KAPTINA I.
1 Çë përpara herës’ ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi.
2 Këjo ishte çë përpara herësë me Perëndinë.
3 Të gjitha u banë prei asai; edhe pa atë nuk’ u ba as ndonji gja prei asosh qi u banë.
4 Nd’atë ishte jetë; edhe jeta ishte drita e nierëzëvet.
5 Edhe drita ndrit nd’errësinët; edhe errësina nuk’ e muer vesht.
6 Qe nji nieri dërguem prei Perëndiet, i cilli e kishte emninë Gjionn.
7 Kyi erdhi për deshmi, qi të deshmojë për Dritënë, qi të besojnë të gjithë prei anës’ ati.
8 Ai nuk’ ishte Drita, por qi të deshmojë për Dritënë.
9 Ishte Drita e vërtetë, qi ndrit çdo nieri qi vien ndë botët.
10 Ishte ndë botët, edhe bota u ba prei anës’ asai; por bota nuk’ e ngjofti.
11 Erdhi mbë të veta, edhe të vetëtë nuk’ e pritnë.
12 Edhe sa e pritnë, u dha pushtet me u bamë bij Perëndie, atyneve qi besojnë mb’emënit t’ati;
13 ata nukë lenë prei gjaqesh, as prei dashunim burri, por prei Perëndiet.
14 Edhe Fjala u ba mish, edhe ndejti ndër ne (edhe pam laftin’ e ati, porsi laft vetëm- lemi prei Atit), plot me hir e me vërtetëni.
15 Gjionni deshmoi për ate, edhe bërtiti, tue thanë: Kyi ishte ai qi thashë - Ai qi vien mbas mejet, ashtë ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
16 Edhe prei të mbushunit ati na të gjithë muerëm hir ndë vend hiri.
17 Sepse ligja u dha prei anësë Moiseut, por hiri edhe vërtetënia u ba prei anësë Iesu Krishtit.
18 Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; veç Vetëm-lemi Bir, qi ashtë ndë gji të Atit, ai e diftoi.
19 Edhe këjo ashtë deshmia e Gjionnit, kur dërguenë Iudeitë prei Ierusalemi priftëna edhe Levita, për me e pyetunë: Cilli je ti?
20 Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoi; por rrëfeu, se: Unë nukë jam Krishti.
21 Edhe e pyetnë: Qish pra, Elia je ti? Edhe tha: Nukë jam. Profeti je ti? Edhe u përgjeq: Jo.
22 I thanë pra: Cilli je? Qi t’u përgjegjemi atyneve qi na kanë dërguem. Qish thue për vetëhenë tande?
23 Tha: Unë jam “Zani ati qi bërtet ndë shkretinët, Dreitoni udhën’ e Zotit”, sikurse tha profeti Isaia.
24 Edhe ata qi qenë dërguem ishinë prei Fariseish.
25 Edhe e pyetnë, e i thanë: Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Elia, as profeti?
26 Gjionni u përgjeq atyne, tue thanë: Unë pagëzoj me ujë, por ndërmiet jush rri ai, qi ju nuk’ e dini.
27 Kyi asht’ ai qi vien mbas mejet, i cilli ashtë ma i math se unë; ati unë s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e shollësë.
28 Këto u banë ndë Bethabara, përtej Iordanit, atie ku ishte Gjionni tue pagëzuem.
29 Ndë nesëret Gjionni shef Iesunë tue ardhunë tek ai, edhe thotë: Qe Qengji i Perëndisë, qi ngre fajin’ e botësë.
30 Kyi asht’ ai qi unë thashë për ate, se: Mbas mejet vien nji nieri, i cilli asht’ ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
31 Edhe unë nuk’ e ngjofta, por qi të diftohetë ndë Israel, përandai erdha unë me pagëzuem me ujë.
32 Edhe Gjionni deshmoi, tue thanë, se: Pashë Shpirtinë Shenjt tue sdrypunë prei qielli porsi pullump, edhe ndejti mbi ate.
33 Edhe unë nuk’ e ngjofta, por ai qi më dërgoi me pagëzuem me ujë, ai më tha: Përmbi cillinë të shofish Shpirtinë Shenjt tue sdrypun’ e tue ndenjunë mbi ate, Kyi asht’ ai qi pagëzon me Shpirtinë Shenjt.
34 Edhe un’ e pashë, edhe deshmova, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë.
35 Ndë nesëret prap Gjionni ishte tue ndenjunë, edhe dy prei dishepujsh ati.
36 Edhe kur shtiu syt’ e pa Iesunë tue ecunë, thotë: Qe Qengji i Perëndisë!
37 Edhe ata dy dishepujtë ndëgjuenë’ ate tue folunë, edhe votnë mbrapa Iesuit.
38 Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa ati, u tha atyne: Qish kërkoni? Edhe ata i thanë: Rabbi (qi ajo, këthyem, do me thanë Mieshtër), ku e ke të ndenjunitë?
39 U thot’ atyne: Ejani edhe shifni. Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjunitë, edhe mbetnë për-an’ ati ate ditë, sepse ora ishte afër dhetë.
40 Ishte Andreu i vëllai Simon Pietrit, nji prei asi të dysh qi ndëgjuenë prei Gjionnit për ate , edhe votnë mbrapa ati.
41 Kyi ma përpara gjen të vëllan’ e vet Simonin’, edhe i thotë: Gjetëm Messinë, qi ajo këthyem, do me thanë Krishti.
42 Edhe e pru te Iesui. Edhe Iesui shtiu sytë mb’ate, edhe tha: Ti je Simoni i bir’ i Ionait; ti do të quhesh Kefa, qi ajo këthyem do me thanë, Pietër [gur].
43 Ndë nesëret Iesui deshi me dalunë ndë Galile, edhe gjen Filippin’, e i thotë: Merrmë mbrapa.
44 Edhe Filippi ishte kah Bethsaida, prei qytetit Andreut edhe Pietrit.
45 Filippi gjen Nathanaelin’, edhe i thotë: Kemi gjetun’ ate qi shkroi Moiseu ndë ligjët, edhe profetënitë, Iesunë të birin’ e Iosefit, qi ashtë prei Nazaretit.
46 Edhe Nathanaeli i tha: A mundetë me dalunë ndonji gja e mirë prei Nazaretit? Filippi i thotë: Eja edhe shif.
47 Iesui pa Nathanaelinë tue ardhunë tek ai, edhe thotë për ate: Shif Israelit me të vërtet, qi s’ashtë gënjeshtrë nd’ate!
48 Nathanaeli i thotë: Ku më ngjef? Iesui u përgjeq e i tha: Para se të thërresi Filippi, kur ishie ndënë drut të fikut, të pashë.
49 Nathanaeli u përgjeq e i tha: Rabbi, Ti je i bir’ i Perëndisë; ti je mbëreti Israelit.
50 Iesui u përgjeq e i tha: Sepse të thashë - Të pashë ndënë drut të fikut, - beson? Ke me pamë ma të mëdha se këto.
51 Mbasandai i thotë: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Çë tashti e mbaskëndai keni me pamë qiellinë hapët, edhe engjujt’ e Perëndisë tue hypun’ e tue sdrypunë mbi të birin’ e nieriut.