E shtuna
1 Në atë kohë Jezusi përshkoi një të shtunë një hamalle gruni. Nxanësit e tij u ujtuen e filluen me këputë kallijtë e me hangër. 2 Por, tue pa këtë gja, farisejtë i thanë: «Ja, nxanësit e tu bajnë çka nuk lejohet me ba të shtunën». 3 Ai u tha: «A nuk e keni lexue çka bani Davidi kur pati uri, bashkë me ata që kishte me vete? 4 Si hyni në shtëpinë e Hyut dhe hangri bukët e kushtimit, që nuk i lejohej t'i hante as ai, as ata që kishte me vete, por vetëm priftënt? 5 Apo, nuk e keni lexue në ligj, se, të shtunën, priftënt në tempull e përdhosin të shtunën e janë të pafajshëm? 6 Megjithatë, unë po ju them se këtu asht diçka ma e madhe se tempulli. 7 Por, po ta dinit çka don me thanë përdëllimin dëshiroj e jo flinë , nuk do t'i kishit dënue të pafajshmit. 8 Zot i të shtunës asht biri i njeriut».
Shërimi i të paralizuemit
9 U shkëput prej andej dhe hyni në sinagogën e tyne. 10 E, ja, një me një dorë të thame. Atëherë e pyetën e i thanë: «A lejohet të shtunën me shërue?», që ta paditnin. 11 Por ai iu përgjigj: «Cili do të ishte ai njeri, nga ju, që, po të kishte një dele e po t'i binte kjo në pus, të shtunën, nuk do ta kapte e ta ngrente? 12 Por, sa vlen një njeri kundrejt deles! Prandaj lejohet me veprue bukur të shtunën». 13 Mandej i tha njeriut: «Shtrije dorën tande!». Ai e shtriu dhe iu përtëri, e shëndoshë si tjetra. 14 Por farisejtë dolën jashtë e morën vendimin kundër tij, për me e vra.
Jezusi, shërbëtori i Hyut
15 Kur Jezusi e mori vesh, u largue prej aty. Shumë turma shkuen mbas tij dhe ai i shëroi të gjithë ata 16 dhe i urdhnoi të mos njoftonin kënd për të, 17 që të plotësohej çka qe thanë prej Isaisë profet:
18 Ja shërbëroti im,
që e zgjodha,
i dashtuni im,
që ma ka kënaqë shpirtin.
Do të vej shpirtin tim mbi të
e gjykimin kombeve do t'ua shpallë.
19 Nuk do të grindet,
as do të bërtasë,
nuk do ta ndiejë kush në sheshe
zanin e tij.
20 Kallamin e lakuem nuk do ta thyejë
e fitilin tymues nuk do ta shkimë
derisa ta nxjerrë gjykimin me fitore
e kombet në të do të shpresojnë. 21
Jezusi dhe Beelzebuli
22 Atëherë i sollën një të djallosun të verbët e memec dhe ai e shëroi memecin, kështuqë memeci mundte me folë e me pa. 23 Mbarë turmat mahniteshin e thoshin: «A mos asht ky biri i Davidit?». 24 Farisejtë, kur morën vesh, thanë: «Ky nuk i dëbon djajtë, veçse falë Beelzebulit, prijësit të djajve».
25 Por, tue i ditë mendimet e tyne, ai u tha: «Çdo mbretni, e ndame ndër vete, shkretohet dhe asnjë qytet apo shtëpi, e ndame ndër vete, nuk do të qëndrojë. 26 Prandaj, nëse Satani nxjerr Satanin, asht nda kundër vetes. Si do të qëndrojë, pra, mbretnia e tij? 27 Nëse unë i nxjerr djajtë falë Beelzebulit, po bijtë tuej, falë të kujt i nxjerrin? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuej. 28 Por, nëse unë i nxjerr djajtë falë Shpirtit të Hyut, atëherë ka mbërritë te ju mbretnia e Hyut. 29 Ose, si mundet me hy dikush në shtëpinë e të fortit e me i rrëmbye plaçkat, nëse nuk e ka lidhë ma parë të fortin? Atëherë mundet me ia plaçkitë shtëpinë.
30 Kus nuk asht me mue, asht kundër meje dhe, kush nuk mbledh me mue, shpërndan. 31 Prandaj po ju them, çdo mëkat e blasfemi do t'u falet njerëzve, por blasfemia kundër Shpirtit të Shenjtë nuk ka me u falë. 32 Kush flet ndonjë fjalë kundër birit të njeriut, do t'i falet, por kush flet kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk do t'i falet as në këtë kohë, as në të ardhmen».
Pema dhe frytet
33 «Ose e bani pemën të kandshme e fryti i saj asht i kandshëm, ose e bani pemën të çartun e fryti i saj asht i çartun. Se prej frytit njihet pema. 34 Pjellë shlligash! Si mundni me folë gjana të mira, tue qenë të ligj. Goja flet çka gufon nga zemra. 35 Njeriu i mirë, nga thesari i mirë, nxjerr të mira, ndërsa njeriu i lig, nga thesari i lig, nxjerr ligësi. 36 Por, unë po ju them se çdo fjalë e kotë që thonë njerëzit, për atë fjalë do të përgjigjen në ditën e gjyqit. 37 Se prej fjales sate do të shfajësohesh e prej fjalës sate do të dënohesh».
Shenja e Jonës
38 Atëherë disa prej shkresarëve morën fjalën e i thanë: «Mësues, duem me pa një shenjtë prej teje». 39 Por ai përgjigj e u tha: «Një brezni e ligë dhe besëthyeme kërkon një shenjë, por farë shenje nuk do t'i jepet, përveç shenjës së Jonës profet. 40 Sikurse ndejti Jona në barkun e viganit ujor tri ditë e tri netë , ashtu do të rrijë biri i njeriut në zemrën e tokës tri ditë e tri netë. 41 Burrat e Ninivës do të ngrihen në gjyq me këtë brez e do ta dënojnë, sepse ata u penduen falë kumtit të Jonës. Dhe, ja, ma shumë se Jona asht këtu. 42 Mbretnesha e jugut do të ngrihet në gjyq me këtë brez e do ta dënojë, se ajo erdhi prej skajeve të dheut, me ndie urtinë e Solomonit. Dhe, ja, ma shumë se Solomoni asht këtu».
Kthimi i shpirtit të papastër
43 «Kur shpirti i papastër del nga njeriu, endet nëpër vende të zhurituna, tue kërkue një vendpushim, por nuk e gjen. 44 Atëherë thotë: "Do të kthehem te shtëpia ime, prej ku dola". Dhe, kur vjen, e gjen të lirueme, të dlirun e të stolisun. 45 Mandej shkon e merr me vete shtatë shpirtna të tjerë ma të mbrapshtë se veten dhe hyjnë e zajnë vend aty. E fundja e atij njeriu bahet ma e keqe se fillimi. Kështu do të ndodhë edhe me këtë brezni të mbrapshtë».
Gjinia e Jezusit
46 Ndërsa po u fliste turmave, ja, nana dhe vëllaznit e tij qëndronin përjashta, tue u orvatë me i folë. 47 Dikush i tha: «Ja, nana jote e vëllaznit e tu qëndrojnë përjashta, tue u orvatë me të folë». 48 Por ai ua ktheu e tha: «Kush asht nana ime e kush janë vëllaznit e mi?». 49 Dhe zgjati dorën përmbi nxanësit e vet e tha: «Ja nana ime e vëllaznit e mi. 50 Se, kushdo që kryen vullnetin e Atit tim, që asht në qiell, ai më asht vëlla e motër e nanë».
KAPTINA XII.
1 Nd’atë kohë Iesui voiti ndëpër të mbielluna për ditë të shëtunash; edhe dishepujvet vet u erdhi uni, edhe filluenë me shkoqunë kallëza, e me ngranë.
2 Edhe Fariseitë kur panë, i thanë: Qe dishepujt’ e tu te bajn’ ate qi s’asht e udhësë me bamë për të shëtunë.
3 Por Iesui u tha atyneve: S’keni kënduem qish bani Davidi, kur i erdhi uni ati, edhe atyneve qi ishinë bashkë me atë.
4 Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë, edhe hangër bukët’ e paravumëjesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngran’ ai, as ata qi ishinë bashkë me atë, por priftënitë vetëmë?
5 Apor s’keni kënduem ndë ligjë, se për ditë të shëtunash priftënitë përlyejnë të shëtunënë ndë tempull, edhe janë të pafaj?
6 Edhe po u thom juve, se këtu ashtë nji ma i math se tempulli.
7 Edhe ndë e kishitë ditunë qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, s’kishitë me i bamë fajtorë të pafajtë.
8 Sepse i bir’ i nieriu asht’ i zoti edhe të shëtunësë.
9 Edhe si sdrypi prei andej, erdhi ndë synagogët t’atyne.
10 Edhe qe tek ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë. Edhe e pyetnë, e thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtuna? Për me e përfolunë.
11 Edhe ai u tha atyneve: Cilli nieri prei jush ka me qen’ ai, qi të ketë nji dele, edhe ndë raftë këjo ndë gropë për ditë të shëtunash, s’ka me e kapun’, e me e ngritunë?
12 Sa ma tepërë pra dan nieriu prei delesë? Përandai asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna.
13 Atëherë i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Edhe ai e shtrini, edhe u ba e shëndoshë porsi tietra.
14 Por Fariseitë duelnë, e banë këshille kundrë ati për me e prishunë.
15 Por Iesui kur e muer vesht, iku prei andej, edhe i voitnë mbrapa shumë gjindëje, edhe i shëndoshi të gjithë;
16 edhe i porositi shtrëngueshim mos me e diftuem,
17 qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte:
18 “Qe shërbëtori em, qi sgjodha; i dashuni em, qi e pëlqeu shpirti em; kam me vumë Shpirtinë t’em mbi atë, edhe ka me diftuem gjyq mbë kombet.
19 S’ka me bamë fjalë, as s’ka me bërtitunë; as s’ka me ndëgjuem kush zanin’ e ati ndëpër rrugat.
20 S’ka me shqyem kallam të thyem, edhe s’ka me shuem li të tymitunë, deri sa të bierë gjyqinë ndë mundëje.
21 Edhe kombetë kanë me shpëryem mb’emënit t’ati”.
22 Atëherë i prunë nji të diallosunë të verbëtë, edhe shurth, edhe e shëndoshi, kaqi sa i verbëti edhe shurdhi fliste edhe shifte.
23 Edhe gjithë gjindëja mërekulloheshin’ e thoshinë: Drujse mos ashtë kyi i bir’ i Davidit?
24 Por Fariseitë kur ndëgjuenë, thanë: Kyi nukë nxier djemënitë, veç me anë të Beelzebulit të parit djemënavet.
25 Edhe Iesui si ngjofi mendimet’ e atyneve, u tha atyneve: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe çdo qytet a shtëpi ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, s’ka me qindruem.
26 Edhe Satanai ndë nxierrtë Satananë, u da kundrë vetëvetëhesë; qysh ka me qindruem pra mbëretënia e ati?
27 Edhe unë ndë nxierrsha djemënitë me anë të Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenë gjyqtarëtë tuei.
28 Por ndë nxierrsha djemënitë me anë të Shpirtit Perëndisë, vall’ e mbërrini mbë ju mbëretënia e Perëndisë.
29 A si mundetë kushi me hymë ndë shtëpit të fortit, e me rrëmbyem enët’ e ati, ndë mos lithte ma përpara të fortinë? Edhe atëherë ka me rrëmbyem shtëpin’ e ati.
30 Ai qi nuk ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë meje; edhe ai qi nukë mbëleth bashkë me mue, shpërdan.
31 Përandai po u thom juve, se : Çdo faj e çdo vlasfimi do t’u ndëjehetë nierëzëvet, por vlasfimia kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’u ndëjehetë nierëzëvet.
32 Edhe ai qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, do t’i ndëjehetë, por ai qi të thotë kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’i ndëjehet’ as mbë këtë jetë, as mb’atë qi vien.
33 A bani drun’ e mirë, edhe pemën’ e asai të mirë; a bani drun’ e keqe, edhe pemën’ e asai të keqe, sepse druja njifetë prei pemësë.
34 Këlysh gjarpinjsh, qysh mundeni me folë të mira, tue qenë të këqij? Sepse goja flet prei së tepëruemit zemërësë.
35 Nieriu i mirë nxier të mira prei thesoresë mirë të zemërësë; edhe nieriu i keq nxier të këqia prei thesoresë keqe.
36 Edhe po u thom juve, se çdo fjalë qi s’lypsetë, ndë e folshinë nierëzitë, kanë me dhanë fjalë për atë ndë ditë të gjyqit.
37 Sepse prei fjalësh tua ke me dal i dreitë; edhe prei fjalësh tua ke me u dënuem.
38 Atëherë u përgjegjën disa prei Shkruisish e prei Fariseish, e thanë: Mieshtër dona me pamë nji shenjë prei teje.
39 Edhe ai u përgjeq, e u tha: Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me u dhanë, për-veç shenjit profetit Iona,
40 sepse sikurse Ionai qe ndë barkut të bishësë detit tri ditt e tri nett; kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenë ndë zemërët të dheut tri ditt e tri nett.
41 Burra Ninevitë kanë me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe kanë me e gjukuem për të keq, sepse u penduenë ndë predikimt të Ionait; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Ionai.
42 Mbëretënesha e anësë Mies-ditësë ka me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe ka me e gjukuem për të keq, sepse erdhi prei së mbaruemes’ anëvet dheut për me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Solomoni.
43 Shpirti i paqiruem kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende të thata pa ujë, tue kërkuem të praitunë, e nukë gjen.
44 Atëherë thotë: Le të këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola; edhe si vien, gjen ate shprazunë, e mpshimë, e stolisunë;
45 atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë shpirtëna të tierë ma të këqij se vetëvetëhenë, edhe hyjnë, e rrin’ atie; edhe të mbrampet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë. Kështu ka me qen’ edhe mbë këte bres të keq.
46 Edhe ai kur ishte por tue folë gjindëjesë, qe e ama edhe të vëllazënit’ e vet te po rrijshinë jashtë, e kërkojshinë me i folë.
47 Atëherë nji vetë i tha: Qe jot amë, edhe t’yt vëllazën te po rrinë jashtë, e kërkojnë me të folë.
48 Por ai u përgjeq, e i tha ati qi foli: Cilla asht’ ama eme, edhe cilltë janë vëllazënit’ e mi?
49 Edhe shtrini dorën’ e vet mbi dishepujt e vet, e tha: Qe ama eme, edhe vëllazënit’ e mi!
50 Sepse cilli të bajë dashunimin’ e t’im et qi ashtë ndë qillt, ai asht’ em vëlla, e motër, e amë.