KAPTINA XXVII.
1 Edhe si u ba mëngjesie, gjithë Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit dhan’ e muernë këshille kundrë Iesuit, për me e vramë.
2 Edhe si e lidhnë, e prunë, edhe e dhanë ndër duer të Pontiut Pilatit guvernatorit.
3 Atëherë kur pa Iuda, ai qi e trathtoi, se u gjukue për vdekë, u pendue, edhe këtheu tri-dhet’ argjandatë te Krye-priftënit’ edhe te pleqtë,
4 tue thanë: Fëjeva qi dhashë ndër duer gjak të pafaj. Edhe ata thanë: Ç’gaile kena na? Ti ke për ta pamë.
5 Edhe ai hodhi argjandatë ndë tempull, e iku; edhe voiti, e vuer vetëhenë.
6 Edhe Krye-priftënitë si muernë argjandatë, thanë: Nuk’ asht’ e udhësë me i vumë ndë kurbana, sepse janë nder gjaku.
7 Edhe si dhan’ e muernë këshille, blen’ arën’ e tiegullarit me ato, për me vorruem të huejtë.
8 Përandai ajo arë u queitë Arë gjaku, deri mbë ditë të sotshime.
9 Atëherë u mbush qish ashtë thanë prei anësë profetit Ieremi, qi tha: “Edhe muernë tri-dhet’ argjandatë, nderin’ e të përnderumit, të cillin’ e përnderuenë prei të bijsh Israelit;
10 edhe i dhanë nd’arë të tiegullarit, sikurse më urdhënoi Zoti”.
11 Edhe Iesui ndeiti përpara guvernatorit, edhe guvernatori e pyeti, tue thanë: Ti je mbëret’ i Iudevet? Edhe Iesui i tha: Ti po thue.
12 Edhe ai kur përflitei prei Krye-priftënavet edhe prei pleqvet, nukë përgjegjei aspak.
13 Atëherë Pilati i thotë: Nukë ndëgjon sa bajnë deshmi kundrë teje?
14 Por ai s’iu përgjeq as mbë ndonji fjalë, kaqi sa guvernatori mërekullohei fort.
15 Edhe guvernatori kishte zakon për ditë feste me i lishuem gjindëjesë nji të lidhunë, cillinë të dojshin’ ata .
16 Edhe atëherë kishinë nji të lidhunë me emënë, qi thohei Barabba.
17 Edhe ata kur ishinë mbëledhunë, Pilati u tha atyneve: Cillinë doni me u lishuem juve? Barabbanë, apor Iesunë qi thohetë Krisht?
18 Sepse e dinte, se e dhanë ndër duer prei zmirit.
19 Edhe ai tue ndenjunë mbi shkamp të gjyqit, grueja e ati dërgoi tek ai, e tha: Ti mos i ban gja ati të dreitë, sepse sot hoqa shumë nd’andërrë për ate.
20 Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ i mbushnë mendienë gjindëjesë me lypunë Barabbanë, edhe me prishunë Iesunë.
21 Edhe guvernatori u përgjeq, e u tha atyneve: Cillinë doni prei kësi të dysh me u lishuem juve? Edhe ata thanë: Barabbanë.
22 Pilati u thot’ atyneve: Qish do ta baj pra Iesunë qi thohetë Krisht? Të gjith’ i thonë: Le të kryqëzohetë.
23 Edhe guvernatori tha: Përse, qish të keq ka bamë? Por ata bërtitshinë ma tepërë, tue thanë: Le të kryqëzohetë.
24 Edhe Pilati si pa se s’qitei mbë krye aspak, por ma tepërë të përziem bahetë, muer ujë, e lau duertë përpara gjindëjesë, tue thanë: Jam pa faj prei gjakut këti të dreiti; ju keni për ta pamë.
25 Edhe gjithë populli u përgjeq, e tha: Gjaku i ati qoftë mbi ne, edhe mbi bijt t’anë.
26 Atëherë u lishoi atyneve Barabbanë, edhe mbassi rrafi me tërfurk Iesunë, e dha ndër duer për me u kryqëzuem.
27 Atëherë ushtëtorët’ e guvernatorit muernë me vetëhe Iesunë ndë shtëpi të guvernatorit, edhe mbëlothnë mbi atë gjithë tubën’ e ushtëtorëvet.
28 Edhe e sveshnë, e i veshnë nji kllamidë të kuqe.
29 Edhe gërshetuenë nji kunorë ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe i dhanë nji kallam ndë dorë të diathtë; edhe ranë ndë gjunjë përpara ati, e luejshinë me atë, tue thanë: Falemi, Mbëret’ i Iudevet.
30 Edhe si e pështynë, muernë kallamin’ edhe i bijshinë ndë kryet.
31 Edhe mbassi lueitnë me atë, i sveshnë kllamidën’ edhe i veshnë petkat’ e ati, edhe e prunë për me e kryqëzuem.
32 Edhe tue dalë, gjetnë nji nieri Kyreneas, qi e kishte emninë Simon; këte e zun’ angari qi të ngrejë kryqin’ e ati.
33 Edhe kur erthnë ndë nji vend, qi thohetë Golgotha, ai ashtë qi thohetë Vend i kresë,
34 i dhanë me pim’ uthëllë përziem bashkë me t’amëlth, por ai si e vuni ndë buzë, nukë deshi me pimë.
35 Edhe si e kryqëzuenë, shtinë shortë, e danë petkat’ e ati, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit: “Danë petkat’ e mia mbë vetëhen’ e atyneve, edhe shtinë shortë mbi petkunë t’em”.
36 Edhe tue ndenjunë ruejshin’ ate atie.
37 Edhe vunë sipër mbi kryet t’ati punën’ e ati shkruem: KYI ASHT’ IESUI MBËRETI I IUDEVET.
38 Atëherë kryqëzohenë bashkë me ate dy kursarë, nji prei së diathtet, edhe nji prei së rrëmaktet.
39 Edhe ata qi shkojshinë për-anë nemshin’ ate, tue tundunë krenët’ e vet,
40 e tue thanë: Ti qi prish tempullin’, edhe e ndërton për tri ditt, shpëto vetëhenë tande, ndë je i Bir’ i Perëndisë, sdryp prei kryqit.
41 Kështu edhe Krye-priftënitë tue lueitunë bashkë me Shkruisit edhe me pleqt, thoshinë:
42 Të tierë shpëtoi, vetëvetëhenë nukë mundetë me e shpëtuem. Nd’ashtë mbëret’ i Israelit, le të sdrypi tashti prei kryqit, edhe kena me i besuem.
43 Mbahei mbë Perëndinë; le ta shpëtojë tashti, ndë e dashtë, sepse tha, se: Jam Bir Perëndie. -
44 Ashtu edhe kursarëtë qi ishinë kryqëzuem bashkë me ate e shajshinë.
45 Edhe çë prei orësë gjashtë u ba nji errësinë mbë gjithë dhenë, deri mbë nand’orë.
46 Edhe mbë të nandën’ orë Iesui bërtiti me za të math, tue thanë: “Eli, Eli, lama sabahthani?”, qi do me thanë: “Perëndia em, Perëndia em, përse më lishove prei duersh?”
47 Edhe disa prei asish qi ishin’ atie, kur ndëgjuenë, thanë, se: Kyi po thërret Elinë.
48 Edhe përnjiherë u tuerr nji prei asish, edhe muer nji shpuzë, edhe e mbushi me uthëll, edhe e vuni mbë nji kallam, e i nepte me pimë.
49 Edhe të tierë thoshinë: Leni të shofimë, ndë qoftë se vien Elia me e shpëtuem.
50 Edhe Iesui për-së-ri bërtiti me za të math, e dha shpirtinë.
51 Edhe qe kurtina e tempullit tek u ça mbë dy prei së naltit deri poshtë; edhe dheu u tund, edhe gurëtë plasnë.
52 Edhe vorret’ u hapnë, edhe shumë korpëna prei asi shenjtënash qi kishinë vdekun’ u ngjallnë,
53 edhe duelnë prei vorresh, mbas të ngjallunit ati, e hynë ndë shenjtinë qytet, edhe u duknë mbë shumë vetë .
54 Edhe urdhën-qindësi, edhe ata qi ishinë bashkë me atë tue rueitunë Iesunë, kur panë tërmetin’ edhe se qish u banë, u frikuenë fort, e thanë: Për të vërtet kyi paska qenë Bir Perëndie.
55 Edhe atie ishinë shumë gra tue vum’ ore prei së largut, të cillat e kishinë marrë mbrapa Iesunë prei Galilesë, tue i shërbyem;
56 ndër ato ishte Maria Magdalena, edhe Maria e ama Iakobit edhe Ioseut, edhe e ama të bijvet Zebedeut.
57 Edhe si u ngrys, erdhi nji nieri i pasunë prei Arimathesë, qi e kishte emninë Iosef, qi edhe ai vetë kishtë pasë qenë dishepull’ i Iesuit;
58 kyi voiti për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit. Atëherë Pilati urdhënoi me iu dhanë korpi.
59 Edhe Iosefi si muer korpinë, e mpshtuell me pëlhurë të pastër,
60 edhe e vuni ndë vorr të vet të rinë, qi e kishte gërmihunë ndë shkamp të gurit ; edhe si rrokulloi nji gur të math ndë derët të vorrit, iku.
61 Edhe atie ishte Maria Magdalena, edhe Maria tietër, tue ndenjunë kundruell vorrit.
62 Edhe ndë të nesërmenë, qi ashtë mbas të prendesë, u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Fariseitë te Pilati,
63 tue thanë: Zot, na u kujtue, se ai gënjeshtari tha, kur qe i gjallë, se : Mbas tri ditsh kam me u ngjallë.
64 Urdhëno pra të ruhetë vorri deri mbë të tretënë ditë, se mos vinë dishepujt’ e ati natënë, edhe e viedhinë, edhe i thonë popullit, se : U ngjall prei së vdekunish, edhe ka me qen’ e mbrapmeja gënjeshtrë, ma e keqe se e para.
65 Edhe Pilati u tha atyneve: Keni rueitësa, shkoni, e siguronia si ta dini.
66 Edhe ata voitnë, e siguruenë vorrinë, tue bulosunë gurinë bashkë me rueitësat.
Krie e njëzeteshtatëtë
1 E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë.
2 E si e lidhnë atë, e shpunë, e e dhanë nde Igjemoni Pondio Pellatua.
3 Ahiere si pa Iudha, ai që paradhosi atë, se u dëmëtua, u mendua, e ktheu prapë të tridhjetë t’ërgjëndatë, ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleqësi.
4 E u tha: Fëjeva, që paradhosa gjak të pafajë. Edhe ata i thanë: Ç’dert kemi na; ndë qafë tënde.
5 E si hodhi asprëtë ndë Qishë, iku, e vate e u vuar.
6 Edhe të parët’ e priftëret, si muarrë asprëtë, thanë: Nuk’ ësht’ e udhësë t’i vëmë këto ndë Korvana, sepse janë të shpërblierit’ e gjakut.
7 E si bënë kuvënd, blenë me ato arën’ e qeramidhçiut, për të kallturë ndë varre të huajtë.
8 Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut.
9 Ahiere u pagua ajo që u tha nga profiti Ieremia, që thotë: Muarrë të tridhjetë t’ërgjëndatë, të shpërblerit’ e atij që blenë me pazar nga të bijt’ e Israilit.
10 E i dhanë ato nd’arë të qeramidhçiut, sikundrë më dëftoi mua Zoti.
11 E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua.
12 E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare.
13 Ahiere i thotë Pillatua: Nukë digjon sa thonë këta kondrë tij?
14 E nukë ju përgjegj atij as ndë një fjalë, kaqë që u çudit Igjemoni shumë.
15 E nd’ato dit të pashkësë kishte zakon Igjemoni që të lëshon llaoit një të zinçirit, cilinë që të duaijnë.
16 E atëherë kishnë ndë zinçir një të digjuarë që e thoshnë Varava.
17 E si qenë mbëjedhurë ata, u tha ature Pillatua: Cilinë doi të u lëshoj juvet, Varavanë, a Iisunë, që quhetë Krishti?
18 Sepse e kupëtoi që nga zilia e kishn’ atë paradhosurë.
19 E si ndënji ai mbi fron i dërgoi gruaja e tij, e i tha: Mos u trazo ndë punëra t’atij njeriut së drejtë, sepse shumë pësova sot mbë gjumë për atë.
20 E të parët’ e priftëret edhe pleqësia mbushnë kokënë botësë, që të kërkojënë Varavanë, e Iisunë ta vrisnë.
21 Edhe Igjemoni u përgjegj, e u tha ature: Cilinë doi nga të di të u lëshoj juvet? Edhe ata i thanë: Varavanë.
22 U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
23 Edhe Igjemoni u tha, se: Ç’të keq bëri? E ata më tepër thërisnë, e thoshnë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
24 E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.
25 E u përgjegj gjithë llaoi, e tha: Gjaku i atij mbi navet, edhe mbi djelm tanë.
26 Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq.
27 Ahiere trimat’ e Igjemonit, e muarrë Iisunë, ndë Pretorio, e mbëjuadhë mbi atë gjithë shokëtë.
28 E si e sveshnë, i vunë sipër një Hllamidhë të kuqe.
29 E pleksnë kurorë nga gjëmba, e vunë mbi krie të tij, e i dhanë edhe kallam mbë dorë të djathëtë të tij, e bijnë mbë gjunjë përpara tij, e përqeshnë me atë e i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
30 E si pështijnë nde ai muarrë kallamnë, e i bijnë mbë kokë të tij.
31 E si e përqeshnë atë, i nxuarë hllamidhënë, e i veshnë rrobat’ e tij, e e shpunë ta mbërtheijnë ndë Kruq.
32 E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij.
33 E si erdhi ndë vënd që quhetë Gollgotha, ai është që thuhetë Vënd’ i krerëvet.
34 I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij.
35 E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short.
36 E rrijnë, e ruaijnë atë atje.
37 E vunë mbi krie të tij fajn’ e tij shkruarë: KIJ ËSHTË IISUI MBRETI I ÇIFUTET.
38 Atëherë u mbërthienë ndë Kruq me atë bashkë di kusarë, njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.
39 E ata që shkoijnë e shaijnë atë, tuke tundurë kokën’ e ture.
40 E tuke thënë: Ti që gremisje Qishënë, e mbë tri dit e dërtoje, shpëto vetëhenë tënde. Ndë je i biri Perndisë, zbrit nga Kruqi.
41 Ashtu edhe të parët’ e priftëret, e përqeshnë bashkë me Gramamtikotë edhe me pleqësinë, e thoshnë:
42 Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij nukë mund të shpëtojë. Ndë është mbret i Israilit, le të zbresë ndashti nga Kruqi, e do të besojëmë mbë të.
43 Ka tharosnë nde Perndia, le ta shpëtojë ndashti atë, nd’është që e do atë, se ai tha, që biri i Perndisë jam.
44 Të tilatë thoshnë edhe kusarëtë që qenë kruqasurë me të bashkë, e e shaijnë atë.
45 E që nga të gjashtë sahatë, ngjera ndë nëntë, u bë erësirë ndë gjithë dhe.
46 E mbë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Illi. Illi. Llama savahthani, që do të thotë: Perndia ime, Perndia ime, përse më le?
47 E ca nga ata që rrijnë atje, si e digjuanë, thanë, se kij thërret Ilianë.
48 E atë çast u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, e si e mbushi me uthullë, e vu ndë një kallam e e potis atë.
49 E të tjerë thoshnë: Le t’e lëmë, të shohmë, ndë vjen Ilia ta shpëtojë atë.
50 Edhe Iisui thirri pameta me zë të madh, e dha shpirtinë.
51 E ja, perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipër e ngjera përposh edhe dheu u tund, e gurëtë u çajtinë.
52 Edhe varretë u hapnë, edhe shumë kurme të shënjtorëvet që flijnë, u ngjallnë.
53 E si u ngjallë nga varretë, pas së ngjallurit e atij, hinë ndë qutet të shënjtëruarë, e u duknë ndë shumë.
54 E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
55 E atje qenë edhe gra shumë, e vështroijnë për së largut. Ato erdhë pas Iisuit nga Galilea, e i shërbeijnë atij.
56 Bashkë me ato ish Magdhalini Maria, edhe Maria mëma e Iakovit edhe Iosiut, edhe mëma e bijet së Zevedheosë.
57 E si u err, erdhi një njeri i paturë nga Arimathia, që quhej Iosif, që edhe ai qe mathiti i Iisuit.
58 Kij vate nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. Atëherë Pillatua porsiti të ipetë kurmi.
59 E si mori kurmnë Iosifi, e tiliksi ndë një çarçaf të pastruarë.
60 E e vuri atë ndë varr të tij të ri, që e kish rrëmuarë ndë shpellë, e si vuri një gur të madh ndë derë, iku.
61 E atje qe Magdhalini Maria, edhe tjatëra Maria, që rrijnë përtej varrit.
62 E të nesërmenë që është pas së prëmtesë, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe farisejtë nde Pillatua.
63 E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.
64 Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para.
65 Edhe Pillatua u tha ature: Keni kustodhinë (trimatë që ruajnë), hajdeni, e ruajni sikundrë dini.
66 Edhe ata si vanë, ruajtinë varrë; e vulosnë gurë me kustodhinë bashkë.