KAPTINA IV.
1 Kah janë luftënat’ e qartatë ndër ju? Jo këndyj, prei dëshërimesh qi bajënë luftë ndë copat të mishit tuei?
2 Dëshëroni, e s’keni, vritni, e keni zmir, edhe s’mundeni me fituem; qartoni e luftoni, por s’keni, sepse nukë lypni.
3 Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, qi të prishni ndë dëshërimet tueja.
4 Kurvarë e kurva, a nuk’ e dini se miqësia e botës’ ashtë anëmiqësia e Perëndisë? Ai qi të detë pra me qenunë miku i botësë, bahet’ anëmiku i Perëndisë,
5 Apor kuitoni se shkronja thotë kot, ajo fryma qi ndenji ndër ju dëshëron për zmir?
6 Por Perëndia ep nji ma të math hir, përandai thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, e u ep hir të përungjëvet”.
7 Ulni kryetë pra mbë Perëndinë, i rrini kundrë diallit, edhe ka me ikunë prei jush.
8 I afrohi Perëndisë, edhe do t’u afrohetë juve. Pastroni duert’, o fajtorë, edhe qironi zemërat’, o nierës me dy mendie.
9 Hiqni keq e bani vajë e qjani; gazi juei le të këthehetë mbë vajë, edhe gëzimi mb’ idhënim.
10 Përungji përpara Perëndisë, edhe ka me u ngritunë juve.
11 Mos flitni keq njiani për tietërin’, o vëllazën; ai qi flet keq për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për ligjënë, edhe gjukon ligjënë; edhe ndë gjukofsh ligjënë, nukë je rueitës i ligjësë, por gjukatës.
12 Nd’ashtë ligjë-dhanësi ai qi mundetë me shpëtuem edhe me hupunë, kush je ti qi gjukon tietërinë?
13 Eni tashi ju qi thoni: Sot a nesërë kemi me votunë ndë këte qytet, e kemi me bam’ atie nji vit, edhe kemi me tregjetuem, e kemi me fituem;
14 ju qi nuk’ e dini se qish do të jetë nesërë, sepse qish ashtë jeta juei? Ashtë nji avullë qi duketë për pak kohë , e mbasandai hupetë;
15 ndë vend për me thanë: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, kemi me bamë këte a ate.
16 Por tashi mburreni mbë madhështiat tueja; gjithë të tillë të mburrunë asht’ i keq.
17 Kush di pra me bamë mirë, e nukë ban, ai ban faj.