Profeci për shkatërrimin e tempullit
1 Kur Jezusi doli nga tempulli e po largohej, u afruen nxanësit e i treguen ngrehinat e tempullit. 2 Ai u tha: «I shihni të gjitha këto? Vërtet po ju them: nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Fillimi i fundit
3 Kur rinte ulun në Malin e Ullijve, iu afruen nxanësit e i thanë, më vete: «Na thuej, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja e pranisë sate dhe e sosjes së botës?». 4 Jezusi u tha: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush, 5 se shumë do të vijnë në emnin tim tue thanë: "Unë jam Krishti" e do të mashtrojnë shumë vetë. 6 Keni me ndigjue luftna e tinguj luftnash. Ruej se tronditeni. Duhet të ndodhë, por nuk asht ende fundi. 7 Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie dhe do të të ketë zi buke e tërmete vende-vende, 8 por këto do të jenë fillimi mundimeve. 9 Do t'ju fusin në trishtim, do t'ju vrasin e do të jeni të urryem prej të gjitha kombeve për shkak të emnit tim. 10 Atëherë shumë vetë do të birren, do të dorëzojnë e do të urrejnë njeni-tjetrin. 11 Do të ngrihen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë vetë. 12 Për shkak të shtimit të mbrapshtisë, do të firojë dashnia e shumëve. 13 Por, kush duron deri në fund, ai do të shpëtohet. 14 Ky ungjill i mbretnisë do të kumtohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet. E, atëherë, do të jetë fundi».
Shkretimi i madh
15 «Kur të shihni pështjellimin e shkretimit, që qe thanë prej Danielit profet, tue ndejtë në vendin e shenjtë - kush lexon, ta kuptojë - 16 atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet. 17 Kush të jetë mbi pullaz, të mos zbresë me marrë gja nga shtëpia e vet! 18 Kush të jetë në arë, të mos kthehet me marrë zhgunin! 19 Mjerë shtatzanat lehonat në ato ditë! 20 Lutuni të mos ndodhë në dimën apo të shtunën arratia juej. 21 Atëherë do të ndodhë një pikëllim aq i madh, sa nuk asht pa nga fillimi i botës e deri tani dhe nuk do të ndodhë ma. 22 Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte kush. Por, për hir të të zgjedhunve, ato ditë do të shkurtohen.
23 Atëherë, nëse dikush ju thotë: "Ja, këtu, Krishti!", ose: "Këtu!", mos besoni. 24 Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja të mëdha e mrekulli, saqë, po të jetë e mundun, do të mashtrojnë edhe të zgjedhunit. 25 Ja, unë ju paralajmërova. 26 Nëse ju thonë: "Ja, asht në shkretinë!", mos dilni. "Ja, asht në dhomën e mshehtë!", mos besoni. 27 Porsi vetima, që del prej lindjes e vezullon deri në perëndim, e tillë do të jetë prania e Birit të njeriut. 28 Ku ka kufomë, aty mblidhen orrlat».
Ardhja e Birit të njeriut
29 «Menjeherë mbas pikëllimit të atyne ditëve,
dielli do të erret
e hana nuk do të lëshojë rreze.
Yjet do të rrëzohen nga qielli
e fuqitë qiellore do të tranden.
30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut e atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës e do të shohin Birin e njeriut, tue ardhë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. 31 Do t'i dërgojë engjëjt e tij me bori të madhe e do t'i mblëedhin të zgjedhunit e tij nga të katër ernat, prej një skaji të qiellit në tjetrin».
Shëmbëlltyra e fikut
32 «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Kur i njomet dega e qet gjethe, e dini se po afrohet vera. 33 Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto, dijeni se asht afër, te dera. 34 Vërtet po ju them se nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha këto. 35 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e mshehtë
36 «Për atë ditë e atë orë, askush përveç Atit nuk ka dijeni, as engjëjt e qiejve, as Biri. 37 Porsi koha e Noehut, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 38 Sikurse gjatë atyne ditëve, përpara përmbytjes, hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyni në arkë, 39 e nuk dinin gja, derisa ia behu përmbytja e i shoi, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 40 Atëherë, dy vetë do të jenë në arë. Njen do të merret dhe tjetri do të lihet. 41 Dy veta do të bluejnë në mulli. Njena do të merret e tjetra do të lihet. 42 Prandaj, rrini zgjuet, se nuk e dini në cilën ditë vjen Zoti juej. 43 Merreni vesh këtë: Po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilin rend vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuet e nuk do të linte t'i thyhej shtëpia. 44 Prandaj edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në orën që nuk e mendoni».
Shërbëtori besnik dhe ai i mbrapshtë
45 «Cili, pra, asht ai shërbëtor besnik e i urtë, të cilin i zoti e ka caktue në krye të shërbëtorëve të tjerë, me u dhanë ushqimin në kohën e duhun? 46 Lum ai shërbëtor të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu 47 Vërtet po ju them se do ta caktojë mbi krejt plangun e vet. 48 Por, nëse shërbëtori i lig thotë në yemrën e vet: "Zotnia im vonohet" 49 e fillon me rrahë shërbëtorët e tjerë dhe han e pin me të dehunit, 50 i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret, në orën që ai nuk e din, 51 do ta dënojë ashpër dhe do t'i japë për hise me ndejtë me dyfytyrëshat. Aty do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhambësh».
Krie XXIV.
1 E t𝑒 dal𝑒t Dz̆esúi ka klis̆a is̆ e vêγj𝑒. E i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, sât’ i d𝑒ftóij𝑒n t𝑒 stísurat’ e klís̆𝑒s𝑒.
2 E aí θa atire: V𝑒rreni gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise? P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, ng𝑒 ka vjétet𝑒 ktu gur𝑒 mbi gûr, ts̆𝑒 ng𝑒 kat𝑒 gorromíset𝑒.
3 E si ají rrîγj𝑒 újur𝑒 mbi malin e Uγínj𝑒vet, i u‐kjas𝑒n vets̆𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒, e i θan𝑒: Θúana, kur𝑒 ka jên𝑒 ktô s̆𝑒rbise? e ts̆ili ê sinjaγi t’ arré iturit𝑒 t𝑒nt𝑒, e t𝑒 sósurit’ e jét𝑒s𝑒?
4 E Dz̆esúi tue p𝑒rgjégjur𝑒, θa atire: V𝑒rreni t𝑒 mos ju g𝑒njéinj𝑒 ndonjerî.
5 Se s̆um𝑒 kat𝑒 vínj𝑒n𝑒 me embrin tim𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ú jam𝑒 Kris̆ti: e kat𝑒 planésj𝑒n𝑒 disâ.
6 Kat𝑒 gjégjiχj𝑒 lufta, eδé z𝑒re lúftas̆𝑒. Jipni mâj𝑒 mos t𝑒 smóliχj𝑒. Se ktô s̆𝑒rbise ka stréksj𝑒n𝑒, e mb𝑒gjiθ𝑒 ng’ is̆t𝑒 t𝑒 sósurit.
7 Se kat𝑒 ngré χet𝑒 gjíndia mbi gjinden, e mbretrî mbi mbretrîn, e kat𝑒 jên𝑒 s𝑒mund𝑒, e úr𝑒ra, e t𝑒 smólura δeu vende vende.
8 E gjiθ𝑒 k𝑒tó jan𝑒 t𝑒 z𝑒n𝑒t e t𝑒 δé mburavet.
9 Aχiérna kat𝑒 ju bíen𝑒 nd𝑒 kopos𝑒, e kat𝑒 ju vrásj𝑒n𝑒: e kat𝑒 kini mbáitur𝑒 mbrî ka gjiθ𝑒 gjíndet𝑒 paj𝑒 t’ émbrit𝑒 tim𝑒.
10 Aχiérna kat𝑒 sk𝑒ndaγiáren𝑒 ditsá, e ka traδíren𝑒 njeri me jatrin, e kat𝑒 m𝑒ríχen𝑒 njeri me jatrin.
11 Eδé s̆um𝑒 profetra t𝑒 rrêm𝑒 ka dálj𝑒n𝑒, e kat𝑒 planésj𝑒n𝑒 disâ.
12 E p𝑒r t𝑒 rríturit e k𝑒kjîs𝑒, ka ftóχet𝑒 mâli i disave.
13 E aí ts̆𝑒 durón njera te t𝑒 sósurit, po ki ka t’ e s̆p𝑒tonj𝑒.
14 E kat𝑒 ligj𝑒rónet𝑒 kî Vangjeγj𝑒 i mbretrîs𝑒 te gjiθ𝑒 jeta, p𝑒r mart𝑒rî t𝑒 gjiθ𝑒 gjíndevet: e aχiérna kat𝑒 vinj𝑒 t𝑒 sósurit.
15 Kur𝑒 prân t𝑒 s̆iχni siχjenîn e s̆kretîs𝑒, rr𝑒fíer𝑒 ka Danieli vunn𝑒 nd𝑒 vent𝑒 s̆éit𝑒: aí ts̆𝑒 sgleθ, t’ e nd𝑒lgonj𝑒.
16 Aχiérna atá nd𝑒 Dz̆uδê, le t𝑒 jík𝑒j𝑒n𝑒 te mál𝑒t𝑒:
17 E aí ts̆𝑒 t𝑒 ndóδet𝑒 mbi s̆pîn, mos t𝑒 sdrípet𝑒 t𝑒 ndzíer𝑒nj𝑒 gjê ka s̆pia e tîγj𝑒:
18 E kus̆ ndóδet𝑒 p𝑒rjas̆ta, mos t𝑒 k𝑒θénet𝑒 t𝑒 márr𝑒nj𝑒 t𝑒 vés̆ur𝑒n e tîγj𝑒.
19 Χelm𝑒 eδé grâvet me barr𝑒, e atire ts̆𝑒 japj𝑒n sis𝑒 tek’ ató ditt𝑒.
20 Parkalés𝑒ni prâ t𝑒 mos stréks𝑒nj𝑒 t𝑒 jíkurit tâj𝑒 te dimbri, ô tek’ e s̆túnia.
21 Se aχiérna kat𝑒 jêt𝑒 kopós i maθ𝑒, si ng𝑒 kâ kl𝑒n𝑒 ts̆𝑒 te t𝑒 z𝑒n𝑒t e jetes njera m𝑒 naní, eδé ng𝑒 kat𝑒 jêt𝑒.
22 E n𝑒 mos s̆kurtónen𝑒 ató ditt𝑒, ng’ ê kurm𝑒 ts̆𝑒 mund’ e s̆p𝑒tonj𝑒: po paj𝑒 t𝑒 sgléδurvet ka vog𝑒lón𝑒n𝑒 ató ditt𝑒.
23 Aχiérra ts̆ili t𝑒 ju θêt𝑒: Kris̆ti ê ktu, o ktié: mos i kini bess𝑒.
24 Se kat𝑒 dáj𝑒n𝑒 Krís̆t𝑒ra t𝑒 rrêm𝑒, e profétra t𝑒 rrêm𝑒: e kat𝑒 japj𝑒n𝑒 sinjaje t𝑒 meδenj𝑒, e famasm𝑒, sât𝑒 planésen𝑒 (nai mund𝑒) eδé t𝑒 sgléδurit𝑒.
25 Ši ju e kam θ𝑒n𝑒 mê para.
26 P𝑒randái n𝑒 ju θ𝑒s̆in: Ši te diserti is̆t𝑒, mos díl𝑒ni: Ši te angón𝑒t𝑒 fs̆éχura, mos e kini bess𝑒.
27 As̆tú si s̆krep𝑒timi del kaa léχet𝑒 díeγi, e dúket𝑒 njera te ku per𝑒ndón: k𝑒s̆tú ka jêt𝑒 t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
28 Teku do ndóδet𝑒 kurmi i vdékur𝑒, atjé ka mbjíδen𝑒 eδé aíkuγat𝑒.
29 E njize pas kopósit𝑒 t𝑒 atire dít𝑒ve díeγi kat’ érret𝑒, e χ𝑒na ng𝑒 ka jáp𝑒nj𝑒 drit𝑒n e sâγj𝑒, e îj𝑒zit𝑒 kat𝑒 bíen𝑒 ka kjíeγia, e fukjît’ e kjíeγavet ka túnden𝑒:
30 E aχiérna ka dúket𝑒 sinjaγi i t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒 nd𝑒 kjíeχ: e aχiérra kat𝑒 klâne gjiθ𝑒 gjíndet’ e jét𝑒s𝑒: e kat𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n𝑒 t𝑒 Birin e njeríut𝑒 ts̆𝑒 vjen mbi rêt’ e kjíeγi𝑒s me porosî e maδe, e me ndêr𝑒.
31 E kat𝑒 d𝑒rgonj𝑒 é ngj𝑒j𝑒t’ e tîγj𝑒 me trumb𝑒, e zê t𝑒 maθ𝑒: e kat𝑒 mbjéδj𝑒n𝑒 t𝑒 sgléδurit’ e tîγj𝑒 ka t𝑒 katra érat𝑒, e ka nj𝑒 maj𝑒 e njatr𝑒 t𝑒 kjíeγiavet.
32 E ka fiku m𝑒soni parábuγ𝑒n: po kur𝑒 dega e tîγj𝑒 t𝑒 bé net’ e njom𝑒 e t’ i léχen𝑒 flét𝑒t𝑒, njíχ𝑒ni se vêra ê ndanz𝑒:
33 K𝑒s̆tú eδé jû kur𝑒 t𝑒 s̆íχ𝑒ni gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise, t’ e dini se is̆t af𝑒r mbi díert𝑒.
34 P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, se ng𝑒 ka s̆konj𝑒 k𝑒jó j𝑒nî, njera ts̆𝑒 t𝑒 bé nen𝑒 gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise.
35 Kjíeγia e δeu kat𝑒 s̆kónj𝑒n𝑒, e fjál𝑒t𝑒 time ng𝑒 kat𝑒 lípsen𝑒.
36 Mbi at𝑒 dit𝑒 prân e até ôr𝑒 mosnjerî ng𝑒 dî gjê , e miδé é ngj𝑒j𝑒t’ e kjíeγi𝑒s, po Tata vet𝑒m.
37 Si dít𝑒t’ e Noéut𝑒, k𝑒s̆tú eδé ka jêt𝑒 t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
38 Se as̆tú si is̆𝑒n te dít𝑒t𝑒 p𝑒rpara d𝑒lúδit𝑒 ts̆𝑒 χáij𝑒n, e pîj𝑒n, ts̆𝑒 martóij𝑒n eδé martónes̆in, njera at𝑒 dit𝑒, ts̆𝑒 Noéu χiri te arka,
39 E ng𝑒 njoχ𝑒n gjê njera ts̆𝑒 jerδi d𝑒luδi, e χolkji t𝑒 gjiθ𝑒: k𝑒s̆tú ka jêt𝑒 eδé t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
40 Aχiérna kat𝑒 jên𝑒 dî vet𝑒 p𝑒rjas̆ta te árat𝑒: njeri mírret𝑒, e njeri lé χet𝑒.
41 Dî veta blúaj𝑒n te muγiri: njera mírret𝑒, e njera lé χet𝑒.
42 T𝑒 rrini sgjúar𝑒 prandái, se ng𝑒 dini m𝑒 ts̆𝑒 χer𝑒 t𝑒 vinj𝑒 Zoti jîj𝑒.
43 T𝑒 dini eδé até , se n𝑒 dîγj𝑒 nikokjiri m𝑒 ts̆𝑒 χer𝑒 t𝑒 nát𝑒s𝑒 kis̆ viγj𝑒 kusari, dei t𝑒 rrîγj𝑒 sgjúar𝑒, e ng𝑒 lê γj𝑒 t𝑒 s̆ponej s̆pia e tîγj𝑒.
44 P𝑒randái t𝑒 jini eδé jû te gatúam𝑒: se m’ at𝑒 χer𝑒 ts̆𝑒 ng𝑒 ju dúket𝑒, vjen i Biri i njeríut𝑒.
45 Ts̆ili prân ê kopili i béss𝑒m𝑒, e i urt𝑒, ts̆𝑒 𝑒 vuri zoti i tîγj𝑒 mbi gjinden e s̆pîs𝑒 t𝑒 tîγj𝑒, sât’ i jipj𝑒 atire kjevarrîn m𝑒 χér𝑒t𝑒?
46 Lumi aí s̆𝑒rb𝑒tôr, ts̆𝑒 t𝑒 járδurit i zoti i tîγj𝑒, e gjên se bun as̆tú.
47 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, se mbi gjiθ𝑒 petkun e tîγj𝑒 kat’ e vûnj𝑒.
48 N𝑒 prân𝑒 θ𝑒fsit aí kopil’ i lik𝑒 te zé m𝑒ra e tîγj𝑒: M𝑒nón im𝑒 zot t𝑒 vinj𝑒:
49 E z𝑒fs̆it t𝑒 rráχ𝑒nj𝑒 s̆ók𝑒t𝑒 tîγj𝑒, e χé ng𝑒rs̆it e pîs̆it me t𝑒 déimit𝑒:
50 Kat𝑒 vinj𝑒 i zoti i atîγj𝑒 kopili, dit𝑒n ts̆𝑒 ng’ e pret, e m𝑒 χer𝑒 ts̆𝑒 s’ dî:
51 E kat’ e vúr𝑒nj𝑒 vets̆𝑒, e kat’ i jáp𝑒nj𝑒 vent𝑒 n𝑒 mes𝑒 t𝑒 ipókritravet: atjé ka jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.