KAPTINA I.
1 Sbulesa e Iesu Krishtit, qi ia dha Hyji me ua diftuem shërbëtorëvet vet, sa kanë me u bamë për së shpeiti; edhe i dërgoi e i shënoi me anë t’engjullit vet mbë shërbëtorin’ e vet Gjionninë.
2 I cilli deshmoi për fjalën e Hyjit, edhe për deshmin’ e Iesu Krishtit, edhe sa pa.
3 Lum ai qi këndon, edhe ata qi ndëgjojënë fjalët’ e profezisë, edhe ruejënë sa janë shkruem nd’ate, sepse koha ashtë ngjat.
4 Gjionni mbë shtatë kishat qi janë nd’Asi: hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei ati qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien; edhe prei shtatë Shpirtënash qi janë përpara shkambit ati;
5 edhe prei Iesu Krishtit, qi ashtë deshmitar besëtar, paralindësi prei së vdekunish, edhe i par’ i rigavet dheut; mb’ate qi na deshi, edhe qi na lau prei fajevet t’ona me gjakun’ e vet,
6 edhe na bani riga e priftëna te Hyji edhe Ati vet, mb’ate qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen.
7 Nje te vien me ret, edhe ka me e pamë qish-do sy, edhe ata qi e shpuenë, edhe gjithë kombet’ e dheut kanë me u ndukunë për ate; po, amen.
8 Unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbarumeja, thotë Zoti, ai qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien, Gjithë-pushtetësi.
9 Unë Gionni, vëllai juei, edhe shoq bashkë me ju ndë shtrëngimt e ndë regjënit e ndë durimt të Iesu Krishtit; qeshë ndë ujdhesët, qi qjuhetë Patmë, për fjalën’ e Hyjit, edhe për deshmin’ e Iesu Krishtit.
10 Erdha ndë shpirt ditën’ e Zotit, edhe ndëgjova mbrapa meje nji za të madh, porsi za trumbete,
11 qi thoshte: Unë jam Alfa edhe Omega, i pari edhe i mbrapëni; edhe: Qish shef, i shkruei ndë libër, edhe i dërgo te kishat qi janë nd’Asi, ndë Efesë, edhe ndë Smyrnë, edhe ndë Pergamë, edhe ndë Thyaterë, edhe ndë Sardei, edhe ndë Filadelfi, edhe ndë Laodiki.
12 Edhe u këthyeshë me pamë zaninë qi foli me mue, edhe kur u këthyeshë, pashë shtatë kandile t’arta,
13 edhe ndë miedis të shtatë kandilevet pashë nji qi gjante porsi bir nieriu, veshunë me nji petkë të gjatë qysh ndë kambë, edhe ngjeshunë mbë sisat me nji bres t’artë;
14 edhe kryet’ e ati edhe flokët’ ishinë të bardhë porsi lesh i bardhë, si bora; edhe syt’ e ati porsi flakë ziarrmi.
15 Edhe kambët’ e ati gjaishinë porsi Orihalk, sikurse me qenë nxemë ndë furrë; edhe zan’ i ati porsi za shumë ujënash.
16 Edhe kishte n’dorë të diathtë të vet shtatë yje; edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë me dy presie; edhe faqeja e ati ndriste porsi dielli kur ndrit ndë fuqi të vet.
17 Edhe kur pash’ ate, rashë ndër kambë t’ati porsi i vdekunë; edhe ai vuni dorën’ e diathtë mbi mue, e më tha: Mos u friko, unë jam i pari edhe i mbrapëni,
18 edhe ai qi rron, edhe qesh i vdekunë, edhe nje te jam i gjallë ndë jetët të jetëvet, amen; edhe kam çelsat’ e ferrit edhe të vdekësë.
19 Shkruei qish pe, edhe qish janë, edhe qish kanë me u bamë për mbaskëndai.
20 Mysterin’ e shtatë yjevet qi pe mbë të diathtët t’eme, edhe shtatë kandilet’ e arta. Shtatë yjetë jan’ engjujt’ e shtatë kishavet, edhe shtatë kandiletë qi pe, jane shtatë kishatë.