KAPTINA XVI.
1 Edhe u rakomandoj juve Foibënë, motërënë t’onë, qi ashtë shërbëtoreja e kishësë ndë Kenkre,
2 qi ta pritni mbë Zotinë sikurse vëjen për shenjtënat, edhe t’i ndimoni për gjithë qish të ketë nevojë prei jush, sepse edhe ajo u ka ndimuen shumë vetëve, edhe mue vetë.
3 U faleni me shëndet Priskillës’ edhe Akuilësë ndimëtarëvet mi mbë Iesu Krishtinë
4 (të cillëtë vunë qafën’ e vet ndë thikët për jetënë t’eme; atyne nuk’ u falem nders unë vetëmë, por edhe gjithë kishat’ e kombevet).
5 I faleni me shëndet edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne. I faleni me shëndet Epainetit të dashunit t’em, i cilli ashtë pem’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë.
6 I faleni me shëndet Marisë, e cilla u mundue shumë për ne.
7 U faleni me shëndet Andronikut edhe Iunisë fisnavet mi, edhe ropnavet shokëvet mi, të cillëtë janë të shënueshim ndër Apostujt, të cillët’ ishinë mbë Krishtin’ edhe ma pari se unë.
8 I faleni me shëndet Amplisë të dashunit t’em mbë Zotinë.
9 I faleni me shëndet Urbanit ndimëtarit t’ynë mbë Krishtinë, edhe Stahyt të dashunit t’em.
10 I faleni me shëndet Apelliut të provueshimit mbë Krishtinë. U faleni me shëndet atyne qi janë prei shtëpisë Aristobulit.
11 I faleni me shendet Herodionit fisit t’em. U faleni me shëndet atyneve qi janë prei shtëpisë Narkissit, qi janë mbë Zotënë.
12 U faleni me shëndet Tryfainës, edhe Tryfosësë, qi mundohenë mbë Zotinë. I faleni me shëndet Persidësë së dashëmesë, e cilla u mundue shumë mbë Zotinë,
13 I faleni me shëndet Rufit të sgjedhunit mbë Zotinë, edhe s’amës’ ati edhe s’emesë.
14 U faleni me shëndet Asynkritit, Flegontit, Hermanit, Patrobit, Hermeut, edhe vëllazënavet qi janë bashkë me ata.
15 U faleni me shëndet Filologut edhe Iulisë, Nereut edhe së motërës’ ati, edhe Olymbaut, edhe gjithë shenjtënavet qi janë bashkë me ata.
16 I faleni me shëndet njiani tietërit me të puthunë të shenjtënueshime. U falenë me shëndet juve kishat’ e Krishtit.
17 Edhe u lutem juve, o vëllazën, të keni sytë hapëtë mb’ata qi bajnë të dame e shkandula kundrë ati mësimit qi keni xanë ju, edhe shtëmangi prei atyneve.
18 Sepse t’atillëtë nuk’ i shërbejnë Zotit t’ynë Iesu Krishtit, por barkut vet; edhe me fjalë t’ambëla, e me fjalë të mira gënjejnë zemërat’ e atyneve qi s’kanë të keqe.
19 Sepse të ndëgjuemitë tuei e mbërrini mbë të gjithë. Sa për ju pra gëzohem, edhe due qi të jeni të ditshim mbë të mirënë, e të mitunë mbë të keqenë.
20 Edhe Perëndia i paqtimit ka me dërrmuem Satananë ndënë kambët tueja për së shpeiti. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amen.
21 U falenë me shëndet Timotheu ndimëtari em, edhe Lukiu, edhe Iasoni, edhe Sosipatri, fisnat’ e mi.
22 U falem me shëndet mbë Zotinë unë Tertiu qi shkrova letërënë.
23 U faletë me shëndet Gaiu, i cilli ka pritunë mue edhe gjithë kishënë ndë shtëpi. U faletë me shëndet Erasti kujdestari i qytetit, edhe Kuarti vëllai.
24 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amen.
25 Edhe mb’ate qi mundetë me forcuem juve mbas ungjillit t’em, edhe mbas predikimit Iesu Krishtit, mbas së sbuluemes’ asai mpshefënisë qi qe pushuem çë përpara motesh,
26 e tashti u sbulue prei shkronjash profetënavet mbas urdhënimit Perëndisë të jetësimit, edhe u ngjof mbë gjithë kombet për ndëgjimin’ e besësë;
27 vetëmë mbë të ditshiminë Perëndi qoftë laft me anë të Iesu Krishtit për jetët të jetëvet . Amen.
(Letëra) mbë Romanët u shkrue prei Korinthës’, (edhe u dërgue) me anë të Foibësë shërbëtoresë kishësë ndë Kenkre .
© Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania Interconfessional Bible Society of Albania 2017