Profeci për shkatërrimin e tempullit
1 Kur Jezusi doli nga tempulli e po largohej, u afruen nxanësit e i treguen ngrehinat e tempullit. 2 Ai u tha: «I shihni të gjitha këto? Vërtet po ju them: nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Fillimi i fundit
3 Kur rinte ulun në Malin e Ullijve, iu afruen nxanësit e i thanë, më vete: «Na thuej, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja e pranisë sate dhe e sosjes së botës?». 4 Jezusi u tha: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush, 5 se shumë do të vijnë në emnin tim tue thanë: "Unë jam Krishti" e do të mashtrojnë shumë vetë. 6 Keni me ndigjue luftna e tinguj luftnash. Ruej se tronditeni. Duhet të ndodhë, por nuk asht ende fundi. 7 Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie dhe do të të ketë zi buke e tërmete vende-vende, 8 por këto do të jenë fillimi mundimeve. 9 Do t'ju fusin në trishtim, do t'ju vrasin e do të jeni të urryem prej të gjitha kombeve për shkak të emnit tim. 10 Atëherë shumë vetë do të birren, do të dorëzojnë e do të urrejnë njeni-tjetrin. 11 Do të ngrihen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë vetë. 12 Për shkak të shtimit të mbrapshtisë, do të firojë dashnia e shumëve. 13 Por, kush duron deri në fund, ai do të shpëtohet. 14 Ky ungjill i mbretnisë do të kumtohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet. E, atëherë, do të jetë fundi».
Shkretimi i madh
15 «Kur të shihni pështjellimin e shkretimit, që qe thanë prej Danielit profet, tue ndejtë në vendin e shenjtë - kush lexon, ta kuptojë - 16 atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet. 17 Kush të jetë mbi pullaz, të mos zbresë me marrë gja nga shtëpia e vet! 18 Kush të jetë në arë, të mos kthehet me marrë zhgunin! 19 Mjerë shtatzanat lehonat në ato ditë! 20 Lutuni të mos ndodhë në dimën apo të shtunën arratia juej. 21 Atëherë do të ndodhë një pikëllim aq i madh, sa nuk asht pa nga fillimi i botës e deri tani dhe nuk do të ndodhë ma. 22 Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte kush. Por, për hir të të zgjedhunve, ato ditë do të shkurtohen.
23 Atëherë, nëse dikush ju thotë: "Ja, këtu, Krishti!", ose: "Këtu!", mos besoni. 24 Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja të mëdha e mrekulli, saqë, po të jetë e mundun, do të mashtrojnë edhe të zgjedhunit. 25 Ja, unë ju paralajmërova. 26 Nëse ju thonë: "Ja, asht në shkretinë!", mos dilni. "Ja, asht në dhomën e mshehtë!", mos besoni. 27 Porsi vetima, që del prej lindjes e vezullon deri në perëndim, e tillë do të jetë prania e Birit të njeriut. 28 Ku ka kufomë, aty mblidhen orrlat».
Ardhja e Birit të njeriut
29 «Menjeherë mbas pikëllimit të atyne ditëve,
dielli do të erret
e hana nuk do të lëshojë rreze.
Yjet do të rrëzohen nga qielli
e fuqitë qiellore do të tranden.
30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut e atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës e do të shohin Birin e njeriut, tue ardhë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. 31 Do t'i dërgojë engjëjt e tij me bori të madhe e do t'i mblëedhin të zgjedhunit e tij nga të katër ernat, prej një skaji të qiellit në tjetrin».
Shëmbëlltyra e fikut
32 «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Kur i njomet dega e qet gjethe, e dini se po afrohet vera. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto, dijeni se asht afër, te dera. 34 Vërtet po ju them se nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha këto. 35 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e mshehtë
36 «Për atë ditë e atë orë, askush përveç Atit nuk ka dijeni, as engjëjt e qiejve, as Biri. 37 Porsi koha e Noehut, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 38 Sikurse gjatë atyne ditëve, përpara përmbytjes, hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyni në arkë, 39 e nuk dinin gja, derisa ia behu përmbytja e i shoi, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 40 Atëherë, dy vetë do të jenë në arë. Njen do të merret dhe tjetri do të lihet. 41 Dy veta do të bluejnë në mulli. Njena do të merret e tjetra do të lihet. 42 Prandaj, rrini zgjuet, se nuk e dini në cilën ditë vjen Zoti juej. 43 Merreni vesh këtë: Po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilin rend vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuet e nuk do të linte t'i thyhej shtëpia. 44 Prandaj edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në orën që nuk e mendoni».
Shërbëtori besnik dhe ai i mbrapshtë
45 «Cili, pra, asht ai shërbëtor besnik e i urtë, të cilin i zoti e ka caktue në krye të shërbëtorëve të tjerë, me u dhanë ushqimin në kohën e duhun? 46 Lum ai shërbëtor të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu 47 Vërtet po ju them se do ta caktojë mbi krejt plangun e vet. 48 Por, nëse shërbëtori i lig thotë në yemrën e vet: "Zotnia im vonohet" 49 e fillon me rrahë shërbëtorët e tjerë dhe han e pin me të dehunit, 50 i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret, në orën që ai nuk e din, 51 do ta dënojë ashpër dhe do t'i japë për hise me ndejtë me dyfytyrëshat. Aty do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhambësh».
KAPTINA XXIV.
1 Edhe Iesui duel, e iku prei tempullit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë për me i diftuem ndërtesat’ e tempullit.
2 Por Iesui u tha atyneve: Nukë shifni gjithë këto? Për të vërtet po u thom juve, se s’ka me mbetunë këtu gur mbi gur qi të mos rrenohetë.
3 Edhe ai tue ndenjunë mbi Mal’ të Ullivet, dishepujt’ iu afruenë mbë-nj-anë, tue thanë: Na thuei, kurë kanë me u bamë këto? Edhe cilli ashtë shenji i të ardhunit tand, edhe të mbaruemit’ e jetësë?
4 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shikoni mos u gënjejë juve kushi.
5 Sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam Krishti; edhe kanë me gënjyem shumë vetë .
6 Edhe keni me ndëgjuem luftëna, edhe zana luftënash; shikoni mos frikohi, sepse të gjitha këto duhenë me u bamë, por e mbrapmeja edhe s’ashtë.
7 Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie; edhe kanë me qenë zina, e sëmundëje, e tërmetëna vend mbë vend.
8 Por gjithë këto janë të filluem të dhimptunash.
9 Atëherë kanë me u dhanë juve ndër duer për shtrëngim, edhe kanë me u vramë juve; edhe keni me u marrë mëni prei gjithë kombesh për emëninë t’em.
10 Edhe atëherë kanë me u shkandalizuem shumë vetë , edhe kanë me dhanë ndër duer njiani tietrinë, edhe kanë me marrë mëni njiani tietrinë.
11 Edhe shumë profet-rrenësa kanë me u çuem, edhe kanë me gënjyem shumë vetë.
12 Edhe mbassi të shumohetë paligjënia, dashunia e të shumëvet ka me u ftofunë.
13 Por kush të durojë deri së mbrapmi, kyi ka me shpëtuem.
14 Edhe kyi ungjilli i mbëretënisë ka me u predikuem ndëpër gjithë botënë, për dëshmi mbë kombet; edhe atëherë ka me ardhun’ e mbrapmeja.
15 Kur të shifni pra “të ndytët’ e shkretisë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjunë ndë vend të shenjtënuem (ai qi këndon, le ta marri vesht),
16 atëherë ata qi janë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet;
17 kush të jetë mbi kulmit, le të mos sdrypi me marrë gja prei shtëpisë vet;
18 edhe kush të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkat’ e veta.
19 Edhe mjer ato qi janë të mbarsëme, e ato qi kanë foshnje për gji nd’ato ditt!
20 Edhe fali mos me u bam’ e ikmeja juei ndë dimënë, as për të shëtunë,
21 sepse atëherë ka me qenë shtrëngim i math, qi aso faret nuk’ ashtë bamë çë kurë se ashtë zanë fillë bota deri tashti, as ka me u bamë.
22 Edhe ndë mos shkurtoheshin’ ato ditt, s’kishte me shpëtuem as ndonji korp, por ato ditt kanë me u shkurtuem për të sgjedhunit.
23 Atëherë ndë u thashtë juve kushi: Qe ku ashtë këtu Krishti, a aty, mos zini besë.
24 Sepse kanë me u çuem Krisht-rrënësa, e profet-rrenësa, edhe kanë me diftuem shenje të mëdha, edhe mërekullia; kaqi sa me gënjyem edhe të sgjedhunitë, ndë qoftë se mundetë.
25 Qe tek u thashë juve ma përpara.
26 Ndë u thançinë juve pra: Qe ku ashtë ndë shkreti, mos dilni. Qe ndë dhomatë, - mos zini besë.
27 Sepse sikurse vetima del prei së lemit diellit , edhe duketë mbë të perënduemit, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
28 Sepse kudo me qenë stërvina, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
29 Edhe përnjiherë mbas shtrëngimit atyne ditve, dielli ka me u errunë, edhe hana s’ka me dhanë të shëndritunit’ e vet, edhe yjtë kanë me ranë prei qiellit, edhe fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë;
30 edhe atëherë ka me u dukunë shenji të birit nieriut ndë qiell; edhe atëherë gjithë farat’ e dheut kanë me bamë vaje, edhe kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë përmbi ret’ e qiellit me fuqi, e me laft shumë.
31 Edhe ka me dërguem engjujt’ e vet me buri qi nxier za të math, edhe kanë me mbëledhunë të sgjedhunit’ e ati prei së katër erënash, prei anësh qillvet deri prei të tierash anësh atyne.
32 Edhe merrni vesht parabullënë prei drusë fikut: Kur të bahetë tashti dega e asai e butë, edhe të nxierri gjethetë, ta dini se të korrët’ ashtë ngjat;
33 kështu edhe ju, kur të shifni gjithë këto, ta dini se ashtë ngjat ndër dyer.
34 Për të vërtet po u thom juve: Kyi bres s’ka me shkuem, deri sa të bahenë këto të gjitha.
35 Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem.
36 Edhe për ate ditë, e ate orë kurkush s’e di, as engjujt’ e qillvet, veç em Atë vetëmë.
37 Edhe sikurse ishinë ditt’ e Noesë, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
38 Sepse sikurse ishinë nierëzitë nd’ato ditt përpara përmbytëjesë tue ngran’ e tue pimë, tue martuem e tue u martuem, deri mb’ate ditë qi hyni Noeja ndë arkë.
39 Edhe s’e ngjofnë, deri sa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut.
40 Atëherë dy vetë kanë me qenë nd’arë; njiani merretë, edhe tietri lehetë.
41 Dy veta kanë me blueitunë ndë mulli; njiana merretë, edhe tietra lehetë.
42 Rrini qutë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien zoti juei.
43 Por këte e merrni vesht, se ndë e dinte i zoti shtëpisë mbë çfarë kohëje të natësë vien viedhësi, kishte me ndenjunë qutë,
44 edhe s’kishte me lanë me u shpuem shtëpia e vet. Përandai edhe ju bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’atë orë qi nuk’ ua pret juve mendia.
45 Vallë cilli asht’ ai shërbëtuer besëtar, edhe i mençim, të cillin’ i zoti e vu përmbi punëtorët e vet, për me u dhan’ atyneve ushqiminë ndë kohë?
46 Lum ai shërbëtuer, kur të vijë i zoti, ta gjejë tue bamë kështu.
47 Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë përmbi gjithë gjan’ e vet.
48 Edhe ai shërbëtori keq ndë thashtë ndë zemërë të vet: Em zot vonohetë me ardhunë,
49 edhe fillon me rrafunë shërbëtorëtë shokët’ e vet, edhe me ngran’ e me pimë bashkë me të deitunit;
50 i zoti ati shërbëtorit ka me ardhunë mb’atë ditë qi s’e pret, edhe mb’atë orë qi s’e di;
51 edhe ka me e damë mbë-nj’-anë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me hipokritënat; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.