Shëmbëlltyra e dasmës
1 Jezusi filloi me u folë rishtas me shëmbëlltyra: 2 «Mbretnia e qiejve i ngjan mbretit që i bani dasmën të birit. 3 Çoi shërbëtorët e vet me thirrë të thirrunit në dasëm, por këta nuk deshën me ardhë. 4 Rishtas çoi shërbëtorë të tjerë, tilëve u tha: "Thoniu të thirrunve: ja, darka ime asht gati. Demat e mi dhe bagëtitë e majmuna janë therë e gjithçka asht gati. Ejani në dasmë". 5 Por ata shkuen, pa u mendue, kush në arën e vet e kush në punët e veta, 6 ndërsa të tjerët i kapën shërbëtorët e tij, i rrahën e i vranë. 7 Mbreti u idhnue, çoi ushtarët e vet, të cilët i rrënuen vrasësit dhe qytetin e tyne e dogjën. 8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma asht gati, por të thirrunit nuk ishin të denjë. 9 Dilni, pra, nëpër udhëkryqe e thirrni në dasmë këdo që gjeni". 10 Ata shërbëtorë dolën udhëve, mblodhën gjithë sa gjetën, të këqij e të mirë e dasma u mbush plotë me gostarë. 11 Por, kur mbreti hyni me vështrue të thirrunit, pa aty një njeri që nuk ishte i veshun me petkun e dasmës 12 e i tha: "Shok, si ke hy këtu pa petkun e dasmës?". Ai meu. 13 Atëherë mbreti u tha shërbestarëve: "Lidheni kambë e duer e qiteni në terrin e përjashtëm. Atje do të ketë vajtim e kërcëllim dhambësh".
14 Shumë janë të thirrun, por pak të zgjedhun».
Tagri i Cezarit
15 Atëherë farisejtë shkuan e qitën shestën si me e zanë në kurth për fjale. 16 Çuen te ai nxanësit e tyre me disa herodianë, me i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se udhën e Hyut e mëson me vërtetësi, pa e vra mendjen për kënd. Ti s'ke nevojë me i këqyrë njerëzit në fytyrë. 17 Na thuej, pra, çka mendon: a a lejohet me ia pague tagrin Cezarit, apo jo?». 18 Meqë Jezusi e njihte ligësinë e tyne, tha: «Pse më sprovoni, o dyfytyrësha? 19 Ma diftoni monedhën e tagrit». Dhe i sollën një denar. 20 Ai u tha: «E kujt asht kjo figurë e mbishkrimi?». 21 I thanë: «E Cezarit». Atëherë u tha: «Jepni, pra, Cezarit çka i takon Cezarit dhe Hyut çka i takon Hyut». 22 Kur e ndigjuan këtë, mbetën të mahnitun dhe e lanë me shkue.
Për ngjalljen
23 Atë ditë iu afruen disa saducej, që thonë se nuk ka ngjallje, dhe e pyetën: 24 «Mësues, Moisiu ka thanë: nëse dikush vdes pa lanë fëmijë, vëllai i tij duhet t'ia marrë të shoqen, për me ia mëkambë farën vëllait të vet. 25 Ishin, ndër ne, shtatë vëllazën. I pari u martue e vdiq, por tue mos pasë lanë fëmijë dhe i la gruen e vet vëllait të vet. 26 Kështu edhe i dyti, edhe i treti, e deri te i shtati. 27 Grueja vdiq e fundit. 28 Në ngjallje, e cilit prej të shtatëve do të jetë grueja, meqë të gjithë e patën për grue?». 29 Por Jezusi u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Hyut. 30 Në ngjallje nuk do të martojnë as do të martohen, por do të jenë si engjëjt në qiell. 31 Për ngjalljen e të vdekunve, a nuk keni çka ju asht thanë prej Hyut: 32 unë jam Hyu i Abrahamit, Hyu i Isakut dhe Hyu i Jakobit . Ai nuk asht Hyu i të vdekunve, por i të gjallëve».
33 Dhe turmat hutoheshin me mësimin e tij.
Urdhnimi i madh
34 Farisejtë, kur ndigjuen se ua kishte mbyllë gojën saducejve, u mblodhën 35 dhe një prej tyne, një mësues i ligjit, e pyeti për e vue në provë: 36 «Mësues, cili asht urdhnimi ma i madh nmë ligj?». 37 Ai i tha: «Dueje Zotin, Hyun tand, me gjithë zemrën tande, me gjithë shpirtin tand dhe me gjithë mendjen tënde. 38 Ky asht i madh e i pari urdhnim. 39 I dyti ngjan me të: Dueje të afërmin tand si veten . 40 Nga këto dy urdhnime varet krejt ligji e profetët».
Biri i Davidit
41 Kur farisenjtë ishin të mbledhun, Jezusi i pyeti: 42 «Çka mendoni për Krishtin? Biri i kujt asht?». I thanë: «Biri i Davidit». 43 Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e thërret Zot, kur thotë:
44 i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time
derisa t'i vej armiqtë e tu
nën kambët tueja ?
45 Nëse Davidi e thërret Zot, si qenka biri i vet?». 46 E askush nuk mundi me i kthye fjalë, as guxoi kush me e pyetë ma.
Krie XXII.
1 E pe rgjegjur Džesúi, papâ θa atire me pe rralez, tue θẽ n:
2 U‐gja rregje ría e kjíelvet njeríut rregje , tše be ri dárse met birit tîje .
3 E de rgói šerbe tore t e tîje te θe rrísie n atá tše kiše n kjẽ n θe rritur te dárse met, e ẽ ng diše n te veje n.
4 Papâ de rgói te tiêr šerbe tore , tue θẽ n: Θúani atire tše kjên θe rritur: Ši se tríese n time e de rtova, tere t tim e animálje te tše máje ta kjên te θêrtur, e gjiθséi i ndrekjur: ngani te dárse met.
5 E atá pa‐vẽ n rê, vân, kuš te petku tîje , e kuš te nigodzi tîje :
6 E te tiére t po tše rre mbíen šerbe tore t e tîje , i šáitin, e i vrân.
7 Gjegjur kte rregji, u‐ndze rrâr: e de rgúar suljdete t e tîje , skriárti atá tše i kiše n vrâr šerbe tore t, e χore n e tire e dokje .
8 Aχíerna θot šerbe tóre vet e tîje : Dárse met jân de rtúara, po te θe rríturit nẽ ng iše n te mîr.
9 Prandái étse ni te krerat e úδe vet, e sâ te gje ši, θe rríne ji te dárse met.
10 E dâlje atá šerbe tôre te uδe t, mbióθtin gjiθ sâ gjéte tin, te ljikje e te mîr: e tríesa u‐mbiúa me njere z pe r te χaje n.
11 E χíje tur rregji se te vréneje t’ úljurit te tríesa, pâ atié nje njerî tše ẽ ng kiš ngraχ te véšure dárse meš.
12 E θot atîje : Šok, si χire ke tú pâ pasur te véšure dárse meš? E aí mbet kjetu.
13 Aχíera θa rregji šerbe tóre vet: Po tše i ljíδe ši atîje kẽ mb e dúar, mírre nie e štínie nd’ érre tit te jaše m: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δẽ mbeš.
14 Se šûm jân θe rritur, e pak sgjeδur.
15 Aχíera vatur Fariserat, mbáitin ke šîl si te rre mbéje n nde r fiálje t.
16 E i de rgonje n δišípuljit e tire me Eroδiáne te , tue θẽ n: Δáskalje , dimi se jê i ve rtét, e uδe n e Tinzoti me ve rtete n me són, e ẽ ng kê kuidéš pe r mosnjerî: pse nẽ ng rúan nde fakje njére ziš:
17 Andái θúana si te duket, nget te jipet tšensi Tšésarit, o jo?
18 E njoχur Džesúi te ljige n e tire, θa: Pertšé me tsandzanisni, ipókritra?
19 Buθtonmi turreste e tšensit. E atá i buθtúan nje δinâr.
20 E aí θot atire: Kui e št ke jó nine z, e e škrúamja sipe r?
21 Θôn atîje : E Tšésarit. Aχíera θot atire: Andái jipni ató te Tšésarit, Tšésarit: e ató te Tinzoti, Tinzoti.
22 E po tše e gjékje tin u‐mērúan, e ljê r até vân.
23 Nd’ at dit u‐kjáse tin atîje tsa Saδukjera, tše θôn se ẽ ng e št te ngjáltur: e e píeitin,
24 Tue θẽ n: Δáskalje , Moiséu θa: Ne ndonjerî vdekte pa passur bilje , šokjen e tîje kâ te mârr pe r nusse vlau tîje , e kâ te bẽ nje te ljeχet fara te vláut tîje .
25 Iše n pra tek na štat vleze r: e i pari, po tše vû kurôr, vdikje : e pse ẽ ng kiš fe mîlje , lja grúan e tîje vláut tîje .
26 Ke štú eδé i diti, eδé i treti njera tek i štáte ti.
27 E pas gjiθve vdikje eδé grúaja.
28 Naní nde te ngjálturit tsiljit nde te štáte ve ka te jêt šokje? pse gjiθ e páte tin.
29 Pe rgjegjur pra Džesúi, θa atire: E sgarroni, se ẽ ng dini te Škrúamet, mẽ ngu fukjîn e Tinzoti.
30 Pse nde te ngjálturit nẽ ng martônje n, e nẽ ng martonen: po jân si ẽ́ ngje ljit e Tinzoti nde r kjíel.
31 E mbi te ngjálturit e te vdékurvet nẽ ng δiavastit tše kje θẽ n juve ka Inzót tše θot:
32 Ú jam Inzoti i Abramit, e Inzoti i Isakut, e Inzoti i Džakobit? Inzoti ẽ ng e št Inzoti te vdékurvet, po te gjále vet.
33 E po tše e gjékje tin gjínde te , u‐mērúan mbi te me súamit e tîje .
34 E Fariserat po tše gjékje tin se mbe líje ti grike n Saδukjére vet, u‐mbióθtin bašk:
35 E nje nde atá njere z ljédžie e píeiti, tue tantúar, e tue θẽ n:
36 Δáskalje , tsila e št e máδia nde ljedže t?
37 E Džesúi i θa atîje : Te dúaš mîr Zotin Te nzôn tẽ nte me gjiθ zé me re n tẽ nde, e me gjiθ špirtin tẽ nte , e me gjiθ trût tẽ nde.
38 Ke jó e št e para, e e máδia ljêdže .
39 E e dîta e št si ke jó: Te dúaš mîr gjitonin tẽ nte , si vetχên.
40 Nde kta di kumandamente rrîn viêrre gjiθ ljedža, e profetrat.
41 Mbiéδur prana Fariserat, Džesúi i píeiti,
42 Tue θẽ n: Tše ju duket juve pe r Krištin? kui e št bîr? Θôn atîje : i Daviδit.
43 Θot atire: Si andái Daviδi nde špîrte e θe rrét Zot, tue θẽ n:
44 Θa Zoti Zotit tim: Ulju te e diáθta ime, njera te vê armíkje te tẽ nte kumbîm kẽ́ mbe vet tẽ nde?
45 Nde prandái Daviδi e θe rrét Zot, si e št bîr i tîje ?
46 E mosnjerî mund i pe rgjegjej nje fiâlje : ne njerî pat zé me r tše kâ ajó dit te píeneje mê .