KAPTINA IV.
1 Ap deshmi pra unë përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht qi ka për me gjukuem të gjallë e të vdekunë ndë të dukunit të vet edhe ndë mbëretënit të vet;
2 prediko fjalënë; rri mbë krye me kohë e pa kohë; qarto, bieriu ndër sy, lutiu, me qish do farë zemërë të gjanë e mësimi.
3 Sepse ka me ardhunë nji kohë, qi s’kanë me duruem mësimin’ e shëndoshë, por kanë me mbëledhunë grumbullë për-anë vetëhes’ atyne mieshtra mbas dëshërimesh veta, për të kilikosunë ndëgjiminë;
4 edhe kanë me këthyem veshët prei së vërtetësë, edhe kanë me u këthyem të venë mbas përrallash.
5 Por ti rri squtë mbë të gjitha, hiq keq, ban punë ungjilltari, ban plot shërbesënë tande.
6 Sepse unë tashti jam tue u bamë kurbam, edhe koha e së ikëmesë s’eme e mbërrini;
7 luftën’ e mirë e luftova, vromin’ e mbarova, besën’ e rueita;
8 së mbrapëni më ruhetë kunora e dreitënisë, të cillënë ka me ma dhanë Zoti nd’ate ditë, i dreiti gjyqtar, edhe jo vetëmë mue, por edhe gjith’ atyneve qi duenë të dukunit’ e ati.
9 Nxito me ardhunë shpeit tek unë,
10 sepse Demasi më la, sepse deshi këte jetë, edhe vote ndë Thessalonikë, Kresku ndë Galati, Titua ndë Dalmati;
11 vetëmë Luka ashtë bashkë me mue. Merr Markunë me vetëhe, e biere bashkë me tyi, sepse më asht’ i vëjefshim ndë punët.
12 Edhe Tyhikun’ e dërgova ndë Efesë.
13 Kur të vish bier gunënë qi lashë ndë Troadë për-anë Karpit, edhe libratë, por ma fort pergamenetë.
14 Aleksandër rambëtori më bani shumë të këqia, ia shpagoftë Zoti mbas vepërash ati;
15 prei ati ruhu edhe ti, sepse u del shumë kundrë fjalëvet t’ona.
16 Të parënë herë kur dhashë fjalë, askushi s’erdhi bashkë me mue, por të gjithë më lanë (mos u numëroft’ atyne për te keq! ).
17 Por Zoti më ndenji për-anë, edhe më dha fuqi, qi të mbushetë predikimi me anënë t’eme, edhe të ndëgjojënë gjithë kombetë, edhe shpëtova prei gojësë leonit.
18 Edhe Zoti ka me më shpëtuem prei qish do pune të ligë, edhe ka me më rueitunë për mbëretënin’ e ati qiellorenë; mb’ate qoftë lafti ndë jetë të jetëvet. Amen.
19 Iu fal me shëndet Priskës’ edhe Akylit, edhe shtëpisë Onesiforit.
20 Erasti mbeti ndë Korinthë, edhe Trofimin’ e lashë të sëmunë ndë Miletë.
21 Nxito me ardhunë para dimënit. Të faletë me shëndet Eubuli, edhe Pudi, edhe Lini, edhe Klaudia, edhe gjithë vëllazënitë.
22 Zoti Iesu Krisht qoftë bashkë me shpirtinë tand. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen.
E dyta (letëra) mbë Timothenë, qi qe urdhënuem i pari episkop i kishës’ Efesianëvet, u shkrue kah Roma, kur duel për së dyti Pauli përpara Kaisarit Neron .
© Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania Interconfessional Bible Society of Albania 2017