KAPTINA I.
1 Perëndia si u foli njiherë moti atënavet t’anë me anë të profetëvet shumë herash edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve
2 mbë këto ditt të mbrapëna me anë të Birit vet , të cillin’ e bani trashigimtarin’ e të gjithave, qi me anë t’ati bani edhe jetëtë;
3 ai tue qenunë të ndritunit’ e laftit edhe karakter i së qenëmes’ ati, edhe tue bartunë të gjitha me fjalën’ e fuqisë vet, si qiroi fajetë t’ona prei vetëvetëhesë, ndenji ndë kraha të diathtë të madhënisë ndë të naltat vise ,
4 kaqi ma i mirë se engjujtë bamë, aqi sa ka trashiguem nji emënë ma të math se ata.
5 Sepse cillit prei engjush i tha ndonji herë: “Ti je biri em, unë të kam piellë sot”? Edhe për-së-ri: “Unë kam me qenunë tek ai për atë, edhe ai ka me qenunë tek unë për bir?”
6 Edhe për-së-ri kur të këllasi paralindësinë ndë botët, thotë: “Edhe le t’adhurojën’ ate gjith’ engjujt’ e Perëndisë.”
7 Edhe për engjujt thotë: “Ai qi ban engjujt’ e vet shpirtëna, edhe punëtorët’ e vet flakë ziarrmi.”
8 Por për Birinë: “Shkambi yt, o Perëndi, ashtë ndë jetë të jetësë; shkop dreitënie ashtë shkopi i mbëretënisë s’ate.
9 Deshe dreitëninë, e more mëni paligjëninë, përandai të leu Perëndia, Perëndia yt, me voj gëzimi përmbi shokët e tu”.
10 Edhe: “Ti, o Zot, çë herën’ e parë themelove dhenë, edhe qijetë janë punët’ e duervet tua.
11 Ata kanë me u prishunë, por ti ke me mbetunë, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petëka,
12 edhe porsi petkë ke me i mpështiellun’ ata, edhe kanë me u ndërruem, por ti je ai vetë, edhe viet’ e tu s’kanë me menguem”.
13 Edhe cillit prei engjujsh i tha ndonji herë: “Rri prei së diathtësë s’eme deri sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët të kambëvet tua”?
14 Nukë janë të gjithë shpirtëna punëtorë, qi dërgohenë për punë për ata qi kanë me trashiguem shpëtiminë.