KAPTINA I.
1 Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet mbë Perëndinë Atinë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht: hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
2 I falemi ndersë përherë Perëndisë për gjithë ju, edhe u përmendimë juve ndë të falunat t’ona,
3 tue kuituem pa pushim punën’ e besësë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë edhe durimin’ e shpëresësë mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, përpara Perëndisë edhe Atit t’ynë;
4 tue ditun’, o vëllazën të dashunë prei Perëndisë, të sgjedhunitë tuei,
5 sepse ungjilli ynë nuk u ba te ju me fjalë vetëmë, por edhe me fuqi, edhe me Shpirtinë Shenjt, edhe me shumë të mbushëme mendienë, sikurse e dini qish farë qem ndërmiet jush për ju.
6 Edhe ju batë sikurse bam na edhe Zoti, sepse pritët fjalënë ndër shumë shtrëngim, me gëzimin’ e Shpirtit Shenjt,
7 kaqi sa u batë shëmbëllëtyrë mbë gjith’ ata qi besuenë ndë Maqedoni e ndë Ahai.
8 Sepse prei jush nuk’ u përhap fjala e Zotit vetëmë ndë Maqedoni e ndë Ahai, por edhe mbë qish do vend e mbërrini zani i besësë tuei te Perëndia, kaqi sa s’kemi nevojë të flasimë gja,
9 sepse ata diftojnë për ne qish farë të hymi gjetëm te ju, edhe si u këthyetë te Perëndia prei idhujsh, qi t’i shërbeni Perëndisë gjallë edhe të vërtetit,
10 edhe të pritni Birin’ e ati prei qijevet, qi e ngjalli prei së vdekunish, Iesunë, qi na shpëtoi prei zemërimit qi vien.