Jeyusit i kërkojnë një shenjtë
1 U afruen farisejtë e saducejtë dhe, tue e vue në sprovë, i kërkuen t'u shfaqte një shenjë nga qielli. 2 Por ai iu përgjigj: «Kur bjen mbramja, ju thoni: “do të khjellët, se qielli asht i kuq”. 3 E, në ag: “Sot, stuhi, se qielli asht skuqë e nxi”. Ju që e njihni qiellin nga pamja, po shenjat e kohës nuk mundeni me i dallue? 4 Breznia e ligë dhe e pabesë lyp një shenjë, por nuk do t'i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës». Atëherë i la e u largue.
Tharmi i farisejve dhe saducejve
5 Kur shkuen në bregun tjetër, nxanësit kishin harrue me marrë bukë. 6 Jezusi u tha: «Ruhuni e mbrohuni nga tharmi i farisejve e i saducenjve». 7 Por ata i thonin me vete: «Nuk morëm bukë». 8 Tue e ditë këtë, Jezusi u tha: «Pse thoni me vete, o besimpaktë, se nuk keni bukë? 9 A s'kuptoni e s'ju kujtohen pesë bukët e pesëmijë vetëve e sa shporta morët? 10 Po shtatë bukët e katërmijë vetëve e sa shporta morët? 11 Si nuk e kuptoni se nuk po ju flisja për bukën? Mbrohuni, pra, prej tharmit të farisejve e saducejve». 12 Atëherë e morën vesh se nuk u kishte thanë me u ruejt prej tharmit të bukës, por prej mësimit të farisejve e saducejve.
Pjetri thotë se Jezusi asht Mesia
13 Kur Jezusi shkoi në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxanësit e vet: «Kush thonë njerëzit se asht Biri i njeriut?». 14 Ata i thanë: «Disa thonë Gjon Pagëzuesi, të tjerë Elia e të tjerë Jeremia, ose një nga profetët». 15 Ai u tha: «Po ju, kush thoni se jam?». 16 Iu përgjigj Simon Pjetri: «Ti je Krishti, Biri i Hyut të gjallë». 17 Jezusi ia ktheu: «Lum ti, Simon, biri i Jonës, se jo mishi e gjaku ta zbuluen, por Ati im që asht në qiej! 18 Dhe unë po të them se ti je Pjetër, mbi këtë shkamb do të ndërtoj kishën time e dyert e ferrit nuk do ta mposhtin. 19 Ty kam me t'i dhanë çelësat e mbretnisë së qiejve. Çkado të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiej e çkado të zgjidhësh në tokë, do të jetë e zgjidhun në qiej». 20 Atëherë i urdhnoi nxanësit mos me i thanë kujt se ai ishte Krishti.
Paralajmërimi i parë i Pashkës
21 Prej asaj here, Jezusi filloi me ua shtjellue nxanësve se i duhej me shkue në Jerusalem e me pësue shumë prej pleqve, kryepriftënve e shkrestarëve, se do ta vritej e të tretën ditë do të ngjallej. 22 Pjetri e mori veç e filloi tue e qortue: «Mëshirë për ty, o Zot! Mos të raftë kjo gja!». 23 Por Jezusi iu kthye pjetrit e i tha: «Shko mbas meje, Satan! Ti po më bahesh bjerrje, se nuk përbluen punët e Hyut, por të njerëzve». 24 Atëherë Jezusi u tha nxanësve: «Nëse dikush dëshiron me ardhë mbas meje, të mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 25 Se, ai që dëshiron me shpëtue jetën e vet, do ta humbë dhe, ai që e humb jetën e vet për mue, do ta gjejë. 26 Çka i volit njeriut me fitue kret botën, tue vue në lojë jetën e vet? Ose, çka ka me dhanë njeriu në këmbim të jetës së vet? 27 Biri i njeriut ka me ardhë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e tij, e atëherë do t'i japë secilit simbas veprave të veta. 28 Vërtet po ju them se ka disa, prej atyne që janë këtu, të cilët nuk do ta shijojnë vdekjen pa e pa Birin e njeriut tue ardhë në mbretninë e vet».
Krie XVI.
1 E kjasur Fariserat, e Saδukjerat, tue tsandzanisur i ljípe je n ti buθtóneje atire nje sinjâl ka kjíela.
2 E aí pe rgjegjur, i θa: Arδur mbré manet θoni: Mot’ i mîr, se ngukje n kjíela.
3 E menatet: Sot mot i kekje , se ngukje n vré je tur kjíela. Ipókritra, dini e njiχni fakjen e kjíele s: e sinjalet e mótravet n ng mund njiχni?
4 Rratsima e ljîge e e škatarrúar ke rkón sinjalje: e sinjâl asâje n ng i jipet, mosse sinjali Džone s profetit. E ljeríer atá, iku.
5 E vatur δišípuljit e tîje mbatân, χarrúan te mírre je n buk.
6 E Džesúi θa atire: Rúani, e rúχi ka brume t e θare t te Farisére vet e Saδukjére vet.
7 E atá fólje je n nde r ta, tue θ n: Se ng múartim buk.
8 E Džesúi nde ljgúar kte , θa atire: Tše fólje ni nde r ju, njere z pak béssie, se n ng múartit buk?
9 N ng nde ljgoni, e n ng kuje toni pes kraveljet e pes mílje vet, e sâ kufa múartit?
10 Ne štat kraveljet e kate r mílje vet, e sâ športa múartit?
11 Si n ng de ljgoni, se jo pe r buke n ju θê ú, te ruχi ka brumit e Farisére vet, e Saδukjére vet?
12 Aχíera nde ljgúan se n ng θa te ruχšin ka brumit e buke s, po ka te me súamit e Farisére vet e Saδukjére vet.
13 Vatur pra Džesúi nde r anat e Tšesarês te Fe ljipe s, píeti δišípuljit e tîje , tue θ n: Kuš me θôn njére zit se jam ú, Biri i njeríut?
14 E atá θân: Tsa Janje Tiste n, te tiêr Elîn, te tiér prana Džeremîn, o nje nde r profetrat.
15 Aí θot atire: E ju kuš θoni se jam?
16 E pergjegjur Simún Piétri, θa: Ti jê Krišti, i biri Tinzoti te gjâl.
17 E pe rgjegjur Džesúi, θa atîje : Ljumi ti, Simún Bar Jonâ: se n ng te sbuljúan kurmi, e gjaku, po Tata im, tše e št nde r kjíele t.
18 E ú te θom, se ti jê Piétri, e mbi ke t gûr ú stíse nje kjiše n time, e díert e píse se n ng kân te mundur kunte r asâje .
19 E te jap kjitšet e rregje rîs e kjíelvet: e ke ljíθe še ti mbi δéun, vién i ljiδur eδé nde r kjíele t: e ke sgjíθe še ti mbi δéun, vién i sgjiδur nde r kjíele t.
20 Aχíera kumandói δišípulje vet e tîje te mos i θoje n njeríu, se aí e št Krišti.
21 e aχíera zû Džesúi te buθtóneje δišípulje vet tîje , se i ngit te veje Džerusalêm, e šûm te pe sóneje ka piékje te , e krerat e príftravet, e Skribrat, e t’ iš i vrâr, e tek e treta dit te ngjalej.
22 E χeljkjur me njâne até Piétri, zû e i ne me réi tue θ n: Rúaj vetχên, oi Zot: n ng kâ te jêt pe r tíj kî šurbés.
23 E aí piêrre i θa Piétrit: B nu prapa meje, satán, ti me jep skandal: se n ng nde ljgón šurbiset e Tinzoti, po ató te njére zvet.
24 Aχíera Džesúi θa δišípulje vet tîje : Nde ndonjé do te vĩnje pas meje, mos njoχte mê vetχên e tîje , ngarkofte krikjen e tîje , e árθe te pas meje.
25 Pse aí tše dafte te salvônje špirtin e tîje , e bíer: e aí tše biérte špirtin e tîje pe r mua, e gj n.
26 Pse tše mîr kâ njeríu, nde gave njefte gjiθ jete n, e biérte špirtin e tîje ? O tše jep njeríu pe r pe jés špirtit tîje ?
27 Pse i Biri i njeríut kâ te vĩnje te χjea Jatit tîje me ẽ́ ngje ljit e tîje : e aχíera nganjé pagúan si te b nat e tîje .
28 Pe r ve rtét ju θom, jân tsa nde r kta, tše rrîn ke tú, tše se kân te ndíenje n mórtien, njera te pafšin te Birin e njeríut, tše vete te rregje ría e tîje .