KAPTINA XII.
1 Edhe nd’ate kohë mbëreti Herod vuni duertë me u bamë keq disave qi ishinë prei kishësë.
2 Edhe vrau me thikë Iakobinë të vëllan’ e Gjionnit.
3 Edhe kur pa se asht’ e pëlqyeshime te Iudeit, vuni ndër mend me zan’ edhe Pietrinë. (Edhe atëherë ishinë ditt’ e të pabrumievet.)
4 Edhe si e zuni, e vuni ndë burk; edhe e dha ndë duer katër katrëshurësh ushtëtorëve me e rueitunë; sepse donte me e nxierrë përpara popullit mbas pashkësë.
5 Pietri pra po ruhei ndë burk, por kisha ishte tue iu lutunë Perëndisë gjithë-nji për ate.
6 Edhe Herodi kur kishte për me e nxierrë përpara, ate natë Pietri ishte tue fjetunë ndërmiet dy ushtëtorësh, lidhunë me dy hekura, edhe rueitësitë ruejinë burgunë përpara derësë.
7 Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi befas, edhe ndriti nji dritë nd’ate vend; edhe si i ra Pietrit ndë brit, e çoi prei gjumit , tue thanë: Ngreu shpeit. Edhe i ranë hekuratë prei duersh.
8 Edhe engjulli i tha: Ngjishu, edhe mbath këpucët’ e tua. Edhe ai bani ashtu. Edhe i thotë: Vish petkunë tand, e merrmë mbrapa.
9 Edhe ai si duel, e merrte mbrapa; edhe nuk’ e dinte se ashtë me të vërtetë këjo qi u ba prei engjullit, por i dukei se po shef andërrë.
10 Edhe si kaluenë të parën’ edhe të dytënë rueitie, erthnë ndë derët të hekurit, qi të bije ndë qytet, e cilla u hap atyneve prei vetiut; edhe si duelnë, shkuenë ndëpër nji rrugë; edhe përnjiherë engjulli u da prei ai.
11 Edhe Pietri si erdhi ndë vetëvetëhet, tha: Tashti e dij me të vërtetë se Zoti dërgoi engjullin’ e vet, edhe më dëliri prei dorësë Herodit, edhe prei gjithë shpëresësë popullit Iudevet.
12 Edhe mbassi u mendue ndër vetëvetëhe, erdhi ndë shtëpi të Marisë s’amësë Gjionnit qi quhei përmbi emënë Mark, atie ku ishinë mbëledhunë miaft vetë tue u falunë.
13 Edhe Pietri kur trakulloi derës’ oborrit, erdhi nji shërbëtore qi quhei Rodë për me ndëgjuem;
14 edhe ajo kur ngjofi zanin’ e Pietrit, prei gëzimit nukë çeli derënë, por eci me vrap mbrenda, e dha za, se: Pietri ashtë ndenjunë përpara derësë.
15 Edhe ata i thanë: Je tue u marruem; por ajo qindronte mbë fjalët se kështu ashtë. Edhe ata thoshinë, se : Asht’ engjulli i ati,
16 Por Pietri priste tue trakulluem; edhe si hapnë, edhe pan’ ate, u mërekulluenë.
17 Por ai u bani atyne me dorë të mos pëzajnë, e u diftoi atyne, si e nxuer Zoti prei burgut; edhe tha: Epni za Iakobit edhe vëllazënavet për këto. Edhe duel e vote mbë nji tietër vend.
18 Edhe si gëdhini, u ba shumë të përziem ndër ushtëtorët, vallë ç’u ba Pietri.
19 Edhe Herodi kur e kërkoi, edhe s’e gjet, gjukoi rueitësitë, edhe urdhënoi të vritenë. Edhe sdrypi prei Iudesë ndë Kaisari, e shkonte kohën’ atie .
20 Edhe Herodi ishte fort zemëruem me Tyrasit e me Sidonasit, por ata erthnë me një zemërë tek ai, edhe si i mbushnë mendienë Blastit kamarierit mbëretit, lypinë me bamë paqtim; sepse vendi i atyne ushqehei prei mbëretënisë.
21 Edhe nji ditë qi kishin’ urdhënuem, Herodi veshi petkun’ e mbëretënisë edhe ndenji mbë shkamp, e u lëgjironte atyne.
22 Edhe populli thoshte me za të madh: Za Perëndie ashtë, e jo nieriu.
23 Edhe përnjiherë i ra engjull’ i Zotit, sepse nukë dha laftinë te Perëndia; edhe si u hangër prei krymbash, dha shpirtinë.
24 Edhe fjala e Perëndisë shtohei e shumohei.
25 Edhe Barnaba e Sauli mbassi mbaruenë punënë qi patnë , u këthyenë prei Ierusalemit, edhe muernë me vetëhe bashkë edhe Gjionninë qi u queit përmbi emënë Mark.