KAPTINA IV.
1 Atëherë Iesui u pru ndë shkreti prei Shpirtit, për me u ngamë prei diallit.
2 Edhe ai agjinoi katër-dhetë ditt e katër-dhetë nett, mbasandai i erdhi uni.
3 Edhe ai qi e ngiste erdhi tek ai, e tha: Ndë qofsh i Bir i Perëndisë, thuei të bahenë bukë këta gurë.
4 Por ai u përgjeq, e tha: Ashtë shkruem “Njeriu s’do të rrojë vetëmë me bukë, por me çdo farë fjale qi del prei gojësë Perëndisë”.
5 Atëherë dialli e merr me vetëhe ndë shenjtenë qytet, edhe e vu përmbi fletëzët të tempullit.
6 Edhe i thotë: Ndë qofsh i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë, sepse ashtë shkruem, se: “Ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi”, edhe: “Kanë me të ngritunë mbë duer, qi të mos përpiekish kambënë tande mbë gur”.
7 Iesui i tha: Përsëri ashtë shkruem - “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”.
8 Përsëri dialli e merr me vetëhe mbë nji mal shumë të naltë, e i difton gjithë mbëretëniat’ e botësë, edhe laftin’ e atyne,
9 edhe i thotë: Kam me të dhanë këto të gjitha, ndë rafsh të më adhurojsh.
10 Atëherë Iesui i thotë: Ikë prei meje , Satana. Sepse ashtë shkruem: “Zotinë Perëndinë tand ke me adhuruem, edhe vetëm’ ati ke me iu lutunë”.
11 Atëherë dialli e len, edhe qe tek erthnë engjujtë përanë, e i shërbeishinë.
12 Edhe Iesui kur ndëgjoi, se Gjionni u dha ndër duer, iku ndë Galilet.
13 Edhe si la Nazaretënë, erdhi e nguli ndë Kapernaum, qi ashtë përanë detit, ndë synoret të Zabulonit, edhe te Nefthalimit,
14 qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte:
15 “dheu Zabulon, edhe dheu Nefthalim, mbë udhë të detit, përtej Iordanit, Galilea e kombevet.
16 Populli që rri ndë errësinë pa dritë të madhe; edhe leu dritë mb’ata qi rrinë ndë vend e ndë hije të vdekësë”.
17 Ç’atëherë Iesui filloi me predikuem e me thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet.
18 Edhe Iesui tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa dy vëllazën, Sinominë qi thohei Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretënë në det, sepse ishinë peshkatorë.
19 Edhe u thot’ atyneve: Ejani mbas meje, edhe kam me u bamë juve peshkatorë nierëzish.
20 Edhe ata përnjiherë lanë rretatë, e i votnë mbrapa.
21 Edhe porsa shkoi përpara prei andyi, pa dy vëllazën të tierë, Iakobinë të birin’ e Zebedeut, edhe Gjionninë të vëllan’ e ati ndë lundrët bashkë me Zebedenë të i atin’ e atyneve, tue ndrequnë rretat’ e veta; edhe i thirri.
22 Edhe ata përnjiherë lanë lundrën’ edhe të i atin’ e vet, e i votnë mbrapa.
23 Edhe Iesui shkonte rreth gjithë Galilesë, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, edhe tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, edhe tue shëndoshunë çdo farë sëmundëje, e çdo farë lingate ndër popullinë.
24 Edhe i shkoi zani ndëpër gjithë Syrinë, edhe bijshinë tek ai gjith’ ata qi kishinë keq, përmbaitunë prei çdo farë sëmundëjesh e mundimesh, edhe të diallosunë, e të zanë prei lingatësë hanësë, e ulogë, edhe i shëndoshi.
25 Edhe i votnë mbrapa shumë gjindëje prei Galilesë e prei Dekapolit, e prei Ierusalemësë, e prei Iudesë, e prei përtej Iordanit.
1 Athèr Jeԑu kiè ciue prei Scpirtit n’ sckretii, ci t’ tunnòhei prei diàλit.
2 E massì pat gninuem katerdhètt ditt, e katerdhètt nett, massannei i erdh ûû.
3 E tui affrue tnuesi tha atii: N’ kiòfsc ti i biri i Tenԑòt, thui ci ktà guure t’ bâhen buk.
4 E ai tui pergièg tha: Âsct sckrue: Jò me buk veten jetòn nièri, por me gith saa fiàl, ci dell prei gojet Tenԑòt.
5 Athèr diàλi e muur atè n’ scehèr scêit, e vûûni atè permì maje t’ kiscs,
6 E tha atii: N’ kiòfsc ti i biri i Tenԑòt, bièrr te posct: Psè âsct sckrue: Ci êgnvet vet kaa urdhnue per tyy, e kan me te baart n’ duer, aboλà mos t’ vrafsc kâmen tânne n’ nnoi guur.
7 Tha Jeԑu atii: Âsct edhè sckrue: Nuk kee me tnue Ԑotniin Ԑotin tândin.
8 Prap diàλi e muur atè permì gni mal fort nalt: e diftoi atii gith reɣniit e scèkuλit, e lumniin e atyne,
9 E tha atii: T’ gith ktò kam per t’ i dhanun tyy, n’ u sctrofsc per dhee me m’ adhrue.
10 Athèr tha Jeԑu atii: Scko, Satanàss: psè âsct sckruem: Ci kee me adhrue Ԑotniin Ԑotin tân, e atii veten kee me i scerbyem.
11 Athèr diàλi lê atè: e cè u affruene êgnit, e scerbeiscin atii.
12 E si nniu Jeԑu ci Gniòni iscte sctiim n’ hapsane, sckoi n’ Galilee:
13 E, lânun sceherin e Nazaretit, erdh, e nneiti n’ Kafàrnaum t’ deetit, n’ kufî t’ Zabulonit, e t’ Nèftalim:
14 Aboλà ci t’ mùscei scka âsct thanun prei Isaìes profetet:
15 Dheu i Zabulonit, e dheu i Nèftalim, rugh e deetit pertè Jordanin, Galileja e kômevet,
16 Pòpuλi ci rriite n’ terr, paa gni drit t’ madhe: e drita duul per atà, ci rriiscin n’ dhee t’ territ t’ deks.
17 Prei knei Jeԑu fiλoi me predikue, e me than: Bâni peennèss: psè u affrue reɣnia e cièλvet.
18 E tui ezz Jeԑu afer deetit Galilees, paa dyy vλaԑen, Simonin, ci thohet Pièter, e Ndreen vλaan è tii, tui citt reeten n’ deet (psè iscin pesckagii),
19 E tha atyne: Eni mas mejet, e kam me ju bââ pesckagii t’ nièrԑvet.
20 E atà, me gni her lâne reetet, e voitne mas tii.
21 E prei ndyi tui sckue, paa dyy tieer vλaԑen, Jakun e Zebedeut, e Gniònin vλaan i tii, n’ bark basck me Zebedeun baben e atyne, tui nnerècciun reetet e veta: e thirri atà.
22 E atà, me gni her lâne reetet e baben, e voitne mas tii.
23 E kerkote Jeԑu gith Galileen, tui msue n’ sinagoga t’ atyne, e tui predikue ugniλin e reɣniis, e tui scnosc t’ gith lighsctiit, e t’ gith dèrgiat e pòpuλit.
24 E nââmi e tii sckoi n’ per gith Sìrie, e pruune perpara atii t’ gith atà ci iscin t’ lig, e zânun prei dissaa far lingatsc e munnimesc, e t’ diemnuemit, e t’ perhànunit, e paralitìkt, e scnosci atà:
25 E muurne mrapa atè sciùm ginn prei Galilejet, e Dekapolit, e prei Jeruԑalemit, e prei Cfutniet, e prei dheut pertè Jordanin.