1 Edhe ai kur pa gjindëjenë, hipi ndë malt; edhe mbassi ndeiti, i erthnë përanë dishepujt’ e vet.
2 Edhe atëherë çeli gojënë, e i mësonte, tue thanë:
3 Lum ata qi janë të vobegjitë ndë shpirt, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
4 Lum ata qi bajnë vajë, sepse ata kanë me u ngushulluem.
5 Lum ata qi janë të butë, sepse ata kanë me trashiguem dhenë.
6 Lum ata qi kan’ u e et për dreitëninë, sepse ata kanë me u ngimë.
7 Lum ata qi janë të përdëllyeshim, sepse ata kanë me u përdëllyem.
8 Lum ata qi janë të këthiellëtë ndë zemërë, sepse ata kanë me pamë Perëndinë.
9 Lum ata qi janë paqtim-bamës, sepse ata kanë me u queitunë të bijt’ e Perëndisë.
10 Lum ata qi ndiqenë për punë të dreitënisë, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
11 Të lumunë jeni ju , kur t’u shpërnderoin’, e t’u ndiekin’, e të thonë kundrë juve çdo farë fjalë të keqe me rrenë, për punë t’eme.
12 Gëzohi, e gazmohi, sepse paga juei ashtë shumë ndë qillt, sepse kështu ndoqnë edhe profëtënitë qi kanë qenë para jush.
13 Ju jeni kryp’ e dheut, por ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? Kurgja ma s’vëjen, veç me u hedhunë jashtë, e me u shkelunë prei nierëzish.
14 Ju jeni drit’ e botësë. S’mundetë me u pshefunë nji qytet qi ashtë sipër malit.
15 As nukë ndezinë kandil, edhe e venë ndënë hu të drithit , por e venë mbi kandilier, edhe ndrit mbë gjith’ ata qi janë ndë shtëpit.
16 Kështu le të ndrisi drita juei përpara nierëzëvet, qi të shofinë vepëratë tueja të miratë, e të lavdojn’ Atinë tuei, qi ashtë ndë qiellt.
17 Mos kujtoni se kam ardhunë me prishunë ligjënë, a profetënitë; nukë kam ardhunë me prishunë, por me mbushunë.
18 Sepse për të vërtet po u thom juve, deri sa të shkojë qielli edhe dheu, nji iota a nji pikë s’ka me shkuem prei ligjësë, deri sa të bahenë të gjitha.
19 Ai pra qi të sgjidhi nji prei këtyne të vocërravet porosivet, edhe të mësojë kështu nierëzitë, i vocërr ka me u queitunë ndë mbëretënit të qillvet, por ai qi të bajë, e të mësojë, kyi ka me u queitun’ i madh ndë mbëretënit të qillvet.
20 Sepse po u thom juve, se ndë mos u teproftë juve dreitënia ma tepërë se Shkruisavet, e Farisevet, s’keni me hymë ndë mbretënit të qillvet.
21 Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos vrasish”; edhe ai qi të vrasi do të jetë fajtuer ndë gjyq,
22 por unë po u thom juve, se kushdo qi zemërohetë kot me të vëllan’ e vet, do të jetë fajtuer ndë gjyq; edhe ai qi t’i thotë të vëllait vet: Raka (i kotë), do të jetë fajtuer ndë bashkë-ndeitëjet; edhe ai qi të thotë: I marrë, do të jetë fajtuer për me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit.
23 Ndë prufsh pra dhunëtinë tande ndë theroret, edhe atie kujtohe se yt vëlla diç ka kundrë teje,
24 len’ atie dhunëtinë tande përpara theroresë, edhe shko, e paqtohu ma përpara me tyt vëlla; edhe atëherë si të vijsh, bierë dhunëtinë tande.
25 Ndrequ me kundrë-gjyqësinë tand shpeit, deri sa të jesh mb’udhë bashkë me atë; druise kundrë-gjyqësi mos të napi n’dorë gjyqtarit, edhe gjyqtari të nep n’dorë shërbëtorit, e do të hidhesh ndë burk.
26 Për të vërtet po të thom: S’ke me dalë prei andyi, deri sa të napish të mbrapmin’ astër.
27 Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos kurvënojsh”,
28 por unë po u thom juve, se kushdo qi ve ore grue me dëshërim e ka kurvënuem tashti ndë zemërët të vet.
29 Ndë të shkandalizoftë syni yt i diathti, nxire, e hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
30 Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote e diathta, preje, edhe hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
31 Edhe ashtë thanë, se kush të lishojë gruen’ e vet, le t’i napi letrën’ e së damesë.
32 Por unë po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç fjalë kurvënie, ban atë me kurvënuem; edhe ai qi të marri grue të lishueme, kurvënon.
33 Përsëri ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçmit: “Mos bajsh be mbë rrenë, por t’i napish mbrapa Zotit bet’ e tua.”
34 Por unë po u thom juve: Mos me bamë be kreit, as për qiell; sepse ashtë shkamb’ i Perëndisë;
35 as për dhe, sepse ashtë vendi qi ven kambët’ e veta; as për Ierusalemë, sepse ashtë qytet’ i mbëretit math;
36 as për kryet tat të mos bajsh be, sepse s’mundesh me bamë nji qime të bardhë, a të zezë.
37 Por qoftë fjala juei: Po, po; Jo, jo, sepse e tepër’ e këtyneve ashtë prei së keqit.
38 Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Sy ndë vend të synit, edhe dhamp ndë vend të dhambit”,
39 por unë po u thom juve: Mos me i dalë kundrë të keqit,
40 por ai qi të bierë tyi nji shuplakë fulqisë s’ate së diathtësë, këthei ati edhe tietrënë.
41 Edhe ai qi do me u gjukuem me tyi, e me marrë këmishënë tande, len’i ati edhe petkunë.
42 Edhe ai qi të marri tyi angari nji mil, ecë bashkë me ate dy.
43 Nepi ati qi lypën prei teje, edhe mos i këthe fjalënë mbë-nj-anë ati qi do të huhetë prei teje.
44 Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Të duesh fëqinë tand, edhe të kesh mëni anëmikunë tand”, por unë po u thom juve: Doni anëmiqtë tuei, bekoni ata qi u mallëkojnë, bani mirë atyneve qi u kanë mëni, edhe faluni për ata qi u bajnë dam, e u ndiekinë,
45 qi të baheni të bijt’ e Atit tuei qi ashtë ndë qillt; sepse ai ban diellin’ e vet me lemë mbi të këqij e mbi të mirë, edhe lishon shinë mbi të dreit’ e mbi të shtrembëtë.
46 Sepse ndë daçi ata qi u duenë juve, çfarë page keni? Nukë bajnë këte edhe publikanëtë?
47 Edhe ndë përshëndetshi veç vëllazënitë tuei, qish ma tepërë bani? Nukë bajnë kështu edhe publikanëtë?
48 Ini pra ju të kulluem, sepse Ati juei ndë qillt asht’ i kulluem.
1 E Jeԑu tui paa haλk, hypi permì gni mal, e massì u ull, ju affruene atii discèpuit e vet,
2 E tui cil gojen e vet msote atà, tui thanun:
3 T’ lum t’ vorfnit e scpirtit: psè e atyne âsct reɣnia e cièλvet.
4 T’ lum t’ butit: psè atà kan me ԑotnuem dheen.
5 T’ lum atà, ci kiain: psè atà kan me ken t’ nguscλuem.
6 T’ lum atà, ci kan ûû, e et s’ dreits: psè atà kan me ken nghîîmun.
7 T’ lum t’ miscrierscmit: psè atà kan me gièt miscrier.
8 T’ lum t’ dliirt n’ ԑemer: psè atà kan me paa Tenԑòn.
9 T’ lum t’ pact: psè kan me ken thirrun t’ biit e Tenԑòt.
10 T’ lum atà, ci jan t’ munnuem per t’ dreiten: psè e atyne âsct reɣnia e cièλvet.
11 T’ lum ju kuur t’ jeni prei nièrԑsc t’ maλkuem, e kuur t’ jeni ju t’ perԑânun, e kuur t’ u thohen kunra juve t’ gith t’ kccët, tui rrêêitun per pun tem:
12 Gheԑòhëni, e nguscλòhëni, psè paghimi e jui âsct fort e madh n’ cièλ: psè ksctù jan ken perԑânun profetet, ci iscin ken perpara juvet.
13 Ju jeni krypa e dheut. N’ u prisct krypa, n’ se e döte krypet? Per asgiââ mââ s’ vièn, vec se meu citt jasct, e meu sckeλun prei nierԑsc.
14 Ju jeni drita e scèkuλit. Sceheri nuk munnet meu fsceh vûûeme permì mal.
15 As neԑin kanilin, e vêên atè nnen scek, por permì sciaλdàn, aboλà ci t’ bâi drit t’ gith atyne, ci jan n’ scpii.
16 Ksctù let scnris drita e jui perpara nierԑsc: ci t’ sciòffin vepra t’ mirat tuja, e t’ levdoin Baben tui, ci âsct n’ cièλt.
17 Mos kuitoni ci une t’ jeem ardhun me ԑghidh ligen, o profetet: nuk erdha me ԑghidh, por me musc.
18 Per t’ vertèt po ju tham; deri saa ci nuk t’ sckon cièλa e dhee, nuk kaa me raa as gni jota, as gni pik prei liget, deri t’ githat t’ jeen mùsciun.
19 Kusc do praa ci kaa me ciàrt gnenin prei kssòsc urdhnime mââ t’ voghla, e ksctù kaa me msue nierԑt, mââ i voghel kaa meu ken thirrun n’ reɣnii t’ cièλvet: por ai ci t’ keet bââ e msue, ky kaa meu thirr i madh n’ reɣnii t’ cièλvet.
20 Psè une po ju tham, se n’ mos tepëròft e dreita jui mââ teper se ajò t’ Sckribvet e t’ Fariseivet, s’ keni me hîî n’ reɣnii t’ cièλvet.
21 Keni nnie ci âsct thanun t’ moccvet: Mos vraa: e kusc do t’ keet vraa, kaa me ken faituer n’ giỳg.
22 E une po tham juve: ci gith‐kusc t’ idhnohet me vλaan e vet, kaa me ken faituer n’ giỳg. E kusc t’ keet than vλaut e vet, raca: kaa me ken faituer n’ kuvèn. E kusc do t’ keet than, i mârr: kaa me ken faituer i ԑiàrmit t’ ferrit.
23 N’ kiòfsc praa per me fall dhuntiin tânne n’ lteer, e atỳ t’ bie nner menn se vλau jyt kaa nnoi senn kunra teje:
24 Lêê atỳ dhuntiin tânne perpara lterit, e scko mas‐pari meu paitue me vλaan tân: e athèr tui kthye falle dhuntiin tânne.
25 Nnerècciu scpeit me kunnersctarin tânne saa jee n’ rugh me tè: ci per t’ këccen tânne mos t’ sctii kunnersctari n’ dor t’ giygtarit, e giygtari me t’ dhanun n’ dor t’ scerbetorit: e me t’ sctii haps.
26 Per t’ vertèt po ti tham tyy, nuk kee me dall prei knei, deri saa t’ apisc mââ t’ mbramen aster.
27 Keni nnie se âsct thanun t’ moccvet: Mos kurvnò.
28 E une po tham juve: se kusc do t’ kciỳren gruen per me lakmue atè, n’ ԑemer t’ vet kaa kurvnue me tè.
29 Se psè syni jyt i diàthti t’ dhasct tyy sckanuλ, zirre atè, e citte largh prei tejet: psè âsct mââ mir per tyy me bièrr gnenen piess e korpit tyt, se tetân korpin tândin me e cittun n’ gehenèm.
30 E se dora jote e diàthta t’ nep tyy sckanuλ, këpute atò, e citte largh prei tejet: psè âsct mââ mir per tyy me bièrr gnenen piess e korpit tyt, se me sckue tetân korpin tândin n’ gehenèm.
31 E âsct thanun: Kusc do ci kaa me lsciue gruen e vet, t’ apisc assai letren e t’ lsciuemit.
32 E une po tham juve: Gith‐kusc do t’ keet lsciuem gruen e vet, vec se per kurvnii, bân atò me kurvnue: e kusc do t’ keet marr gruen e lsciueme, kurvnòn.
33 Perserii keni nnie se âsct thanun t’ moccvet: S’ kee me bââ bee rrêêscme: e kee me nkthye Ԑotit beet t’ tua.
34 E une po ju tham, mos me bââ been kursesì, as per cièλ, psè âsct selia e Tenԑòt:
35 As per dhee, psè âsct sckâmi i kâmvet tii: as per Jeruԑalèm, psè âsct sceheri t’ madhit krail:
36 As kee me bââ been per krye tat, psè nuk munnesc me bââ gni ciyme t’ bardh, as t’ ԑeԑ.
37 E fiàla jui kiòft, po, po: jò, jò: por scka âsct mâa teper prei kssòsc, âsct prei s’ këcc.
38 Keni nnie se âsct thanun: Syy per syy, e dhâm per dhâm.
39 E une po ju tham, mos me cinnrue s’ këccës: e se nnogni kaa me t’ rrah n’ facie t’ diàtht, sièλia atii edhè tiètren.
40 E atii, ci do meu kap me tyy n’ giỳg, e me t’ hièk petkun tânne, lscioja atii edhè biniscin.
41 E kusc do me t’ marr angarii per gni happa, sckò me tè edhè dyy tieer.
42 E kusc lyp prei teje, epi: e atii ci do me uhaìt prei teje, mos u largò.
43 Keni nnie ci âsct than: Kee me dasct sciòccin tândin, e kee me pass inaat anmikut tyt.
44 E une po tham juve: Doni anmìct tai, bâni mir atyne, ci ju kan inaat: e lutnju per atà, ci po ju ndièkin, e ci po ju scpifen:
45 Aboλà ci t’ jeni biit e Babs tui, ci âsct n’ cièλ: ci bân me dall diλin e vet permì t’ mirt e t’ kcciit: e lsciòn sciin permì t’ dreitit e t’ paa‐dreitit.
46 E n’ dacci ju atà, ci duun ju, cfar paghìm keni me pass ju? e as edhè publikanet bâin ktè?
47 E n’ u perscendetsci ju saλde me vλaԑen tai, scka bâni mââ sciùm prei tièrsc? e as edhè gentilet bâin ktè?
48 T’ jeni praa ju t’ plott, sikursè âsct i plott Baba jui i cièλs.