KAPTINA XXIV.
1 Edhe ditën’ e parë të javësë, fort me natie, erthnë mbi vorr, e prun’ ato aromatë qi kishinë bamë gati, edhe disa të tiera bashkë me ato.
2 Edhe gjetnë gurinë rrokullyem prei vorrit.
3 Edhe si hynë mbrenda, s’gjetnë korpin’ e Zotit Iesu.
4 Edhe këto kur po vritshinë mendienë për këte punë , qe te qindruenë përpara atyneve dy burra me petka qi shkrepëtijshinë.
5 Edhe ato kur u frikuenë, edhe ulnë faqenë mbë dhet, thanë tek ato: Përse kërkoni të gjallinë ndër të vdekunit?
6 Nuk’ ashtë këtu, por u ngjall. Kujtohi si u pat folunë juve, kur qe por ndë Galile,
7 tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me u dhanë ndër duer nierëzish fajtorë, edhe me u kryqëzuem, edhe të tretënë ditë me u ngjallunë.
8 Edhe u ranë ndër mend atyne fjalët’ e ati.
9 Edhe si u këthyenë prei vorrit, u dhanë za për gjithë këto të nji-mbë-dhetëvet edhe gjithë të tierëvet.
10 Edhe ishinë Maria Magdalena edhe Ioanna edhe Maria e ama Iakobit edhe të tieratë bashkë me ato, të cillat’ u thoshin’ apostujvet këto fjalë .
11 Por fjalët’ e atyneve u duknë përpara atyneve porsi marri, edhe nuk’ u zijshinë besë atyneve.
12 Edhe Pietri u ngrit, e voiti me vrap ndë vorr; edhe u ul e pa pëlhuratë ku ishinë për dhe vetëmë, edhe iku tue u mërekulluem me vetëvetëhe për këte punë.
13 Edhe qe dy vetë prei atyneve tek ishinë tue votunë nd’ate ditë mbë nji katund qi quhetë Emmaus, gjashtë-dhetë stade lark prei Ierusalemit.
14 Edhe ata flisinë ndërmiet atyneve për gjithë këto punë qi kishinë gjaitunë.
15 Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njiani me tietrinë, u afrue edhe ai Iesui vetë, e shkonte bashkë me ata.
16 Por syt’ e atyneve mbaheshinë për mos me e ngjofunë.
17 Edhe ai u tha atyne: Qish janë këto fjalë qi flitni njiani me tietrinë tue ecunë, edhe jeni të vranëtë?
18 Edhe njiani, qi e kishte emninë Kleopë, u përgjeq, e i tha: Vetëmë ti qenëke i huej ndë Ierusalemë, edhe s’pasëke marrë vesht se qish janë bamë nd’ate ndër këto ditt?
19 Edhe ai u tha atynë: Cillatë? Edhe ata i thanë: Punët’ e Iesu Nazoreasit, i cilli qe nji nieri profet, edhe i fortë ndë punë e ndë fjalë përpara Perëndisë edhe gjithë popullit;
20 e se si Krye-priftënit’ edhe të parëtë t’anë e dhanë ndër duer mbë mundim vdeket, edhe e kryqëzuenë.
21 Edhe na shpërejshim se ai asht’ ai qi kishte me shpërblemë Israelinë. Por mbi gjithë këto, sot asht’ e treta ditë, çë kurë se u banë këto.
22 Por edhe disa gra prei nesh na habitnë, të cillatë votnë heret me natie ndë vorr;
23 edhe mbassi s’gjetnë korpin’ e ati, erthnë, tue thanë, se kishinë pam’ edhe nji të dukun’ engjujsh, të cillëtë thanë se ai rron.
24 Edhe disa prei nesh shkuenë ndë vorr, edhe gjetnë kështu, sikurse than’ edhe gratë, por ate nuk’ e panë.
25 Atëherë ai u tha atyne: O të marrë, edhe të vonë ndë zemërë për më besuem gjith’ ato qi folnë profetënitë!
26 Nukë duhei me pësuem këto Krishti, edhe me hymë ndë laft të vet?
27 Edhe filloi çë prei Moiseut, edhe çë prei gjithë profetënavet, e u sgjithte atyne ato qi ishinë shkruem për ate ndëpër gjithë shkronjat.
28 Edhe u afruenë ndë katund, atie ku po veishinë; edhe ai bani qense kishte për me votunë ma tej.
29 Por ata e ngutnë tepërë, tue thanë: Mbet bashkë me ne, sepse u ba mbramie, e u thye dita. Edhe ai hyni për me mbetunë bashkë me ata.
30 Edhe si ndejti ndë mësallë bashkë me ata, muer bukën’, e bekoi, edhe e theu, e ua dau.
31 Atëherë u çelnë sytë atyne, edhe e ngjoftnë, por ai hupi prei sysh atyneve.
32 Edhe ata i thanë njiani tietrit: Nukë digjei zemëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’udhë, edhe kur na sgjithte shkronjatë?
33 Edhe u ngritnë ate orë, e u këthyenë ndë Ierusalemë, edhe gjetnë mbëledhunë bashkë të nji-mbë-dhetëtë, edhe ata qi ishinë me ata,
34 tue thanë se për të vërtet Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni.
35 Edhe ata diftojshinë ç’punë gjaitnë mb’udhë, edhe qysh u ngjoft tek ata mbë të thyemit bukësë.
36 Edhe ata kur po flisinë këto fjalë , ai Iesu vetë qindroi ndë miedis t’atyneve; edhe u tha atyne: Paqtim mbë ju.
37 Por ata u tremnë e u frikuenë, sepse u dukei, se po shifinë frymë.
38 Edhe ai u tha atyne: Përse jeni të përziemë? Edhe përse hipinë kujtime ndër zemërat tueja?
39 Shifni duert’ e mia, edhe kambët’ e mia, se unë jam ai vetë: më prekni edhe shifni, se fryma s’ka mish e eshtëna, sikurse shifni mue qi kam.
40 Edhe si tha këte, u diftoi duert’ edhe kambëtë.
41 Por ata kur s’po besojshinë prei gëzimit, edhe mërekulloheshinë, u tha atyne: Keni ndonji gja send për me ngranë këtu?
42 Edhe ata i dhanë nji copë peshku të piekunë, edhe peta dylli me mialtë.
43 Edhe ai muer, e hangër përpara atyneve.
44 Mbasandai u tha atyne: Këto jan’ ato fjalëtë qi u fola juve, kur ishiem bashkë me ju, se duhetë me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem ndë ligjët të Moiseut, edhe ndë profetënit, edhe ndë psallmat për mue.
45 Atëherë u hapi mendien’ atyne për me marrë vesht shkronjatë.
46 Edhe u tha atyne, se kështu ashtë shkruem, edhe kështu duhei me pësuem Krishti, edhe me u ngjallunë prei së vdekunish të tretënë ditë;
47 edhe me u predikuem mb’emënë t’ati pendesë edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, zanë fillë çë prei Ierusalemit.
48 Edhe ju jeni deshmitarë për këto.
49 Edhe qe unë te dërgoj të zotënuemën’ e t’im et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Ierusalemit, ngjysh sa të visheni me fuqi prei së nalti.
50 Mbasandai i nxuer jashtë ngjysh ndë Bethani, edhe ngriti duert’ e veta, e i bekoi.
51 Edhe ai tue bekuem ata, u da prei atyneve, edhe bihei nalt ndë qiell.
52 Edhe ata si e adhuruenë, u këthyenë ndë Ierusalemë me gëzim të math.
53 Edhe ishinë gjithënji ndë tempull, tue lavduem e tue bekuem Perëndinë. Amen.
Krie e njëzetekatërtë
1 E të parën’ e javësë, pa kdhirë dhe, vanë ndë varr e prunë aromatë që panë bënë gati, edhe ca të tjerë me ato bashkë.
2 E gjenë gurë që qe ngrijturë nga varri.
3 E si hinë brënda nukë gjenë kurmnë të Zotit Iisu(i)t.
4 E tek rrijnë çuditeshnë ato për këtë, na, e u duknë afër’ ature di burra me rroba që vetëtijnë.
5 E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë?
6 Nuk’ ësht’ ai këtu, po u ngjall. Kujtouni ç’ju ka thënë juvet, kur qe akoma ndë Galileë.
7 Që u tha: Është hria të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet gjunahqarë, e të mbërthenetë ndë Kruq, e të tretënë ditë të ngjalletë.
8 E u kujtuanë fjalëvet së tij.
9 E si u kthienë nga varri rrëfienë gjithë këto të dimbëdhjetëvet edhe gjithë së tjerëvet.
10 E ato që u rrëfienë këto apostojet qenë Magdhalini Maria, edhe Ioanna, edhe Maria e ëmm’ e Iakovit, edhe të tjeratë që qenë me to bashkë.
11 E këto fjalë u duknë përpara ature posi marrëzi, e nukë dhanë besë mbë to.
12 E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë.
13 E na, di nga ata që vijënë atë ditë ndë një fshat që qe larg nga Ierusalimi gjashtëdhjetë stadhe, që quhej Emmaus.
14 E këta kuvëndoijnë njëri me jatërinë për gjithë këto që gjajtinë.
15 E tek kuvëndoijnë ata e rrëfeijnë njeri-jatërit, u afërua edhe Iisui e vij me ta bashkë.
16 E sit’ e ture u qenë thambosurë, që të mos e njihnë atë.
17 E u thot’ ature: Ç’kuvënde janë këto që bëni njeri me jatërinë tuke ecurë, e pse jini të helmuarë?
18 E njeri nga ata që quhej Kleopë, u përgjegj, e i thot’ atij: Ti vetëmë je i huaj ndë Ierusalim, e nukë di këto që janë bënë mbë të ndë këto dit?
19 E u thot’ ature: Cilatë? Edhe ata i than’ atij: Punëratë që u bënë rrotullë Iisuit Nazareut, që qe profit i fortë ndë punë edhe ndë fjalë përpara Perndisë edhe gjithë llaoit.
20 Edhe qish të parët’ e priftëret edhe arhondëtë tanë e dhanë atë të mundonetë me vdekëjë, e e mbërthienë atë ndë Kruq.
21 E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto.
22 Ma edhe ca gra nga nevet na nxuarë nga mëntë, si vanë që mëngjesënë ndë varr.
23 E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.
24 E vanë ca nga nevet ndë varr, e gjenë kështu, si than’ edhe gratë, po atë nuk’ e panë.
25 Edhe ai u thot’ ature: O të pamënd e të mënuarë prej zëmëret që të besoni ndë gjith’ ato që thanë profitëtë.
26 Nukë duhej të pëson Krishti të tila, e kështu të hin ndë lëvdim të tij?
27 E nisi që nga Moisiu e nga gjithë profitëtë, e u ksijis ature ndë gjithë kartëra, ato që qenë thënë për të.
28 E u afëruanë ndë fshat që vijnë, e ai dëfton sikur do të vij më teje.
29 E ata e shtrëguanë atë, e i thoshnë: Mbetu me nevet, sepse u err e u thie dita. E hiri të rrij me ta bashkë.
30 E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature.
31 E ahiere u hapnë sit’ e ture e e njohnë atë, po ai u humbi nga sit’ e ture.
32 E ata thanë njeri me jatërinë: Nukë na digjej zëmëra jonë ndë vetëhe tonë, kur na kuvëndon mb’udhë e na zbulon navet kartëratë?
33 E u ngrenë atë çast e u kthenë ndë Ierusalim, e gjenë mbëjedhurë bashkë të njëmbëdhjetë, edhe ata që qenë me ta.
34 Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit.
35 E ata ju rrëfeijnë ato që u gjajtinë mb’udhë, edhe qish e patnë njohurë ndë të thierë të bukësë.
36 E tek kuvëndoijnë ata këto kuvënde, vetë ai Iisui qëndroi ndë mes të ture. E u thot’ ature: Paq mbë juvet.
37 E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt.
38 E u thot’ ature: Pse jeni të nakatosurë e pse hipëjënë ndë zëmëra tuaj silloira?
39 Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ai vetë. Zirmëni me dorë e shihmëni, se Shpirti nukë ka mish edhe eshtëra, sikundrë shihni mua që kam.
40 E si u tha këto, u dëftoi ature duartë edhe këmbëtë.
41 E tek nukë besoijn’ edhe ata, e qenë jashtë vetiut nga gazi, u thot’ ature: Kini gjë këtu për të ngrënë?
42 Edhe ata i nxuarë përpara një copë pishk të pjekurë edhe pite mjaltë.
43 E si e mori, e hangri përpara ture.
44 E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
45 Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë.
46 E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.
47 E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.
48 E juvet do të jeni martirë të këture punëravet.
49 E ja unë që dërgoj mbë juvet taksëjën’ e Babait sim; e juvet rriji ndë qutet Ierusalim ngjera sa të visheni fuqi lartazit.
50 E i shpuri ata jashtë ngjera mbë Vithani, e si ngrijti duart’ e tij, i bekoi ata.
51 E atje tek bekonte ai ata, u nda prej sure e vinte sipër prej Qiellit.
52 E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh.
53 E rrijnë gjithënjë ndë Iero, tuke lëvduarë e tuke bekuarë Perndinë. Vërtet.