Ndreqja e dokeve
1 Atëherë erdhën Jezusi disa farisej e shkresarë prej Jerusalemit e i thanë: 2 «Pse nxanësit e tu shkelin doken e të moçmëve? Se nuk lajnë duert kur hanë bukë». 3 Ai iu përgjigj: «Pse edhe ju shkelni urdhnin e Hyut për shkak të dokes suej? 4 Se Hyu tha: Ndero atë e nanë dhe kush shpërflet atë e nanë të dënohet me vdekje . 5 Por ju thoni: "Ai që i thotë atit apo nanës: 'dhuratën, që të takon prej meje, lene të jepet për ndihmë', 6 nuk ka nevojë me e nderue të atin". Ia hiqni zotësinë fjalës së Hyut, për hir të dokës suej. 7 Dyfytyrsha! Bukur profetizoi për ju Isaia, që thotë:
8 Ky popull më nderon me buzë,
por zemrën e kanë larg meje.
9 Kot më falen,
tue dhanë për mësime urdhnat e njerëzve. »
10 Atëherë thirri pranë turmën e u tha: «Ndigjoni e kini mendjen: 11 jo çka hyn në gojë e përdhos njeriun, por çka del prej goje e përdhos njeriun».
12 Atëherë iu afruen nxanësit e i thanë: «A e din se farisejtë, tue ndigju fjalën, janë bjerrë?». 13 Ai iu përgjigj: «Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor, do të çrranjoset. 14 Leni ata. Janë të verbët, prijës të të verbtëve. Kur i verbti i prin të verbtit, të dy do të bien në gropë».
15 Por Pjetri ia ktheu: «Na e shtjello këtë shëmbëlltyrë». 16 Ai i tha: «A edhe ju jeni ende mendjemangët? 17 Nuk e dini se gjithçka që hyn në gojë, del në bark e qitet në gropë të zezë? 18 Por, çka del prej goje, buron nga zemra. Kjo e përdhos njeriun. 19 Se nga zemra burojnë mëtimet e liga, vrasjet, besëthyemjet, lavirjet, hajnitë, kinsedëshmitë, blasfemitë. 20 Këto janë, që e përdhosin njeriun, kurse të ngranit me duer të papastra nuk e përdhos njeriun».
Besimi i grues kananite
21 Atëherë Jezusi doli prej andej e u largue drejt rrethit të Tirit e të Sidonit. 22 E, ja, një grue kananite, prej atyne viseve, doli e klithte tue thanë: «Më mëshiro, o Zot, bir i Davidit! Bija ime asht e mundueme randë prej djallit». 23 Por ai nuk i ktheu fjalë. Nxanësit iu afruen e iu lutën: «Nise, se rrin tue klithë mbas nesh». 24 Ai iu përgjigj: «S'jam dërgue, veçse te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit». 25 Por ajo erdhi e ra përmbys para tij tue thanë: «Zot, më ndihmo!». 26 Ai u përgjigj: «Nuk ka hije me marrë bukën e fëmijëve e me ua hedhë qenve». 27 Ajo tha: «Po, Zot, por edhe qentë hanë prej dramcave të rame prej tryezës së zotnive të tyne». 28 Atëherë Jezusi u përgjigj e i tha: «O grue, i madh ash besimi yt! Të ndodhtë siç dëshiron!». Dhe iu shërue e bija, që prej asaj grime.
Jezusi shëron shumë njerëz
29 Mandej u largue prej andej, shkoi anës së detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul aty. 30 Turma të mëdha iu afruen, tue marr me vete të ligun, të verbtë, të gjymtuem, të pagojë e shumë të tjerë. I ulën te kambët e tij e ai i shëroi, 31 saqë turmat u mahnitën tue pa të pagojët tue folë, të gjymtuemt të shëruem, të çalët tue ecë e të verbtët tue pa. Dhe lëvdonin Hyun e Izraelit.
Shujta e katërmijë vetëve
32 Jezusi thirri pranë nxanësit e vet e u tha: «Më dhimbet turma, se u banë tashma tri ditë që më rrinë pranë e nuk kanë çka me hangër. Nuk dëshiroj me i nisë të uritun, që të mos molisen udhës». 33 Nxanësit i thanë: «Nga t'i gjejmë gjithë ato bukë në shkretinë, sa me ngie një turmë të tillë?» 34 Jezusi u tha: «Sa bukë keni?». I thanë: «Shtatë. Edhe pak bërcakë». 35 Ai urdhnoi turmën të shtrohej në truell, 36 mori shtatë bukët e peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha nxanësve të vet, kurse nxanësit, turmave. 37 Të gjithë hangrën e u nginë. Tepricën e copave e ngritën: shtatë shporta plot. 38 Ata që hangrën ishin katërmijë burra, përveç grave e fëmijëve. 39 Ai i nisi turmat, hipi në lundër e mbërriti në krahinën e Magadanit.
Krie XV.
1 Aχíera vĩnje n te Džesúi ka Džerusalemi Skribra, e Farisera, tue θẽ n:
2 Pse δišípuljit e tû ljẽ̂ n zakôn e piékje vet? pse nẽ ng ljanje n dúart e tire kûr χân buk.
3 E aí pe rgjegjur θa atire: E ju pse se bẽ ni órde nin e Tinzoti pe r zakonin tê je ? Pse Inzót kumandói, tue θẽ n:
4 Nderó te t’ at e te t ê m, e: Aí tše malkón atin, o ê me n, vdekte mórtie.
5 Ju pra θoni: Aí tše θe fte te jatit, o se je me s: Tse dó rrigâl vién ka ú, te bẽ n mîr: e mos nderofte te jatin, o te je me n:
6 E škatarrúat ljedže n e Tinzoti pe r zakôn tê je .
7 Ipókritra, mîr profetidzarti pe r ju Isaía, tše θôje :
8 Ke jó gjind me kjaset me golje n e tire, e me buze n me nderón: po zé mera tire e št largu ka ú.
9 Pa‐vertét pra me nderonje n, tue me súar mesúarat, ljedžat e njére zvet.
10 E po tše θe rriti gjíndien, i θa: Mírre ni veš, e de ljgoni.
11 Jo tše χîn te grika, pe rgón njeríun: po tše delje ka grika, pe rgón njeríun.
12 Aχíera kjasur δišípuljit e tîje , i θân: E dî se Fariserat, po tše gjégje tin kto fiálje , u‐skandalidzartin?
13 E aí pe rgjegjur θa: Nga rrẽ mb, tse se vû Tata im i kjíele s, kâ te jêt i škuljur.
14 Ljeni atá: jân te verbe r, tše kjéle nje n te verbe r: e nde nje i verbe r kjelte njete r te verbe r, te di vên e bíen te gropa.
15 Piétri pra pe rgjegjur, θa atîje : Bẽ n te de ljgômi ke t pe rralez.
16 E aí θa: Eδé ju jini pâ nde ljgîm?
17 Nẽ ng nde ljgoni, se tše dó χîn nde grikte , škon te barku, e štiχet tek pe rgonet?
18 Ató pe stana tše vĩnje n ka grika, dalje n ka zé me ra, e ató pe rgonje n njeríun:
19 Se ka zé me ra dalje n pe nsiére te ljikje , te vrâra, aδultére, turpa grâše te ljígaše , kalúarit, martrî te rreme, malkime.
20 Kto jân, tše pe rgonje n njeríun. Te ngrẽ nit prana me dúart pa ljâre , nẽ ng pe rgón njeríun.
21 E dâlje atêje Džesúi u‐mbióθ nde r ane t e Tirit e Siδone s.
22 E njô nje grua Kananê dâlje ka ató ân θe rriti, tue θẽ n atîje : Ki ljipisî pe r mua, oi Zot, bîr i Daviδit: bilja ime e št e zẽ n kekje ka špirti χúaje .
23 E aí nẽ ng ju pe rgjekje nje fiâlje . E kjasur δišípuljit e tîje e parkaljése je n tue θẽ n: Ljeje te vê: se θe rrét prapa neše .
24 Aí prana pe rgjegjur θa: Ú nẽ ng kjeva de rgúar mosse pe r deljet e biérra te špîs Israélit.
25 E ajó arδur, e aδorare n, tue θẽ n: Zot, ndiχe m.
26 E aí pe rgjegjur i θa: Nẽ ng e št mîr te marr buke n e bílje vet e te ja štie kuljíše vet.
27 E ajó θa: E χ, Zot: pse eδé kuljište χân de rrúδet, tše bíen ka tríesa te zótravet e tire.
28 Aχíera pe rgjegjur Džesúi, θa asâje : Grua, e maδe ê bessa jote: kjofte bẽ n tîj si do. E u‐se rúa bilja e sâje tše mb’ at χêr.
29 E po tše škoi atêje Džesúi, vate rrê z detit Galilês: e ngjitur te malji, u‐ulje atié.
30 E u‐kjáse tin atîje gjinde šûm, tše kiše n me tá múnge ra, te verbe r, šankatra, sde rnatra, e šûm te tiêr: e i štûn pe rpara kẽ́ mbe vet Džesúit, e i še rói:
31 Sa gjinde t bẽ n e kjintroje n tše šíχe je n múnge ra tše fjíse je n, šankatra tše étse je n, te verbe r tše šíχe je n: e ndêrie n Te nzôn e Israélit.
32 Džesúi prana, θirrur δišípuljit e tîje , θa: Ljipíse nje gjíndien, se kâ trî dit tše rrîn me mua, e se kân tše te χân: e ti ljê te vên esul nẽ ng dua, se te mos ti biêr zaljî uδe s.
33 E i θôn δišípuljit e tîje : Kâ neve te éremi akje buk, sâ te ndẽ́ nde mi akje gjinde ?
34 E Džesúi θot atire: Sâ kravelje kini? E atá θân: Štat, e pak piškjiz.
35 E kumandói gjínde vet, t’ úlje šin mbe trúal.
36 E mârre štat kraveljet, e piškjit, po tše rrin‐gradziárti, i tšáiti, e i δa δišípulje vet e tîje , e δišípuljit gjíndies.
37 E χẽ́ nge rtin gjiθ, e u‐ndẽ́ nde tin. E ka tsopat tše kjintrúan, ndzúartin štat športa piót.
38 E atá tše χaje n, iše n kate r mîlje burra, vetše grâte e te vígje ljit.
39 E po tše lja te veje n gjinde t, u‐ngjit te varka: e vate te ane t e Mágδale s.