KAPTINA II.
1 Edhe kur erdhi dita e Pentekostisë, ishinë të gjithë me nji zemërë mbi nji vend.
2 Edhe befas u ba nji za prei qiellit, porsi nji er’ e fortë kur fryen, edhe mbushi gjithë shtëpinë ku ishinë ndenjunë.
3 Edhe u duknë mb’ata gjuhëna të dame, porsi të ziarrmta, edhe ndejnë mbë gjithë-se-cillinë prei atyneve.
4 Edhe të gjithë u mbushnë me Shpirtinë Shenjt, e filluenë me folunë gjuhëna të tiera, sikurse Shpirti Shenjt ua epte me lëgjiruem.
5 Edhe ishinë tue ndenjunë ndë Ierusalem Iude, burra besëtarë, prei çdo kombi qi gjindetë ndënë qiell.
6 Edhe kur u ba kyi za, u mbëloth gjindëja, edhe u përzie, sepse gjithë-se-cilli prei atyne ndëgjojin’ ata tue folunë ndë gjuhë të vet.
7 Edhe të gjithë delinë jashtë menç e mërekulloheshinë tue i thanë njiani tietrit: Qe, nukë janë Galileanë gjithë këta qi flasinë?
8 E si gjithë-se-cilli prei nesh ndëgjojmë ndë gjuhët t’onë, qi kemi lemë mb’ate?
9 Parthë, e Medë, e Elamitë, e ata qi rrinë ndë Mesopotami, e ndë Iude, e ndë Kappadoki ndë Pont, e ndë Asi,
10 e ndë Frygi, e ndë Pamfyli, ndë Egjyptë, e ndë anët e Libysë qi ashtë prei Kyrenësë, e Romanët’ e ardhun’, e Iude, e të këthyemitë,
11 Kretas’ e Arabë, ndëgjojm’ ata tue folunë ndë gjuhënat t’ona madhënin’ e Perëndisë!
12 Edhe të gjithë delinë jashtë menç, edhe vritshinë mendienë, tue i thanë njiani tietrit: Qish do me qenunë këjo?
13 Edhe të tierë tue përqeshunë thoshinë, se janë mbushunë me musht vene .
14 Por Pietri qindroi mbë kambë bashkë me të nji-mbë-dhetët, edhe ngriti zanin’ e vet, e lëgjiroi: O burra Iude, edhe gjithë sa rrini ndë Ierusalem, qoft’ e ditunë këjo te ju, edhe mbaniu vesh fjalëvet mia,
15 sepse këta nukë janë të deitunë, sikurse kujtoni ju, sepse tashti asht’ e treta orë e ditësë.
16 Por këjo asht’ ajo qi ashtë thanë prei anësë profetit Ioel:
17 “Edhe ndë ditt e mbrapëme, - thotë Perëndia, - kam me derdhunë prei Shpirtit t’em mbë çdo mish; edhe bijtë tuei edhe bijatë tueja kanë me profetizuem, edhe dialoshëtë tuei kanë me pamë të pame, edhe pleqtë tuei kanë me u andërruem andërra;
18 edhe mbi shërbëtorët e mi edhe mbi shërbëtoret e mia kam me derdhunë prei Shpirtit t’em nd’ato ditt; edhe kanë me profetizuem;
19 edhe kam me dhanë mërekullia nalt ndë qiell, edhe shenje poshtë mbi dhet; gjak, e ziarrm, e avullë tymi;
20 dielli ka me u këthyem mbë errësinë, edhe hana mbë gjak, para se të vijë dita e Zotit e madheja edhe e ndriçimeja;
21 edhe gjithë-se-cilli qi të thërrasi mb’emënit të Zotit ka me u shpëtuem”.
22 O burra Israelitë, pa ndëgjoni këto fjalë: Iesu Nazoreasinë, nieri diftuem prei Perëndisë mbë ju me fuqia e me mërekullia e me shenje, qi bani Perëndia me anë t’ati ndërmiet jush, sikurse e dini edhe ju,
23 këte qi qe dhanë mbas andës’ urdhënueme edhe mbas të para-ngjofëmesë Perëndisë, e zutë, edhe me duer të paligja e mbërthyetë, edhe e vratë,
24 të cillinë Perëndia e ngjalli, mbassi sgjidhi të dhimptunat’ e vdekësë, sepse s’mundei me u mbaitunë prei asai.
25 Sepse Davidi thotë për ate: “Gjithënji shifiem Zotinë përpara mejet, sepse ashtë prei së diathtësë s’eme, qi të mos tundem,
26 përandai u gëzue zemra eme, edhe u gazmue gjuha eme; por edhe mishi em ka me u prajtunë mbë shpëresë,
27 sepse s’ke me lanë shpirtinë t’em ndë ferr, edhe s’ke me lishuem shenjtinë tand me pamë të vdierrë.
28 Më bane me ngjofun’ udhë jete; ke me më mbushunë me gëzim prei faqesë s’ate”.
29 O burra vëllazën, mundem me u thanë juve ndër sy për krye-atinë David, se ai edhe vdiq edhe u vorrue, edhe vorri i ati ashtë ndër ne deri mbë këte ditë.
30 Por mbassi ishte profet, edhe tue ditunë se Perëndia iu përbetue me be, se prei pemësë miedizit ati, qi ashtë mbas mishit, ka me ngjallunë Krishtinë, qi ta vejë me ndenjunë mbë shkampt t’ati;
31 mbassi e pa çë përpara, foli për të ngjallunit’ e Krishtit, se shpirti i ati nuk’ u la ndë ferr, as mishi i ati nukë pa të vdierrë.
32 Këte Iesun’ e ngjalli Perëndia, të cillit na të gjithë jemi deshmitarë.
33 Mbassi u ngrit nalt pra me të diathtënë dorën ’ e Perëndisë, edhe muer prei Atit të zotuemen’ e Shpirtit Shenjt , e derdhi këte qi ju tashti shifni e ndëgjoni.
34 Sepse Davidi nukë hypi ndë qillt, por ai thotë: “I tha Zoti Zotit t’em: Rri prei së diathtësë s’eme,
35 deri sa të ve anëmiqt’ e tu përposh kambëvet tua”.
36 Le ta dijë pra fort mirë gjithë shtëpia e Israelit, se Perëndia e bani këte Iesunë, qi ju kryqëzuetë, Zot edhe Krisht.
37 Edhe mbassi ndëgjuenë këto , u këthyenë zemërat’ e atyneve , e i thonë Pietrit edhe apostujvet tierë: Qish të bajm’, o burra vëllazën?
38 Atëherë Pietri u tha: Pendohi, edhe gjithë-se-cilli prei jush le të pagëzohetë mb’emënit të Iesu-Krishtit për ndëjesën’ e fajevet, edhe keni me marrë dhunëtin’ e Shpirtit Shenjt.
39 Sepse të zotuemit’ ashtë për ju, edhe për bijt tuei, edhe për gjith’ ata qi janë lark, sado qi ka për me thirrunë Zoti Perëndia ynë.
40 - Edhe me shumë fjalë të tiera epte deshmi, edhe i nguste, tue thanë: Shpëtohi prei këti brezi të shtrembëtë.
41 Ata pra si pritnë fjalën’ e ati me gëzim, u pagëzuenë, edhe atë ditë ushqyenë tri mijë shpirtë.
42 Edhe ishinë tue pritunë ndë mësimt të apostujvet, edhe ndë shoqënit, edhe ndë të thyemit’ e bukësë, edhe ndë të falunat.
43 Edhe çdo nieriu i hyni frikë; edhe shumë mërekullia e shenje baheshinë me anë të apostujvet.
44 Edhe gjith’ ata qi besuenë ishinë bashkë, edhe kishinë të gjitha rëndom;
45 edhe shitshinë pronjet’ e gjanë, e i dajinë mbë të gjithë, për çdo nevojë qi kishte gjithë-se-cilli.
46 Edhe përditë ishinë tue pritunë me një zemërë ndë tempull, e thyejinë bukënë ndëpër shtëpiat, e hajinë haenë me gëzim e me zemërë të këthiellëtë,
47 tue lavduem Perëndinë, e tue pasunë hir përpara gjithë popullit. Edhe Zoti shtonte përditë ndë kishë ata qi shpëtoheshinë.