Shërimi i një të paralizuemi
1 Ai hyni në lundër, kaloi matanë dhe shkoi në qytetin e vet. 2 Dhe, ja, po i sillnin një të paralizuem, të shtrimë në një vig. Jezusi vuni re besimin e tyne dhe i tha të paralizuemit: «Guxim, bir! Të janë falë mëkatet». 3 E, ja, disa prej shkruesve thanë me vete: «Ky po blasfemon».
4 Tue i njohtë mendimet e tynë, Jezusi tha: «Pse mendoni ligësina në zemrat tueja? 5 Çka asht ma e kolljashme, me thanë "Të janë falë mëkatet", apo "çohu dhe ec"? 6 Por, që ta dini se biri i njeriut e ka pushtetin me i falë mëkatet mbi dhe, atëherë i tha të paralizuemit: "Çohu, merre vigun e shko në shtëpinë tande"». 7 Dhe ai u çue e shkoi në shtëpinë e vet. 8 Turmat panë e u tutën. Mandej lëvduen Hyun, atë që u kishte dhanë një pushtet të tillë njerëzve.
Thirrja e Mateut
9 Tue kalue andej, Jezusi vërejti një njeri ndenjun në tagërtore, i cili quhej Mate. Atëherë i tha: «Më ndiq mue». Ai u ngrit dhe e ndoqi. 10 Kur ai ishte ulë në tryezë në shtëpi, ja, vinin shumë tagrambledhës e mëkatarë, që uleshin të tryezë me Jezusin e me nxanësit e tij. 11 Tue vërejtë këtë, farisejtë u thoshin nxanësve të tij: «Pse mësuesi juej han me tagrambledhësit e me mëkatarët?». 12 Por ai ndigjoi e tha: «Nuk kanë nevojë të shëndoshëtit për mjekun, por ata që kanë lëngata. 13 Shkoni e mësoni çka don me thanë: Mëshirën dëshiroj e jo blatimin . Nuk erdha me thirrë të drejtët, por mëkatarët».
Njinesa
14 Atëherë iu avitën nxanësit e Gjonit i thanë: «Pse ne e farisejtë njinojmë shumë, kurse nxanësit e tu nuk njinojnë?». 15 Jezusi u tha: «A munden me mbajtë zi dasmorët derisa dhandrri të jetë me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'u hiqet dhandrri e atëherë do të njinojnë. 16 Askush nuk qep një arnë pëlhure të re në një petk të vjetër, se arna e tij e tërheq petkun e grisja bahet ma e keqe. 17 Askush nuk qet venë të re në rrëshiqë të vjetër që të mos plasin rrëshiqët, se edhe vena derdhet, edhe rrëshiqët prishen. Por, venën e re e qesin në rrëshiqë të rij e ruhen të dyja bashkë».
Ngjallja e një vajze dhe shërimi i një grueje
18 Kur po u tregonte këto, erdhi një kryesues tue u përkulë para tij e tue thanë: «Bija ime sapo vdiq, por, eja e ven duert mbi të e do të jetojë». 19 Jezusi u çue dhe e ndoqi me nxanësit e vet. 20 Dhe, ja, një grue, që humbte gjak prej dymbëdhjetë vjetëve, iu afrue nga mbrapa dhe i preku kindin e zhgunit. 21 Ajo thoshte me vete: «Sikur vetëm t'i prek zhgunin, do të shpëtoj». 22 Jezusi u soll dhe, tue e pa, tha: «Guxim, bijë! Besimi yt të shpëtoi». E grueja shpëtoi që prej asaj here. 23 Kur Jezusi hyni në shtëpinë e kryesuesit dhe pa fyelltarët e turmën zhurmuese, 24 tha: «Largohuni, se vashëza nuk ka vdekë, por po flen». Ata e përqeshnin. 25 Kur u nxor turma, hyni, e mori për dore dhe vashëza u çue. 26 Kësaj ndodhie i doli zani në tanë ato troje.
Shlërimi i të verbtëve
27 Kur po kalonte prej andej, Jezusin e ndoqën dy të verbët, tue bërtitë: «Ki mëshirë për ne, biri i Davidit!». 28 Mbasi hynë në shtëpi, të verbëtit iu afruen e Jezusi u tha: «A besoni se mundem me e ba këtë?». I thanë: «Po, o Zot!». 29 Atëherë u preku sytë, tue thanë: «Ju ndodhtë simbas besimit tuej!». 30 Dhe atyne iu hapën sytë. Jezusi i urdhnoi rreptësisht: «Ruhuni, që të mos e dijë askush!» 31 Por ata dolën dhe e hapën kumtin në tanë ato troje.
Shërimi i shurdhmemecit
32 Por, kur ishin tue dalë, ja, i sollën një të pagojë të djallosun. 33 Kur u nxor djalli, i pagoji foli dhe turmat u mahnitën, tue thanë: «Diçka e tillë nuk asht shfaqë kurrë në Izrael». 34 Kurse farisejtë thoshin: «Në saje të kryetarit të djajve i nxjerr djajtë».
Të korrat janë të shumta
35 Jezusi i përshkoi të gjitha qytetet e fshatnat, tue mësue nëpër sinagogat e tyne, tue kumtue ungjillin e mbretnisë dhe tue shërue çdo sëmundje e çdo lëngatë. 36 Tue vërejtë turmat, pati dhembshuni për ta, se ishin të ngacmueme e të ligështueme, porsi delet që nuk kanë bari. 37 Atëherë u tha nxanësve të vet: «Të korrat janë të shumta, por punëtorët, të paktë. 38 Lutjuni, pra, të zotit të të korrave, të nxjerrë punëtorë në të korrat e veta».
Krie IX.
1 E po tše u‐ngjit te varka, škoi mbatân, e vate te χora e tîje .
2 E njô i súaltin pe rpara nje paralíte ke e rrîje i št n mbe štrat. E pâr Džesúi besse n e tire, i θa paralíte kut: B n ze me r, ti bîr, te nde ljenen me káte te t nte.
3 E njô tsa nde r Skribrat θân mbe vetχên: Kî malkón.
4 E pâr Džesúi nde r trût e tire, θa: Pse ju pe nsoni te ljiga te zé me rat túaje ?
5 Tš’ e št mê ljê te θúaš: Te nde ljenen me káte te t nte: o te θúaš: Ngreu, e ets?
6 E se te dini, se Biri njeríut kâ zotrîn mbi δên te nde ljenje me káte te , aχíera i θot paralíte kut: Ngreu, mirr štratin t nte , e ets te špia jote.
7 E po tše u‐ngre, vate te špia tîje .
8 Pâr kte prana gjinde t u‐marmarostin, e nderúan Te nzôn, tše jep kta te mundur njére zvet.
9 E škúar atéi Džesúi, pâ nje burr ulje t te bankuni i gabe ljotvet, tše θe χej Matê. E i θot: Eja pas meje. E ngré itur aí, vate pas atîje .
10 E kje se aí iš ulje t mbe tríes te špia, e njô šûm gabe ljotra e te me katrúam arδur, u‐úlje tin bašk me Džesúin, e δišípuljit e tîje .
11 E pâr Fariserat, i θân δišípulje vet tîje : Pse Δáskalji îje χâ me gabe ljotrat e me te me katrúamit?
12 E gjegjur kto Džesúi, θa atire: Jo atá tše rrîn mîr dúan jatrúan, po atá tše rrîn ljik.
13 Ju prana vatur me soni tše e št: Ljipisî dua, e jo sagrifitse . Pse ú n ng erδa te θe rrísia te dréitit, po te me katrúamit.
14 Aχíerna i kjasen atîje δišípuljit e Janjit, tue θ n: Pse na, e Fariserat, agje rónje mi šûm: e δišípuljit e tû n ng agje ronje n?
15 E i θa atire Džesúi: Mund kjânje n te biljt e špîs δẽ́ nde rrit pe r sâ δé nde rri e št me ta? Vĩnje n prana dite t kûr δẽ́ nde rri vién i ndziêrr ka atá: e aχíera kân t’ agjironje n.
16 Mosnjerî štie nj’ arre n petku te traše mbi nje te vešur te viéte r: pse te pióte t e atîje χeljkje te véšure n, e mé e maδe be χet ve ra.
17 Ne štíen vere n e rê nde rre šikjet te viéte r; se nde mós škjiren rre šikjet, e vera derδet, e rre šikjet biren. Po štíen vere n e rê nde rre šikje te rî, e njera e jetrit ruχen.
18 Si θôje aí kto šurbise atire, njô arδur nje krie e aδorare n, tue θ n: Zot, se bilja ime naní vdikje : po arδur ti, vê re dore n t nde mbi até , e ajó rron.
19 E ngré itur Džesúi, vate pas atîje , e bašk δišípuljit e tîje .
20 E njô nje grua, tše rriθ gjak ka dimbe δiét viét, kjasur prapa, i ngau poδên e te vésure s tîje .
21 Pse θôje mbe vetχên: Nde ngafša vetmiθ te véšure n e tîje , ú še ronem.
22 E po tše u‐prúar Džesúi, e pâ até , θa: B n ze me r, ti bîlje , bessa jote te še rói. E u‐še rúa grúaja tše nd’ at χêr.
23 E arδur Džesúi te špia kréit, e pâr atá tše bije n fiškétevet e gjinde e be je n θírre ma, i θot atire:
24 Mbjiδi: se váše za n ng vdikje , po fiê . E atá e kjéše je n.
25 Kûr prana gjíndia kje ndziêrre atéi, χíje tur aí, múar dore n e sâje . E váše za u‐ngre.
26 E ke jó e θ n vate nde r gjiθ atá katunde.
27 E si Džesúi u‐nise atêje , u‐vûn pas atîje di te verbe r, tše θe rríse je n, e θoje n: Kina ljipisî, bîr i Daviδit.
28 Si prana vate te špia, ju‐kjáse tin te vérbe rit. E Džesúi i θot: Kini bes se ú mund b nje ke té ? I θon atîje : E χ, Zot.
29 Aχíerna ngau sît e tire, tue θ n: Ju kjofte b n si bessa júaje .
30 E ju‐χaptin sît e tire: e Džesúi ju‐kanós, tue θ n: Rúani te mos e die njerî.
31 Po atá dâlje atéi, e šprištin nde r gjiθ atá katunde.
32 Dâlje prana atá, njô i súaltin pe rpara nje burr mung i z n ka špirti χúaje .
33 E štûr jašte špirti χúaje , mungu folji, e gjínde te u‐marmarostin, tue θ n: Mosnje χêr u‐pâ ke štú nd’ Israéle t.
34 Fariserat prana θoje n: Aí ndzíer δimonte me kríen e δimonvet.
35 E Džesúi vêje tue étsur gjiθ χorat, e katundet, tue me súar te sinagogat e tire, e tue preδikartur vangjeljin e rregje rîs, e tue še rúar nga se mûnd, e nga gramî te gjíndia.
36 E tue pâr gjinde t, kje mundur ka ljipisía pe r ta: se iše n te ljoδta, e te špríšura si delje tše se kân pekurâr.
37 Aχíera θot δišípuljvet e tîje : Te korra jân šûm, po kore z pak.
38 Andái parkaljése ni zotin e áravet, te de rgônje kore z te arat e tîje .