KAPTINA XVII.
1 Edhe erdhi nji prei atyne shtat’ engjujvet qi kishinë shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mue, e më tha: Eja, kam me të diftuem gjyqin’ e kurvësë madhe, qi ashtë ndenjunë mbi ujënat’ e shuma,
2 qi kurvënuenë bashkë me ate rigat’ e dheut, edhe ata qi rrinë mbë dhet u dejtnë prei venësë kurvënis’ asai.
3 Edhe më çoi me frymë ndë nji vend të shkretë, edhe pashë nji grue qi po rrinte përmbi nji bishë të kuqe, qi ishte plot me emëna të nemunish, e kishte shtatë krenë e dhetë brina.
4 Edhe grueja ishte veshunë me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gur të nderëshim e me margaritarë, e kishte n’dorë të vet nji potir t’artë mbushunë me ndynësina e me puganësina të kurvënisë vet,
5 edhe ndë ballt të vet kishte shkruem nji emënë: Myster. Babylona e madhe, e ama e kurvarëvet, edhe ndynësinavet dheut.
6 Edhe pashë gruenë deitunë prei gjakut shenjtënavet, edhe prei gjakut martyrëvet Iesuit; edhe kur pash’ ate, u mërekullova me mërekulli të madhe.
7 Edhe engjulli më tha: Përse u mërekullove, unë kam me të thanë mysterin’ e gruesë, edhe të bishësë qi bar ate, qi ka shtatë krenët, edhe dhetë brinatë.
8 - Ate bishënë qi pe, ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe do të dali prei abyssit, e të shkojë për të hupunë; edhe do të mërekullohen’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet emënatë nukë janë shkruem ndë libër të jetësë çë kurë se ashtë ngrefunë bota, kur të shofin’ ate bishënë qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ndonëse ashtë.
9 Këtu ashtë mendia kush të ketë dituni. Shtatë krenëtë janë shtatë maletë, atie ku rri grueja mb’ato.
10 Edhe janë shtatë riga: të pesëtë ranë, edhe njiani ashtë, tietëri edhe s’ka ardhunë, edhe kur të vijë, ka me mbetunë pak kohë .
11 Edhe ajo bisha qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ai asht’ i tetti, edhe ashtë prei shtatësh, edhe shkon për të hupunë.
12 Edhe dhetë brinatë qi pe, janë dhetë riga, të cillët’ edhe s’kanë marrë regjëni, por marrinë pushtet porsi riga nji orë bashkë me bishënë.
13 Këta kanë nji mend, edhe kanë me dhanë n’dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ vet.
14 Këta kanë me luftuem me Qengjinë, edhe Qengji ka me i mundunë, sepse ashtë Zoti i zotënavet, edhe Riga i rigavet; edhe ata qi janë bashkë me ate, janë të thërritun’ edhe të sgjedhun’ edhe besëtarë.
15 Edhe më thotë: Ata ujënatë qi pe, atie ku rri kurva, janë popuj, e gjindie, e kombe, e gjuhëna.
16 Edhe ata dhetë brinatë qi pe mbi bishënë, këta do të kenë mëni kurvënë, edhe do ta bajënë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishnat’ e asai, edhe ate kanë me e diegunë ndë ziarrm.
17 Sepse Hyji dha ndë zemërat t’atyneve me bamë mendin’ e ati, edhe me u bamë me nji mend, edhe me dhanë regjënin’ e vet te bisha, qysh sa të mbarohenë fjalët’ e Hyjit.
18 Edhe ajo grueja qi pe, ashtë qyteti i math qi ka regjëni mbi rigat’ e dheut.