KAPTINA VIII.
1 Edhe u diftoj juve, o vëllazën, hirin’ e Perëndisë qi ashtë dhanë mbë kishat të Makedonisë,
2 se tepërica e gëzimit atyne, kur ishinë ndë shumë provim shtrëngimi, edhe vobezia e atyneve e thella tepëroi ndë pasëjet të dorësë lirë të atyneve,
3 sepse deshmoj për këte , se mbas fuqisë atyne diftuenë dashuniminë prei vetiut,
4 tue na u lutunë me shumë të lutunë qi të marrimë këte dhunëti e këte piesën’ e shërbesësë qi ashtë mbë shenjtënit,
5 edhe këte e banë jo sikurse shpëryem, por ma parë dhanë vetëhen’ e atyne mbë Zotinë, mbasandai edhe mbë ne me dashunim të Perëndisë,
6 kaqi sa iu lutëm Titosë, sikurse e pat filluem përpara, kështu ta mbarojë këte dhunëti edhe mbë ju.
7 Por sikurse teproni mbë qish do punë , ndë besë, e ndë fjalë, e ndë mend, e ndë qish do nxitim, edhe ndë dashunit tuei mbë ne, kështu të teproni edhe ndë këte dhunëti.
8 Nuk’ e thom këte me urdhënë, por prei nxitimit të tierëvet, të provoj edhe të këthiellëtën’ e dashunisë tuei,
9 sepse e dini hirin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, se tue qenun’ i pasunë, u ba i vobek për ju, qi të bahi ju të pasunë me vobezin’ e ati.
10 Edhe për këte u ap juve këshillë, se këjo ashtë për të mirënë tuei, qi e filluetë çë viet jo veç me e bamë, por edhe me e dashunë.
11 Tashti pra mbaroni edhe të bamitë, se sikurse qetë me zemërë gati për me dashunë, kështu le të jeni edhe për me mbaruem ato qi keni.
12 Sepse ndë ashtë gati zemëra përpara, ashtë pritunë me të mirë, mbas asai qi ka ndonji, jo mbas asai qi s’ka.
13 Sepse nukë due të kenë të tierë të prajtun’ e ju shtrëngim,
14 por të bahetë si nji-nji mbë këte kohë tepërica juei, qi të mbushi të mangunit’ e atyneve, qi edhe tepërica e atyneve të mbushi të mangunitë tuei, për me u bamë si nji-nji,
15 sikurse ashtë shkruem: “Ai qi mbëlodhi të shumënë, s’i tepëroi gja , edhe ai qi mbëlodhi të pakënë, s’i mengoi gja” .
16 Por falemi ndersë Perëndisë qi ep ndë zemërë të Titosë por atë nxitim për ju,
17 sepse priti të lutunitë, edhe tue nxituem ma tepërë, duel me dashuni të vet me ardhunë te ju.
18 Edhe bashkë me atë dërguem ate vëllanë qi nderohetë ndëpër gjithë kishat për ungjillinë
19 (edhe jo veç këjo , por edhe u sgjoth prei kishash me u bamë shoq mb’udhë me këte dhunëti qi u punue prei jush për laftin’ e ati Zoti, edhe për me diftuem zemrënë tuei të gatishimenë),
20 tue u rrudhunë për këte, qi të mos u zajë ndonji me gojë për të keq për këte limoshënë të tepërme qi u punue prei nesh,
21 sepse kemi kujdes për ato qi janë të mira, jo veç përpara Zotit, por edhe përpara nierëzish.
22 Edhe dërguem bashkë me ata vëllanë t’anë, të cillin’ e kemi provuem shumë herë mbë shumë punë se asht’ i shpeitë, por tashti ashtë shumë ma i shpeitë për shpëresën’ e madhe qi ka mbë ju.
23 Sa për Titonë, ai ashtë shoku em, edhe mbë ju ndifmëtar; e sa për të tierët vëllazënit t’anë, ata jan’ apostujt’ e kishavet, laft i Krishtit.
24 Diftoni pra mb’ata, edhe përpara kishavet, si ashtë dashunia juei, edhe të mburrunitë t’anë qi kemi per ju.