KAPTINA VII.
1 Sepse kyi Melhisedeku, mbëreti i Selimit, prifti i Perëndisë naltë, i cilli hasi me Abrahaminë tue u këthyem prei së grimesë mbëretënavet, edhe e bekoi,
2 të cillit Abrahami i dau mbë-nj-anë edhe të dhetënë prei gjithë plaçëkavet , qi ai përpara quhei mbëret dreitënie, mbasandai edhe mbëret Selim, qi do me thanë, mbëret paqtimi,
3 pa atë, pa amë, pa gjenealogji, pa pasunë fillim dittsh, as të mbaruem jete, por përgjaitunë të Birit Perëndisë, mbet prift përjetë.
4 Edhe veni ore sa i madh qe kyi, të cillit Abrahami krye-ati i dha edhe të dhetënë prei plaçëkavet.
5 Edhe prei të bijvet Leviut ata qi marrinë priftëninë, kanë porosi mbas ligjësë me marrë të dhetënë prei popullit, do me thanë, prei vëllazënavet vet, ndonëse kanë dalë prei miedizit Abrahamit;
6 edhe ai qi s’e kishte gjenealogjinë prei atyneve, muer të dhetënë prei Abrahamit, edhe bekoi ate qi kishte të zotuemetë,
7 edhe pa ndonji kundrë-fjalë, ma i vogëli bekohetë prei ma të madhit.
8 Edhe këtu nierës të mortshim marrinë të dheta, e atie merr të dheta qi ai bahetë deshmi se rron.
9 Edhe me thanë kështu, edhe Leviu qi mirrte të dheta me anë të Abrahamit, dha të dheta.
10 Sepse ai Leviu ishte por ndë miedis t’atit, kur hasi me ate Melhisedeku.
11 Ndë ishte pra të mbaruemitë me anë të priftënisë Levitike (sepse populli muer ligjënë me anë t’asai), qish lypsei me u ngritunë tietër prift mbas rregullit Melhisedekut, e të mos thohetë mbas rregullit Aaronit?
12 Sepse kur ndërrohetë vendit priftënia, duhetë me u ndërruem vendit edhe ligja.
13 Sepse ai, qi thohenë këto punë për ate, ishte prei tietërë fare, të cillës’ as ndonji s’iu pat afruem theroresë.
14 Sepse ashtë punë e shpërfaqëme se Zoti ynë leu prei Iudesë, qi për ate farë Moiseu nukë foli gja për priftëni.
15 Por edhe shumë ma tepër’ ashtë punë e shpërfaqëme, sepse ngrihetë tietër prift mbas së përgjaitëmesë Melhisedekut,
16 i cilli nukë qe bamë mbas ligjësë porosisë mishit, por mbas fuqisë jetësë pa-mbarueme,
17 sepse deshmon, tue thanë : “Se ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”.
18 Sepse porosia e parë këthehetë prapë, kur asht’ e dobë edhe e pavëjefshime
19 (sepse ligja s’mbaroi ndonji farë pune), por kalli nji shpëresë ma të mirë, qi me anë t’asai i afrohemi Perëndisë.
20 Edhe sa ma shumë nukë ke bamë ndonji prift pa bamë be
21 (sepse ata qenë bamë priftën pa bamë be, por kyi me të bame be prei ati qi i tha: “Zoti bani be, edhe s’ka me u penduem. Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”);
22 kaqi ma të mirësë dhiatë u ba dorë-dhanës Iesui.
23 Edhe ata qenë bamë shumë priftën, sepse nuk’ i linte vdeka me mbetunë shumë kohë,
24 por ai mbassi mbet për gjithë jetënë, e ka priftëninë të pandërrueme vendit.
25 Edhe përandai mundetë me shpëtuem kreit ata qi afrohenë për-anë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë qi të bajë shkusi për ata.
26 Sepse i tillë krye-prift i pandërruem vendit na duhei neve, shenjt, asi qi s’ban keq, i pashgryem, damë veç prei fajtorëvet, edhe bamë ma i naltë se qijetë,
27 i cilli s’ka nevojë përditë, si ata krye-priftënitë, me prumë kurbane ma pari për fajet e veta, mbasandai për të popullit, sepse nji herë e bani këte, kur pru vetëvetëhenë kurban .
28 Sepse ligja ve krye-priftën nierës qi kanë dobësinë, por fjala e së bamesë be qi u ba mbrapa ligjësë, vuni Birinë, qi asht’ i kullutë për gjithë jetënë.