KAPTINA I.
1 Të fillumit’ e ungjillit Iesu Krishtit, të Birit Perëndisë;
2 sikurse ashtë shkrumë ndë profetënit: “Ngje unë ke po dërgoj engjullinë t’em përpara faqesë s’ate, ai ka me ndrequn’ udhënë tande përpara teje”.
3 Zan’ i ati qi gërthet ndë shkretinët: “Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”.
4 Gjionni ishte tue pagëzumë ndë shkretinët, ende tue predikumë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet.
5 Ende gjithë vendi i Iudesë, ende Ierusalemitëtë, dilinë ke ai, ende të gjithë pagëzoheshinë prei ati ndë lum të Iordanit, tue rrëfymë fajet’ e veta.
6 Ende Gionni ishte veshunë me qime kamille, ende ngjeshunë me bres likure për miedis të vet, ende hante karcaleca e mialtë të egër.
7 Ende predikonte, tue thanë: Mbrapa meje vien ma i forti se unë, të cillit s’jam i zoti t’ulem, e t’i sgjith rrypin’ e këpucëvet.
8 Un’u pagëzova juve me ujë, po ai ka me u pagëzumë juve me Shpirtinë Shenjt.
9 Ende nd’ato ditt, Iesui erdhi prei Nazaretit Galilesë, ende u pagëzu prei Gjionnit ndë Iordan.
10 Ende përnjiherë tue dalë prei ujit, pa qijetë hapun’, ende Shpirtinë Shenjt posi pullump tue sdripunë mbi atë.
11 Ende erdhi nji za prei qijesh, tue thanë : Ti je Biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva.
12 Ende përnjiherë Shpirti e nxir ndë shkretinët.
13 Ende ishte atie ndë shkretinët katër-ditë ditt tue u ngamë prei Satanait; ende ishte bashkë me bishat e egra; ende engjujt’ i shërbejinë.
14 Ende Gjionni mbassi u dha ndër durë, Iesui erdhi ndë Galile, tue predikum’ ungjillin’ e mbëretënisë Perëndisë,
15 e tue thanë, se: U mbush koha, ende u afru mbëretënia e Perëndisë; pendohi, ende i besoni ungjillit.
16 Ende tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa Simonin’ ende Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretë ndë det, sepse ishinë peshkatorë.
17 Ende Iesui u tha atyne: Eni mbrapa meje, ende kam me u bamë juve të baheni peshkatorë nierëzish.
18 Ende ata përnjiherë lanë rretat’ e veta, e voitnë mbrapa ati.
19 Ende posa prini prei andyi pak ma tej , pa Iakobinë të birin’ e Zebedeut, ende Gionninë të vëllan’ e ati, ende ata ishinë ndë lundrët tue ndrequnë rretatë.
20 Ende përnjiherë thirri ata; ende ata lanë të i atin’ e vet Zebedenë ndë lundrët bashkë me punëtorët, e voitnë mbrapa ati.
21 Ende shkojnë mbrenda ndë Kapernaum; ende Iesui përnjiherë ndër të shëtunat hyni ndë synagogët, e mësonte.
22 Ende tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse ishte tue mësum’ ata sikurse me pasun’ urdhënë, ende jo posi Shkruisitë.
23 Ende ishte ndë synagogët t’atyne nji nieri qi kishte shpirt të ndytë; ende gërthiti,
24 tue thanë: Mjer! Qish ke me ne ende ti Iesu Nazarinas? Erdhe me na humbunë? Të dij cilli je, Shenjt’ i Perëndisë.
25 Po Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëshil gojën’, ende dil prei ati.
26 Ende shpirti i ndytë si e shqeu, ende gërthiti me za të math, dul prei ati.
27 Ende të gjithë u habitnë, kaqi sa pysinë njiani tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këto punë? Qish ashtë kyi mësim i ri? Sepse urdhënon me pushtet ende shpirtënat’ e ndytë, ende i ndëgjojnë?
28 Ende përnjiherë i dul zani ndëpër gjith’ ate vend rreth Galilesë.
29 Ende përnjiherë si dulnë prei synagogësë, erthnë ndë shtëpit të Simonit ende Andreut, bashkë me Iakobin’ e me Gjionninë.
30 Ende e vieherra e Simonit po dirgjei ndër ethe, ende ata përnjiherë i thonë për ate.
31 Ende ai u afru, ende e rroku për dore, ende e ngriti; ende e lan’ ethetë përnjiherë, ende ajo u shërbente atyne.
32 Ende si u ba vonë, mbë të perëndumit dillit, prunë ke ai gjith’ ata qi kishinë keq, ende të diallosunitë.
33 Ende gjithë qyteti ishte mbëledhunë ke dera.
34 Ende ai shëndoshi shumë prei asish qi kishinë keq prei gjithë çfarë sëmundëjesh, ende nxur shumë diaj, ende s’linte diajtë me folunë, sepse e ngjifinë.
35 Ende u ngrit me natie fort heret, e dul, ende voiti ndë nji vend të shkretë, e falei atie.
36 Ende Simoni, ende ata qi ishinë bashkë me ate, e ndoqnë mbrapa.
37 Ende kur e gjetnë, i thonë, se: Të gjithë po të kërkojnë.
38 Ende ai u thot’ atyne: Le të shkojmë ndër krye-katundet e afërme, qi të predikoj ende atie, sepse për këte punë kam dalunë.
39 Ende ishte tue predikumë ndëpër synagogat e atyneve ndëpër gjithë Galilenë, ende tue nxierrë diajtë.
40 Ende nji i kromosunë vien ke ai, e i lutetë, ende bie ndë gjunjë përpara ati, e i thotë, se: Ndë daç, mundesh me më qirumë.
41 Ende Iesuit si iu dhimpt, shtrini dorën’ ende e preku, ende i thotë: Du, qirohu.
42 Ende ai posa tha këte , përnjiherë i shkoi kroma, ende u qiru;
43 ende si e porositi me shtrëngim, e nxur jashtë;
44 ende i thotë: Shiko mos i thush gja askuit, po shko, e difto vetëvetëhenë ke prifti, ende bier për të qirumit tand ato qi ka urdhënumë Moiseu, për dëshmi mb’ ata.
45 Po ai si dul, filloi me predikumë shumë, ende me hapunë fjalënë kaqi, sa ai s’mundei ma me hymë mballa-faqe ndë qytet, po ishte ndëpër vende të shkreta, ende vijin’ atie ke ai prei gjith’ anësh.
Krie e parë
1 Nisëjë e Ungjillit e Iisuit Krishtit Birit së Perndisë.
2 Sikundrë është shkruarë ndë profitër: Na, unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë që do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.
3 Zë njeriut që thërret nd’erimi: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të shtruara monopatet’ e tij.
4 U bë si pagëzonte Joanni mb’erimi, e qiriks pagëzim të metanisë, për të ndëjierë fajetë.
5 E vijnë nde ai gjithë vëndi Iudheësë, edhe Ierosolimitë, e pagëzoneshinë gjithë prej sij mbë lumë të Iordhanit, e rrëfeijnë fajet’ e ture.
6 E Ioanni ishte veshurë me lesh të Gamilësë, edhe brez të lëkurtë mbë mes të tij, edhe hajte vllastare, edhe mjaltë t’egrë.
7 E qiriks, e thoshte: Vjen pas meje ai që është m’i fuqiçim se unë, që atij nukë jam unë i zoti të unjem e t’i sgjidh rripn’ e këpucëvet së tij.
8 Se unë pagëzova juvet me ujë, po ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt.
9 E u bë mb’ato dit, erdhi Iisui nga Nazareti Galileësë, e u pagëzua prej Ioannit mbë Iordhan.
10 E atë çast si dolli nga ujëtë, pa Qielltë që u hapnë, edhe Shpirtinë që zbriti mbë të posi Pëllumbë.
11 E u bë zë nga Qielltë: Ti je biri im i dashuri, që mbë tij prëhem.
12 E atë çast e ngrijti atë Shpirti mb’erimi.
13 E ishte atje mb’erimi dizet dit, e gucitej nga satanai, e ishte bashkë me egrësira, e e shërbeijn’ atë ëngjëjtë.
14 E pasandaj, si u paradhos Ioanni, erdhi Iisui mbë Galileë, e qiriks Ungjill’ e mbretërisë Perndisë.
15 E thoshte se: Koha u sos, e mbretëria e Perndisë afër është. Metanoisni, e besoni mbë Ungjill.
16 E tek ecënte mbanë detit së Galileësë, pa Simonë, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që shtijnë rrjetëtë mbë det (sepse qenë pishkëtorë).
17 E u tha ature Iisui: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet të bëneni pishkëtorë të njerëzet.
18 E atë çast lanë rrjetët’ e ture, e vanë pas sij.
19 E poqë vate pakëzë më teje, pa Iakovonë të birë e Zevedheosë, edhe Ioannë të vëllan’ e tij, që mballosnë edhe ata rrjetëtë mbë varkë.
20 E atë çast i thirri ata, e si lanë baban’ e ture Zevedheonë mbë varkë bashkë me ergatë, i van’ atij pas.
21 E hinë brënda ndë Kapernaum. E atë çast të shëtunë hiri mbë Sinagoj, e dhidhakste.
22 E çuditejnë mbë dhidhahi të tij, se i dhidhaks ata si një që ka urdhër, e jo si Grammatejtë.
23 E ishte ndë sinaguaj të ture një njeri që kish Shpirt të pëgërë, e thërrit.
24 E thoshte: Lena, ç’ke me nevet, o Iisu Nazariot? Erdhe të na priç navet? Unë të di tij se cili je - Shënjti i Perndisë.
25 E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Vuvosu, e dil nga ai.
26 E si e drodhi atë Shpirti i pëgërë, dolli nga ai tuke ulërijturë.
27 E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij?
28 E zëri i tij u digjua atë ças ndëpër gjithë vënde që janë afër Galileësë.
29 E atëherë si duallë nga sinagoji, vanë mbë shtëpi të Simonit e të Andhreasë, bashkë me Iakovonë edhe me Ioannë.
30 E vjehëra e Simonit dergjej nga ethetë, e atë çast i than’ atij për atë.
31 E si ju qas afër, e zuri atë nga dora, e e ngrijti, e atë çast e la atë ethea, e zu e shërben mb’ata.
32 E si perëndoi Dielli e u err, prunë nde ai gjithë të sëmurëtë edhe të dhemonisuritë.
33 E gjithë quteti qenë mbëjedhurë mbanë derësë.
34 E shëroi shumë të sëmurë nga çdolloi sëmundë, edhe shumë të paudhë kreu, e nuk’ i lij të paudhëtë të thoshnë për atë se e dijnë.
35 E si u ngre nesëret shumë mëngjes, dolli jashtë, e vate ndë një vënd që nukë qenë njerëz, e atje falej.
36 E vanë pas sij Simoni, edhe gjith’ ata që qenë bashkë me të.
37 E si e gjenë i thanë atij, që të kërkojënë gjithë.
38 U thot’ ature: Ejani të vemi mbë fshatëra t’afëra, që të qiriks edhe atje, se unë për këtë (punë) dolla.
39 E qirikste mbë sinagoje të ture, edhe mbë gjithë Galileë, e kren të paudhëtë.
40 E vjen nde ai një njeri i leprosurë, e i lutej, e bijte mbë këmbë të tij, e i thoshte, që: Ndë daç, mund të më shëroç.
41 E si i erdhi keq Iisuit, ndëri dorënë, e e zuri atë, e i thotë: Dua, shërou.
42 E me të thën’ ai, atë çast iku prej sij lepra, e u qërua.
43 E si e porsiti atë me kanosí, atëherë e kreu atë jashtë.
44 E i thot’ atij: Vështro mirë, të mos i thuaç njeriut fare gjë, po hajde e dëfto vetëhenë tënde nde prifti, e shpjerë për të qëruaritë tat, ato që porsiti Moisiu, për martirí të ture.
45 E ai si dolli jashtë, nisi të qiriks shumë, e të mbill fjalënë, kaqë që nukë mund të hinte ai nde ndonjë qutet faqeza, po rrijte jashtë mbë vënd që s’qenë njerëz, e vijnë nde ai nga çdo anë të vëndit.