KAPTINA XX.
1 Edhe pashë nji engjullë tue sdripunë prei qielli, qi kishte çelsin’ e abyssit, edhe vargun’ e math n’dorë të vet.
2 Edhe zuni dreqinë, gjarpënin’ e motshim, i cilli ashtë Dialli edhe Satanai, edhe e lidhi ate nji mijë viet.
3 Edhe e hodhi ndë abyssë, edhe e mbylli, edhe vuni bulë sipër ati, qi të mos gënjejë ma kombetë, qysh sa të mbarohenë të nji mijë viet; edhe mbasandai duhetë të sgjidhetë pak kohë.
4 Edhe pashë shqembe, edhe ndenjunë mb’ato, edhe u dha atyneve gjyq; edhe pashë shpirtënat’ e atyneve qi ishinë copëzuem për deshmin’ e Iesuit, edhe për fjalën’ e Hyjit, edhe ata qi nuk’ adhuruenë bishënë, as figuren’ e asai; edhe nukë muernë shenjë ndë ball të vet edhe n’dorë të vet; edhe rruen’ e regjënuenë bashkë me Krishtinë për nji mijë viet.
5 Edhe të vdekunit’ e tierë nuk’ u ngjallnë qysh sa të mbushenë të nji mijë viet; ajo asht’ e ngjallëmeja parë prei së vdekunish .
6 I lumun’ edhe shenjt asht’ ai qi ka piesë mbë të ngjallëmen’ e parë; vdek’ e dytë s’ka pushtet mbi këta, por kanë me qenunë priftënit’ e Hyjit edhe të Krishtit, edhe kanë me regjënuem bashkë me ate nji mijë viet.
7 Edhe kur të mbarohenë të nji mijë viet, ka me u sgjidhunë Satanai prei burgut vet,
8 edhe ka me dalunë për me gënjyem kombetë qi gjindenë mbë katër kantet’ e dheut, Gogun’ edhe Magogunë, qi t’i mbëledhi mbë luftë; numëri i atyneve ashtë porsi ran’ e detit.
9 Edhe hipnë mbë gjanësinët të dheut, edhe rrethuen’ ushtërin’ e shenjtënavet, edhe qytetin’ e dashunë; edhe sdripi ziarrm prei qiellit kah Hyji, edhe i hangër.
10 Edhe dialli ai qi gënjente ata, u hoth ndë kënetë të ziarrmit e të surfullit, atie ku ashtë bisha edhe profet-rrenësi; edhe kanë me u munduem me nat’ e me ditë ndë jetët të jetëvet.
11 Edhe pashë nji shkamp të bardhë të math, edhe ate qi rrinte mb’ate, prei faqes’ ati iku dheu edhe qielli, edhe nuk’ u gjet vend për ata.
12 Edhe pashë të vdekunitë të vegjël’ e të mëdhej, ndenjunë përpara Hyjit, edhe librat’ u hapnë; edhe u hap nji libër tietër, qi ai asht’ i jetësë; edhe u gjukuenë të vdekunitë prei asosh qi ishinë shkruem ndë librat, mbas vepërash atyne.
13 Edhe deti dha të vdekunitë qi kishte përmbrenda, edhe vdeka edhe ferri dhanë të vdekunitë qi patnë përmbrenda atyneve, edhe u gjukuenë gjithë-se-cilli mbas vepërash vet.
14 Edhe vdeka edhe ferri u hothnë ndë kënetë të ziarrmit; këjo ashtë vdek’ e dytë.
15 Edhe ai qi s’u gjet shkruem ndë libër të jetësë, u hoth ndë kënetë të ziarrmit.
Krie e njëzetë
1 E paçë ëngjëll që cbrit nga qielli, e mban quçn’ e avisit, e një zinçir të madh mbë dorë të tij.
2 E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet.
3 E vuri atë nd’aviso, e mbilli atë, e e vulosi mbi të, që të mos pllanepsjë më miletetë ngjera sa të sosenë të një mijë vjetë e pastaje duhetë që të cgjidhetë ai për pak kohë.
4 E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.
5 E të tjerëtë nga të vdekuritë nukë rruanë ngjera sa të sosenë të një mijëtë vjet; këta është të ngjallturit’ e parë.
6 I lumurë e Shënjt ësht’ ai, që ka pjesë ndë të ngjallturë të parë; mbi këta nukë ka fuqi mortia e ditë; po do të jenë priftër të Perndisë e të Krishtit, e do të mbretërojënë me të bashkë një mijë vjet.
7 E kur të sosenë të një mijë vjetë, do të cgjidhetë satanai nga hapsana e tij.
8 E do të dalë të pllanepsjë miletetë që janë mbë të katër qoshet’ e dheut, Gognë edhe Magognë, e t’i mbëjedhë ata për luftë; nemuri i këture është posi rëra e detit.
9 E hipnë mbë të gjerë të dheut, e pushtruanë të ndënjurit’ e Shënjtorëvet, e qutetn’ e dashurë; e cbriti një zjar prej qiellit, dërguarë prej Perndisë, e i hangri ata.
10 E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.
11 E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.
12 E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.
13 E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë.
14 E mortia edhe Adhi u hodhë ndë gjol të zjarit. Kij është morti i ditë.
15 E kush nuk’ u gjënd shkruarë ndë kartë të jetësë, u hodh ndë gjol të zjarit.