KAPTINA IV.
1 Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunit’ edhe të përmallshimitë, gëzimi edhe kunora eme, kështu të qindroni mbë Zotinë, o të dashunë.
2 I lutem Euodisë, i lutem edhe Syntyhut, kështu të keni ndër mend mbë Zotinë;
3 edhe të lutem edhe tyi, o shok i thieshtë, u ndimo atyneve, të cillat’ u munduenë bashkë me mue ndë ungjillt, edhe bashkë me Klementin’ edhe me të tierët punëtorëtë shokët’ e mi, të cillëvet emënatë janë ndë libër të jetësë.
4 Gëzohi mbë Zotinë përherë, për-së-ri kam me thanë gëzohi.
5 Butësina juei le të ngjifetë prei gjithë nierëzish: Zoti ashtë ngjat.
6 Mos kini kujdes për gja, por kurdo le të ngjifenë kërkimetë tueja te Perëndia me të falunë ndersë prei së falëmes’ e prei së lutëmesë;
7 edhe paqtimi i Perëndisë qi kapërcen qish do mendie, ka me rueitunë zemëratë tueja, edhe mendimetë tuei me anë të Iesu Krishtit.
8 Përandai, o vëllazën, sa janë të vërteta, sa janë të hieshime, sa janë të dreita, sa janë të qiruta, sa janë të dashuna, sa janë me za të mirë, ndë qoftë ndonji pun’ e mirë, edhe ndë qoftë ndonji lavdim, këto mendoni.
9 Edhe gjith’ ato qi xutë, edhe muertë vesht, edhe ndëgjuetë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit ka me qenunë bashkë me ju.
10 Edhe u gëzueshë me të madhet mbë Zotinë, se tashti për mbaskëndai e diftuetë lulëzuem kujdesinë qi keni për mue; edhe për ate kishitë për me pasunë kujdes, por s’patët kohë.
11 Jo se thom këte prei së mangunit, sepse unë kam xanë me bamë kanatë mb’ato qi kam.
12 Dij të përungjem, dij edhe të tepërohem; gjithë-ku-do a mbë të gjitha jam mësuem edhe të ngihem edhe të kem uni, edhe të më tepërojn’ edhe të më mengojnë.
13 Të gjitha mundem me i bamë me anë të Krishtit qi më ep fuqi.
14 Por batë mirë qi muertë piesë bashkë me mue ndë shtrëngim t’em.
15 Edhe ju e dini, o Filippianë, se kur u zu fillë ungjilli, kur dola prei Makedonisë, as ndonji kishë nukë muer piesë me mue për të marrë e për të dhanë, veç ju vetëmë,
16 sepse edhe ndë Thessalonikë nji herë edhe dy herë më dërguetë për nevojënë t’eme .
17 Jo se kërkoj të dhanëtë, por kërkoj pemënë qi ashtë shumuem për llogari tuei.
18 Por i ka të gjitha, edhe më tepërojnë; jam mbushunë, sepse prita prei Epafroditit ato qi më kishitë dërguem ju, erë të mirë, kurban të pritunë, të pëlqyeshim te Perëndia.
19 Edhe Perëndia em ka për me mbushunë gjithë nevojënë tuei mbas pasëjesë vet ndë laft me anë të Iesu Krishtit.
20 Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë t’anë qoftë lafti ndë jetët të jetëvet. Amen.
21 Falni me shëndet qish do shenjti mbë Iesu Krishtinë. U falenë juve me shëndet vëllazënitë qi janë bashkë me mue.
22 U falenë juve me shëndet gjithë shenjtënitë, por shumë ma fort ata qi janë prei shtëpisë Kaisarit.
23 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amen.
(Letëra) mbë Filippianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Epofroditit .
© Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania Interconfessional Bible Society of Albania 2017