KAPTINA XII.
1 Mbasandai filloi me u than’ atyne me parabulla. Nji nieri mbull nji veshtë, ende e thuri me garth, ende gërmihi nji gaviç, ende ndërtoi nji pyrk, ende e dha ndër bujqë, ende iku ndë dhe të huj.
2 Ende ndë kohë të pemëvet dërgoi nji shërbëtur ke bujqit, qi të marri prei bujqish prei pemësë veshtit.
3 Po ata e zunë, ende e rrafnë, ende e dërgunë prapa shprazëtë.
4 Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtur ke ata; po ende ate e rrafnë me gurë, ende i çanë kryetë, ende e dërgunë prapa të turpënumë.
5 Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër, po e vranë; mbasandai dërgoi shumë të tierë, po disa i rrafnë, ende disa i vranë.
6 Tue pasunë pra ende nji bir të dashunin’ e vet, e dërgoi ende ate ke ata së mbrapmi, tue thanë, se: Kanë me pasunë turp t’em-bir.
7 Por ata bujqitë thanë me vetëvetëhenë, se: Kyi ashtë trashigimtari; eni, le ta vrasimë, ende trashigimi ka me qen’ yni.
8 Ende e murnë, ende e vranë, ende e nxurnë jashtë veshtit.
9 Qish ka me bamë pra i zoti veshtit? Ka me ardhunë, ende ka me prishunë bujqitë, ende veshtinë ka me ua dhanë të tierëve.
10 As këte shkronjë s’e keni këndumë: “Ate gurinë qi s’e pelqyn’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye sqepi; 11 prei Zotit u ba këjo, ende asht’ e mërekullushime ndë syt t’anë.”?
12 Ende ata kërkojinë me e zanë, po patnë frikë gjindëjenë, sepse e murrnë vesht, se ka këte parabullë për ata; ende e lan’ e iknë.
13 Mbasandai dërgojnë ke ai disa prei Fariseish e prei Herodianësh, për me e zanë me fjalë.
14 Ende ata erthnë, e i thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, ende s’do të dish as për kend, sepse nukë shikon faqen’ e nierëzëvet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtet. Asht’ e udhësë me dhanë Kaisarit kens, a jo? Të apimë a të mos apimë?
15 Ende ai si ngjofti hipokrisin’ e atyne, u tha atyne: Ç’më ngitni? Bini mu nji dinar, qi ta shof.
16 Ende ata i prunë, ende ai u thot’ atyne: Kuit ashtë këjo shëmbëllesë, ende këjo përmbi-shkronjë? Ende ata i thanë: E Kaisarit.
17 Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Lani Kaisarit, ato qi janë të Kaisarit, ende Perëndisë, ato qi janë të Perëndisë. Ende ata u mërekullunë për ate.
18 Mbasandai vinë ke ai Saddukeitë, të cillëtë thonë se s’ashtë të ngjallunë; ende e pytnë, tue thanë:
19 Mieshtër, Moiseu na ka shkrumë, se ndë i vdektë kuit i vëllai, ende të lajë gru, ende të mos lajë dielm, i vëllai ati të marri grun’ e ati, ende të ngjalli farë për të vëllan’ e vet.
20 Ishinë pra shtatë vëllazën, ende i pari mur gru, ende kur vdiq, nukë la farë.
21 Ende i dyti e mur, ende vdiq, po as ai s’la farë; ende i treti po kështu.
22 Ende të shtatët’ e murnë, ende nukë lanë farë; së mbrapmi të gjithëve vdiq ende gruja.
23 Mbë të ngjallunit pra, kur të ngjallenë, cillit prei atyne ka me qenë gruja? Sepse të shtatët’ e patnë ate gru.
24 Po Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Nukë gënjeheni për këte, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë.
25 Sepse kur të ngjallenë prei së vdekunish, as martojnë, as martohenë; po janë posi engjujtë qi janë ndë qijet.
26 Ende për të vdekunit, se ngjallenë; a s’keni këndumë ndë libër të Moiseut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tue thanë: “Unëjam Perëndia i Abrahamit, ende Perëndia i Isaakut, ende Perëndia i Iakobit?”
27 Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeheni shumë.
28 Atëherë nji prei Shkruisish, qi ndëgjoi ata se po haheshinë me fjalë, tue ditunë se iu përgjeq mirë, u afru, ende e pyti: Cilla porosi asht’ e para të gjithëve?
29 Ende Iesui u përgjeq se: E para gjithë porosivet ashtë “Ndëgjo, Israel: Zoti Perëndia ynë ashtë nji Zot;
30 ende të dushë Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemërënë tande, ende me gjithë shpirtinë tand, ende me gjithë mendienë tande, ende me gjithë vërtytënë tande.” Këjo asht’ e para porosi.
31 Ende e dyta po kështu, ashtë këjo: “Të dushë fëqinë tand posi vetëhenë.” Tietër porosi ma e madhe prei këtyne nuk’ ashtë.
32 Ende Shkruisi i tha: Mirë, Mieshtër, me vërtet the, se nji ashtë Perëndia; ende s’ashtë tietër veç ati;
33 ende me dashun’ ate me gjithë zemërën’, ende me gjithë mendien’, ende me gjithë shpirtin’, ende me gjithë vërtytën’, ende me dashunë fëqinë posi vetëhenë, ashtë ma tepërë se gjithë kurbanetë gjithë-diegëmetë, ende se kurbanetë.
34 Ende Iesui kur pa ate se u përgjeq me mend, i tha: Nukë je lark prei mbëretënisë Perëndisë. Ende askushi s’kuconte ma me e pytunë.
35 Ende Iesui u përgjeq, e tha, tue mësumë ndë tempull: Qysh thonë Shkruisitë, se Krishti asht’ i bir’ Davidit?
36 Sepse ai Davidi tha prei anësë Shpirtit Shenjt: “I tha Zoti Zotit t’em - Rri prei së diathtësë s’eme, ngjer sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët e kambëvet tua”.
37 Ai Davidi pra i thotë: Zot; ende kah asht’ i bir’ i ati? Ende gjithë gjindëjes’ i kishte anda me ndëgjum’ ate,
38 Ende u thoshte atyne ndë mësim të vet: Veni ore prei Shkruisish qi dunë me ecunë me stolia, ende të përshëndetuna ndëpër tregjet,
39 ende vende të para ndëpër synagogat, ende krye-mësalla ndëpër darkat;
40 ata qi hanë shtëpiat’ e të vevet, ende këte e bajnë tue shtimë shkaik se falenë shumë, këta kanë me marrë ma tepërë mundim.
41 Ende Iesui ndejti kundruell sendukut limoshënës’, e vente ore si hithte gjindëja ka nji rame ndë senduk të limoshënësë; ende shumë të pasunë hethshinë shumë.
42 Ende erdhi nji gru e ve e vobektë, ende hodhi dy të imëta, do me thanë nji kodrat.
43 Ende Iesui thirri për-anë dishepujt’ e vet, e u tha: Me të vërtet po u thom juve, se ajo gru e ve e vobektë ka hedhunë ma tepërë se të gjith’ ata qi hodhnë ndë senduk të limoshënësë,
44 sepse të gjithë hothnë prei të teprumit atyneve; po ajo prei të mangunit asai hodhi gjithë sa pat, gjithë gjan’ e vet.
Krie e dimbëdhjetëtë
1 E nisi t’u flit ature me paravolira, e t’u thosh: Një njeri fitepsi vështë, e bëri rrotull gardh, e rrëmoi shkelës, e dërtoi kullë, e ua dha bujqet, e iku larg.
2 E mbë kohë të së vjelit dërgoi mbë bujq kopilë, të marrë nga bujqtë pemë vështit.
3 Edhe ata si e zun’ atë, e rrahnë, e e dërguanë me duar mbrazëtë.
4 E pagjene dërgoi mb’ata jatër kopil, edhe atë si i bijnë me gurë, i çajtinë krietë, e e dërguanë turpëruarë.
5 E përsëri dërgoi tjatër, edhe atë e vranë. Edhe shumë të tjerë që dërgoi, ca i rrahnë e ca i vranë.
6 Akoma dha kish një bir të dashurë të tijnë, e e dërgoi edhe atë mb’ata më të pastajmenë, e thosh, se: ata do të turpënonenë, e të nderojënë tim bir.
7 Po ata bujqër thanë me vetëhe të ture, se: kij është zoti i vështit; ejani ta vrasëmë atë, e do të mbetetë ndë navet pjesë.
8 E si e muarë atë, e vranë, e e shtinë përjashta vështit.
9 Ç’do t’u bëjë dha i zoti vështit? Do të vijë, e do të humbasë ata bujq, edhe vështënë do ta apë ndë të tjerë.
10 As këtë kartë nukë dhiavastë: Atë gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë, kij u bë krie e quç i qoshesë.
11 Prej Zotit u bë këjo, e ësht’ e çuditurë përpara sivet sona?
12 E kërkoijnë ta zijn’ atë, po trëmbëjnë nga turma, se e kupëtuanë, se për ata e tha paravolinë, e e lanë atë, e iknë.
13 E dërgojënë tek ai ca nga Farisejtë edhe Irodhianotë, që ta zijn’ atë mbë ndonjë fjalë.
14 Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë?
15 Edhe ai si kupëtoi të fshehurën’ e ture, u tha ature: Pse më gucitni? Birmëni mua këtu një dhinar ta shoh.
16 Edhe ata i prunë, e u thot’ ature: E kuja është këjo konë, edhe kij ëmër? Edhe ata i than’ atij: Janë të Qesarit.
17 Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Epni ato që janë të Qesarit, te Qesari, e ato që janë të Perndisë, te Perndia. E u çuditnë, e lijnë mëntë mbë të.
18 E vijënë nde ai Sadhuqejtë, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietn’ atë, e i thanë:
19 Dhaskal, Moisiu na shkroi navet, se nd’i vdektë ndonjeit vëllai, e të lërë gruan’ e tij, e të mos lërë djelm, të marrë vëllai tij gruan’ e tij, e të ngjalljë farë te vëllai tij.
20 Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e kur vdiqi nukë la farë.
21 E e mori edhe i diti atë, e vdiqi. As ai la farë, edhe i treti kështu.
22 E e muarrë atë që të shtatë; e nukë lanë farë. Më pastaj nga të gjith’ ata vdiqi edhe gruaja.
23 E po ndë të ngjallturë, ahiere që do të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë grua? Se që të shtatë e patnë atë grua.
24 E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Nukë jeni ju të gënjierë për këtë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë?
25 Sepse kur të ngjallenë nga të vdekuritë, as martonenë, as gratë i apënë ndë burra, po janë posi ëngjejtë që janë ndë Qiell.
26 E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
27 Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po Perndi e së gjallëvet. Juvet ini dha shumë gënjierë.
28 E si ju afërua një nga Grammatejtë, që kish digjuarë të pieturat’ e ature, e kupëtoi që u përgjegj mb’ata mirë, e pieti atë: Cila porsi është e parë nga të gjitha?
29 Edhe Iisui ju përgjegj atij, se: E para nga të gjitha porsitë është: digjo, o Israil, Zoti Perndia jote, Zot një është.
30 Edhe të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë mënd tënd, edhe me gjithë fuqi tënde. Këjo është porsi e parë.
31 E e ditë si edhe këjo, është këjo: Të duaç gjitonë tënd posi edhe vetëhenë tënde. Më e madhe nga këto tjatër porsi nuk’ është.
32 Edhe Grammatei i tha atij: Mirë, o dhaskal, të vërtetënë fole, se një është Perndia, e tjatër nuk’ është përveçme asaj.
33 Edhe të dojë atë njeriu me gjithë zëmërë, e me gjithë mënd, e me gjithë Shpirt, e me gjithë fuqi, edhe të dojë gjitonë posi vetëhen’ e tij, është më shumë se gjithë dhurëtitë, e gjithë kurbanetë.
34 Edhe Iisui si e pa atë që ju përgjegj mënçurë, i tha atij: Nukë je larg nga mbretëria e Perndisë. E njeri nukë guxon ta piet më atë.
35 E u përgjegj Iisui tuke dhidhaksurë ndë Iero, e tha: Qish thonë Grammaejtë, se Krishti është i biri i Dhavidhit?
36 Sepse ai Dhavidhi tha me Shpirtnë Shënjt: Tha Zoti nde Zoti im, rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hazmërit e tu përposh ndënë këmbë të tua.
37 Ai adha vetë Dhavidhi e thot’ atë Zot, e po nga është bir’ i tij? E turm’ e shumë e digjoijnë atë me të pëlqierë.
38 E u thosh ature ndë dhidhahi të tij: Ruhuni nga grammatejtë, që duanë të ecëjënë me stolira, e me të përshëndetura mb’udhë.
39 E që duanë vëndn’ e parë ndë mbëjedhëja, e të rrinë ndë krie të sufrasë ndë gostira.
40 Ata që hanë shtëpit’ e gravet’ së va, gjoja se falenë shumë. Këta do të mundonenë më shumë.
41 E si ndënji Iisui karshi kutisë që mbëjidhnë eleimosinë, e vijte re qish vijnë turma asprë ndë kuti të eleimosinit, e shumë të pasurë vijnë shumë.
42 E si u qas një grua e ve e varfërë, vuri di asprë, që është një kodrant.
43 E thirri mathitit’ e tij afër, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, që këjo grua e ve e varfërë vuri më shumë se gjithë nga ata që vunë ndë kuti të eleimosinit.
44 Sepse të gjithë vunë nga ajo që u tepëron, e këjo nga lipsëj’ e saj vuri sa që kish, gjithë gjën’ e saj.