, mbasi ta kesh ndrye derën tande, lutju Atit tand në mshehtësi. E Ati yt, që shikon në mshehtësi, do të të shpërblejë. 7 Por, kur të luteni, mos thoni fjalë të kota, si kombet. Ata pandehin se do të ndëgjohen prej fjalëve të tyne të shumta. 8 Mos u përngjani atyne. Aty juej e din për çka keni nevojë para se t'ia kërkoni. 9 Prandaj ju lutuni kështu:
Ati ynë, që je në qiej,
u shejtnoftë emni yt,
10 ardhtë mbrentia jote,
u baftë vullnesa jote,
si në qiell, edhe në tokë.
11 Bukën tonë të mbiqenësishme
na e jep sot.
12 Na i fal detyrimet tona,
sikurse edhe ne ua falim detyruesve tanë.
13 E mos na ven në sprovë,
por na liro nga i ligu.
14 Se, nëse ua falni njerëzve shkeljet e tyne, Ati juej qiellor do t'jua falë edhe juve. 15 Por, nëse nuk ua falni njerëzve, as Ati juej nuk du t'jua falë shkeljet tueja».
Njinesa
16 «Kur të njinoni, mos u ngrysni si dyfytyrëshat. Ata i ngërdheshin fytyrat për me u dukë para njerëzve se janë tue njinue. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 17 Por ti, kur të njinosh, lyeje kryet me voj e dlire fytyrën, 18 që të mos dukesh tue njinue para njerëzve, por para Atit tand në mshehtësi. E Ati yt, që sheh në mshehtësi, do të të shpërblejë».
Thesari në qiell
19 «Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku tenja e ndryshku brejnë e ku vjedhësit depërtojnë e vjedhin, 20 por mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja, as ndryshku nuk brejnë e ku vjedhësit nuk depërtojnë, as vjedhin. 21 Se, ku asht thysari yt, aty asht edhe zemra jote».
Drita e trupit
22 «Drita e trupit asht syni. Prandaj, po të jetë shëndosh syni yt, tanë trupi yt do të jetë i shndritun. 23 Por, po të jetë keq syni yt, tanë trupi yt do të jetë i errët. Atëherë, nëse drita që asht në ty asht terr, sa do të jetë errësina!».
Dy zotnitë
24 «Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotnive, se, ose njënin do ta urrejë e tjetrin do ta dojë, ose njënit do t'i përkushtohet e tjetrin do ta shpërfillë. Nuk mund t'i shërbeni Hyut e mamonës».
Ngushtimet e brengat
25 «Prandaj po ju them: mos u angështoni për jetesën tuej, se çka të hani e çka të pini. As për trupin tuej, se çka të vishni. A nuk asht jeta ma e randësishme se ushqimi e trupi se petku? 26 Vëreni zogjtë e qiellit, që nuk mbjellin, nuk korrin, nuk grumbullojnë nëpër qilarë e Ati juej qiellor i ushqen. A nuk vleni ju ma shumë e ata. 27 Kush prej jush, tue u angështue, mund t'i shtojë një pëllambë jetëgjatësisë së vet? 28 E për petkun, pse angëshshtoheni? Vrojtoni lilat e arës si rriten. Nuk mundohen, as thurin. 29 Por unë po ju them se as Solomoni në tanë lavdinë e vet nuk ishte mbështjellë si njëni prej tyne. 30 Nëse barin e arës, që sot asht e nesër hidhet në furrë, Hyu e stolis kështu, a nuk do të bajë shumë ma shumë për ju, besimpaktë? 31 Mos u angështoni, pra, tue thanë: "Çka të hamë?", apo: "Çka të pimë?", apo: "Çka të veshim?". 32 Të gjitha këto i kërkojnë kombet. Ati juej qiellor e din se keni nevojë për të gjitha këto. 33 Kërkoni ma parë mbretninë e Hyut e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë shtesë edhe të gjitha këto. 34 Mos u angështoni, pra, për të nesërmen, se e mesërmja angështohet vetë për veten».
KAPTINA VI.
1 Shikoni mos me bamë lëmoshënësë tuei përpara nierëzish, qi të shifeni prei atyneve, sepse ndë qoftë, nukë keni pagë prei Atit tuei, qi ashtë ndë qillt.
2 Kur të bajsh pra lëmoshënënë, mos vëshkëllojsh përpara teje, sikurse bajnë hipokritëtë ndëpër synagogat e ndëpër vromet, për me u lavduem prei nierëzish. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
3 Por ti kur të bajsh lëmoshënënë, le të mos e marri vesht e rrëmakta jote,
4 se qish ban e diathta jote, qi të jetë lëmoshëna jote pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ai ka me ta paguem mballa-faqe.
5 Edhe kur të falesh, mos ij porsi hipokritëtë, sepse ata duenë me u falunë tue ndeitunë ndëpër synagogat e ndëpër kantet e rrugavet, për me u dukunë te nierëzitë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
6 Por ti, kur të falesh, hynë ndë shtëpit tande, edhe mbyll derënë tande, e iu fal t’yt et qi ashtë pshefas, edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
7 Edhe kur të faleni, mos thoni fjalë të tepëra, porsi gjintarëtë, sepse ata kujtojnë se me fjalët e shumëta kanë me u ndëgjuem.
8 Mos u përgjani pra atyneve, sepse Ati juei e di se qish u lypsetë juve, para se të lypni prei ati.
9 Kështu pra faluni ju: Ati ynë qi je ndë qiell, u shenjtënoft’ emëni yt.
10 Arthtë mbëretënia jote. U baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
11 Bukënë t’onë të përditshëmen’ epna neve sot.
12 Edhe falna detyrëtë t’ona, sikurse edhe na u falim detorëvet t’anë.
13 Edhe mos na shtierë ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit, sepse jotëja ashtë mbëretënia, edhe fuqia, edhe lafti ndë jetë të jetëve . Amen.
14 Sepse ndë ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, ka me ua falun’ edhe juve Ati juei qiellori,
15 por ndë mos ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, as Ati juei s’ka me u falunë fajetë tueja.
16 Edhe kur të agjinoni, mos bahi të vranëtë porsi hipokritëtë, sepse ata prishinë faqet’ e veta, qi të dukenë te nierëzitë se agjinojnë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
17 Por ti, kur të agjinojsh, lyei kryetë tat, edhe lai faqet’ e tua,
18 qi të mos dukesh te nierëzitë se agjinon, por te yt Atë qi ashtë pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
19 Mos mbëlithni thesorë mbë dhet për ju, atie ku krymbi edhe ndryshku i prish, edhe atie ku viedhësitë gërmihin’ edhe viedhinë,
20 por mbëlithni thesore ndë qiell për ju, atie ku s’i prish as krymbi as ndryshku, edhe atie ku viedhësitë nukë gërmihinë, as viedhinë.
21 Sepse ku të jetë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei.
22 Drit’ e korpit ashtë syni, ndë qoftë pra syni yt i këthiellëtë, gjithë korpi yt ka me qenun’ i ndritshim,
23 por ndë qoftë syni yt i keq, gjithë korpi yt ka me qenun’ i errëtë; ndë qoftë pra se drita qi gjindetë mbë tyi, asht’ errësinë, errësina sa e madhe ka me qenunë ?
24 Kurkushi s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë do ta ketë mëni, edhe tietërinë do ta detë; a njianit ka me i shkuem mbrapa, edhe tietërit ka me i këthyem shpinënë; nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë, edhe mammonait.
25 Prandai po u thom juve: Mos kini gaile për jetënë tuei, qish të hani, e qish të pini; as për korpinë tuei, qish të vishni. A nuk’ ashtë jeta ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë?
26 Veni ore shpendët’ e qiellit, se nukë mbiellin’, as nukë korrin’, as nukë mbëledhinë ndë grunarë, edhe Ati juei qiellori i ushqen. A nukë dani ju ma tepërë se ata?
27 Por cilli prei jush, tue pasunë gaile, mundetë me shtuem nji kut ndë shtat të vet?
28 Edhe ç’gaile keni për të veshunit? Veni ore zambakët’ e arësë si rritenë, qi nukë mundohen’, as nukë dredhinë,
29 por u thom juve, se as Solomoni, me gjithë laftin’ e vet, nukë qe veshunë porsi nji prei kësosh.
30 Por ndë qoftë se barin’ e arësë, qi sot ashtë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, a nukë ka me veshunë juve shumë ma tepër’, o besë-pakë?
31 Mos kini gaile pra, tue thanë: Qish të hamë, a qish të pimë, a qish të veshimë?
32 Sepse gjithë këto i lypinë kombetë, sepse Ati juei, qiellori, e di se keni nevojë për gjithë këto.
33 Por lypni ma përpara mbëretënin’ e Perëndisë, edhe dreitënin’ e ati, edhe këto të gjitha do t’u shtohenë juve.
34 Mos kini gaile pra për të nesërmenë; sepse e nesërmeja ka me pasunë gaile për punët e veta. Miaft ashtë mbë ditën’ e keqeja.