KAPTINA II.
1 Si të hethni tej pra qish-do të keqe, e qish-do gënjim, e hipokrisi, e zmirë, e gjithë të folëme keq,
2 porsi foshnje lemë rishtazë, le t’u ket’ anda qjumështin’ e këthiellëtë të fjalësë, qi të rriteni prei ati,
3 sepse e keni ngjënuem “Se Zoti asht’ i mirë”.
4 Mb’ate t’afrohi, qi ashtë gur i gjallë, i hedhunë tej prei nierëzish, por i sgjedhun’ e i nderëshim prei Perëndisë;
5 edhe ju, porsi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtënie, priftëni e shenjtënueshime, qi të bini kurbane shpirtënie, të pëlqyeshime te Perëndia me anë të Iesu Krishtit.
6 Përandai asht’ edhe mbrenda ndë shkronjët: “Qe te ve ndë Sion nji gur krye-sqepi, të sgjedhunë, të nderëshim, edhe ai qi i beson ati, s’ka për me u turpënuem”.
7 Për ju pra qi besoni ashtë nder, por për ata qi s’bindenë, “ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba për krye kanti, edhe gur shqite,
8 edhe shkamp guri të shkandalit”, të cillëtë shqesinë mbë fjalët, sepse nukë bindenë, qi për ate ishinë vumë.
9 Por ju jeni “gjind i sgjedhunë, priftëni mbëretënie, komp shenjt”, popull qi ate e fitoi Perëndia , qi të diftojë të mirat’ e veta, i cilli u thirri juve prei errësinet mbë dritën’ e vet të mërekullueshimenë;
10 ju qi njiherë nuk’ ishitë popull, por tashti jeni popull’ i Perëndisë; ju qi njiherë nukë qetë përdëllyem, por tashi jeni përdëllyem.
11 O të dashunë, u lutem si të huej e të shkulunë dheut tuei qi jeni , të hiqni dorë prei dëshërimevet mishit, qi bajënë luftë kundrë shpirtit;
12 të shkoni jetë të mirë ndër kombet, qi u tërhiekinë n’gojë si për nierës keq-bamës, kur të shofinë prei të miravet vepëravet tueja , të lavdojënë Perëndinë ndë ditët të vumes’ ore.
13 I ulni kryetë pra qish-do urdhëni të nieriut për Zotinë, kaqi mbëretit, si ma të naltit,
14 aqi guvernorëvet, si të dërguem qi janë prei anës’ ati për me marrë shpagim prei atyneve qi bajënë keq, e për me lavduem ata qi bajënë mirë,
15 sepse kështu ashtë dashunimi i Perëndisë, t’u mbëçilni gojënë nierëzëvet marrë për të paditëmenë,
16 si të lirë, e jo si tue pasunë të lirënë për mbulesën’ e së keqesë, por si shërbëtorët’ e Perëndisë.
17 Nderoni të gjithë, doni vëllazëninë, kini frikë Perëndinë, nderoni mbëretinë.
18 Ju shërbëtorët’ u ulni kryetë zotënivet tuei me qish-do frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, por edhe të shtrembëtëvet,
19 sepse këjo ashtë hir, qi të shëfrejë kushi idhënime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tue pësuem pa udhë.
20 Sepse qish farë lafti ashtë , ndë durofshi kur të rrifeni për fajet, por ndë durofshi tue bamë mirë, e tue hiekunë keq, këjo ashtë hir për-anë Perëndisë.
21 Sepse për këte u thirrtë, sepse edhe Krishti pësoi për ne, t’u lajë juve shëmbëllëtyrë, qi të ecëni mbas gjurmash ati,
22 i cilli “nukë bani faj, as nuk’ u gjet gënjim ndë gojët t’ati”.
23 I cilli tue u përqeshunë nukë përqeshi, tue pësuem nukë shtiu frikënë, por epte vetëvetëhenë n’dorë ati qi gjukon me udhë,
24 i cilli vetë barti fajetë t’ona ndë korpt të vet mbi drut, qi si të vdesimë ndë fajet, të rroimë ndë dreitëni; “me plagën’ e ati u shëndoshët”.
25 Sepse ishitë “si dhen bierrun’ udhënë”, por tashi u këthyetë te bariu edhe episkopi i shpirtënavet tuei.
© Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania Interconfessional Bible Society of Albania 2017