KAPTINA II.
1 Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për të mbëledhunitë t’anë mb’atë,
2 qi të mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei , as të mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit.
3 Le të mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari të ngritunitë krye, edhe të sbulohetë nieriu i fajit, i biri së vdierrësë,
4 ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai të rrijë ndë tempullë të Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi.
5 Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto?
6 Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë të vet.
7 Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa të dali prei miedizit ai qi përmba tashti,
8 edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, të cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me të pamen’ e t’ardhunit vet,
9 i cilli ka me ardhunë mbas të vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim të shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë,
10 sepse nukë pritnë dashunin’ e së vërtetësë qi të shpëtohenë.
11 Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata të vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë,
12 qi të gjukohenë për të keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë të vërtetësë, por i pëlqyenë të shtrembëtësë.
13 Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën të dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14 qi mb’ate u thirri juve me anë të ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
15 Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë.
16 Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim të pasosun’ edhe shpëresë të mirë me anë të hirit,
17 ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë të mirë.