Predikimi në mal
1 Kur pa turmat, u ngjit në mal. U ul dhe nxanësit e vet iu avitën. 2 Atëherë hapi gojën dhe i mësonte tue thanë:
3 Lum skamnorët në shpirt,
se e tyne asht mbretnia e qiejve.
4 Lum vajtuesit,
se do të ngushëllohen.
5 Lum të prujtunit,
se do të trashëgojnë tokën.
6 Lu të dishruemit e të rreshkunit për drejtësi,
se do të ngihen.
7 Lum mëshiruesit,
se do të mëshirohen.
8 Lum zemërdëlirët,
se do të shohin Hyun.
9 Lum zejtarët e paqes,
se do të thirren bij të Hyut.
10 Lum të përndjekunit për shkak të drejtësisë,
se e tyne ash mbretnia e qiejve.
11 Lum ju kur t'ju shajnë, t'ju përndjekin e të thonë çdolloj ligësie kuindër jush në rrenë për shkakun tim. 12 Gëzohuni e lumnohuni, se shpërblimi juej asht i madh në qiej. Njësoj i përndoqën edhe profetët para jush.
Kripë e dritë
13 Ju jeni kripa e tokës. Por, nëse kripa çartet, me çka kripet? Nuk duhet asgja, përpos me u hedhë jashtë e me u shkelë prej njerëzve. 14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet një qytet i vumë në maje një mali. 15 Askush nuk ndez një kandil e mandej e ven nën magje, por përmbi dritëmbartëse, që të shndrisë të gjithë ata që gjenden në shtëpi. 16 Njësoj do të vezullojë drita juej faqe njerëzve, që të vërejnë veprat tueja të bukura e të lëvdojnë Atin tuej në qiej.
Ligji e profetët
17 «Mos pandehni që erdha për me zhba ligjin apo profetët. Nuk erdha për me zhba, por me plotësue. 18 Vërtet po ju them, derisa të zhduken qielli e toka, asnjë jotë e asnjë pikësim nuk do të zhduken prej ligjit, pa u krye gjithçka. 19 Prandaj, nëse dikush zhban një ma të voglin prej këtyne ligjeve dhe i mëson njerëzit poashtu, do të quhet ma i vogli në mbretninë e qiejve. Por, kushdo që i zbaton dhe i mëson, do të quhet i madh në mbretninë e qiejve. 20 Se unë po ju them: nëse drejtësia juej nuk asht ma e madhe se ajo shkrojësve e të farisejve, nuk hyni në mbretninë e qiejve».
21 «Keni ndëgjue se u ash thanë të lashtëve: mos vrit . Kush vret do të jetë i pandehun në gjyq. 22 Por unë po ju them: kushdo idhnohet me vëllanë e vet i takon me dalë në gjyq. Ai që i thotë vëllait "i çmendun", i takon me dalë para sinedrit. Ai që thotë "i marrë" i takon me u hedhë në Gehenën e zjarrtë. 23 Nëse e paraqet kushtimin tand mbi altar, dhe aty të bie ndërmend se vëllai yt ka diçka kundër teje, 24 lene aty dhuratë tande, para altarit, e shko. Së pari pajtohu me vëllanë tand e atëherë eja e paraqit kushtimin. 25 Banu i mirëkuptueshëm me kundërshtarin tand shpejt, derisa të jesh në udhë me të, që kundërshtari të mos të dorëzojë te gjykatësi, gjykatësi te roja e të hidhesh në burg. 26 Vërtet po të them, nuk do të dalësh prej andej deri sa të japësh qindarkën e fundit».
Epshi dhe pastërtia
27 «Keni ndigjue se ka qenë thanë: mos u lavir . 28 Por unë po ju them: kush e shikon një grue me synimin me e dëshirue, asht lavirë me të në zemrën e vet. 29 Nëse syni i djathtë të bahet pengesë, nxirre e flake prej teje. Të volit me humbë një gjymtyrë, e mos me t'u hedhë tanë trupi në Gehenë. 30 E nëse dora jopte e djathtë të bahet pengesë, këpute e flake prej teje. Të volit me humbë një gjymtyrë e mos me t'u hedhë tanë trupi në gehenë».
Ndamja
31 «Ka qenë thanë: kush lëshon gruen, t'i japë dëshminë e ndamjes . 32 Por unë po ju them: kushdo që e lëshon gruen e vet, përveç rastit të kurvnimit, e shtyn me u lavirë, dhe, kushdo që martohet me një të lëshueme, laviret».
Betimi
33 «Prap, keni ndëgjue se u asht thanë të lashtëve: mos e the benë , por jepi Zotit çka je betue me i dhanë . 34 Por unë po ju them: mos u betoni fare, as për qiell, se asht froni i Hyut, 35 as për tokë, se asht mbështetësja e kambëve të tij, as për Jerusalemin, se asht qyteti i mbretit të madh. 36 Mos ban be as për kryet tand, se nuk ke mundësi as me zbardhë apo me nxi një fije floku. 37 Të folunit tuej të jetë "Po, po; "jo, jo". Çka asht përtej kësaj asht prej të ligut».
Hakmarrja
38 «Keni ndigjue se ka qenë thanë: sy për sy e dhamb për dhamb . 39 Por unë po ju them: mos iu kundërvini të ligut, por atij që të gjuen në faqen e djathtë, ktheja edhe tjetrën. 40 Atij që don me të hedhë në gjyq për me të marrë këmishën, falja edhe gunën. 41 Atij që të detyron me ecë një milje, ec dy milje me të. 42 Atij që të lyp, jepi. Atij që dëshiron hua prej teje, mos ia moho».
Armiqtë
43 «Keni ndëgjue se ka qenë thanë: dueje të afërmin dhe urreje armikun. 44 Por unë po ju them: duejini armiqtë tuej e lutuni për përndjekësit tuej, 45 që të baheni bij të Atit tuej, që asht në qiej, se ai e nalton diellin e tij mbi të ligj e mbi të mirë dhe e lëshon shiun mbi të drejtë e të padrejtë. 46 Nëse doni ata që ju duen, çfarë shpërblimi ju takon? A nuk bajnë të njajtën gja edhe tagrambledhësit? 47 E nëse përshëndetni vetëm vëllaznit tuej, çka bani ma shumë? A nu bajnë të njajtën gja edhe kombet? 48 Prandaj, jini të përkryem, sikurse asht i përkryem Ati juej qiellor».
Krie V.
1 Pâr prana gjinde t, u‐ngjit te malji, e po tše u‐ulj atié, ju‐kjáse tin δišípuljit e tîje ,
2 E χapur buze n e tîje , i me sóje tue θ n:
3 Ljumte te né murit te špirti: se e tíria e št rregje ría e kjíelvet.
4 Ljumte te búte te : se atá kân te trašigonje n jete n.
5 Ljumt’ atá tše kjânje n: se atá kân te kên pušîm.
6 Ljumt’ atá tše kân û, e tše kân et ljíkjie: se atá kân te jên te nd ndur.
7 Ljumte ljipisiáre t: se atá kan jên te ljipisur.
8 Ljumte te pastrúarit zé mrie: se atá kân te šoχe n T nzôn.
9 Ljumt’ atá tše vẽ̂ n pakje n: se atá kan θe rriten bilje Tinzoti.
10 Ljumt’ atá tše jân nkuδirtur pe r te dréite n: se e tíria e št rregje ría e kjíelvet.
11 Ljumte jini kûr te ju šanje n, e te ju pe rzê n, e te ju θôn kunde r gjiθ te ljigat, tue θ n te rreme pe r paje t time:
12 Χarepsi, e χe zoni, pse rroga júaje e št e maδe nde r kjíel: se keštú pe rzûn profetrat, tše kjên pâr juše .
13 Ju jini kripa δéut. E nde kripa u‐škatarrofte , me ke kat de rtonet? Ajó se ve ljén pe r mê gjê , mosse te štiχet jašt, e te jêt e škeljur ka njére zit.
14 Ju jini drita e jéte se . N ng mund fšeχet nje χôr e v n mbi nje malje .
15 Né δéze nje n χiljnarin, e e vẽ̂ n pe rpoše menze s, po mbi pizulin, e b n drit gjiθve te špia.
16 Ke štú lampariste drita júaje pe rpara njére zvet: se te šoχe n te mirat b nat túaje , e te χjezónje n Tate n tê je , tše e št nde r kjíele t.
17 Mos ju dukte se ú erδa te škatarróija ljedže n, o profetrat: n ng erδa ti škatarróija, po ti be ja.
18 Se pe r ve rtét ju θom; njera te škônje kjíela e δeu, nje jota vet, o nje pike z n ng ljipset ka ljedža, njera te kjofšin gjiθ šurbiset.
19 Pe r kte aí tše sgjiθte nje nde kto ljedža mê te vóge ljat, e te me sônje ke štú njére zit, mé i vóge lji kat θe rritet te rregje ría e kjíelvet: aí prana tše be ft e me sófte , kî i maθ kat θe rritet te rregje ría e kjíelvet.
20 Pse ju θom, se nde mos mburóft e dréita júaje mê se e Skríbravet e e Farisére vet, n ng χini te rregje ría e kjíelvet.
21 Gjégje tit se kje θ n piékje vet: Mos vraš: aí prana tše vrafte , kat jêt ne n kúrtien.
22 Pra ú ju θom: se nganjé , tše kâ kjerratî me vlân e tîje pe r faregjê , kat jêt ne n kúrtien. Aí prana tše θe fte vláut tîje , raká: kat jêt ne n kuventin. Aí prana tše i θe fte , i lavur: kat jêt nd’ avsit ziárrit.
23 Nde ti poka síelše rrigalin t nte mbi autarin, e atié u‐kuitofše se vlau it kâ gjagjê me tîj:
24 Lje atié rrigalin t nte pe rpara autarit, e ets pe rpara e u‐mbjiθ me vláun t nte : e aχíerna arδur jipe rrigalin t nte .
25 Kjofš i mîr me armikun t nte mbiátu pe r sa jê mb’ ûδe me té : te mos te te kjéle nje armiku te júδe tši, e júδe tši te te vê r te dúart e šerbe túarit: e te jêš i št n nde filjakjî.
26 Pe r ve rtét te θom, n ng delje atéi, njera te pagúaš te ljurtmin turrés.
27 Gjégje tit se kje θ n piékje vet: Mos be e me kát me grúan e te tiérve.
28 Ú pra ju θom: Se nganjé , tše rúan grúan pe r te dise rônje , aχíera be ri me kate n te zé me ra tîje .
29 Nde prana siu it i diáθt te jep skandal, ndzire, e štire ka ti: pse b n mê pe r tîj te biret nje piés e kurmit t nte , se gjiθ kurmi it te štiχet nde pist.
30 E nde dora jote e diáθte te jep skandal, prite, e štire ka ti: pse b n mê pe r tîj te biret nje piés e kurmit t nte , se gjiθ kurmi it te štiχet nde pist.
31 Kje θ n eδé: Aí tše lje refte šokjen e tîje , je ti jâp škrúamen e te lje ríerit.
32 Ú pra ju θom: Se kuš lje refte šokjen e tîje , mosse pe r te turpe rúarit, b n e turpe ronet: e aí tš’ u‐martofte me te ndáiture n, e b n me kate n.
33 Papâ gjégje tit se kje θ n piékje vet: Mos márre še bên rrê: e príerše Tinzoti bêt t nte.
34 Ú pra ju θom, te mos mírre ni bê fare, jo mbi kjíele n, se e št θroni Tinzoti:
35 Jo mbi δéun, se e št kumbimi i kẽ́ mbe vet tîje : jo mbi Džerusalemin, se e št χora e te maδit rregje :
36 Jo mbi kríet t nte te be š bê, se ng mund be š nje kjime te bârδe , o te zêze .
37 Kjofte prana te folje t tâje , e χ, e χ: jo, jo: mê šûm se kto fiâlje , vién ka te ljikte .
38 Gjégje tit se kje θ n: Sî pe r sî, δ mb pe r δ mb.
39 Ú pra ju θom, te mos rrini te zê n me te ljigun: po kušdó te piáste nje mbalambérse mbi fakjen e diaθte t nde, priri atîje eδé jatre n.
40 E atîje , tše do te te kjéle nje mbe kurt, e te te mârr gune n t nde, ljei atîje eδé mantiéljin.
41 E kuš te dzarriste pe r nje mîlje passe, ets me té eδé pe r njete r di.
42 Atîje e te ljipe n, jipi: e até e do χua ka ti, mos e pe rze e .
43 Gjégje tit se kje θ n: Dúaš mîr gjitonin t nte , e dúaš ljik armikun t nte .
44 Ú pra ju θom: Dúani mîr armíkje te tâje , bekoni atá, tše ju malkonje n, b ni mîr atire, tše se mund ju šoχe n: e parkaljése ni pe r atá, tše ju b nje n ljik e ju pe rzê n:
45 Se te jini bilje Táte se tê je , tše e št nde r kjíele t: se aí b n e ljeχet díeli tîje mbi te ljikje t e te mire t: e b n e bie šî mbi te dréitit e te štrẽ́ mburit.
46 Pse nde ju dafšit mîr atá, tše ju dúan mîr, tše rrôg mund kini? n ng b nje n kte eδé gabe ljotrat?
47 E nde ju fálje šit vléze rit tâje vet, tše b ni ju mê šûm? n ng b nje n ke štú eδé džentílje te ?
48 Andái kin jini ju gjiθ te mîr, si gjiθ i mîr e št eδé Tata îje i kjíele s.