KAPTINA II.
1 Lutem pra para gjithë punëvet , të bani të lutuna, të faluna, të foluna, të faluna ndersë, për gjithë nierëzit,
2 për mbëretinë, për gjithë sa janë mbë shkallë të naltë, qi të shkojnë jetë të papërzieme e të urtë me qish do farë bese të mirë e të hieshime.
3 Sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë shëlbuesit t’ynë.
4 I cilli don të shpëtohenë gjithë nierëzitë, edhe të vinë me ngjofunë mirë të vërtetënë.
5 Sepse nji ashtë Perëndia, nji asht’ edhe laimësi i Perëndisë edhe i nierëzëvet, nieriu Iesu Krishti,
6 qi dha vetëvetëhenë shpërblim për të gjithë, për deshmi ndër kohëna të urdhënueme,
7 për të cillënë deshmi u vush’ unë leçitës edhe apostull (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej), mieshtri i kombevet mbë besët e mbë të vërtetët.
8 Due pra të falenë burratë mbë qish do vend, tue ngritunë duer të këthiellëta pa zemërim e pa mendim.
9 Por kështu edhe gratë le të stolisinë vetëvetëhenë me petëka qi u ka hie, me turp e me urti, jo me gërshetëna, a me ar, a me margaritarë, a me petëka qi vëjejënë shumë,
10 por (qish duhetë mb’ato gra qi diftojënë vetëvetëhenë se kanë frikë Perëndinë) me punë të mira.
11 Grueja le të mësohet’ urtësisht me qish do farë të binduni.
12 Edhe gruenë nuk’ e la me mësuem, as me urdhënuem burrinë, por të rrijë urtë.
13 Sepse përpara u krijue Adami, mbasandai Eva,
14 edhe Adami nuk’ u gënjye, por grueja u gënjye, e duel jashtë udhet,
15 por ka me shpëtuem për dielmt qi piell, ndë mbetshinë ndë besë e ndë dashuni e ndë shenjtënim me urti.