KAPTINA VIII.
1 Edhe për ato kafshat qi u bahenë kurban idhujvet, e dimë se të gjithë kemi mend, por mendëja madhështon, e dashunia ndërton.
2 Ndë i duketë kuit se di gja, nukë ngjofi asgja, sikurse duhetë me ngjofunë,
3 por ndë dashtë kushi Perëndinë, kyi ashtë ngjofunë prei ati.
4 Për të ngranëtë pra e atyne kafshavet qi u bahenë kurban idhujvet, e dimë se idhulli s’ashtë asgja ndë botët, edhe se s’ashtë tietër Perëndi, përveç njianit.
5 Sepse ndë qofshin’ asish qi thohenë perëndina, a ndë qiell, a mbë dhet (sikurse janë shumë perëndina, edhe shumë zotëna),
6 por për ne ashtë nji Perëndi Ati, prei të cillit janë të gjitha, edhe na mb’ate; edhe nji Zoti Iesu Krishti, qi me anë t’ati janë të gjitha, edhe na me anë t’ati.
7 Por nuk’ ashtë mbë të gjithë këjo mendëje, sepse disa vetë me ndërgjegjëjen’ e idhullit, deri sot e han’ ate porsi kafshë bamë kurban idhujvet, edhe ndërgjegjëja e atyneve qi asht’ e dobë ndyhetë.
8 Por gjella nuk na nxier të pëlqyeshim përpara Perëndisë, sepse as ndë hangrëshim, kemi me pasunë gja ma tepërë, as ndë mos hangrëshim, kemi me pasunë gja ma pak.
9 Por shikoni, se kyi pushteti juei mos bahetë shkandullë mbë të dobët.
10 Sepse ndë paftë kushi tyi qi ke mend, se rri ndë mësallë ndë vend të idhujvet, s’ka me iu ndërtuem ndërgjegjëja e ati qi asht’ i dobë, për me ngran’ ato kafsha qi u bahenë kurban idhujvet?
11 Edhe për mendëjenë tande, ka me hupunë vëllai i dobë, për të cillinë vdiq Krishti.
12 Edhe kur të fëjeni ju kështu mbë vëllazënit, e t’u rrifni atyne ndërgjegjëjen’ e dobë, keni fëjyem mbë Krishtinë.
13 Përandai ndë shkandalizoftë gjella t’em vëlla, s’kam për me ngranë mish për gjithë jetënë, për mos me shkandalizuem t’em vëlla.