KAPTINA XXVI.
1 Edhe Iesui kur mbaroi gjithë këto fjalë, u tha dishepujvet vet:
2 E dini se mbas dy ditsh ashtë pashka, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer për me u kryqëzuem.
3 Atëherë u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Shkruesit’ edhe pleqt’ e popullit ndë oborr të Krye-priftit, qi thohei Kaiafë;
4 edhe banë këshille për me zanë Iesunë me gënjim, edhe me e vramë.
5 Edhe thoshinë: Mos e zamë për ditë feste, qi të mos bahetë të përziem ndë popullit.
6 Edhe Iesui kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpi të Simonit kromosunë,
7 i erdhi përanë nji grue qi kishte nji alabastër me voj ere shumë të shtrejtë, edhe ia derdhi mbi kryet, atie ku ishte ndenjunë ndë mësallë.
8 Edhe dishepujt’ e ati kur panë, u zemëruen’, e thanë: Për ç’punë me hupunë?
9 Sepse kyi voj ere mundei me u shitunë me shumë nder , edhe me u dhanë ndëpër të vobegjit.
10 Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Përse i nepni mundime gruesë? Sepse ajo bani punë të mirë mbë mue.
11 Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuei, por mue nukë më keni përherë.
12 Sepse ajo kur derdhi këte voj ere mbi korpinë t’em, e bani për të vorruemit t’em.
13 Për të vërtet po u thom juve: Kudo me u predikuem kyi ungjill ndë gjithë botënë, ka me u folun’ edhe se qish bani ajo, qi të përmendet’ ajo.
14 Atëherë shkoi nji prei të dy-mbë-dhetësh, ai qi quhei Iudë Iskarioti, te Krye-priftënit,
15 e tha: Qish doni me më dhanë, edhe unë do t’u nap juve ndër duer ate? Edhe ata i dhanë tri-dhet’ argjanda.
16 Edhe çë mb’atëherë kërkonte kohë me e trathtuem.
17 Edhe të parënë ditën’ e të pabrumievet dishepujt’ erthnë përanë Iesuit, e i thanë: Ku do të bajmë gati për tyi me ngranë pashkënë?
18 Edhe ai tha: Shkoni ndë qytet tek akë-cilli, edhe i thoni - Mieshtri thotë: Koha eme ashtë ngjat; kam me bamë pashkënë te ti, bashkë me dishepujt’ e mi.
19 Edhe dishepujtë banë sikurse i porositi Iesui, edhe banë gati pashkënë.
20 Edhe kur u ngrys, ishte tue ndenjunë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhetët.
21 Edhe ata tue ngranë, tha: Për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem.
22 Edhe ata u idhënuenë fort, e filluenë me i thanë gjithë-se-cilli prei atyneve: Zot, mos jam unë?
23 Edhe ai u përgjeq, e tha: Ai qi ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mue, kyi ka me më trathtuem.
24 I bir’ i nieriut shkon, sikurse ashtë shkruem për atë: - Por mjer ati nieriu, qi trathtohet’ i biri i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, mos me pasunë lemë.
25 Edhe Iuda, ai qi e trathtoi, u përgjeq, e tha: Rabbi, mos jam unë? I thotë: Ti po thue.
26 Edhe ata tue ngranë, Iesui muer bukë’ edhe e bekoi, edhe e theu, e ua dha dishepujvet, edhe tha: Mirrni, e hani; kyi ashtë korpi em.
27 Edhe muer potirinë, edhe si u fal nders, ua dha, tue thanë: Pini të gjithë prei këti,
28 sepse kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi derdhetë për shumë për ndëjesën’ e fajevet.
29 Edhe po u thom juve, se s’kam me pimë, çë tashti e mbaskëndai, prei kësai peme qi piell hardhia, deri mb’atë ditë, kur ta pij të re bashkë me ju ndë mbëretënit të t’im et.
30 Edhe ata si thanë kankën’ e uratësë, duelnë ndë Malt të Ullivet.
31 Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Gjithë ju keni me u shkandalizuem mbë mue këte natë, sepse ashtë shkruem: “Kam me i ranë bariut, edhe dhentë kanë me u shpërdamë prei tubësë”.
32 Por mbassi të ngjallem unë, kam me votunë përpara jush ndë Galile.
33 Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Edhe të gjithë ndë u shkandalizofshinë mbë tyi, unë s’kam me u shkandalizuem kurrë.
34 Iesui i tha: Për të vërtet po të thom, se këte natë, para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem.
35 Pietri i thotë: Edhe ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohuem. Kështu than’ edhe gjithë dishepujtë.
36 Atëherë Iesui vien bashkë me ata ndë nji katund qi thohetë Gethsimani, edhe u thotë dishepujvet: Rrini aty, deri sa të vete, e të falem atie.
37 Edhe muer me vetëhe Pietrin, edhe dy të bijt’ e Zebedeut, e filloi me u idhënuem, e me i ardhunë randë.
38 Atëherë u thot’ atyneve: Shpirti em asht’ i idhënueshim deri mbë vdekë; mbetni këtu, edhe rrini qutë bashkë me mue.
39 Edhe si shkoi pak përpara, ra me faqe përmbys, tue u falun’, e tue thanë: Ati em, ndë qoftë se mundetë, le të shkojë prei meje kyi potir, por jo si të demi unë, por si të duesh ti.
40 Edhe vien te dishepujt, e i gjen tue fjetunë, edhe i thote Pietrit: Kështu nukë muftët me ndenjunë qutë nji orë bashkë me mue?
41 Rrini qutë, edhe faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, por mishi asht ’ i pafuqishim.
42 Për-së-ri për së dyti voiti, edhe u fal, tue thanë: Ati em, ndë qoftë se nukë mundetë me shkuem prei meje kyi potir, qi të mos e pij, u baftë dashunimi yt.
43 Edhe si erdhi, i gjen për-së-ri tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randuem.
44 Edhe si la ata, voiti për-së-ri, e u fal’ për së treti, tue thanë por ate fjalë.
45 Atëherë vien te dishepujt e vet; edhe u thot’ atyneve: Flini pra, edhe prahi: qe tek u afrue ora, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer të fajtorëvet.
46 Çohi, le të shkojmë: qe tek u afrue ai qi më trathton.
47 Edhe ai kur ishte tue folë, qe tek erdhi Iuda, nji prei të dy-mbë-dhetësh, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjindëje me thika e me druna, prei anësë Krye-priftënavet edhe pleqvet popullit.
48 Edhe ai qi e trathton u bani atyneve shenjë, tue thanë: Ate qi të puth unë, ai ashtë; zinia.
49 Edhe përnjiherë erdhi përanë Iesuit, e tha: Falemi, Rabbi; edhe e puthi.
50 Edhe Iesui tha: Mik, përse erdhe? Atëherë u afruen’, e vunë duertë mbi Iesunë, edhe e zunë.
51 Edhe qe nji prei asish qi ishinë bashkë me Iesunë, shtrini dorën’ e nxuer thikën’ e vet, edhe i ra shërbëtorit Krye-priftit, e i preu veshinë.
52 Atëherë Iesui i thotë: Këthe thikënë tande ndë vend të vet, sepse gjith’ ata qi venë dorë mbë thikë, kanë me u bierrë.
53 Apor të duketë se nukë mundem tashti t’i lutem t’im et, edhe ka me më nxierrë përpara ma tepërë se dy-mbë-dhetë legjeona engjujsh?
54 Si kanë me u mbushunë shkronjatë pra, se kështu duhetë me u bamë?
55 Mb’ate herë Iesui i tha gjindëjesë: Porsi mbi kursarë keni dalë me thika e me druna për me më zanë? Përditë rrishiem te ju tue mësuem ndë tempull, edhe nukë me zutë.
56 Por gjithë këjo u ba, qi të mbushenë shkronjat’ e profetënavet. Atëherë gjithë dishepujt’ e lan’, e iknë.
57 Edhe ata si kapnë Iesunë, e prunë te Kaiafa Krye-prifti, atie ku ishinë mbëledhunë Shkruisit’ edhe pleqtë.
58 Por Pietri e merrte mbrapa prei së largut, deri nd’oborr të Krye-priftit, edhe si hyni mbrenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, për me pamë të mbrapmenë.
59 Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ edhe gjithë bashkë-ndeitia kërkojshinë deshmi mbë rrenë kundrë Iesuit, për me e vramë,
60 por nukë gjetnë. Edhe ndonëse erthnë shumë deshmitarë rrenës, por nukë gjetnë. Edhe mbasandai erthnë dy deshmitarë rrenës,
61 e thanë: Kyi tha, se - Mundem me prishunë tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri ditt me e ndërtuem.
62 Edhe Krye-prifti u ngrit, e i tha: S’po përgjegje aspak? Ç’deshmi bajnë këta kundrë tejet?
63 Por Iesui nukë pëzante. Edhe Krye-prifti u përgjeq, e i tha: Të ve mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuesh, ndë je ti Krishti, i Bir’ i Perëndisë.
64 Iesui i thotë: Ti po thue: por unë po u thom juve, se çë tashti e mbaskëndai keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, edhe tue ardhunë mbi renat e qiellit.
65 Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, tue thanë, se: Vlasfimisi. Ç’nevojë kena ma për deshmitarë? Qe tashti tek e ndëgjuetë vlasfimin’ e ati.
66 Si u duketë juve? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Ashtë fajtuer për vdekë.
67 Atëherë e pështynë ndër sy, edhe i ranë me grushta; edhe të tierë i ranë me shuplaka,
68 tue thanë: Profetizo mbë ne, o Krisht; cilli asht’ ai qi të ra?
69 Edhe Pietri rrinte përjashta ndë oborr, edhe i erdhi për-anë nji shërbëtore, tue thanë: Edhe ti ishie bashkë me Iesu Galileasinë.
70 Por ai e mohoi përpara të gjithëve, tue thanë: Nukë dij se qish thue.
71 Edhe ai kur duel ndë derë të oborrit, e pa nji tietër, edhe u thot’ atyneve qi ishin’ atie: Edhe kyi ishte bashkë me Iesu Nazoreasinë.
72 Edhe për-së-ri e mohoi me be, se: Nuk’ e dij nierinë.
73 Edhe mbas nji grimet erthnë për-anë ata qi ishinë tue ndenjun’, e i thanë Pietrit: Për të vërtet edhe ti je prei asish; sepse edhe të folunitë t’at të difton.
74 Atëherë filloi me nemë, e me bamë be, se: Nuk’ e dij atë nieri. Edhe përnjiherë këndoi gjeli.
75 Atëherë i ra ndër mend Pietrit fjala e Iesuit, qi i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem. Edhe duel jashtë, e qjau idhët.
1 E u bââ: massì Jeԑu maroi t’ gith ktò kuvenne, tha discèpuivet vet:
2 Ju dini se mas dyy dittësc kan me ken Pasckt, e i Biri i nièrit kaa meu tradhtue ci per meu krygԑue.
3 Athèr u mlodhne t’ part t’ mesctarvet, e plect pòpuλit n’ sarai t’ parit t’ mesctarvet, ci thòhei Kaifàss:
4 E bââne ksciiλ ci per me e zân me hille Jeԑu, e me e myt.
5 E thoiscin: Jò n’ dit fest, ci n’ mos t’ bâhei nnogni t’ perԑiem n’ popuλ.
6 E tui ken Jeԑu n’ Betànie n’ sctpii t’ Simonit gherbùλunit,
7 U affrue atii gni grue tui pass gni alabaster t’ voit fort kymetlii, e derdhi permì krye t’ tii ci iscte n’ sofer.
8 E tui paa discèpuit, u idhnuene, tui than: E psè kacc dam?
9 Psè kiscte muit meu scit fort sctreit, e meu dhan paret fukaravet.
10 E tui nnie Jeԑu ktè, tha atyne: Psè ju po idhnoni ket grue? Psè kiò kaa bââ gni pun t’ mir n’ mue.
11 Psè ju keni gith her me veti fukaràt: por mue nuk m’ keni gith her.
12 Psè kiò tui derdh ket voi permì korp tem, e kaa bââ sikursè per me m’ vorruem.
13 Per t’ vertèt po ju tham, ci githkùnn ci t’ predikohet ky Ugniiλ n’ gith dyrgnâja, kaa meu than edhè per t’ permènnuni t’ sai scka kiò kaa bââ.
14 Athèr gneni prei dymdhettësc, ci thòhei Juda Isckariòt, sckoi me gièt t’ part t’ mesctarvet:
15 E tha atyne: Scka doni me m’ dhan mue, e une kam me ja u dhan juve n’ dor? E atà dhane atii tridhètt denaar t’ sermit.
16 E prei ndyi kerkote vaktin me tradhtue atè.
17 E n’ t’ e paren dit e pogàcciavet u affruene tu Jeԑu discèpuit, tui than: Ku do ci na t’ bââim tyy gadi me hângher Pascken?
18 E Jeԑu tha: Sckoni n’ scehèr tu gneni, e thoni atii: Mièscter thot: Vakti jem âsct nghiaat, une bâi Pascka tu ti me discèpuit e mii.
19 E bââne discèpuit sikursè urdhnoi Jeԑu atyne, e goditne Pascken.
20 E saa u bââ mràmia, rriite n’ sofer me dymdhètt discèpuit e vet.
21 E tui hângher atà, i tha: Per t’ vertèt po ju tham, se gneni prei jusc kaa me m’ tradhtue.
22 E trisctuem fort, fiλuene me than kàa gni kàa gni: A mos jam une, o Ԑot?
23 E ai tui pergièg, i tha: Ai ci vêê doren me mue basck n’ cienii, cikỳ kaa me tradhtue mue.
24 Per gnimèn i Biri i nièrit sckon, sikursè âsct sckrue per tè: por medèt per at nièri, per t’ zilin i Biri i nièrit kaa meu tradhtue: mââ mir iscte per tè, mòs t’ iscte lee ai nièri kur.
25 E tui pergièg Juda, ci döte me tradhtue atè, tha: A mos jam une, o Mièscter? E tha atii: Ti thae.
26 E atà n’ dark tui hângher, muur Jeԑu buken, e e beekoi, e e theu, e i dha discèpuivet vet, e tha: Merrni, e hâni: ky âsct korpi jem.
27 E tui marr kelscêitin u fall nneers: e ja dha atyne, tui than: Piini prei kssì t’ gith.
28 Psè ky âsct giàku jem i testamennit t’ rii, i zili kaa meu derdh per sciùm per t’ nniimi t’ mkatvet.
29 E une po tham juve, ci nuk kam per t’ pii mââ prei ktii frytit rdhiis deri m’ at dit, ci t’ pii atè t’ rii me ju n’ reɣnii t’ Babs tem.
30 E atà massì knuem imnin, sckuene n’ mal t’ Uλisctës.
31 Athèr tha Jeԑu atynvet: T’ gith ju keni me marr sckanuλ n’ mue, n’ ket nât. Psè âsct sckrue: Kam me i rrah ciobanit, e kan meu scperdaa delet e grigs.
32 E mas t’ gnàλunit tem, kam me ju prii n’ Galilee.
33 E Piètri tui pergièg, tha atii: E se t’ gith edhè n’ marrscin sckanuλ n’ tyy, une kur nuk kam per t’ u sckanaλizue.
34 Tha atii Jeԑu: Per t’ vertèt t’ tham tyy, ci n’ ket nât, para se ci t’ knon geli, trii her kee me muhue mue.
35 Tha atii Piètri: E edhè n’ kiòft idiԑaa me dek me tyy, nuk kam per t’ muhue tyy. Ksctù thane edhè t’ gith discèpuit.
36 Athèr sckoi Jeԑu me atà n’ prone, ci thohet Getsèmani, e tha discèpuivet vet: Rrini ktù deri ci t’ sckoi atiè, e t’ tham uràt.
37 E muur me veti Piètrin, e dyy t’ biit e Zebedeut, fiλoi meu trisctue, e meu merԑìt.
38 Athèr tha atyne: Scpirti jem âsct trisctuem deri m’ dek: nnalni ktù, e rrini ciue me mue.
39 E larguem pakԑ, raa me ftyr per dhee, tui lut, e tui than: Ati jem, n’ kiòft memciỳm, largohet prei mejet ky kelscêit; por jò sikùr due vet, por sikùr do ti.
40 E sckoi tu discèpuit vet, e gièt atà tui fièt, e thà Piètrit: Ksctù nuk keni muit me nnei ciue me mue gni sahàt?
41 Rrini ciue, e lutni, aboλà mos t’ hîîni n’ tnnimin. Scpirti per gnimèn âsct gadi, por misci âsct lodhun.
42 Prap s’ dyti her sckoi, e luti, tui than: Ati jem, n’ mos muit me largue ky kelscêit paa me e pii, u bâft vuλnessa jote.
43 E erdh perserii, e i gièt atà tui fièt: psè iscin syyt e tyne t’ rânne.
44 E lê atà, sckoi prap, e tha uràt t’ treti her, tui than fiàlt e para.
45 Athèr sckoi tu discèpuit vet, e tha atyne: Flêni tasc, e pusciòni: cè u affrue sahati, e i Biri i nierit kaa meu dhanun n’ dor t’ mkatnorvet.
46 Ciòhi, e sckoim: cè u affrue ai ci kaa me tradhtue mue.
47 Alaa ai tui fol, cè Juda gneni i dymdhètt vet mriini, e me tè gni kaλabλèk i madh me scpata, e me sckopii, ciuene prei s’ paresc t’ mesctarvet, e prei plecsc t’ pòpuλit.
48 E ai ci tradhtoi atè, dha atyne scêgnin, tui than: Atè ci une kam per t’ puth, ai vet âsct, kàpnie atè.
49 E me gni her tui u affruem tu Jeԑu, tha: Fàllemi, Mièscter. E puthi atè.
50 E tha atii Jeԑu: Mik, per cfar pune kee ardh? Athèr u affruene, e vûûne duurt permì Jeԑu, e kapne atè, e mmaitne sctrenguem.
51 E cè gneni prei ssisc, ci iscin me Jeԑu, sctriini doren, zuur scpaten e vet, e tui rrah yԑmeciàrit t’ parit t’ mesctarvet ja këputi vescin e tii.
52 Athèr tha Jeԑu atii: Sctine scpaten tânden n’ venn t’ vet. Psè t’ gith atà, ci kam me marr scpaten n’ dor, me scpat kan me dek.
53 A kuitòn ti, se une nuk munnem me lut Baben tem, e kaa me dhan mue tasc mââ sciùm se dymdhètt legiòn t’ êgnvet?
54 Praa si kan meu musc t’ Sckruemet‐Scêite, se ksctù duhet meu bââ?
55 N’ at or tha Jeԑu haλkut: Sikursè kunra gni hainit keni dall me zân mue me scpata e me sckopiit: per dit une rriiscna me ju n’ kisc tui msue, e nuk me keni kap.
56 E gith kiò u bââ, aboλà ci t’ mùscescin t’ Sckruemet‐Scêite t’ profetvet. Athèr t’ gith discèpuit, lân atè, ikne.
57 E atà kapne Jeԑu, e e ciuene tu Kaifassit i pari i mesctarvet, ku Sckribet, e plect iscin mledh.
58 E Piètri sckote mrapa atii prei s’ largut, deri n’ obòrr t’ parit t’ mesctarvet. E hîîmun mrênna, rriite me scerbetòrt, per me paa t’ mramen.
59 E t’ part e mesctarvet, e gith kuvènn kerkoiscin ispaat‐nââme t’ rrêêscme kunra Jeԑu, per me e myt:
60 E nuk giètne, tui ken dallun sciùm ispaat t’ rrêêscme. Nnevone erdhne dyy ispaat t’ rrêêscme,
61 E thane: Cikỳ kaa than: Munnem me rreenue kiscen e Tenԑòt, e mas trii dittësc prap me e godìtt.
62 E tui u ciue i pari t’ mesctarvet, tha atii: E a nuk po pergièg kurgiââ ktyne fiàlt, ci ktà thon kunra teje?
63 E Jeԑu s’ bââ ԑââte. E i pari i mesctarvet tha atii: Po t’ perbei per Ԑotin giàλ, ci t’ na thuesc, a jee ti Kriscti i biri i Tenԑòt.
64 Pergiègi atii Jeԑu: Ti thae: Edhè bilè po ju tham, se keni per t’ paa massannei t’ Birin e nièrit tui nnei n’ ân e diàtht t’ virtytës Tenԑòt, e tui ardh permì rêêt e cièλs.
65 Athèr i pari i mesctarvet sckeu petkat e veta, tui than: Kaa true: cfar nevòj kena mââ per t’ ispaat? cè keni nnie tasc t’ truemit:
66 Si po ju duket juve? Atà pergièɣne: Âsct faituer per dek.
67 Athèr psctyyne n’ ftyr t’ tii, e rrahne atè me gruscta, e tieer i rrahne n’ fàcie me scplak,
68 Tui than: Profetizò neve, Krisct, i zili âsct ai ci t’ rrah?
69 E Piètri rriite priàsct n’ obòrr: e u affrue tu ai gni yԑmeciàre, e tha atii: Edhè ti isce me Jeԑu Galileasin.
70 E ai muhoi para githvet, tui than: Sdi scka thue.
71 E tui dall ai prei deret, e paa gni tièter yԑmeciàre, e tha atyne, ci iscin atỳ: Edhè cikỳ iscte me Jeԑu Nazarenin.
72 E ai prap muhoi me bee: Se nuk e kam gnofft ket nièri.
73 E mas pakԑ u avitne atà, ci rriiscin, e thane Piètrit: Per gnimèn edhè ti jee prei assìsc: psè edhè t’ fòluni tat t’ bân meu gnofft.
74 Athèr fiλoi me nnââm vethen, e me bââ bee se nuk e kiscte gnofft at nièri. E me gni her knoi geli.
75 E i raa n’ menn Piètrit fiàla e Jeԑu, ci pat thane: Perpara se t’ knon geli, trii her kee me muhue mue. E duul priàsct, e kiau fort idhscm.