KAPTINA XI.
1 Edhe besa ashtë nji themel punësh qi shpërehenë, nji diftim punësh qi nukë shifenë.
2 Sepse prei kësai muernë deshmi të mirë pleqtë.
3 Me anë të besës’ marrimë vesht se jetët’ u ndërtuenë me fjalën’ e Perëndisë, kaqi qi këto qi shifenë nuk’u banë prei atyneve punëvet qi dukenë.
4 Me anë të besës’ Abeli i pru Perëndisë ma të mirë kurban se Kaini, qi prei asai besës’ u ba deshmi se ishte i dreitë, sepse Perëndia dha deshmi për dhunëtiat e ati, edhe prei asai, ndonëse vdiq, edhe ma po flet.
5 Me anë të besësë Enohu u ndërrue vendit për mos me pamë vdekë: “edhe nukë gjindei, sepse Perëndia e ndërroi vendit”, sepse para se të ndërrohei vendit u ba deshmi për ate , se i kishte pëlqyem Perëndisë.
6 Edhe pa besë s’mundetë me i pëlqyem kushi , sepse ai qi afrohetë te Perëndia duhetë me besuem, se ashtë, edhe bahetë pagë-dhanës mb’ata qi e kërkojënë.
7 Me anë të besës’ iu diftue Noesë prei Perëndisë për ato punë qi edhe nukë shifeshinë, edhe ai si u frikue, ndërtoi arkënë për shpëtimin’ e shtëpisë vet, prei të cillësë gjukoi për të keq botënë, edhe u ba trashigimtar i dreitënisë me anë të besësë.
8 Me anë të besësë ndëgjoi Abrahami, kur u thërrit me dalunë mb’ate vend qi kishte për me marrë për trashigim, edhe duel pa ditunë se ku vete.
9 Me anë të besësë vote e nguli ndë dhe të zotuemesë porsi mbë nji dhe të huej, tue ndenjunë ndë tenda, bashkë me Isaakun’ edhe me Iakobinë trashigimtarëtë bashkë t’asai të zotuemeje,
10 sepse priste ate qytetinë qi kishte themeletë, të cillit mieshtër edhe ndërtestar ashtë Perëndia.
11 Me anën të besës’ edhe ajo Sarra muer fuqi me u ngjitunë me barrë, edhe ndonëse i kishte shkuem koha e moshësë, puell, sepse e kuitoi të besës’ ate qi u zotue.
12 Përandai lenë kaqi vetë prei nji burri vetëmë, edhe kyi gati për me vdekunë, porsi ujët’ e qiellit prei shumicës’, edhe porsi rana e pangjefëme qi ashtë ndë buzë të detit.
13 Këta të gjithë vdiqnë me besë, pa marrë të zotuemetë, por për së largut i panë, edhe u mbushnë mentë, edhe i muernë n’grykë, edhe rrëfyenë se janë të huej, edhe prei nji tietërë vendi mb’ate dhe.
14 Sepse ata qi flasinë kështu, diftojënë se kërkojënë dhen’ e vet.
15 Edhe ndë e mbaishinë ndër mend ate dhe qi prei andej patnë dalë, kishinë për me gjetunë kohë me u këthyem,
16 por tashti u ka anda për nji ma të mirë dhe , do me thanë, qielluer, përandai Perëndia s’ka turp me u qjuetunë Perëndia i atyneve, sepse u bani gati qytet.
17 Me anë të besës’ Abrahami pru Isaakunë për kurban kur provohei, edhe ai qi pat pritunë të zotuemetë pru për kurban vetëm-leminë birin’ e vet,
18 qi qe folunë mb’ate: “Se mbë Isaakunë ka me u qjueitunë fara jote”.
19 Tue u menduem Abrahami se Perëndia mundetë me e ngjallunë prei së vdekunish, andai e muer me të përgjaitëme.
20 Me anë të besës’ Isaaku bekoi Iakobin’ edhe Isafinë për punët qi do të vinë.
21 Me anë të besës’ Iakobi tue vdekunë bekoi të dy bijt’ e Iosefit, “edhe u lut tue u mpështetunë mbë majë të shkopit ati”.
22 Me anë të besës’ Iosefi tue vdekunë përmendi për të dalëmenë jashtë Egjyptit e të bijvet Israelit, edhe porositi për eshtënat e veta.
23 Me anë të besësë Moiseu, si leu, u mpëshef tre muei prei përintsh vet, sepse panë se çuni ishte i bukurë, edhe nukë patnë frikë për urdhënin’ e mbëretit.
24 Me anë të besësë Moiseu si u ba i math, mohoi me u than’ i biri së bijësë Faraonit,
25 sepse sgjodhi ma tepërë me hiekunë keq bashkë me popullin’ e Perëndisë, se me pasunë fitim faji për pakëzë herë,
26 tue kuituem dhunën’ e Krishtit për ma të madhe pasëje, se thesorëtë ndë Egjypt, sepse këqyrte mbë shpagimin’ e pagësë.
27 Me anë të besësë la Egjyptinë pa mos u frikuem për zemërimin’ e mbëretit, sepse priste porsi tue pam ate qi nukë shifte.
28 Me anë të besësë bani pashkën’ edhe të stërpikëmen’ e gjakut, qi të mos u përkasi atyneve, ai qi prishte dielmt’ e parë të Egjyptianëvet .
29 Me anë të besësë shkuenë ndëpër Det të Kuq porsi ndëpër tokë të thatë, të cillinë kur e provuen’ Egjyptianët, u mbytnë.
30 Me anë të besësë ranë muret’ e Ierihosë, si u rrethuenë shtatë ditt.
31 Me anë të besësë Raaba kurva nukë hupi bashkë me ata qi s’bindeshinë, mbassi priti përgjonjësitë me paqtim.
32 Edhe qish me thanë ma? Sepse s’ka me më mbetunë kohë me diftuem për Gedeoninë’ e për Barakun’ e për Sampsonin’ e për Iefthaenë, për Davidin’ e për Samuelin’ e për profetëtë,
33 të cillëtë me anë të besësë luftuenë mbëretënia, punuenë dreitëni, fituenë të zotuemetë, thurnë gojat’ e leonëvet,
34 shuenë fuqin’ e ziarrmit, shpëtuenë prei gojavet thikësë, muerrnë fuqi prei dobësinavet, u banë të fortë ndë luftë, thyenë ushtëriat’ e hueja;
35 gratë muernë të vdekunit’ e vet ngjallunë prei së vdekunish, e të tierë u munduenë, sepse nukë pritnë shpëtiminë qi të fitojënë nji ma të mirë të ngjallunë;
36 e të tierë u provuenë me të përqeshuna e me të rrafuna, por edhe me të lidhuna e burgje;
37 u rrafnë me gurë, u sharruenë, u nganë, vdiqnë premë prei thikësë, shkojshinë vende ndëpër vendeveshunë me likura dhensh e me likura dhish, tue u shterunë, tue u shtrënguem, tue hiekunë keq
38 (për të cillëtë bota nuk’ ishte e zonja); tue shkuem andej e këndej ndëpër shkretina e ndëpër male e ndëpër shpella, e ndëpër birat e dheut.
39 Edhe këta të gjithë, ndonëse muernë deshmi të mirë me anë të besësë, nukë muernë të zotuemenë,
40 sepse Perëndia pat urdhënuem çë përpara nji ma të mirë punë , qi të mos bahenë të kullutë pa ne.