Ponëtorët e vreshtit
1 «Mbretnia e qiejve i ngjan një kryeshtëpiaku, i cili doli në nadje herët, me lidhë punëtorë me rrogë për vreshtin e vet. 2 Kur u pajtue me punëtorët për një denar në ditë, i çoi në vreshtin e vet. 3 Doli rreth orës së tretë dhe pa do të tjerë të papunë, tue qëndrue te tregu. 4 U tha: "Shkoni edhe ju në vresht dhe, çka asht e drejtë, kam me jua dhanë". 5 E ata shkuen. Rishtas, doli në orën e gjashtë e nantë e veproi njësoj. 6 Doli edhe rreth orës së njëmbëdhjetë dhe gjeti do të tjerë, tue ndejtë. E u tha: "Pse rrini këtu tanë ditën pa punë?". 7 I thanë: "Se askush nuk na ka lidhë rrogë". Ai u tha: "Shkoni edhe ju ne vresht". 8 Kur ra mbramja, i zoti i vreshtësi i tha mbikëqyrësit të vet: "Thirri punëtorët e jepu rrogën, tue fullue nga i fundit deri te i pari". 9 Erdhën ata të rreth orës së njëmbëdhjetë e morën nga një denar. 10 Kur erdhën të parët, kujtuen se do të merrnin ma shumë, por edhe ata morën nga një denar. 11 Tue e marrë, ankoheshin ndaj kryeshtëpiakut, 12 tue thanë: "Këta të fundit banë një orë e ti i bane njësoj me ne, që bajtëm barrën e ditës e vapën". 13 Por ai iu përgjigj njënit porej tyne e tha: "Shok, nuk po të baj padrejtësi. A nuk u pajtove me mue për një denar? 14 Merr gjanë tande e shko. Se unë deshiroj me i dhanë këtij të fundit sa edhe ty. 15 A nuk më lejohet me ba me gjanat e mia çka të due? Apo të lakmon syni, se unë jam i mirë?
16 Kështu, të fundit do të jenë të parët e të parët, të fundit».
Paralajmërimi i tretë i pashkëve
17 Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, mori të dymëdhjetë nxanësit më vete dhe udhës u tha: 18 «Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftënve e shkrestarëve. Ata do ta dënojnë me dvekje, 19 do t'ua dorëzojnë paganëve, për me e shpotitë, me e fshikullue dhe me e kryqëzue. Të tretën ditë ai do të ngjallet».
20 Atëherë iu afrue nana e bijve të Zbedeut me bijtë e saj, u përkul dhe i lypi diçka. 21 Ai i tha: «Çka dëshiron?». Ia ktheu: «Që, në mbretninë tande, këta dy djemtë e mi të ulen njëni në të djathtën e tjetri në të majtën tande». 22 Por Jezusi iu përgjigj e i tha: «Nuk dini çka lypni. A mundeni me e pi kelkun që unë do të pi?». I thonë: «Mundemi». 23 Ai u thotë: «Kupën time, njëmend, do ta pini, por me u ulë në të djathtën time e në të majtën, nuk me takon mue me e caktue, por u takojmnë atyne për të cilët asht përgatitë prej Atit tim». 24 Kur të dhjetët ndigjuen, u zemruen me dy vëllaznit. 25 Por Jezusi i thirri pranë e u tha: «E dini se prijësit e kombeve sillen si sundimtarë mbi ta e të mëdhejtë e tyne sillen si pushtetarë. 26 Jo kështu ndër ju! Por, kush dëshiron me u ba i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juej 27 dhe, kiush ndër ju dëshiron me qenë i pari, të jetë skllavi juej. 28 Sikurse Biri i njeriut nuk erdhi me u shërbye, por me shërbye e me dhanë jetën e vet, në këmbim të të shumëve».
Jezusi shëron dy të verbtë
29 Kur po largoheshin nga Jerikoni, po e ndiqte një turmë e madhe. 30 Dy të verbtë, ulun anë rrugës, kur ndigjuen se po kalonte Jezusi, gërthitën tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!». 31 Turma iu akërrye, që të pranin, por ata gërthitën edhe ma shumë, tue thanë: «Na përdëlle, o Zot, Bir i Davidit!». 32 Jezusi qëndroi, u bani za e tha: «Çka doni të baj për ju?». 33 I thanë: «Zot, të na çelen sytë!». 34 I mallëngjyem, Jezusit u preku sytë e menjëherë panë rishtas e shkuen mbas tij.
KAPTINA XX.
1 Sepse mbretënia e qillvet përgjan me nji nieri zot shtëpie, i cilli duel heret me nadie me zanë punëtorë për veshtin’ e vet.
2 Edhe si bani fjalë me punëtorët ka nji dinar ndë ditët, i dërgoi ndë vesht të vet.
3 Mbasandai si duel mbë tri orë, pa të tierë tue ndenjunë pa punë ndë tregt;
4 u tha edhe atyneve: Shkoni edhe ju ndë vesht, edhe kam me u dhanë juve qish të jetë me udhë. Edhe ata shkuenë.
5 Përsëri duel mbë gjashtë, edhe mbë nand’orë, edhe bani ashtu.
6 Edhe si duel mbë nji-mbë-dhet’ orë, gjeti të tierë tue ndenjunë pa punë, u thot’ edhe atyneve: Përse keni ndenjunë këtu gjithë ditënë pa punë?
7 I thonë: Sepse kurkushi s’na ka zanë. U thot’ atyneve: Shkoni edhe ju ndë vesht, edhe keni me marrë qish të jetë me udhë.
8 Edhe si u ngrys, i zot’ i veshtit i thotë kujdestarit vet: Thirrë punëtorëtë, edhe laiu pagënë, tue zanë fillë prei së mbrapmish, deri mbë të parët.
9 Edhe erthnë ata qi ishinë zanë ndë nji-mbë-dhet’ orë, e muernë ka nji dinar.
10 Edhe kur erthnë të parëtë, kujtuenë se kanë me marrë ma shumë, por edhe ata muernë ka nji dinar.
11 Edhe si muernë, murmuruenë kundrë të zotit shtëpisë,
12 thue thanë se: Këta të mbrapmitë banë nji orë, edhe i banë si nji-nji me ne qi bartëm të randën’ e ditësë, edhe vapënë.
13 Por ai u përgjeq, e i tha njanit prei atyneve: Mik, nukë të baj keq; nukë bane fjalë me mue ka nji dinar?
14 Merr tandinë, edhe ikë, edhe kam me i dhanë këti të mbrapmit sikurse edhe tyi.
15 Apor s’mundem unë me banë qish të demi ndë gja t’eme? Apor syni yt asht’ i keq, sepse unë jam i mirë?
16 Kështu kanë me qenë të mbrapmitë të parë, edhe të parëtë të mbrapëm, sepse shumë vete janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë.
17 Edhe Iesui tue hipunë ndë Ierusalem, muer me vetëhe të dy-mbë-dhetë dishepujtë mbë-nj’-anë mb’udhë, edhe u tha atyneve:
18 Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer të Krye-priftënavet, edhe të Shkruisavet, edhe kanë me e gjukuem për vdekë;
19 edhe kanë me e dhanë ndër duer të kombevet për me e qeshun, e me e rrafunë ndë felak, e me e kryqëzuem, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë.
20 Atëherë i erdhi përanë e ama të bijvet Zebedeut bashkë me të bijt’ e vet, tue adhuruem, e tue lypunë nji gja prei ati.
21 Edhe ai i tha: Qish do? Ajo i thotë: Thuei me ndenjunë këta të dy bijt’ e mi, nji prei së diathtësë s’ate, edhe nji prei së rrëmaktësë, ndë mbretënit tande.
22 Por Iesui u përgjeq, e tha: Nukë dini se qish lypni - mundeni me pimë potirinë qi kam me pimë unë, edhe me u pagëzuem me pagëziminë qi kam me u pagëzuem unë? Ata i thonë: Mundena.
23 Edhe ai u thot’ atyneve: Potirinë t’em keni me e pimë, edhe me pagëziminë qi pagëzohem unë, keni me u pagëzuem, por me ndenjunë prei së diathtësë s’eme edhe prei së rrëmaktësë s’eme, nuk’ ashtë puna eme me e dhanë, por ka me u dhanë atyneve qi ashtë bamë gati për ata prei t’im et.
24 Edhe të dhetëtë kur ndëgjuenë, u zemëruenë për ata dy vëllazënit.
25 Por Iesui i thirri, e tha: E dini se të parët’ e kombevet pushtojn’ ata, edhe të mëdhejt’ urdhënojn’ ata.
26 Por kështu s’ka me qenë ndër ju, por kush të detë me u bam’ i math ndër ju, le të jetë shërbëtori juei.
27 Edhe kush të detë me qen’ i parë ndër ju, le të jetë shërbëtori juei.
28 Sikurse i bir’ i nieriut nuk’erdhi me u shërbyem, por me shërbyem, edhe me dhanë jetën’ e vet shpërblim për shumë vetë .
29 Edhe ata tue dalë prei Ierihosë, e muernë nbrapa shumë gjindëje.
30 Edhe qe dy të verbëtë tue ndenjunë mb’udhë, kur ndëgjuenë se po shkonte Iesui, bërtitnë, tue thanë: Përdëlle-na, o Zot, i bir’ i Davidit.
31 Edhe gjindëja i qirtoi mos me pëzaitunë, por ata bërtitshinë ma fort, tue thanë: Përdëllena, o Zot, i bir i Davidit.
32 Edhe Iesui ndenji, e i thërriti, edhe tha: Qish doni t’u baj juve?
33 Ata i thonë: Zot, të na çilenë sytë t’anë.
34 Edhe Iesui, si iu dhimpt, preku syt’ e atyneve; edhe syt’ e atyneve përnjiherë panë përsëri, edhe e muernë mbrapa.